Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 25
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938

    Për: Paçë me trutë e Skënderbeut!

    A jeni ju qe keni shkruar kete esene, apo jeni truproja e shkrimtarit?

    ... i bej thirrje shqiptareve te bejne shtet...jemi shteti me kot ne te gjithe evropen...
    Atehere vendose kemi apo nuk kemi shtet?

    ...dhe ju Elian, sa per ate komentin e shkrimtarucit, prit edhe pak, se do shohesh ti se me ke flet?
    Duhet pikepyetje apo pikecuditese ne fund te fjalise?...qe te kuptoj mesazhin...

    ...me nje shkrimtaruc, apo shkrimtar guximtar...
    Doni me per Belulin?

    ...SEPSE PARTIA DESHI QE SKENDERBEU TE NGRIHET NE AJER, DHE E BENE SHKRIMTARET E SAJ, KADAREJA ME SHOKE! PARTIA SPEKULOI NE KULM ME SKENDERBEUN, ASHTU SIC PO SPEKULOJNE EDHE SOT, PA PIKEN E TURPIT...
    Ke bere nje paçë, por jo me trute e Skenderbeut, por me trute e tua...po kush e gelltit se?

    ...prandaj!!!! poshte,m vdekshin ata qelbesira politikane, poete, shkrimtare qe spekulojne me famen e skenderbeut! duke i dhuaruar popullit krenari boshe ne vend qe t' i dhurojne krenarine e merituar, nje shtet te drejte,me shkolla, pune, mireqenie, dhe nje vend i mbrojtur ashtu sic duhet...
    T'i i uron vdekjen shqiptareve? c'mund te presesh nga nje qe uron vdekjen kur jeten ta jep dhe merr vetem zoti?

    Tani o ti nuk je shqiptar, ose ti nga historia e Shqiperise je zero. Skenderbeu ka jetuar shume kohe me pare se PARTIA dhe famen ia ka bere vet vetes. Edhe nese Kakareja apo ndonje shkrimtaruc do te abuzoje, pune e tyre dhe ti s'ja mbyll dot gojen apo shkrimet njerezve, sepse ne demokraci kushdo ben ate qe i pelqen dhe qe e nderon. Sot nuk duhen ushtrite, shpatat, armet, por tjeter gje...boll polica kemi neper kembe dhe rrahin kot njerezit tane...
    Cfare mund te perfitosh nga Skenderbeu???? Vetem vlere kombetare dhe Skenderbeu eshte simbol i atyre shqiptareve qe na lane kete vlere te cmueshme e qe sot quhemi me plot gojen shqiptar.

    Edhe para ca ditesh dikush pa leke, pa ekonomi, pa ushtri, pa buke, pa mjek fitoi me nder titullin kampion i evropes ne peshengritje...dhe e fitoi buken me dinjitet...dhe jo vetem, por edhe respektin e shqiptareve...

    p.s. te ty shoh vetem provokim...
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Elian70 për postimin:

    Yllnaja (23-04-2015)

  3. #12

    Për: Paçë me trutë e Skënderbeut!

    Citim Postuar më parë nga Elian70 Lexo Postimin
    A jeni ju qe keni shkruar kete esene, apo jeni truproja e shkrimtarit?

    ... i bej thirrje shqiptareve te bejne shtet...jemi shteti me kot ne te gjithe evropen...
    Atehere vendose kemi apo nuk kemi shtet?

    ...dhe ju Elian, sa per ate komentin e shkrimtarucit, prit edhe pak, se do shohesh ti se me ke flet?
    Duhet pikepyetje apo pikecuditese ne fund te fjalise?...qe te kuptoj mesazhin...

    ...me nje shkrimtaruc, apo shkrimtar guximtar...
    Doni me per Belulin?

    ...SEPSE PARTIA DESHI QE SKENDERBEU TE NGRIHET NE AJER, DHE E BENE SHKRIMTARET E SAJ, KADAREJA ME SHOKE! PARTIA SPEKULOI NE KULM ME SKENDERBEUN, ASHTU SIC PO SPEKULOJNE EDHE SOT, PA PIKEN E TURPIT...
    Ke bere nje paçë, por jo me trute e Skenderbeut, por me trute e tua...po kush e gelltit se?

    ...prandaj!!!! poshte,m vdekshin ata qelbesira politikane, poete, shkrimtare qe spekulojne me famen e skenderbeut! duke i dhuaruar popullit krenari boshe ne vend qe t' i dhurojne krenarine e merituar, nje shtet te drejte,me shkolla, pune, mireqenie, dhe nje vend i mbrojtur ashtu sic duhet...
    T'i i uron vdekjen shqiptareve? c'mund te presesh nga nje qe uron vdekjen kur jeten ta jep dhe merr vetem zoti?

    Tani o ti nuk je shqiptar, ose ti nga historia e Shqiperise je zero. Skenderbeu ka jetuar shume kohe me pare se PARTIA dhe famen ia ka bere vet vetes. Edhe nese Kakareja apo ndonje shkrimtaruc do te abuzoje, pune e tyre dhe ti s'ja mbyll dot gojen apo shkrimet njerezve, sepse ne demokraci kushdo ben ate qe i pelqen dhe qe e nderon. Sot nuk duhen ushtrite, shpatat, armet, por tjeter gje...boll polica kemi neper kembe dhe rrahin kot njerezit tane...
    Cfare mund te perfitosh nga Skenderbeu???? Vetem vlere kombetare dhe Skenderbeu eshte simbol i atyre shqiptareve qe na lane kete vlere te cmueshme e qe sot quhemi me plot gojen shqiptar.

    Edhe para ca ditesh dikush pa leke, pa ekonomi, pa ushtri, pa buke, pa mjek fitoi me nder titullin kampion i evropes ne peshengritje...dhe e fitoi buken me dinjitet...dhe jo vetem, por edhe respektin e shqiptareve...

    p.s. te ty shoh vetem provokim...
    Perse kam turp te jem nipi i Skenderbeut?

    Kam frikë se Skënderbeu ishte një mrekulli e rastit dhe jo fryt i përhershëm i pemës heroike shqiptare. Ky konstatim vlen për hapësirën e brendshme shqiptare, sepse jashtë kufijve të saj shqiptarët shkëlqyen si udhëheqës të mëdhenj.
    Po përpiqem ta ilustroj këtë mendim me disa shembuj.
    Ndodh që fëmija i një personaliteti të shquar rrëshqet në rrugë të gabuar. Prindi atëherë ndjehet i turpëruar. Ai i gërhushet fëmijës me fjalët: Vagabond! Ma njollose emrin e mirë!
    Njolla është dhjetë herë më e madhe, nëse dhjetë brezat e ardhshëm rrëshqasin gjithashtu në rrugë të gabuar. Dhe më paradoksale do ishte nëse dhjetë brezat e ardhshëm, që dashje pa dashje nuk rrezatojnë lavdinë e stërgjyshit të tyre të famshëm, të krenohen me të në shkallë ekstreme.

    Kjo po ndodh sot për mendimin tim, edhe me shqiptarët. Edhe pse Skënderbeu ka pesë shekuj e gjysmë që ka vdekur, ne gjatë këtyre shekujve kemi dështuar ose nuk kemi ditur, ose nuk kemi dashur të ripërsëritim sukseset e tij luftarake dhe shtetndërtuese, por vazhdojmë të krenohemi me të, si pasardhësit e tij legjendarë.
    Jam i sigurt, se nëse ka jetë mbas vdekjes, Skënderbeu vuan mjaft dhe ulërin: Më turpëruat o djemtë e mi! Ma nxitë faqen. Si nuk arritët të trashëgoni as çerekun e meritave të mia udhëheqëse ? Unë luftova që shqiptarët të bëhen udhëheqës të vendit të tyre dhe jo 38 herë kryeministra të armikut otoman!

    Bashkoni shpatat së bashku, përndryshe mos e përmendni më emrin dhe shpatën time. Unë ju mësova që forca magjike nuk qëndron tek shpata ime e vetme, por kur ajo bashkohet me shpatat e juaja! Vini gishtin kokës dhe mësoni këtë: nuk mund të jesh krenar për stërgjyshin tënd, kur ti nuk arrin të trashëgosh as edhe çerekun e meritave të tij!
    Fjala e urtë thotë: njeriu vdes kur fillon dhe jeton me kujtimet e të kaluarës. Këtë po bëjmë edhe ne kur e rrahim gjoksin plot krenari me fitoret legjendare të Skënderbeut, ndërkohë që gjatë pesë shekujve të fundit nuk kemi ditur të bëjmë shtet, të ndërtojmë një vend të fortë dhe të mësojmë ta mbrojmë atë. Ngushëllohemi me bëmat e Skënderbeut, e bëmë mit të papërsëritshëm, që lind vetëm një herë, prandaj edhe pyes e ripyes veten:

    A ishte Skënderbeu një mrekulli e rastësishme? Nuk guxoj të them as po as jo. Guxoj të them këtë: një vend trim dhe dinjitoz, di të lindë herë pas here figura të mëdha. Këtë e vërejmë tek vendet e mëdha evropiane, p.sh tek Gjermania, e cila ka lindur 9 Bismarkë dhe një Hitler. Ndërsa në rastin tonë, kanë lindur 1 Skënderbe dhe 9 anti-Skëndërbej. Si është e mundur kjo? Nuk mund t’ia hedhësh të gjithë fajin fatit të zi.
    Prandaj edhe më vjen turp ta quaj veten time, pasardhës i Skënderbeut. Kam kohë që nuk e përmend më emrin e tij. I drejtohem qiellit, në kupën e të cilit shpresoj të jetë shpirti i tij dhe shqiptoj plot lot fjalët: -Ta nxiva faqen o stërgjysh. Ta nxiva 550 vjet faqen o stërgjysh i mirë dhe trim. Armikut tënd, që ti e luftove me mish e shpirt, duke sakrifikuar mijëra shqiptarë, pasardhësit e tuaj ia zgjatën jetën duke e qeverisur atë, zgjeruar kufijtë e Perandorisë turke kudo.

    Vetëm Evropianët kanë të drejtë të jenë krenar për ty o Skënderbe. Sepse ata e vlerësuan jashtëzakonisht sakrificën tënde, u organizuan dhe e mbrojtën dhe po e mbrojnë qytetërimin evropian. Ata, dhe vetëm ata, kanë të drejtë të jenë krenarë për ty, sepse ditën të lindin heronj të tjerë të ngjashëm me figurën tënde. Nga djepi i tyre lindën dhjetëra burra të mëdhenj të cilët e ringjallën qytetërimin e lashtë evropian dhe e derdhën atë në pallate, kala, salla teatri, shkolla.

    I them këto fjalë plot hidhërim, o Skënderbe, sepse ti nuk ishe pushtues, por mbrojtës i zoti i vendit tënd. Dhe kjo më bën të plas që nuk krenohem dot me ty, ndërkohë që evropianët krenohen pa iu dridhur qerpiku me ish perandorët e tyre, që pushtuan e plaçkitën botën.
    Vërtetë për të plasur o Skënderbe, sepse Zoti qëndron mbrapa vetëm udhëheqësve si ty, që vetëmbrohen, dhe jo perandorëve…
    Kam turp të jem stërnipi juaj, o Skënderbe, tek shoh bashkëkombësit e mi, nga njëra anë të krenohen me shpatën tënde në një kështjellë të rrënuar, me xhama të thyer, dyer të kalbura, e ruajtur nga roje që i bën shokë me një cigare, dhe nga ana tjetër të brohorasin dhe përkrahin udhëheqësit e tyre burracakë, pseudo-udhëheqësit, të cilët me majën e shpatës tënde, shkruajnë në tokën e grabitur shqiptare shifra marramendëse me shumë zero mbrapa.
    Revolucioni është për bishat, evolucioni për njerëzit!©

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar RSHP për postimin:

    Shaboni (15-04-2014)

  5. #13
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938

    Për: Paçë me trutë e Skënderbeut!

    @RSHP
    I nderuari Spiderman!
    Nese keni turp te jeni pasardhes i Skenderbeut, per mua nuk perben ndonje problem se e respektoj zgjedhjen tuaj te lire. Po kaloni nga nje ndertese ne tjetren dhe s'po gjeni perqendrim ne ate qe eshte shkruar dhe merreni me shembuj qe s'kane lidhje fare. Shembulli juaj eshte individual, pra te themi per nje person, por edhe po te ishin disa persona nuk do te perbente ndonje problem te madh.
    Kalojme tek Zoti. Jezusi "zbriti" ne toke per te na percjelle mesazhet e Tij Hyjnore, por ka akoma shume femije qe i njollosin baballaret e tyre.
    C'lidhje ka kjo? Si mund te kemi turp nga Zoti? Si mund te ulerase Zoti e te kete turp per ne?
    Po keshtu deri diku edhe Skenderbeu. Ai luftoi dhe dha kontributin e vet jo qe te mbetej ne perjetesi, por qe te mbronte te drejtat dhe kufijte e shqiptareve ne momentet e asaj kohe, pra nuk ishte mrekulli, por perfaqesim dinjitoz i shqiptareve te asaj kohe shumica e te cileve sot aktualisht gjenden ne Italine Jugore.
    Kurse sot ne shqiptaret me turqit nuk ka arsye pse te shkojme keq edhe pse lufta e vjeter ka mbaruar dhe jane gjera qe i perkasin te kaluares. Bota eshte gjithnje ne ndryshim dhe gjithnje lindin probleme te reja jetike per humanizmin. Edhe ne Greqi qe ka gjithe ato probleme i kujtojne me respekt heronjte e tyre edhe pse sot po shesin ishujt e jane ne krize te thelle. Edhe Italia gjithashtu ka probleme te renda ekonomike sot per sot, por s'do te thote te mohojne Garibaldin e kompani, apo t'u vije turp sic te vjen ty per Skenderbeun. Skenderbeu pati meritat e veta dhe s'besoj te ishte aq parashikues per te ardhmen se cfare do te ndodhte pas pese shekujsh e gjysem. Ne fund te fundit edhe Perandoria Romake ra nga pesha e saj e gjithfuqishme. Cdo gje lind, zhvillohet dhe vdes, pra nuk ka gjithmone mire e shume mire. E keqja quan si te keqe te miren dhe anasjelltas.
    Sipas teje i bie qe Japonia te mos kete fare lidhje me USA sepse ju hodh bomba???
    Asnje shqiptar i vertete nuk e rreh gjoksin me krenari per FITORET e Skenderbeut, por i jemi mirenjohes luftes se tij per MBROJTJEN e Ceshtjes Shqiptare. Skenderbeu nuk fitoi, por vetem mbrojti. Ajo qe fitoi ne te vertete ishte vetem Evropa. Ne kohet e sotme flitet per civilizim dhe jo me si ne kohet e vjetra si ajo e feudalizmit kohe ku ke mbetur edhe ti Spiderman.
    Skenderbeun e kujtojme si simbol dhe si vlere kombetare te asaj kohe, por jo si frymezim ne kohen e sotme kur po behet globalizimi i shteteve te BE-se.

    p.s. I thom une nga anet tona: Kush nderon, nderon veten!
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  6. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Elian70 për postimin:

    Yllnaja (23-04-2015)

  7. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Paçë me trutë e Skënderbeut!

    Me mire ti kishe vene titullin ''Pace me l..qet e Skenderbeut"

  8. #15

    Për: Paçë me trutë e Skënderbeut!

    Te kam lexuar cdo postim qe ben ne kete forum. Dua te bej nje pyetje dhe mundohu te me pergjigjesh me sinqeritet: A je normal?

  9. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Darius për postimin:

    Yllnaja (23-04-2015)

  10. #16
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Për: Paçë me trutë e Skënderbeut!

    Darius, nuk te kuptoj se si ke durim te lexojshe me shume se dy fjali nga keto?!
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  11. #17

    Për: Paçë me trutë e Skënderbeut!

    Citim Postuar më parë nga WesternBlot Lexo Postimin
    Po mire ti mor mik, qe ke shkruar kete essene, dhe qe po na ofendon te gjitheve qe meqe jemi fukarenj nuk kemi te drejte as te krenohemi me heronjte tane.Ku eshte e keqja qe permendet skenderbeu si nje gje pozitive e jona. Duam edhe "ne" te krenohemi me dicka.Cpune te prishi kjo??Meqe jemi pa ekonomi, pa para dhe pa udheheqes te zote duhet te qajme dhe ulim koken gjithe diten...?Per mua je jo vetem shkrimtarruc por edhe antishqiptar ,se eshte bere "si o modes" kohet e fundit te qenit kunder atyre pak figurave te shquara qe kemi edhe ne si shqiptare.Dhe se fundi nese vazhdon akoma te quhesh shkrimtar per mua je i deshtuar dhe i mbushur me mizerje brenda vetes tende dhe si te tille kerkon qe te ndjehen te gjithe.
    Eshte ne vazhden e sulmeve konstante ndaj cdo figure qe na nderon ne arenen nderkombetare. Pervec Skenderbeut dhe Nene Terezes qe sulmohen vazhdimisht, nuk eshte cudi qe tani dhe Kadare eshte nen tehun e ketyre mjeraneve. Aktualisht po e bejne me epitete e sharje neper disa tema ku me idiotllikun me te madh guxojne dhe gjykojne ate gjeni te letersise shqiptare. Gjykojne artin e tij dhe filozofine e tij...njerez qe skane idene apo lexuar ndonje gje nga Kadare apo qe nuk kane per ta kuptuar kurre se cfare ka qene Kadare per brezin e fundviteve 70-te dhe ate te viteve 80-te. Normalisht qe skam nder mend te debatoj me imbecilet qe u rriten kafeneve e diskotekave e qe se kane idene se cfare eshte letersia apo kultura ne pergjithesi. Thjesht nen suazen e lirise se fjales nxjerrin nga goja cdo lloj ndohtesire qe i'u gjenerohet nga poshte. Dhe mendojne se po behen interesante duke injoruar, share e sulmuar figurat me te shquara te ketij vendi. Dmth a e kuptoni sa patetike jane keta njerez? Nje tufe mjeranesh (ku flamurin e mban Lubonja qe, megjithate te pakten ka formim intelektual dhe kulture te gjere ndersa keta morracaket e tjere jane komplet injorante dhe trashanike) qe mendojne se duke perdorur epitete te tipit kameleon apo skllav apo inferior apo (me e preferuara prej meje) Kadare nuk kupton... do hedhin poshte ate gjigand i cili eshte nga te vetmit te mbetur gjalle qe na nderon sot ne bote. E merr vesh tani Western dhe ju te tjeret se ne cfare gjendje eshte katandisur Shqiperia dhe niveli intelektual ne ate vend? E merr vesh se cfare paradoksi lexon neper kete forum nga disa antare te cilet nuk kane as botekuptimin e duhur, as intelektin e formimin e duhur por serisht gjejne kurajon te shesin krunden per miell. Ketu nuk i referohem hapesit te temes. Une i referohem gjithe trendit te 10-15 viteve te fundit. Dhe e di kush eshte trishtimi me i madh? Sot ke mundesi te marresh cdo lloj informacioni, ke mundesi te zgjerosh kulturen e horizontin tend si asnjehere tjeter fale teknologjise qe te siguron cdo gje e sidomos fale lirise per te ndjekur pasionet personale e megjithate njerezit zgjedhin te mbeten imbecile e injorante. Me mire ore te tera ne kafene duke llomotitur per politike boshe, pi alkol e cigare pa fund dhe mbetur kokezbrazur. Per analogji: Ne moshen 15 vjecare desh u perjashtova nga te gjitha shkollat e Shqiperise sepse u kapa duke lexuar Metamorfozen e Kafkes (komplet i ndaluar) ne oren e letersise. Ishte ne formatin dispense, i kopjuar nga disa studenta te Fakultetit te Gjuhe Letersise dhe qe qarkullonte ilegalisht dore me dore. Pata fatin ta merrja nga nje miku im goxha me i madh ne moshe por qe sebashku me shoket e tij dhe te brezit qe i perkiste, i hapen syte brezit tim qe te shihte e te lexonte kuptimin brenda rrjeshtave te Kadarese. Kjo nuk eshte per te treguar ndonje heroizem apo kulture te madhe nga ana ime por per te treguar se cfare sakrificash na duhej te benim per te zgjeruar njohurite tona. Une pata fatin qe e kalova vetem me nje paralajmerim. Te tjere me te medhenj ne moshe perfunduan burgjeve, madje lane dhe kockat. Ndersa tani nje tufe capaculash e bashibozukesh pseudo intelektual apo gdhenj interneti gjejne kurajo te flasin. Ky eshte mjerimi i vertete shqiptar. Jo politika, jo papunesia, jo mangesite ekonomike. Eshte paaftesia dhe paftyresia per te pranuar mosdijen dhe injorancen.

  12. 2 antarët më poshtë falenderuan Darius për mendimin e shprehur në këtë postim:

    jarigas (24-01-2015),Yllnaja (23-04-2015)

  13. #18
    i/e regjistruar Maska e busavata
    Anëtarësuar
    22-10-2008
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    4,023

    Për: Paçë me trutë e Skënderbeut!

    Emri:  skenderbeu.jpg

Shikime: 2883

Madhësia:  66.3 KB

    faliminerit o Zot qe e solle ne trojet Shqiptare Gjergj Kastriotin aka Sknderbeu .
    Ndryshuar për herë të fundit nga busavata : 24-01-2015 më 21:36

  14. Anetarët më poshtë kanë falenderuar busavata për postimin:

    Yllnaja (23-04-2015)

  15. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-04-2015
    Postime
    12

    Për: Paçë me trutë e Skënderbeut!

    Jam mirenjohes qe gjithe komentet kane qene kunder ketij shkrimi antishqiptar qe deshiron te na hiqet si 'i guximshem'. Ai qe shkon kunder Skenderbeut tone eshte duke na share nga nana te gjithe ne Shqiptareve. Ai qe eshte Shqiptar e kupton qe Skenderbeu eshte simboli i Shqiptarise dhe kur tallesh apo perdhos kete simbol po i shpall duel apo lufte Shqiptarit. Nese nje Shqiptar eshte aq i trashe apo 'i guximshem' te peshtyje veten e vet per te nxjerre ndonje ide revolucionare motivuese per ngritje me dinjitet te papeshtyre atehere me te vertete qe s'ka vend midis nesh per muhabet por duhet te takohet per muhabet me ndonje psikolog. Jam mirenjohes qe te gjithe ju komentues Shqiptare jeni neveritur njesoj si une nga kjo gjelle e qelbur qe nuk e lexova dot nga era e keqe qysh ne fillim.

  16. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-04-2015
    Postime
    7

    Për: Paçë me trutë e Skënderbeut!

    Qe te merremi akoma me Skenderbeun me duket humbje kohe te nderuar, Ai ishte kush ishte, beri ate qe beri, ca te verteta e ca jo, por mendoj qe me e rendesishmja eshte te ulim koken tek e tashmja, ky Zotria qe ka bere kete ese ka harxhuar kohe, mire e keq por eshte perpjekur, artistike a satirike u takon ketyre te letersise te flasin.

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •