Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Putin tregon “dhëmbët” dhe Britania e Madhe “humbet” sfidën

    Putin tregon “dhëmbët” dhe Britania e Madhe “humbet” sfidën


    Lajmet për raketat ruse pranë vendeve të Europës Perëndimore mbyllën vitin 2013.

    Por Rusia nuk ka ndërmend që të ndalet.

    Dialy Mail raporton se një anije luftarake ruse është afruar kërcënueshëm në brigjet e Skocisë.

    Por ndërsa avionët ushtarakë britanikë u vunë në pozicion luftimi, anija ushtarake që do i përgjigjej asaj, vonoi për të mbërritur. Kjo për shkak të shkurtimeve në buxhetin ushtarak.

    Ndërsa anija ruse ishte 30 milje larg bregut, e vetmja anije që do i përgjigjej ishte HMS Defender, e cila ishte në Portsmouth. Asaj iu deshën 24 orë për të mbërritur atje sipër në Skoci dhe për t’u vendosur përballë rusëve.

    Daily Mail raporton se Defender ishte bërë gati për luftë.

    Një burim tha: “Nuk ishte çështje stërvitje. Rusët ishin shumë agresivë”.

    “Defender ishte armatosur plotësisht dhe ishte gati për të qëlluar predha 40 kg deri në 18 milje. Kapiteni dhe ekuipazhi e dinin se nuk ishte shaka”.

    Kur ata mbërritën, anija ruse u tërhoq.

    Eksperti për çështjet e Rusisë, Jonathan Eyal thotë se Rusia ka pasur për qëllim të dëmtojë Britaninë.

    “Flota ruse, që po rritet në forcë dhe po zgjeron sferën e influencës, kërkon të tregojë praninë në Detin e Vreiut. Rusët e dinë se çfarë po bëjnë. Ata duan të thonë se janë rikthyer dhe janë të fuqishëm”./


  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Pr Lefevre
    Anëtarësuar
    17-03-2013
    Vendndodhja
    Netherlands
    Postime
    18

    Për: Putin tregon “dhëmbët” dhe Britania e Madhe “humbet” sfidën

    dokrra me thes or daje! putini me nje anije paska gjunjezuar perendimin hahahahahahhahahaha. nje bombe i shpertheu ne nje qytet afer sochit dhe filloj te arrestonte gjithe qytetin.

    Ku ka ***** putua te kapet me anglezin apo larg qofte me amerikanin. i ngelen anijet neper akuj putos dhe kinezkos dhe kush do i shpetoj bariu i madh (uncle sam)

    me serioze me lajme jo me keto filma me barkun bosh komunist
    krenar qe jam pasardhes i ILireve

  3. #3

    Për: Putin tregon “dhëmbët” dhe Britania e Madhe “humbet” sfidën

    BBC pothuajse 2 vjet me pare shfaqi nje dokumentar me 4 pjese te titulluar: Putin, Russia and the West.

    Shikoje ate dokumentar te marresh vesh sesa ***** ka Putua te matet dhe se kush po i rendon topet sa me shume kalon koha. Sot me shume se kurre Rusia nuk duhet nenvleresuar. Ajo eshte rikthyer fuqishem si nje superfuqi ne bote. Koha e Jelcinit mbaroi njehere e mire.



    Kjo eshte rradhitja e serive:


    Putin, Russia and the West -1×4- Taking Control

    Putin, Russia and the West -2×4- Democracy Threatens

    Putin, Russia and the West -3×4- War

    Putin, Russia and the West -4×4- New Start


    Mund ta ndiqni ketu:

    http://www.watchseries-online.eu/cat...a-and-the-west

    Nuk e gjeta dot te plote ne youtube, vetem serine e katert. Eshte shume interesant.

  4. #4

    Për: Putin tregon “dhëmbët” dhe Britania e Madhe “humbet” sfidën

    Po patet torrent client mund ta gjeni si torrent kudo.

  5. #5
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Putin tregon “dhëmbët” dhe Britania e Madhe “humbet” sfidën

    Putini eshte i rrezikshem. Nese tash Rusia e ndal avancimin ushtarak eshte konkurente e forte, por jo qe se ka ndermend ta beje kete por eshte duke investuar me shume ne ushtri.

    Po te ishte president gjate kohes se Milloshevicit nuk do ta kishte pranuar nderhyrjen e NATO-s ne Kosove aq lehte, sikur tani ne Siri qe nuk leshon pe.

    Mos te harrojme Archon qe Rusia eshte shteti i dyte me i forte ushtarakisht pas Shteteve te Bashkuara.

  6. #6

    Për: Putin tregon “dhëmbët” dhe Britania e Madhe “humbet” sfidën

    Kur Rusia te rrezikoje boten me ushtrine e saj, do shtojne investimet dhe te tjeret ne ushtri se besoj se e dine dhe shtetet perendimore se sa po investon Rusia.

  7. #7

    Për: Putin tregon “dhëmbët” dhe Britania e Madhe “humbet” sfidën

    per medimin tim, Putin nuk ka qellim te frikesoje as'kend.
    Ai ndoshta pretendon te degjohet me me seriozitet..., pasi nuk i ka kaluar "inati" per punen e Ukrahines.
    Pastaj Evropa, kurre nuk ka qene me e dobet se sot! Shikoni dy oficeret italian, gati po i ekzekutojne ..., jo
    Italia qe nuk ja del dot me Indine, por edhe e gjithe BE-ja nuk ka mjaftueshem potencjal ushtarak per ti'u kundervene.
    Ndaj Putin-i vlen si nje dore e forte per Evropen, jo si kundershtar por si partner, ndaj Rusia nuk vlen vetem per gas dhe nafte,
    por mbi te gjitha si superpotence ushtarake! Ku i dihet se çi pjell mendja magjypave harap, ose ata andej nga Azia e Vogel.......?!
    Putin ka treguar qe di ti trajtoje mjeker palaret, fakti qe ngre zerin per mos nderhyrje ushtarake te Natos ne Siri, tregon qe ekstremistet
    islamik nuk do ta kene te lehte te depertojne si ti doje qejfi ne Evrope.
    Egjipti po ben zgjedhje, bota rri e veshtron, kurse Putin merr inicjative dhe mbeshtet nje nga gjeneralet qe jane ne gare per pushtet.
    Kjo tregon qe Evropa disi e ka leshuar me ngjarjet e fundit..., por Rusia po tregon qe eshte me prezent, pikerisht qe kriza nuk e mundon si
    Evropen. Pra eshte mire qe jo vetem Evropa si BE, por edhe shtetet e tjera qe nuk jane ende ne komunitetin e BE-se , si psh. Shqiperia,
    ti behen mike Rusise, pasi ka burime te pashtershme te çdo lloji pasurie, si dhe potencjal njerezor te arsimuar shume mire.
    Pra si perfundim, Rusia nuk eshte "rrezik" per Evropen, por "mburoje" nese rrethanat do ta sjellin.........
    Pershendetje
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691

    Për: Putin tregon “dhëmbët” dhe Britania e Madhe “humbet” sfidën

    Ka ca kohe qe po vleresoj Rusine per ate qe eshte vertete, nje fuqi e nevojshme ekuilibruese ndaj delireve te perendimit. Dhe se fundmi kam krijuar edhe nje respekt dhe konsiderate ndaj Putin.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Putin tregon “dhëmbët” dhe Britania e Madhe “humbet” sfidën

    Putinit sja rra.. kush...!
    Ai qe disa vite eshte duke e shkaterruar te ardhme e popullit te Rusise dhe ambientin vendor dhe global, kryesisht ne favor te te afermve te tij, te oligarkeve te ndryshem dhe te karrieres personale.
    Shfrytezimi dhe shkaterrimi i resurseve natyrore nuk eshte strategji e qendrueshme aftagjate e zhvillimit te mirefillte.
    Ndertimet dhe investimet ne objekte prestigjioze kane qene dhe mbeten veprime tipike te diktaturave dhe diktatoreve, te cilat ne shumicen e rasteve nuk sjellin ndonje favor te madh dhe aftagjate per qytetaret dhe vendin.


    Potenciali i Rusise per ta rrezikuar sigurine rajonale, evropiane dhe globale natyrisht se do te jete afatgjate.
    Edhe terroristet islamik jane ne gjendje te shkaktojne kaos dhe luftera rajonale, lere me nje shtet i madh qe eshte i stermbushur me "mbeturina atomike" etj.

    Fakti qe p.sh. ne hapjen e lojerave olimpike nie Soci nuk merrinin pjeser shumica e Kryetareve dhe Kryeministrave te shteteve te rendesishme perendimore eshte vetem nje dokument tjeter i respektit relativisht te vogel qe shtetet perendimore kane ndaj Putinit dhe Rusise.
    Vete ne Kine, e cila formalisht eshte diktature komuniste ku shkelen te drejtat e njeriut, merrinin pjese me shume udheheqes perendimor se ne "mbreterine e Putinit". Bile shume media prestigjioze ne perendim lojerat olimpike i titulluan si "Lojerat e Putinit" duke aluduar keshtu direkt ose indirekt p.sh. ne lojerat olimpike 1936 ne Gjermani, te cilat quhen edhe "Lojerat e Hitlerit".
    Pasuria me e madhe e Rusise apo popullit ruse tanime ndodhet ne duar te Putinit dhe oligarkeve te aferm me te. Dhe nuk behet fjale per pasuri te vogla, por per dhjetra dhe qindra miliarde Euro, nje pjese e konsiderueshme e te cilave transferohet dhe investohet per cdo vjet ne vende te zhvilluara perendimore, jo ne Rusi. Nderkohe qe populli, pervec ne disa qendra te caktuara dhe strategjike, nuk ka perfituar asgje. Shumica jetojne ngjashem si ne kohen e komunizmit apo me keq, pavaresisht se disa te privilegjuar jetojne me mire se ne shume vende te zhvilluara perendimore.
    Made in Rusia edhe me tutje, ngjashem si ne kohen e BRSS-se, nderlidhet kryesisht me arme te lira luftarake, nafte, gaz dhe minerale te ndryshme. Dallimi kryesor ka te beje me cmimin shumfishe me te larte te naftes, gazit dhe mineraleve, te cilat njekohesisht konsumohen shume me teper se ne kohen e BRSS-se. ...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 15-02-2014 më 03:17

  10. #10
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Putin tregon “dhëmbët” dhe Britania e Madhe “humbet” sfidën

    Citim Postuar më parë nga arbereshi_niko Lexo Postimin
    Pra eshte mire qe jo vetem Evropa si BE, por edhe shtetet e tjera qe nuk jane ende ne komunitetin e BE-se , si psh. Shqiperia,
    ti behen mike Rusise, pasi ka burime te pashtershme te çdo lloji pasurie, si dhe potencjal njerezor te arsimuar shume mire.
    Pra si perfundim, Rusia nuk eshte "rrezik" per Evropen, por "mburoje" nese rrethanat do ta sjellin.........
    Pershendetje
    Shqiperia duhet te mbaje lidhje me Evropen dhe ShBA-ne pasi jane partnere te besueshem, me Rusine nuk kemi pasur marrdhenie te ngrohta kurre pasi Rusia gjithmone favorizon Serbine dhe ka qene antagoniste ndaj nesh si shqiptare. Tashme kjo (miqesi) eshte vendosur me anetaresimin ne NATO.
    Edhe Rusia edhe radikalizmi islamik eshte rrezik per evropen dhe ne si shqiptare duhet te rrijme larg nga keto, keto jane fatkeqesi te shqiptareve, sa me shpejt qe ta kuptojme aq me mire. Rusia i pergjigjet terrorizmit islamik me terrorizem. Per nje bombe ne nje metro ne Moske ta ben rrafsh me toke 1 qytet. Keta jane edhe me 'sick' se islamistet. Killersa te dyja palet jane, u shkon per shtati ky etiketim. Jeta e njeriut per keta s'eshte e rendesishme pasi udheheqen nga ideologji jo humane.

    Sa i perket Sirise duhet nje nderhyrje dhe shpresoj qe ne zgjedhjet e ardhshme republikanet te rikthehen fuqishem ne shtepine e bardhe, pra ne zgjedhjet e 2016-tës.

    Te pershendes

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •