Close
Faqja 6 prej 10 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 96
  1. #51

    Pėr: Tabelat me mesazhe Islame mbushin Tiranen.

    Citim Postuar mė parė nga Meriamun Lexo Postimin
    Eshte turp te thuash por ke shume musliman qe se kane lexuar asnjehere biblen dhe ashtu te krishtere qe se kane lexuar Kur'anin.
    Doja te shtoja dicka per frazen e mesiperme. Eshte turp qe brezi i sotem eshte nje brez teresisht injorant qe se ka idene as nga kultura dhe as nga njohuria dhe jo te shqetesohesh qe nuk dine nga bibla e kurani. Eshte nje brez qe ka mentalitet kafeneje, klubesh, diskosh, qejfi e harbimi. Do preferoja qe keta njerez te uleshin e te lexonin nje liber se kane nje nivel skandaloz ne te shprehur dhe formuluar te gjuhes (gje qe e ndeshim pa rreshtur ketu ne forum nga shqiptare qe jetojne ne Shqiperi), te zgjeronin horizontin e tyre per jeten ne pergjithesi se jane injorante qe te kallin friken, te mesojne historine e vendit te tyre qe mos bejne gafa katastrofike kur japin nje mendim mbi historine, te mesojne mbi artin e kulturen lokale e boterore. Per keto gjera kane nevoje shqiptaret e brezit te ri e jo per kuran e bibel. Kuranin e biblen le ta lexojne nese kane qejf po me pare te kulturohen se eshte te qash e ulerish kur lexon e degjon sesi shprehen e flasin dhe mungesen skandaloze te njohurive qe kane ne gjerat me elementare.

  2. #52
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2009
    Postime
    1,464

    Pėr: Tabelat me mesazhe Islame mbushin Tiranen.

    ...duhet edhe nje reklame tjeteruhamedi i deshi shume femijet,heheh...

  3. #53
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,455
    Postimet nė Bllog
    23

    Pėr: Tabelat me mesazhe Islame mbushin Tiranen.

    Ajo qe une dua te di eshte se kush paguan per keto reklama dhe kush i merr parate per reklamat?

    Albo

  4. #54
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anėtarėsuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Pėr: Tabelat me mesazhe Islame mbushin Tiranen.

    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Ajo qe une dua te di eshte se kush paguan per keto reklama dhe kush i merr parate per reklamat?

    Albo
    per keto reklama pagun komuniteti musliman shqiptar, parate i merr bashkia tirane
    JO NEGOCIATA VETĖVENDOSJE

  5. #55
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009

    Pėr: Tabelat me mesazhe Islame mbushin Tiranen.

    Ne fotot qe jane vene thuhet qe eshte Komuniteti Mysliman i Shqiperise, por me siguri qe parate do jene nga ndonje vend arab, se edhe mesazhet/reklamat duken qe s'jane bere ne Shqiperi qe nga menyra se si jane prezantuar dhe shkruar ne shqip.
    Parate normalisht duhet t'i marre bashkia se ajo e jep dhe lejen.
    Ajo qe me cudit mua eshte se si ka mundesi qe Lul Basha, kryetar i bashkise, qe eshte dhe kryetar i PD-se, e qe neser mund te behet dhe kryeminister i vendit, te arsyetoje me kaq cektesi e qe per pese leke te qelbura te jape leje per te tilla reklama, kur qyteti apo vendi kane gjera shume me te rendesishme. Mire ai vete nuk di, por stafi e keshilltaret qe ka rretheqark c'bejne?

    Le te beje reklama sensibilizimi kunder dhunes ne familje, se po behet nami; kunder duhanit; kunder alkoholit; per zbatimin e rregullave te qarkullimit qe eshte skandal. Nuk jane mesazhet fetare ato qe i duhen vendit aktualisht. Sic eshte thene edhe me siper feja eshte personale e e tille duhet te mbetet. Aq me teper ne nje vend me tre fe e me shumice ateiste.

  6. #56
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,455
    Postimet nė Bllog
    23

    Pėr: Tabelat me mesazhe Islame mbushin Tiranen.

    Nese Komuniteti Musliman paguan per reklamat, nuk ka asnje problem. Nese keto reklama i ben Bashkia per llogari te Komunitetit Musliman, per pune votash, eshte problem dhe problem i madh bile.

    Personalisht, nuk me pelqen ideja e "reklamave fetare", pasi te tilla bejne vetem sektet protestante te krishtera ne bote. Me cudit fakti qe edhe muslimanet e Shqiperise, e muslimanet ne pergjithesi, po ndjekin shembullin e protestanteve.

    Reklama me e mire ne nje shoqeri nuk jane banderolat anes rruges ne stacionet e autobuzave, por njerezit qe i perkasin atij besimi dhe kontributi qe ata japin ne ate shoqeri.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 15-01-2014 mė 13:58

  7. #57
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anėtarėsuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Pėr: Tabelat me mesazhe Islame mbushin Tiranen.

    Darius, edhe laiciteti ka nje kufi. Nuk cenohet laiciteti prej disa tabelave me thenje. Nese dicka e tille bie ndesh me idene e te qenit laik dhe te vret syte, atehere si e justifikon xhamine me minare dhe kishen me kryq?! Edhe keta e cenojne laicitetin sipas llogjikes qe e shtron ceshtjen ti.

    Boke, me shume siguri reklamat jane bere ne studion e dizenjimit te Eagle Mobile dhe Telekomit. Ndersa per parate kete ta them me siguri qe jane dhene prej KMSH. Tani se kush ja ka shtjere ndermend KMSH nje ide te tille nuk e di me siguri por kam nja dy tre supozime ne koke. Me shume mundesi jane ide turqish, por qe ne esence nuk kane asgje te keqe dhe ndikojne per mire tek ata te cilet i lexojne.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  8. #58

    Pėr: Tabelat me mesazhe Islame mbushin Tiranen.

    Meriamun padashur ti bie ne konkluzionin tim. Nese kam minaret dhe kishat perpara syve atehere cfare nevoje kam per reklama fetare? Kisha dhe xhamia eshte perpara syve te mij sepse shteti ndonese laik respekton te drejtat e njeriut dhe lirine e ushtrimit te besimit fetar. Besimtaret nuk do falen fshehurazi apo ne objekte te improvizuara. Do falen ne objektet e tyre te kultit. Nuk eshte arkitektura ajo qe dhunon lirine time dhe as shkel kushtetuten. Eshte propaganda ajo qe me cenon mua.

  9. #59
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anėtarėsuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Pėr: Tabelat me mesazhe Islame mbushin Tiranen.

    Shkrime te tilla Darius jane nje tregues shume i fuqishem qe shteti shqiptar eshte laik. Sepse i garanton individit qe te zgjedhe dhe praktikoje cilen fe te doje. Laicizmi eshte ne sherbim te vullnetit lire per te zgjedhur dhe propaganduar pa cenuar lirine dhe integritetin e tjetrit.

    Nese do e bente qeveria duke favorizuar njeren pale atehere cenohet laicizmi.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  10. #60

    Pėr: Tabelat me mesazhe Islame mbushin Tiranen.

    Kemi mendime te ndryshme. Nuk ka rendesi biem ose jo dakort. Rendesi ka efekti qe shkakton tek masat. Me aq kontakte sa kam ne Tirane (familjare dhe shoqeri) reagimi ka qene negativ ndaj nje propagande te tille. Nuk e di per me gjere por duke patur parasysh strukturen e shoqerise shqiptare kam pershtypjen qe reagimi do jete si zakonisht dicka e mesme, as indiferentizem total dhe as perfshirje totale.

Faqja 6 prej 10 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •