Close

Rezultati i Sondazhit: Cilėt janė dy kombėtaret qė do t'a kalojnė grupin?

Votues
22. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Gjermani

    21 95.45%
  • Portugalia

    10 45.45%
  • Gana

    1 4.55%
  • SHBA

    5 22.73%
Sondazh me disa zgjedhje
Faqja 16 prej 17 FillimFillim ... 614151617 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 151 deri 160 prej 162
  1. #151
    i/e regjistruar Maska e freeopen
    Anėtarėsuar
    22-07-2011
    Postime
    1,516

    Pėr: GRUPI G: Gjermani, Portugalia, Gana, SHBA

    Po te ishte topi ''vezak'' jam i sigurt se fitonte ''ju es ej''
    MOS I NDY TEMAT no name

  2. #152
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Pėr: GRUPI G: Gjermani, Portugalia, Gana, SHBA

    Citim Postuar mė parė nga freeopen Lexo Postimin
    Po te ishte topi ''vezak'' jam i sigurt se fitonte ''ju es ej''
    PO Obama ke ndeshje ishte duke pare ne eiruan, juesejn apo ganan?



    p.s

    ai trajneri uzbek, ja nxorri te verdhen direkt hovedesit, kurse "Xhentilet", amerikan i fali mbi 4 here nga te verdhat dhe nji te kuqe
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  3. #153
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Pėr: GRUPI G: Gjermani, Portugalia, Gana, SHBA

    Nuk ka “turp”, Gjermania triumfon edhe ndaj Klinsmanit…




    Nuk ka “pakt”. Nė Recife, Gjermania dhe SHBA-ja u sfiduan sy pėr sy dhe me kokėn lart. Pėr tė fituar ndeshjen menduan gjermanėt, falė njė goli tė Mylerit nė fillim tė pjesės sė dytė. Njė sukses qė u lejon djemve tė Lėvit tė mbyllin grupin G nė vendin e parė me shtatė pikė. Pas tyre vjen SHBA-ja e Klinsmanit, me pikė tė barabarta me Portugalinė, por me golavarazh mė tė mirė. “Turpi”, kėshtu u quajt nga vetė gjermanėt ajo fitore Gjermani-Austri 1-0 nė Botėrorin e vitit 1982, qė i lejoi tė dyja skuadrat tė kualifikoheshin pėr nė raundin tjetėr, nuk u pėrsėrit. U pėrfol pėr njė pakt nėn tavolinė mes Jurgen Klinsmanit dhe ish-lojtarėve tė tij, por nuk pati asnjė “turp” kėtė herė. Nga ana tjetėr, pėrballja mes “pancerave” dhe amerikanėve nuk ka pėrfunduar asnjėherė nė barazim, e pse duhet tė pėrfundonte dje?!

    SHBA-GJERMANI 0-1
    Goalt: Myler 55′
    SHBA (4-2-3-1): Houard; Xhohnson, Gonzalez, Besler, Bislej; Bekerman, Xhons; Zusi (Jedlin 84′), Bredli, Dejvis (Bedoja 59′); Dempsi Trajner: Jurgen Klinsman
    GJERMANIA (4-3-3): Nojer; Boateng, Mertesaker, Humels, Hėvedes; Shvainshtaiger (Gėce 76′), Lahm, Kros; Ozil (Shyrrle 89′), Myler, Podolski (Klose 46′) Trajner: Joakim Lėv
    KARTONĖ TĖ VERDHĖ: Gonzalez, Bekerman / Hėvedes
    Gjyqtar: Ravshan Irmatov

    Formacionet Lėv bėn ndryshime, duke futur Shvajnshtaigerin titullar nė vendin e Khedirės dhe Podolskin nė vendin e Gėces. Nga ana tjetėr, Klinsmani i qėndron besnik skemės dhe yjeve tė tij, qė deri tani kanė shkėlqyer.
    Pjesa e parė 45 minutat e para, sigurisht qė nuk mund tė cilėsohen si mė tė paharrueshmet e kėtij kompeticioni. Por, pėr t’u theksuar ėshtė se gjithnjė flitet pėr njė ndeshje tė vėrtetė. Gjermanėt provojnė menjėherė tė tregojnė hierarkinė nė renditjen e FIFAs dhe nė grup, por amerikanėt pėrgjigjen duke krijuar njė “mur” para portierit Hauard. Mė shumė sesa “mur”, mund tė cilėsohet si “rrjetė”, pasi Muler nuk arrin tė gjejė pothuajse asnjėherė hapėsira, pas markimit tė Gonzalezit (brenda zonės) dhe Bredlit (sapo del prej saj). Trajneri i SHBA-sė i njeh mjaftueshėm ish-lojtarėt e tij dhe Gana i dha njė leksion tė mirė se si mund ta bllokojė kryegolashėnuesin gjerman. Kėshtu, 11-shja e Lėvit pėrjeton “hijet” e ndeshjes kundėr afrikanėve, por jo me shqetėsim. Njė pjesė e parė pa shumė ritėm dhe raste pėr shėnim, pavarėsisht se Hauard u vu nė lėvizje prej dy gjuajtjeve qendrore tė Krosit. Gjithsesi, kreu i pankinės sė gjermanėve i kishte menduar ndėrkohė lėvizjet qė do bėnte.
    Pjesa e dytė Lėvizja quhet Miroslav Klose, “zoti 15 gola nė Botėror”. Hyrja e sulmuesit tė Lacios sposton Mylerin nė krahun e majtė dhe me mė shumė hapėsira nė dispozicion, futbollisti i Bajernit nuk fal. Njė goditje e fortė nė diagonale, 10 minuta pasi skuadrat kishin rizbritur nė fushėn e lojės, shkundi rrjetėn e amerikanėve. Nėntė gola nė nėntė ndeshje tė zhvilluara nė Kupėn e Botės pėr Mylerin. Amerikanėt mundohen qė tė qartėsojnė idetė pėr tė reaguar, por e patėn thuajse tė pamundur. Nuk kishin as freskinė dhe as hapėsirat e dhuruara si nė ndeshjet e kaluara. Me kalimin “e qetė” tė minutave, nga Pernambuko vjen lajmi se Portugalia po fiton 2-1 dhe kjo i qetėson disi djemtė e Klinsmanit, tė cilėt kėnaqen edhe me atė humbjen minimale. Njė rast i pastėr i Bedojės nė fund mund tė kishte dhuruar barazimin e shumėpėrfolur, por rrėshqitja nė kohė e Filip Lahmit ua mohoi. Gjermanėt marshojnė me autoritet nė Brazil dhe SHBA-ja e ndjek…

    Myler golMyler thyen SHBA-nė: Gol super, si nė stėrvitje
    Nė rrugėn e njė legjende! Tomas Myler po avancon nė kohė rekord nė evenimentin Botėror. 24-vjeēari gjerman ka shėnuar golin e tij tė 4-t nė kėtė Botėror, duke barazuar Nejmarin dhe Mesin. Teksa shėnoi golin e vetėm dhe tė fitores ndaj SHBA-sė, Myler u shpall edhe lojtari i ndeshjes.
    Myler, 9 gola nė 9 ndeshje. Parakaluat edhe Maradonėn. Jeni tė kėnaqur me veten?
    Ėshtė njė kėnaqėsi pėr mua qė krahasohem me ikona tė futbollit. Mė pėlqen tė jem i paparashikueshėm, si nė lojė, edhe nė shėnimin e golave. Pėr mua ėshtė primare tė shėnoj.
    Cili ėshtė bilanci ndaj SHBA-sė?
    Ishim tė pėrqendruar maksimalisht. Kryesore ishte qė funksionoi vendosja dhe mirėpozicionimi nė fushė. Falė kėsaj arritėm tė kontrollonim siē duhet lojėn e amerikanėve dhe t’i vinim shpeshherė nėn presion. Mbyllėm grupin nė vend tė parė dhe me kėtė fitore arritėm qėllimin minimal.
    U pėrfol shumė pėr barazimin. A ishte kjo edhe njė kundėrpėrgjigje?
    Gjermania luan vetėm pėr fitore. Nuk ka pakt apo dhurata nga ne. Kemi bėrė gjithė kėto pėrgatitje dhe gjithė kėto milje jo pėr tė kėnaqur tė tjerėt, por pėr tė pėrmbushur me rigorozitet qėllimin tonė.
    Pas fitores ndaj Portugalisė, edhe kundėr SHBA-sė u vlerėsuat njeriu i ndeshjes…
    Ndihem krenar! Ēmimi sigurisht qė shkon edhe pėr shokėt e mi. Kjo ėshtė njė punė e pėrbashkėt. 3 golat ndaj Portugalisė mund tė barazohen nė vlerė pikėsh me golin pėrballė SHBA-sė. E kam thėnė qė rėndėsi ka qė skuadra fiton edhe falė golave tė mi. Kjo ėshtė detyra jonė.
    Njė gol nga 16 metra. Ishit stėrvitur pėr tė gjuajtur nga distanca?
    Skuadra amerikane ishte e organizuar shumė mirė. Kundėr njė ekipi si SHBA-ja duhet tė pėrdorėsh ēdo armė. Mė ka ndodhur disa herė qė tė shėnoj gol duke zgjatur vetėm kėmbėn, por kjo ėshtė njė tjetėr vepėr e bukur e stėrvitjes sime ku punoj si i ēmendur. Ishte njė gol shumė i bukur me tė brėndshme. Nė fushė jam “fotokopje” e stėrvitjes. Mė pėlqejnė sė tepėrmi kėto lloj gjuajtjesh nga distanca.

    Klose“Favori ynė, tė gjithė tė zėvendėsueshėm”
    Bomberi i Gjermanisė, Miroslav Klose, nuk ia arriti dot tė thellonte rekordin e tij nė aktivizimin ndaj SHBA-sė. Pas fitores 1-0, sulmuesi 36- vjeēar nxjerr nė pah njė detaj mjaft thelbėsor dhe kryesor. “Ne kemi mundėsinė dhe luksin tė zėvendėsojmė ēdo lojtar njė me njė. Kjo ėshtė njė armė mjaft e fortė dhe jashtėzakonisht e rėndėsishme. Khedira nuk luajti dhe ai u zėvendėsua mė sė miri nė formacion dhe nė fushė. Funksionoi shumė mirė, njėsoj sikur ai tė ishte nė fushė”,- nėnvizoi Klose duke vlerėsuar sė tepėrmi punėn e trajnerit Lėv dhe atė tė zv.kapitenit i cili u aktivizua nga minuta e parė ndaj SHBA-sė,- “Nuk ėshtė e thėnė tė shėnoj nė ēdo ndeshje. Unė ndihem shumė mirė me kėtė trupė kaq tė mirė. Pėrpiqem tė bėj maksimumin dhe tė ndihmoj skuadrėn. Mė mjafton fitorja, sepse pėr golat e mi do keni kohė nė finalet e ardhshme”,- pėrfundoi Klose.

    Humels“Kontrolluam lojėn, nuk rrezikuam ndaj amerikanėve”
    Mats Humels shprehet i kėnaqur pėr paraqitjen e skuadrės nė fazėn nė grupe, duke u kualifikuar e para, me shtatė pikė tė grumbulluara. “Kemi realizuar objektivin tonė, qė ishte kalimi nė raundin tjetėr, nga vendi i parė i grupit. Nėse do mė duhej tė pranoja shtatė pikė para fillimit tė kompeticionit, do firmosja menjėherė. Jam i kėnaqur pėr atė qė kemi treguar deri tani”, deklaroi mbrojtėsi gjerman. “Nė ndeshjen ndaj SHBAsė e kontrolluam totalisht lojėn dhe nuk e lejuam kundėrshtarin pėr asnjė moment qė tė na rrezikojė. Nuk ka aspak tė krahasuar me Ganėn. Edhe pse me afrikanėt gjithashtu tentuam tė kontrollonim lojėn, nuk e bėmė si duhet. Ishte njė ndeshje e programuar deri nė detaje dhe qė kaloi me sukses. Morėm tri pikėt dhe kjo ėshtė e rėndėsishme. Dėgjuam qė pėrflitej pėr njė pakt, por janė gjėra qė nuk na shqetėsuan, pasi ne hyjmė nė fushė gjithnjė pėr tė marrė maksimumin dhe e treguam njė gjė tė tillė”, deklaroi lojtari i Borusias sė Dortmundit.

    USA v Germany: Group G - 2014 FIFA World Cup BrazilNOTAT
    HAUARD 6.5 – Si gjithnjė, njė siguri mė vete. Nė goditjet tokazi, dhe nė ato gjysmė-lartėsi ėshtė thuajse i pagabueshėm. Shpėton disa herė portėn, ndėrsa te goli i Mylerit kishte shumė pak mundėsi. Vėrtet shumė pak.
    XHONSON 6 – Gjermania i lejon qė tė ngacmojė shumė pak zonėn e rreptėsisė se herėt e tjera. Sekreti? Ishte Gjermania ajo qė zotėronte topin, jo SHBA.
    GONZALEZ 6 – E nis keq me njė ndėrhyrje “alla Zakardo” nė versionin e Itali-SHBA nė 2006. Por, prej atij momenti u pėrmirėsua ndjeshėm dhe bėri njė paraqitje tė mirė.
    BESLER 6.5 – Drejton sėrish shumė mirė mbrojtjen. Tashmė ėshtė njė siguri mė vete.
    BESLEJ 6 – I njėjti vlerėsim si pėr Xhonsonin. Gjermania ėshtė shumė e kujdesshme.
    Kyle BEKERMAN 6 – Vrapon nė ēdo cep dhe lufton me tė gjithė. Ndonjėherė e tepron me takat.
    XHONS 6 – Vrapime pa fund dhe njė pjesė e parė madhėshtore. Nė pjesėn e dytė vuan shumė, por paraqitja ishte pozitive gjithsesi.
    ZUSI 5.5 – Ishte i tiji rasti i parė i rrezikshėm i ndeshjes, qė me njė tė djathtė fluturimthi pėr pak e trullosi Nojerin. Pas asaj gjuajtjeje, nuk bėri asgjė mbresėlėnėse.
    BRADLEJ 6.5 – Ėshtė thėnė disa herė, por duhet pėrsėritur: ėshtė njeriu kyē i skuadrės sė SHBA-sė nė kėtė kompeticion. Drejton mesfushėn me kujdes dhe me inteligjencė. Dje iu desh mė shumė tė markonte sesa tė ndėrtonte, por ia doli me sukses gjithsesi.
    DAVIS 5 – Asgjė pėr t’u mbajtur mend. Nuk ishte asnjėherė nė sinkroni me pjesėn tjetėr tė ekipit. (Nga 58′ Alejandro
    BEDOJA 6 – Njė rast i artė pėr tė shėnuar nė fund tė ndeshjes. Sakrifikoi shumė pėr ekipin, por kur hyn dhe shokėt janė nė disavantazh, gjėrat vėshtirėsohen. Megjithatė, mospėsimi i golave tė tjerė ishte gjithashtu thelbėsor).
    DEMPSEJ 5 – Nuk u pa thuajse asnjėherė. U shėrbye pak nga shokėt dhe ishte shumė i veēuar.
    Trajneri KLINSMAN 5,5: Nėse SHBA u kualifikua, kjo ėshtė edhe meritė e tij. Por ekipi i tij nuk vuri asnjė herė nė provė Nojerin, ēka do tė thotė se shumė gjėra duhet tė ndryshojnė nėse amerikanėt duan tė ecin pak mė larg…

    GJERMANIA
    NOJER 6.5 – Portier dhe “libero”. Dy role sė bashku. E pabesueshme!
    BOATENG 6 – Gjermania ka thuajse gjithnjė kontrollin. Nuk duhet tė shtyjė shumė dhe nuk i duhet tė bėjė ndonjė sforco as nė mbulim.
    MERTESAKER 6 – Problemi i tij mund tė jenė depėrtimet me shpejtėsi, por dje SHBA prodhoi shumė pak tė tilla.
    HUMELS 6 – Dempsej i vetėm nė sulm dhe aq pak i shėrbyer, ishte njė klient komod pėr t’u kontrolluar. Gjermania nuk u rrezikua kurrė.
    HĖVEDES 6 – Njėsoj si Boatengu.
    SHVAJNSHTIGER 6.5 – Prek topa pa fund dhe gabon shumė pak. “Gjeometėr” i jashtėzakonshėm dhe thelbėsor pėr ekipin. LAHM 6.5 – Nė mes tė fushės tashmė ėshtė njė garanci dhe siguri.
    KROS 6.5 – Gjermania i fiton ndeshjet pikėrisht aty, nė mesfushė. Janė solidė, teknikė dhe superiorė ndaj rivalėve. Kros ėshtė pjesė kyēe e kėsaj “bande”.
    OZIL 6 – Gjallėron repartin ofensiv. Ndeshja kishte njė rėndėsi “relative” dhe u panė disa nga versionet e tij mė tė mira.
    MYLER 7.5 – Katėr gola nė tri ndeshje nė kėtė Botėror. Nėntė gola nė nėntė ndeshje Botėrori. Pėrshtatet shkėlqyeshėm me manovrėn e ekipit, por mbi tė gjitha shėnon. Shumė. Nė tė gjitha mėnyrat. Me nxitim, me teknikė, me forcė. Ritėm legjende!
    PODOLSKI 5 – Start mbresėlėnės, por shuhet thuajse menjėherė. (Nga 46′ KLOSE 6 – Shumė lėvizje dhe shumė dėshirė, pėr tė njė tjetėr rekord personal. Por nė fakt nuk pati asnjė rast tė pastėr pėr tė shėnuar).
    Trajneri LĖV 6: Ishte pothuajse ndeshja qė donte ai: zotėrim topi, agresivitet dhe mbrojtje e zhvendosur lart. Por “pothuajse”, sepse munguan vertikalizimet vrastare, pa tė cilat rrezikon tė mos zhbllokohesh kurrė.
    Pėrgatiti: ENIAR IBRO

    Burimi: http://www.panorama-sport.com/lajmi-...#ixzz35pgVxcko
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  4. #154

    Pėr: GRUPI G: Gjermani, Portugalia, Gana, SHBA

    Se ka te keq shortin tani Amerika. Belgjika edhe mund te kalohet.
    Kurse Gjermania do fusi skuadren e dyte

  5. #155
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Pėr: GRUPI G: Gjermani, Portugalia, Gana, SHBA

    Citim Postuar mė parė nga qyfyre Lexo Postimin
    se ka te keq shortin tani amerika. Belgjika edhe mund te kalohet.
    Kurse gjermania do fusi skuadren e dyte
    gjermania ishte me e sigirte me rusine se sa me algjerine.

    Algjeria e ka rrahur nji here ne 1982 me madjer, 2-1 bile i ka bere edhe gol me finte.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  6. #156
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Pėr: GRUPI G: Gjermani, Portugalia, Gana, SHBA

    17 Botėrore, Gjermania ėshtė e frikshme nė start



    Gjermania kombetareFillim i mbarė, por fund i hidhur! “Brazil 2014″ do jetė botėrori i 20-tė nė histori, por i 18-ti pėr Gjermaninė nga viti 1934. Pėr herė tė 18-tė, Gjermania do pėrballet edhe ndaj Portugalisė ditėn e hėnė nė orėn 18:00 (9 F, 5 B, 3 H). Pėrveēse kanė njė bilanc mjaft pozitiv ndaj “luzitanėve”, pėr “pancerat” flasin edhe statistikat e ndeshjeve tė para tė Botėroreve pjesėmarrėse. Nė 17 ndeshjet e para, Gjermania ka fituar 12 dhe ka humbur vetėm njė, atė ndaj Algjerisė nė Botėrorin 1982 (1- 2). Kujtojmė qė Gjermania ėshtė edhe kombėtarja e parė me mė shumė pjesėmarrje nė finale (7; 3 tė fituara)
    27 MAJ 1934/ GJERMANI-BELGJIKĖ 5-2 Tripleta e Edmund Konen dhe golat e Kobierskit dhe Zifling pėrmbysėn disavantazhit 1-2 tė pjesės sė parė ndaj Belgjikės nė ndeshjen e parė tė Botėrorit 1934 nė Firence. Ndalen te vendi i tretė, sepse Italia i mund dhe fiton Botėrorin mė pas nė Romė ndaj Ēekosllovakisė.
    4 QERSHOR 1938/ GJERMANI-ZVICĖR 1-1 Nė ekipin gjigant tė Sep Herberger s’kishte harmoni nė Francė. Botėrorin 1938, Gjermania e nisi me ndeshjen ndaj Zvicrės nė 1/8-at sipas formatit tė vjetėr. Barazoi 1-1 ndeshjen e parė, por e humbi 2-4. Ishte skualifikimi mė i shpejtė pėr “pancerat”.
    17 QERSHOR 1954/ GJERMANI-TURQI 4-1 Kualiteti nė ofensivė ishte super. Ndeshjen e parė tė Botėrorit 1954 nė Zvicėr e fituan 4-1 ndaj Turqisė, ku arritėn nė finale dhe fituan kupėn e parė tė Botės ndaj Hungarisė duke realizuar “mrekullinė e Bernės”.
    8 QERSHOR 1958/ GJERMANI-ARGJENTINĖ 3-1 Gjermania starton fuqishėm duke fituar ndeshjen e parė 3-1 ndaj Argjentinės, por nė gjysmėfinale skualifikohen nga organizatorėt e Suedisė 3-1. “Pancerat” e mbyllin nė vend tė 4-t pasi munden 6-3 nga Franca.
    31 MAJ 1962/ GJERMANI-ITALI 0-0 Kundėr “katenaēos” italiane, Kombėtarja gjermane nuk ka mundur tė zbulojė recetėn. E mbyllin pa gola startin e Botėrorit 1962 nė Kili dhe skualifikohen nė ēerekfinale ndaj ish-Jugosllavisė 0-1.
    12 KORRIK 1966/ GJERMANI-ZVICĖR 5-0 Start i magjishėm. Djemtė e Helmut Shėnit turpėrojnė 5-0 Zvicrėn nė hapje tė Botėrorit 1966 nė Angli, duke arritur deri nė finale, por Anglia ia prish ėndrrėn pas “golit fantazmė” nė Uembli duke fituar nė shtesė 4-2 finalen dhe kupėn e Botės.
    3 QERSHOR 1970/ GJERMANI-MAROK 2-1 Uve Zeler dhe Gerd Myler nuk ia lejuan vetes dėshtimin dhe pas disavantazhit ndaj Marokut pėrmbysėn rezultatin nė 1-2. Por, nė ndeshjen e shekullit ndaj Italisė nė gjysmėfinale, barazojnė 1-1 nė kohė tė rregullt, por humbin nė shtesė 3-4. Gjermania e mbyll e treta pas fitores 1-0 ndaj Uruguait nė finalen e vogėl.
    14 QERSHOR 1974/ GJERMANI-KILI 1-0 Gjermania starton Botėrorin nė shtėpi me ndeshjen ndaj Kilit, ku i falet vetėm golit tė Pol Brajtner. Por, shkėlqimi vazhdon deri nė fund, duke fituar finalen 2-1 ndaj Holandės.
    1 QERSHOR 1978/ GJERMANI-POLONI 0-0 Nė Argjentinė, Gjermania e nis pa gola startin ndaj Polonisė. Ekipi gjerman skualifikohet nė fazėn nė grupe duke u mundur nga Austria 2-3.
    16 QERSHOR 1982/ GJERMANI-ALGJERI 1-2 Goli i Rumeniges nuk vlejti pėr tė pėrmbysur afrikanėt veriorė. Por, pavarėsisht startit tė dobėt, Gjermania e Jup Derval shkon pėr herė tė 4-t nė finale, por dėshton ndaj Italisė nė finalen e Madridit.
    4 QERSHOR 1986/ GJERMANI-URUGUAI 1-1 Dėshtimin e radhės nė start nuk e lejoi Klaus Alofs, i cili barazon ndaj Uruguait. Megjithatė ekipi i Bekenbauerit arrin nė finalen e 5-t, por Argjentina e mund 3-2.
    10 QERSHOR 1990/ GJERMANI-JUGOSLLAVI 4-1 Ky ishte Botėrori i Mateusit dhe trofeu i fundit pėr Gjermaninė. Nis me goleadė 4-1 ndaj ish-Jugosllavisė dhe pėrfundon po me fitore nė finale duke marrė hak ndaj Argjentinės nė Romė.
    17 QERSHOR 1994/ GJERMANI-BOLIVI 1-0 Klinsman i dhuron fitoren nė start tė Botėrorit 1994 nė SHBA, por ajo aventurė mbyllet nė ēerekfinale ndaj Bullgarisė 1-2.
    15 QERSHOR 1998/ GJERMANI-SHBA 2-0 Kalojnė me sukses SHBAnė, falė golit tė Klinsmanit dhe Mėlerit, por tė dytėn herė skualifikohen nė 1/8-at nga Kroacia 0-3.
    1 QERSHOR 2002/ GJERMANI-ARABIA SAUDITE 8-0 Festival golash dhe fitorja rekord nė historinė e Botėroreve. Arrijnė nė finalen e 7-tė, por Brazili nuk i fal duke fituar 2-0.
    9 QERSHOR 2006/ GJERMANI-KOSTA RIKA 4-2 Tripletė ndaj Arabisė, dopietė ndaj Kosta Rikės. Klose kėrcėnon jo vetėm Kosta Rikėn, por ēdo pjesėmarrės. Por nė gjysmėfinale i mund Italia nė kohė shtesė 0-2. E mbyll e treta pas fitores 3-1 ndaj Portugalisė nė finalen e vogėl.
    13 QERSHOR 2010/ GJERMANI-AUSTRALI 4-0 Myler dhe Klose shkatėrrojnė Australinė nė start, por kufiri ishte nė gjysmėfinale. Spanja fiton 1-0 dhe mė pas edhe Botėrorin ndaj Italisė.
    Pėrgatiti: ENIAR IBRO

    Burimi: http://www.panorama-sport.com/botero...#ixzz35qzqbbWX
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  7. #157
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Pėr: GRUPI G: Gjermani, Portugalia, Gana, SHBA

    Trajneri Lėv: Shvajni super, Podolski pa busull


    Joakim Lėv pėrgėzon skuadrėn pėr fitoren e arritur, duke hedhur poshtė tė gjithė zėrat pėr njė kompromis tė mundshėm, duke bėrė qė takimi tė pėrfundonte nė barazim. Ai vlerėson gjithashtu forcėn e SHBA-sė, sė drejtuar nga miku i tij, Jurgen Klinsman.
    Ishte pėrfolur shumė pėr njė barazim, por Gjermania fitoi…
    Unė e thashė edhe para ndeshjes, qė jemi njė skuadėr qė nuk hynim nė fushė vetėm pėr tė marrė barazimin. Skuadra bėri njė paraqitje mjaft tė mirė, duke dominuar gjatė gjithė takimit. Ishte njė fitore e merituar, madje mund tė kishim shėnuar mė tepėr se sa njė gol. E rėndėsishme ėshtė qė nuk e lejuam SHBA-nė tė na rrezikonte, duke e bllokuar shkėlqyeshėm.
    U takuat me mikun tuaj Jurgen Klinsman. Ēfarė biseduat?
    Unė nuk kisha folur me tė para ndeshjes, por e pėrgėzova pas saj pėr punėn e mirė qė ka bėrė me SHBA-nė. Janė vėrtet njė ekip i fortė, me pėrgatitje tė lartė fizike dhe taktike. Jurgen ėshtė njė trajner i shkėlqyer, ēka po e tregon. Mbase do tė darkojmė sė bashku, pasi tė ketė pėrfunduar Kupa e Botės dhe do tė flasim pėr gjithēka. Pas ndeshjes e pyeta se ēfarė ndodhi me Portugalinė dhe mė tha qė “ia dola”. Kuptova qė u kualifikuan.
    Tė flasim pėr Gjermaninė. Ēfarė i mungoi nė ndeshjen e sotme (dje)?
    Pasimi i fundit. Nuk arritėm tė finalizonim si duhet pasimin qė i dhuron sulmuesit mundėsinė pėr tė shėnuar. Kjo na pengoi disi edhe pėr tė arritur njė fitore mė bindėse.
    Shvajnshtaiger titullar. Dha pėrgjigjen qė prisnit?
    Po, Bastian luajti shumė, shumė mirė. Jam vėrtet i kėnaqur. Lashė nė stol Khedirėn, pasi doja qė tė ishte nė formė tė mirė fizike pėr ndeshjen e ardhshme…
    Podolski ishte gjithashtu nė formacion, por u zėvendėsua pasi pėrfundoi pjesa e parė. Pse?
    Lukas nuk po orientohej si duhet dhe s’po gjente hapėsira apo thellėsi nė zonėn kundėrshtare. Duke parė qė e kishte mjaft tė vėshtirė, vendosa tė aktivizoja Klosen, duke bėrė qė sė bashku me Mylerin tė shtonim numrin e lojtarėve nė qendėr tė sulmit dhe njėkohėsisht pėr t’u dhuruar mė tepėr hapėsira mesfushorėve.
    Si e cilėsoni rrugėn tuaj drejt realizimit tė objektivit nė Botėror?
    Gjithēka varet nga ajo qė do tė japim nė fushė. Ndeshjet sa vijnė dhe bėhen akoma mė tė vėshtira. Nuk ka mė kundėrshtarė tė lehtė. Kushdo qė ėshtė kualifikuar pėr nė raundin tjetėr e ka konfirmuar potencialin e tij. Ne duhet tė japim maksimumin dhe tė mos bėjmė asnjė gabim, pasi nė kompeticione tė tilla tė penalizojnė.

    Te lidhura me artikullin:

    Burimi: http://www.panorama-sport.com/botero...#ixzz35r2Kyyzz
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  8. #158

    Pėr: GRUPI G: Gjermani, Portugalia, Gana, SHBA

    Nuk ka mė kundėrshtarė tė lehtė. Kushdo qė ėshtė kualifikuar pėr nė raundin tjetėr e ka konfirmuar potencialin e tij. Ne duhet tė japim maksimumin dhe tė mos bėjmė asnjė gabim, pasi nė kompeticione tė tilla tė penalizojnė.
    Shyqyr qe i paska thirr mendjes palla dhe i eshte bere mesim ajo qe beri me Ganen.

  9. #159
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Pėr: GRUPI G: Gjermani, Portugalia, Gana, SHBA

    Klinsman: Krenar, askush nuk besonte tek ekipi im

    Portugalia dhe Gana, pėr t’u kualifikuar nė raundin tjetėr tė Kupės sė Botės. Trajneri gjerman nuk e ka fshehur kėnaqėsinė pėr kėtė arritje. “Para se tė fillonte kompeticioni, SHBAsė sime nuk i dhanė asnjė shans pėr tė kaluar fazėn e grupeve. Madje, diskutonin se cila mes Portugalisė dhe Ganės do i bashkėngjitej Gjermanisė. Gjithsesi, ne nuk i humbėm shpresat pėr asnjė moment, por besuam te forca jonė. Kemi realizuar njė kualifikim, qė na bėn tė gjithėve tė ndihemi krenarė. Kemi fituar ndaj tė gjithė atyre qė nuk besonin dhe vazhdojmė tė jemi pjesė e kėtij kompeticioni”, u shpreh tekniku gjerman. Nė ndeshjen e fundit ai pranon se luajtėn pėr barazim, por e patėn thuajse tė pamundur. “Ne u futėm nė fushė me synimin pėr tė siguruar njė barazim. U mbrojtėm me tė gjitha forcat, pasi e dinim qė Gjermania tė ndėshkon nėse gjen hapėsira. Gjithsesi, nuk mundėm tė krijonim mundėsi pėr tė shėnuar. Mbase edhe fati nuk ishte nė anėn tonė. Por, tashmė ka shumė pak rėndėsi, pasi e realizuam objektivin”, shtoi Klinsman. Sa i pėrket pėrballjes pėr nė 1/8-at, pėr tė nuk ka rėndėsi kundėrshtari. “Ne jemi pėrballur gjithmonė me skuadra qė e kanė nisur ndeshjen favorite pėr tė fituar. Ashtu do ndodhė edhe nė raundin tjetėr, por do kėrkojmė tė bėjmė tė njėjtėn gjė: tė surprizojmė! Jemi njė ekip qė luan me zemėr dhe kjo shpeshherė bėn diferencėn nė fushėn e lojės”, deklaroi kreu i pankinės sė amerikanėve. Ai mori drejtimin e SHBAsė mė 1 gusht tė vitit 2011 dhe ka arritur tė ketė rezultate tepėr pozitive. Gjithsej ka zhvilluar 53 takime, prej tė cilave ka fituar 32 dhe barazuar nėntė tė tjera. Nė karrierėn e tij si trajner, mė parė Klinsmani kishte qenė trajner i Gjermanisė pėr dy vite, ku nė 34 pėrballje, fitoi 20, barazoi tetė dhe humbi gjashtė tė tjera. Sa i pėrket aventurės me klubet, ajo kundėr Bajernit tė Mynihut zgjati vetėm nėntė muaj, kur u largua prej rezultateve negative.

    Burimi: http://www.panorama-sport.com/botero...#ixzz35r4nXCp0
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  10. #160

    Pėr: GRUPI G: Gjermani, Portugalia, Gana, SHBA

    Citim Postuar mė parė nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    gjermania ishte me e sigirte me rusine se sa me algjerine.

    Algjeria e ka rrahur nji here ne 1982 me madjer, 2-1 bile i ka bere edhe gol me finte.
    Deh Shqiperia i la nje here jashte Europianit, po se besoj se na kan shume frike

Faqja 16 prej 17 FillimFillim ... 614151617 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •