Doja te shtoja dicka per frazen e mesiperme. Eshte turp qe brezi i sotem eshte nje brez teresisht injorant qe se ka idene as nga kultura dhe as nga njohuria dhe jo te shqetesohesh qe nuk dine nga bibla e kurani. Eshte nje brez qe ka mentalitet kafeneje, klubesh, diskosh, qejfi e harbimi. Do preferoja qe keta njerez te uleshin e te lexonin nje liber se kane nje nivel skandaloz ne te shprehur dhe formuluar te gjuhes (gje qe e ndeshim pa rreshtur ketu ne forum nga shqiptare qe jetojne ne Shqiperi), te zgjeronin horizontin e tyre per jeten ne pergjithesi se jane injorante qe te kallin friken, te mesojne historine e vendit te tyre qe mos bejne gafa katastrofike kur japin nje mendim mbi historine, te mesojne mbi artin e kulturen lokale e boterore. Per keto gjera kane nevoje shqiptaret e brezit te ri e jo per kuran e bibel. Kuranin e biblen le ta lexojne nese kane qejf po me pare te kulturohen se eshte te qash e ulerish kur lexon e degjon sesi shprehen e flasin dhe mungesen skandaloze te njohurive qe kane ne gjerat me elementare.
Krijoni Kontakt