Close
Faqja 22 prej 37 FillimFillim ... 12202122232432 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 211 deri 220 prej 363
  1. #211

    Pėr: Humb jeten ne nje aksident automobilistik deputeti demokrat Sokol Olldashi

    Sipas Mero Bazes (per te cilin Koli mesa mbaj mend une ka patur nje antipati te theksuar) Olldashi ka qene duke pergatitur nje lloj "revolucioni" brenda PD-se

    Ja ēfarė po planifikonte Olldashi !



    Deputeti Sokol Olldashi ishte nė njė nga momentet mė tė rėndėsishme tė karrierės sė tij politike. Njė lėvizje brenda PD-sė po formatohej me shpejtėsi, ndėrkohė qė sinjalet e para ishin fjalimi i tij i pazakontė nė seancėn e fundit tė Kuvendit dhe dalja e pritshme nė emisionin politik Opinion.

    “Do tė fliste mbi arsyet pėrse PD humbi nė zgjedhje, pėr pėrgjegjėsitė e Sali Berishės, pėr goditjen morale qė iu dha PD-sė pėr hir tė idesė tė qėndrimit nė pushtet me ēdo kusht, dhe problemet qė shoqėrojnė lidershipin e Lulzim Bashės. Ky mund tė ishte njė nga momentet mė tė vėrteta tė jetės sė tij politike, qė nuk ia doli tė bėhej – thotė Mero Baze, i cili ka pohuar se kohėt e fundit takohej shpesh me Olldashin.

    Baze flet nė editorialin e fundit edhe pėr bisedėn e fundit qė ka patur me Olldashin mbi ndjesitė e tij tė reja politike, shkruan nė numrin e saj tė sotėm gazeta Dita.

    “Nė bisedėn e fundit qė pata me tė, mė tregoi njė episod nga fushata elektorale, ku ai kishte ndjerė se do tė humbnin. Nė njė fshat tė Mallakastrės, natyrisht i majtė, pasi kish folur gjatė dhe kish premtuar, kish dashur t’i prekė nė sedėr meqė ishin tė majtė dhe u tha: “Unė nuk jam deputet nga ata qė thonė dhe po tė var xhaketėn nė Mallakastėr, votat i kam”. Ishte fjala pėr njė batutė tė dikurshme tė Kastriot Islamit pėr votat e majta tė Mallakastrės.

    “Kur mendova se po i prekja nė sedėr, m’u ngrit njė burrė dhe kėrkoi tė fliste. Mė lavdėroi si deputet qė kisha asfaltuar ca rrugė, por pastaj vazhdoi: ‘atė qė varte xhaketėn kėtu nė Mallakastėr nė emėr tė PS-sė, tani e keni marrė nė krye tė vendit nė PD. Kur bėni pazare tė tilla lart, na lini tė bėjmė dhe ne ndonjė pazar kėtu poshtė se nuk jemi budallenj tė na hidhni hi syve’…
    -Mė tronditi ai pėrfundim, tha, dhe nuk m’u nda nga mendja deri mė 23 qershor. Aleancat tona amorale duket se kishin bėrė punėn e tyre tek qytetari i thjeshtė dhe kjo u pa qartė. Elektorati imitoi amoralitetin si mėnyrė veprimi pėr tė na ndėshkuar. Ishte ky njė nga ilustrimet qė i bėnte nė biseda analizės sė tij pėr humbjen e PD-sė. Kishte dhe plot detaje tė tjera – tregon Baze.

  2. #212
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009

    Pėr: Humb jeten ne nje aksident automobilistik deputeti demokrat Sokol Olldashi

    Keshtu si u be kjo pune, pa asnje sqarim nga hetuesia e policia, kjo ngjarje do ngelet enigme dhe per shume vite; do jete si teori konspirative.

  3. #213

    Pėr: Humb jeten ne nje aksident automobilistik deputeti demokrat Sokol Olldashi

    Te gjitha teorite konspirative nuk do ishin kaq te shumtar, sikur te kishte qofte edhe nje deklarate zyrtare nga instuticioni perkates, ne kohen e duhur, qe ne kete rast do bente vetem detyren duke dhene nje njoftim minimal. Nuk duket se ka nevoje per ndonje hetim te madh per te thene sa njerez ishin te perfshire ne kete aksident.
    Eshte me e pakta qe mund te behet per te mos u neperkembur emri i nje te vdekuri...

    Ca si Baze jane perfekt per telenovela, vetem gazetari jo.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  4. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar shigjeta pėr postimin:

    Sorkadhe_Kelcyre (26-11-2013)

  5. #214
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anėtarėsuar
    04-04-2010
    Postime
    794

    Pėr: Humb jeten ne nje aksident automobilistik deputeti demokrat Sokol Olldashi

    Citim Postuar mė parė nga shigjeta Lexo Postimin
    Te gjitha teorite konspirative nuk do ishin kaq te shumtar, sikur te kishte qofte edhe nje deklarate zyrtare nga instuticioni perkates, ne kohen e duhur, qe ne kete rast do bente vetem detyren duke dhene nje njoftim minimal. Nuk duket se ka nevoje per ndonje hetim te madh per te thene sa njerez ishin te perfshire ne kete aksident.
    Eshte me e pakta qe mund te behet per te mos u neperkembur emri i nje te vdekuri...

    Ca si Baze jane perfekt per telenovela, vetem gazetari jo.
    Ku e njeh Bazen ti moj cupe.....dergoi nje email privatisht dhe pyete pse kohet e fundit po shoqeroheshe shume me Olldashin??a kishe planifikuar ndonje takim me Arzivune???kush eshte Corapja??

  6. #215
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anėtarėsuar
    04-04-2010
    Postime
    794

    Pėr: Humb jeten ne nje aksident automobilistik deputeti demokrat Sokol Olldashi

    Njoftim
    Shoqata “Zagari dhe Gjuetari”, duke patur parasysh kohen e keqe qe pritet me mbizotoroje kete sezon dimeror, si dhe daljen e burgaxhinjve nga burgu I sigursie se larte, i ben thirrje anetrave te Komitetit Qendror te partise Demokratike, si dhe deputetve te saj qe mendojne ndryshe nga shoku Sali dhe nenkryetari Lulzim se:
    1. NDALOHET RREPTESISHT TE KRYENI UDHETIME NATEN APO DITEN NE QAFA MALESH APO KODRA SE KA QAFA KU PARTIA KA HAPUR “GROPA” GATI
    2. NDALOHET RREPTESISHT DALJA PER GJUETI JASHTE QYTETIT PAVARSISHT SE CFARE ZAGARI KENI ME VEHTE
    3. NDALOHET TE SHKONI NEPER MOTELE APO HOTELE ME DASHNORE APO SEKRETARE
    4. NDALOHET RREPTESISHT TE DILNI TE BENI DIVERSION POLITIK JASHTE LINJES SE PARTISE NEPER STUDIO TELEVIZIVE SE DO MERRNI VETEN NE QAFE POR EDHE KALAMAQRIT
    5. NDALOHET PERDORIMI I CELULARVE NEPER GREMINA APO HUMNERA
    6. NDALOHET TE VINI RRIPIN E SIGURIMIT NE CDO LLOJ UDHETIMI ME MAKINE, DHE SHPEJTESIA E MAKINES TE MOS TE JETE ME PAK SE 100KM/ORE
    7. NDALOHET TE MBANI DOKUMENTA IDENTIFIKIMI ME VETE SEPSE PARTI JU GJEN EDHE PA I PATUR ATO, SEPSE JU NJEH QE NE SURRAT SE KUSH JENI
    8. NDALOHET TE JENI ESELL NE MAKINE DHE REKOMANDOHET TE KENI KTHYER SE PAKU NJA 3-4 DOPIO RAKI OSE ALKOLRA DHE PIJE ALOKOLIKE ME NGJYRE
    9. NDALOHET TE VDISNI PA NJOFTUAR ME PARE PARTINE DHE KOMITETIT QENDROR TE SAJ, NE TE KUNDERT NUK DO TE VARROSENI NE VARREZAT E DESHMORVE
    10. NE RAST AKSIDENTI NJOFTONI PARTINE DHE POPULLI QE PO VDISNI ME CELULAR NE DORE PER TE MIREN E PARTISE DHE POPULLIT, MBYLLNI DYERT SE MOS JU FUTET UJKU NE MAKNE, PASI DASHNORJA APO SEKRETARJA TE KETE DALE NE MAKINA PA I PARE NJERI
    11. FAMILJARE U NDALOHET QE NE RAST AKSIDNETI ME VDEKJE TE KERKOJNE AUTOPSI DHE HETIM MJEKOR LIGJOR
    Shoqata “Zagari dhe Gjuetari”,
    QAFE KERRABE 25.11.2013

  7. #216
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anėtarėsuar
    04-04-2010
    Postime
    794

    Pėr: Humb jeten ne nje aksident automobilistik deputeti demokrat Sokol Olldashi

    Citim Postuar mė parė nga Darius Lexo Postimin
    Kush mendohet se eshte arsyeja pse Sokol Olldashin mund ta kene eleminuar?

    Kujt i interesonte vdekja e Olldashit dhe cfare faktesh dinte ai qe i mbyllen gojen?
    Basha kompleksohet nga aksidenti i Olldashit, sajon takime dhe amanete imagjinare


    Basha kompleksohet nga aksidenti i Olldashit, sajon takime dhe amanete imagjinare
    Thellohen mė tej dyshimet dhe misteret rreth aksidentit fatal, ku gjeti vdekjen njė nga figurat mė potente dhe karizmatike tė Partisė Demokratike, Sokol Olldashi. Tentativa e Lulzim Bashės pėr tė shuar dyshimet rreth aksidentit, ka shtuar mė tej pikėpyetjet rreth versioneve pėr mėnyrėn se si Sokol Olldashi humbi jetėn natėn e 20 nėntorit. Nguti i bashkėkryetarit tė PD, Lulzim Basha, pėr t’i paraqitur si tė mrekullueshme raportet me Sokol Olldashin, e bėjnė mė tė dyshimtė vdekjen e kėtij tė fundit. Edhe pse dihej zyrtarisht se Sokol Olldashi ishte rreziku kryesor pėr pozitat e Lulzim Bashės nė PD, ky i fundit tentoi dje ta paraqiste Olldashin si bashkėpunėtorin e tij kryesor. Shqetėsimin, rivalin dhe makthin e tij mė tė tmerrshėm brenda PD, Basha tentoi ta paraqiste dje si krahun e tij tė djathtė nė aksionin opozitar. Madje, Basha arriti deri aty sa tė sajonte amanete dhe takime imagjinare. “Sokoli iku nė kulmin e moshės, nė aksidentin fatal tė sė mėrkurės, qė na veshi nė zi tė gjithėve. Nuk mund tė linte amanete, por unė dhe ju e dimė mirė se opozita e fortė, ballore dhe e pandashme kundėr qeverisė Rama-Meta ishte gjithashtu kredoja e tij politike, se kohezioni opozitar, nė respekt tė lirisė demokratike tė diskutimeve dhe debateve, ishte gjithashtu formula e tij pėr fillimin e ri dhe ringritjen qė synojmė”, tha Basha.

    Takimi imagjinar

    Lulzim Basha, gjatė mbledhjes sė djeshme tė grupit parlamentar, ka folur rreth njė takimi me Sokol Olldashin, pak ditė para aksidentit fatal. “Po evokoj shkurtimisht nė kėtė mbledhje takimin shumė tė pėrzemėrt dhe tė hapur qė patėm vetėm pak ditė para aksidentit tragjik. Folėm shtruar pėr zhvillimet politike, ndamė tė njėjtat pikėpamje pėr qeverinė e shumicės sė sotme, qė ėshtė shndėrruar nė faktor rreziku pėr demokracinė dhe ekonominė shqiptare me paligjshmėrinė dhe arbitraritetin e saj tė ngritur nė sistem brenda njė kohė tė shkurtėr. Ndamė gjithashtu bindjen se pėrballė kėtyre sfidave grupi ynė parlamentar dhe mbarė Partia Demokratike duhet tė vazhdojmė tė qėndrojmė fort me fakte, profesionalizėm dhe argumente, me bashkim dhe kohezion tė fortė opozitar, duke bėrė nul nė kėtė mėnyrė ēdo pėrpjekje apo projekt tė kundėrshtarėve tanė nė qeveri pėr tė futur pėrēarje, pėr tė krijuar opozitėn e opozitės, me qėllim dobėsimin dhe eliminimin e Partisė Demokratike qė ėshtė ėndrra e tyre e vjetėr”, deklaroi Basha.

    Bie linja anti-Basha nė PD

    Me shuarjen e Sokol Olldashit ėshtė shuar edhe linja e fortė anti-Basha nė partinė mė tė madhe nė opozitė. Ndarja nga jeta e Sokol Olldashit, pas aksidentit fatal automobilistik, pritet tė sjellė qetėsinė e shumėdėshiruar nė Partinė Demokratike. Shuarja e Olldashit mund tė krijojė njė boshllėk tė madh nė reagimin opozitar nė raport me qeverinė, por do tė bjerė tensioni i dyshes Berisha-Basha pėr kundėrshtarin brenda partisė. Me pėrcjelljen e Olldashit nė banesėn e fundit, familja Berisha do tė kontrollojė plotėsisht dhe pa kurrfarė rezistence Partinė Demokratike, nėpėrmjet beniaminit tė tyre, Lulzim Basha. Lufta mes grupeve dhe klaneve pėr dominancė nė Partinė Demokratike, pati nisur nė mėnyrė tė nėndheshme, shumė kohė para pėrmbysjes sė Berishės nė zgjedhjet e 23 Qershorit. Qė kur Berisha ishte kryeministėr, nė PD ishin kristalizuar tre linja kryesore, tė cilat luftonin pėr tė dominuar partinė.

    Basha: Tė forcojmė opozitarizmin

    Kryetari i Partisė Demokratike, Lulzim Basha, ka bėrė dje thirrje pėr forcimin e opozitarizmit. “E di se ne kėtė moment tė gjithė i kemi sytė tek ajo buqetė me lule aty, kemi nė mendje Sokolin, mikun tonė tė shtrenjtė, deputetin tonė shembullor, qė u nda tragjikisht nga jeta natėn e zezė tė mėrkurės sė shkuar dhe dua ta nis kėtė mbledhje tė Grupit Parlamentar. Secili ka diēka tė vetėn pėr tė kujtuar. Tėrėsia e episodeve nė lidhjen e tyre ėshtė pėrmendorja e nderimit tonė, e respektit tonė, e vendosmėrisė sonė tė njėzėshme pėr ta mbajtur tė gjallė nė zemrat tona kujtimin e Sokolit. Duke forcuar e modernizuar opozitarizmin, duke forcuar radhėt tona, duke i zgjeruar radhėt tona me njė hapje tė re tė fuqishme tė Partisė Demokratike ndaj brezit tė ri dhe njerėzve tė lirė tė Shqipėrisė, ne nderojmė kujtimin dhe veprėn demokratike tė mikut dhe kolegut tonė tė paharruar Sokol Olldashi”, tha Basha.

    Ja 35 arsyet pse aksidenti i Sokol Olldashit ėshtė i dyshimtė

    1. Pas izolimit tė Topallit, Sokol Olldashi ishte kundėrshtari i vetėm i dyshes Berisha-Basha nė Partinė Demokratike

    2. Sokol Olldashi ishte pengesė pėr planin e dyshes Berisha-Basha pėr tė diktuar krerėt dhe anėtarėt e forumeve tė larta tė PD nė zgjedhjet e dhjetorit

    3. -Sokol Olldashi do tė niste njė aksion pėr tė kundėrshtuar mėnyrėn e tė bėrit opozitė nga dyshja Berisha-Basha

    4. -Sokol Olldashi do tė kėrkonte njė analizė pėr humbjen e thellė nė zgjedhjet e 23 Qershorit, gjė e cila do tė shmanget nga Berisha-Basha

    5. -Sokol Olldashi pėrfaqėsonte linjėn politike-ekonomike mė tė fuqishme nė PD

    6. -Sokol Olldashi do tė kėrkonte largimin e Bashės menjėherė pas humbjes sė zgjedhjeve tė para pėrballė tė majtės

    7. -Sokol Olldashi ishte kthyer nė pretendentin numėr njė pėr zėvendėsimin e Lulzim Bashės si kryetar i PD

    8. Olldashi ishte lideri real i PD nė jetėn parlamentare dhe nė debatet televizive

    9. -Sokol Olldashi shihej si rrezik pėr krijimin e njė parti tė re nė PD

    10. Sokol Olldashi kishte nė planet e tij politike krijimin e njė lėvizje tė re politike

    11. -Sokol Olldashi ishte nė moshėn e duhur dhe nė kulmin e karrierės sė tij politike

    12. -Ndryshe nga Basha, Sokol Olldashi njihte nė thellėsi strukturat e PD dhe jetėn opozitare

    13. -Sokol Olldashi gėzonte njė mbėshtetje tė gjerė nė bazė

    14. Sokol Olldashi u kthye nė figurėn mė karizmatike dhe polemizuese nė PD, duke eklipsuar Bashėn, njė personazh i lodhshėm pėr publikun dhe qė bazohet nė klishe tė ngurta

    15. Olldashi po afrohej me amerikanėt pas pozicionimit tė Bashės kundėr Arvizu

    16. Sipas ambasadorit amerikan, Olldashi kishte planifikuar zhvillimin e njė vizite

    17. Sokol Olldashi dinte shumė pėr aktivitetin e Sali Berishės nė tetė vitet e fundit

    18. Marrėdhėniet mes Sokol Olldashit dhe Sali Berishės ishin tė ftohta pas katapultimit tė Lulzim Bashės nė krye tė PD

    19. Sokol Olldashi akuzoi Berishėn pėr mbėshtetjen qė i dha Bashės nė garėn pėr PD

    20. Sali Berisha nuk e ktheu nė kauzė vdekjen e Olldashit siē ka bėrė zakonisht me deputetėt e tjerė tė PD, kur kanė humbur jetėn

    21. Pse policia prishi me shpejtėsi provat nė vendngjarje, duke marrė makinėn me karrotrec?

    22. Pse media u mbajt dy orė larg ngjarjes?

    23. Pse persona tė tjerė shkuan nė vendngjarje para se tė mbėrrinin forcat e policisė?

    24. Pse dėshmitė ishin kontradiktore pėr aksidentin?

    25. Pse Igli Cara jep dy variante pėr telefonatėn nga humnera dhe pėr vendndodhjen e shoferit tė Olldashit?

    26. A mund tė telefononte Olldashi pas goditjeve tė rėnda nė kokė dhe qafė?

    27. Pse u raportua pėr disa orė me radhė pėr ekzistencėn e njė personi tė dytė?

    28. Pse u raportua se personi i dytė u nis drejt Spitalit Ushtarak dhe mė pas ky variant u mohua?

    29. Pse policia u vonua 24 orė pėr tė dhėnė qėndrimin zyrtar mbi ngjarjen?

    30. Pse policia nuk sqaroi se sa persona ishin nė makinė?

    31. Pse mungoi konkluzioni dhe procesverbali i kėqyrjes sė vendit tė ngjarjes nga policia dhe prokuroria?

    32. Pse u vonua akti i ekspertimit autoteknik i mjetit, ku u gjend trupi i deputetit?

    33. Pse nuk zbardhen tabulatet telefonike?

    34. Pse doli emri i Shkėlzen Alisė si personi i dytė nė makinė?

    35. A justifikohet aksidenti me faktin se shpejtėsia e makinės ishte 45 km/h?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Alti Elezi : 26-11-2013 mė 06:17

  8. #217
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Pėr: Humb jeten ne nje aksident automobilistik deputeti demokrat Sokol Olldashi

    Citim Postuar mė parė nga Darius Lexo Postimin
    Kush mendohet se eshte arsyeja pse Sokol Olldashin mund ta kene eleminuar?

    Kujt i interesonte vdekja e Olldashit dhe cfare faktesh dinte ai qe i mbyllen gojen?
    Nese eshte vetrte, atehere e kan bere ata per te cilet ky kishte informata te shumta.Ata dihet se kush jane.
    Personalisht besoj qe ka qene thjeshte nje aksident trafiku.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  9. #218
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-04-2007
    Vendndodhja
    under the sun
    Postime
    1,285

    Pėr: Humb jeten ne nje aksident automobilistik deputeti demokrat Sokol Olldashi

    Ja dhe heshtja dhe fshehja e nja dashnoreje nxjerr lloj lloj teorish konspirative qe flasin per vrasje te tij.
    Gjithsesi personalisht nuk besoj dhe nuk dua ta besoj se behet fjale per vrasje.
    Pse?
    Sepse me lindin shume pyetje.
    Pse policia do fshihte vrasjen e nje deputeti te opozites kur shume mire pushteti mund te perfitonte nga nje teori e tille duke destabilizuar rende opoziten?
    Dhe llogjikisht hidhet poshte teoria e nje vrasjeje (vetem nqs pushteti i tanishem eshte vazhdimi i pushtetit te kaluar dhe popullit perseri iu hodh hi syve si ne 2005 dhe kjo eshte me e frikshme).

    Mendoj se gjithe kjo tymnaje u krijua per te fshehur personin qe ishte me te ne makine dhe ishte e seksit femer.
    Ai person u shoqerua ate nate me ambulance por jo ne Tirane, por ne Elbasan.
    Dhe ai person mund te jete ne gjendje kome ne Tirane edhe ne keto momente.

    Vet Igli Cara ka deklaruar (sipas balkanweb) po ua nis me poshte ca kam bere Copy paste nga Balkanweb ate dite ne mengjes.

    Ora 23:22
    Deputeti i PD, Igli Cara konfirmon pėr News24 se: Po bėhet nxjerrja e trupave. Ka dalė trupi i parė, po nxirret trupi i Olldashit.

    Ora 02:15
    Ai sqaron se ai dhe shoferi i Olldashit kane qene ne nje lokal se bashku pak caste para aksidentit. "Ishte i vetem ne makine, mos aludoni ndryshe, kjo duhet te qartesohet", -thekson Cara.
    When pleasure remains, does it remain a pleasure?

  10. #219
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-09-2011
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    180

    Pėr: Humb jeten ne nje aksident automobilistik deputeti demokrat Sokol Olldashi

    Tri pakujdesitė qė i morėn jetėn Olldashit

    http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/1...ten-olldashit/

    Shpejtėsia nė kthesė me 45 km nė orė, nuk respektoi sinjalistikėn dhe nuk vuri rripin
    Sokol Ēobo


    Ekspertėt autoteknikė kanė pėrcaktuar se kanė qenė tri pakujdesi tė cilat i morėn jetėn deputetit Sokol Olldashit mbrėmjen e 20 nėntorit. Ai udhėtonte me 45 kilometra nė orė nė kthesė, nė asfalt tė lagėsht dhe me fushėpamje tė pamjaftueshme, ku shpejtėsia nė tė tilla kushte duhet tė ishte vetėm 20 kilometra nė orė. Nuk ka respektuar sinjalistikėn dhe nuk kishte vendosur rripin e sigurimit. Raporti ėshtė dorėzuar nė Prokurorinė e Tiranės, e cila ka marrė mendimin e ekspertėve se shkaku i daljes nga rruga ka qenė pakujdesia e drejtuesit tė makinės.


    Ekspertiza autoteknike

    “Ekspertiza autoteknike e kryer mbi automjetin me tė cilin ėshtė aksidentuar deputeti Sokol Olldashi mbrėmjen e datės 20 nėntor 2013 pranė Kėrrabės nė Rrethin e Tiranės, ka nxjerrė si konkluzion pėrfundimtar se shkak i daljes sė mjetit nga rruga ka qenė pakujdesia e drejtuesit tė makinės. Gjithashtu, pėr ekspertėt, rrethanė tjetėr qė ka ndikuar nė aksident ka qenė edhe mungesa e barrierave anėsore nė rrugėn ku ka ndodhur ngjarja”, thuhet nė raport. Nė raportin pėrfundimtar, i hartuar nga njė grup ekspertėsh tė kėrkuar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqėsor tė Tiranės, konstatohen tre shkaqe kryesore qė kanė sjellė aksidentin.

    1. Shpejtėsia e automjetit

    Ekspertėt pohojnė se nė momentin e aksidentit, drejtuesi i mjetit po udhėtonte me shpejtėsi 45 km/h. Sipas ekspertizės, nė bazė tė nenit 139 tė Kodit Rrugor, mė specifikisht, nė paragrafin 3 tė tij, thuhet se: “Veēanėrisht, drejtuesi i mjetit duhet tė rregullojė shpejtėsinė nė pjesėt e rrugės me fushėpamje tė kufizuar, nė kthesa… nė pjerrėsi tė forta, …nė orėt e natės, nė rastet e fushėpamjes sė pamjaftueshme pėr shkak tė kushteve atmosferike…”. Nė kushte atmosferike tė rėnduara, siē ka qenė nė momentin e aksidentit dhe nė njė kthesė tė fortė, siē ėshtė konstatuar nga kėqyrja e vendit tė ngjarjes, automjeti duhet tė lėvizte me shpejtėsi mė pak se 20 km/h.

    2. Mosrespektimi i sinjalistikės

    Nga kėqyrja e vendit tė ngjarjes, ėshtė konstatuar se ekziston sinjalistika vertikale, e cila tregon drejtimin e kthesės nė tė majtė. Megjithatė, sipas ekspertėve, mungon sinjalistika horizontale.

    3. Rripi i sigurimit

    Nė raport thuhet se nga kėqyrja nė vendngjarje dhe nga ekspertiza, ka rezultuar se drejtuesi i mjetit nuk ka pasur tė vėnė rripin e sigurimit.

    Barrierat e sigurisė

    Raporti i ekspertėve autoteknikė ka nxjerrė edhe njė pėrfundim tjetėr, mbi gjendjen e pareteve anėsorė tė rrugės. Sipas materialit zyrtar, dorėzuar dje nė Prokurorinė e Rrethit Gjyqėsor tė Tiranės, konstatohet se: “Nga enti pronar i rrugės nuk janė vendosur barrierat e sigurisė nė pikat kritike, tė cilat rrisin sigurinė e pėrdoruesve tė rrugės nė qarkullim”. Lidhur me kėtė ēėshtje, grupi i ekspertėve prezanton edhe njė kėndvėshtrim teorik, sipas tė cilit: “Njė barrierė garanton tė gjitha performancat – qė janė mbajtja e mjeteve tė rėnda, zbutja e efektit tė pėrplasjes pėr personat, mjetet e lehta dhe ridrejtim tė kontrolluar tė mjetit pas pėrplasjes duhet gjithashtu tė sigurojė njė veprim efikas kundėrshtues pėr pėrmbysjen e mundshme tė mjeteve qė kanė bariqendrėn e lartė (situatė qė mund tė jetė po aq e rrezikshme, aq sa edhe mungesa e mbajtėseve), dhe mundėsisht duhet tė karakterizohet pėr tė pasur hapėsira tė limituara pune (gjerėsi operative, deformim dhe devijim)”. Lidhur me rastin konkret, ekspertėt autoteknikė shprehin mendimin se “…konstatojmė edhe shkeljen e kėrkesave tė nenit 14 tė Kodit Rrugor nga enti pronar i rrugės”.

  11. #220
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657

    Pėr: Humb jeten ne nje aksident automobilistik deputeti demokrat Sokol Olldashi

    Epo kur nuk e vejne rrypin e sigurimit dhe shkelin rregullat me minimale te qarkullimit rrugor dhe keta deputetet dhe ish ministrat qe gjoja perfaqesojne ligjin, ca pret nga njerezit e thjeshte ?!!! Kshu eshte kur nuk rregullon dhe rruget! Sa veta kane vdek aty e akoma vdesin cdo dite nga aksidentet atje. Karma iz a biatch!
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

Faqja 22 prej 37 FillimFillim ... 12202122232432 ... FunditFundit

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •