-
Lajme nga bota Islame
Publikuar: 16.11.2013 - 22:36
Islamabad, 16 nėntor - Autoritetet pakistaneze kanė vendosur shtetrrethimin nė Ravalpindi, qytet pranė Islamabadit, pasi tetė persona u vranė nga pėrleshjet sektare ditėn e premte.
Dhuna shpėrtheu kur myslimanėt shiitė nisėn njė eveniment pėr tė kujtuar festivalin e Ashures. Dhjetėra persona mbetėn tė plagosur dhe shumė dyqaneve iu vu zjarri gjatė pėrleshjeve me sunitėt qė pasoi mė pas nė qytet.
Banorėve u ėshtė thėnė qė tė qėndrojnė nė shtėpi derisa shtetrrethimi tė hiqet ditėn e diel. Forcat e sigurisė po patrullojnė rrugėt dhe pikat hyrėse tė Ravalpindit janė mbyllur, transmeton TCH.
Policia thotė se synimi i armėpushimit ėshtė shmangia e dhunės sė mėtejshme. Tė paktėn 35 persona mbetėn tė plagosur, shumė prej tė cilėve u qėlluan nga armė zjarri.
Incidenti ndodhi gjatė njė prej festave mė fetare pėr myslimanėt shiitė, qė pėrkujtonin gjithashtu pėrvjetorin e vdekjes sė imamit Hussein, nipi i profetit Mohammed.
Autoritetet kanė rritur masat e sigurisė nė prag tė ceremonive mortore, duke bllokuar edhe sinjalet e telefonave celularė pėr tė shmangur ndonjė shpėrthim nė distancė.
Disa dhjetėra mijėra policė janė vendosur nė mbarė vendin, pėr tė parandaluar sulme tė mundshme ndaj minoritetit shiit.
-
-
Pėr: Lajme nga bota Islame
Publikuar: 16.11.2013 - 15:42
Tripoli, 16 nėntor - Nė periferi tė kryeqytetit tė Libisė kanė shpėrthyer luftime tė reja ndėrmjet milicive rivale, tė cilat pasojnė pėrleshjet vdekjeprurėse tė sė premtes.
Dhuna e sotme nė lagjen Tajoura ka vėnė pėrballė milicinė lokale kundėr luftėtarėve nga Misrata.
Kryeministri Ali Zeidan u ka bėrė thirrje milicive rivale qė tė qėndrojnė jashtė Tripolit, duke thėnė se hyrja e tyre do tė kishte pasoja negative dhe katastrofike.
Zyrtarėt thonė se 42 njerėz kanė vdekur dhe 400 tė tjerė janė plagosur tė premten nė pėrleshjet e milicive nė afėrsi tė Tripolit.
Dy vjet pas rėnies sė regjimit tė Muammar Qaddafit, qeveria ende lufton tė frenojė milicitė, tė cilat kontrollojnė disa pjesė tė Libisė.
-
-
Pėr: Lajme nga bota Islame
Publikuar: 16.11.2013 - 11:37
Islamabad, 16 nėntor - Nė njė lokacion pranė Islamabadit vazhdon tė mbetet nė fuqi shtetrrethimi, si pasojė e pėrleshjeve qė kanė ndodhur tė premten nė njė procesion fetar dhe kanė lėnė tetė persona tė vdekur.
Dhuna mes myslimanėve shiitė dhe sunitė ka ndodhur nė zonėn Ravalpindi dhe ka plagosur sė paku 34 persona tė tjerė.
Festa e Ashureve kremtohet nga shiitėt dhe shėnon shekullin e shtatė tė vdekjes sė nipit tė Profetit Muhammad, Hussein.
Midis 5 deri nė 20 pėr qind e pakistanezėve janė myslimanė shiitė.
-
Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar mesia4ever pėr postimin:
-
Pėr: Lajme nga bota Islame
Publikuar: 17.11.2013 - 21:44
Damask, 17 nėntor – Nga njė sulm me bombė pranė ndėrtesės sė qeverisė nė Damask kanė humbur jetėn 31 persona. Lajmi bėhet i ditur nga observatori sirian pėr tė drejtat e njeriut. Siē raportohet, nga sulmi me bombė kanė mbetur tė vdekur edhe katėr gjeneralė.
Eksplozivi qė u mori jetėn 31 personave dyshohet tė jetė vendosur nė bodrumin e njė ndėrtese.
BBC raporton se rebelėt e opozitės mund tė kenė hyrė nė ndėrtesėn e qeverisė.
-
-
Pėr: Lajme nga bota Islame
Publikuar: 18.11.2013 - 17:01
Damask, 18 nėntor - Njė prej kryekomandantėve tė kryengritėsve sirianė ndėrroi jetė pas plagėve tė marra gjatė njė bombardimi ajror qė forcat e ushtrisė sė rregullt realizuan mbi njė pikė tė rėndėsishme strategjike tė kontrolluar prej rebelėve nė Alepo.
Abdul Qadir el-Saleh, lideri i fraksionit kryengritės "Liwa al-Tawhid" ndėrroi jetė nė orėt e para tė sė hėnės, pasi u plagos ditėn e enjte, transmeton TCH.
"Liwa al-Tawhid" ėshtė njė prej grupimeve kryesore tė opozitės qė lufton nė krahinėn e Alepos, ndėrsa ka njė numėr tė pėrgjithshėm prej 8-10 mijė luftėtarėsh.
Ndėrkohė, figura tė rėndėsishme tė regjimit sirian ndodhen nė Moskė, pėr tė diskutuar pėrpara mbajtjes eventuale tė njė konference paqe.
Zėvendėsministri i Jashtėm, Faisal Mekdad udhėheq takimin me homolegėt e tij rusė.
Fronti Kombėtar Sirian, organizata qė pėrfaqėson lėvizjen kryengritėse siriane konfirmoi se kishte marrė njė ftesė prej autoriteteve ruse pėr tė marrė pjesė gjithashtu nė takim, por se asnjė prej liderave nuk mundi tė ishte i pranishėm pėr shkak tė takimeve tė fiksuara qė mė parė nė axhendėn e punės.
-
-
Pėr: Lajme nga bota Islame
Publikuar: 17.11.2013 - 21:53
Tripoli, 17 nėntor - Zėvendėsshefi i inteligjencės sė Libisė, Mustafa Nuh, ėshtė rrėmbyer. BBC, duke cituar mediat lokale, thotė se ai ėshtė zhdukur nga aeroporti i Tripolit, por Qeveria thotė se nuk ėshtė nė gjendje tė konfirmojė lajmin. Rrėmbimi vjen nė kohėn kur Tripoli ėshtė nė grevė tė pėrgjithshme, nė shenjė kundėrshtimi ndaj pranisė sė grupeve paraushtarake nė qytet. Greva ėshtė thirrur pas vdekjes sė mbi 40 personave tė premten nga dhuna nė mes tė milicive rivale.
Kėto grupe janė formuar fillimisht pėr tė ndihmuar rrėzimin e kolonel Muamar Gadafit, por ato refuzojnė tė ēarmatosen edhe dy vjet pas rėnies sė tij.
-
-
Pėr: Lajme nga bota Islame
Luftime tė pėrgjakshme nė Libi
Nė kryeqytetin libian Tripoli, ka pasur pėrleshje tė pėrgjakshme mes milicisė dhe qytetarėve tė armatosur. Si pasojė jetėn humbėn tė paktėn 32 njerėz. Shkaktar i luftimeve ishte njė protestė e grupeve paqėsore.
Ata kishin dėgjuar thirjet e imamėve myslimanė dhe pas faljes sė xhumasė kishin dalur nė rrugė pėr tė protesuar kundėr milicėve nė pushtet nė Libi. Qindra njerėz mbanin nė duar flamuj tė bardhė pėr tė treguar se bėhet fjalė pėr njė protestė paqėsore. Po ashtu ata po mbanin nė duar flamuj dhe po kėndonin himnin kombėtar.
Luftėtarėt duhet tė largohen nga qyteti
Sė bashku, ata marshuan drejt selisė sė brigadave luftarake tė ardhura nga Misrata dhe kėrkuan qė ata tė largohen nga Tripoli. Njerėz tė armatosur brenda ndėrtesės fillimisht u pėrgjigjėn me tė shtėna paralajmėruese. Por kur njerėzit vazhduan tė afrohen mė shumė u qėlluan nga forcat e milicisė ndėr tė tjera edhe me njė armė kundėrajrore.
Qytetarėt u armatosėn
Demonstruesit u tėrhoqėn fillimisht por njė pjesė e tyre, megjithatė u kthye e armatosur pėr tė sulmuar objektin. Ata arritėn t'i japin flakėn ndėrtesės. Mė vonė, ushtria arriti nė vendin e ngjarjes dhe u pėrpoq pėr tė ndarė grupet. Sipas informatave tė fundit tė autoriteteve, tė paktėn 32 njerėz u vranė dhe mė shumė se 300 tė tjerė u plagosėn. Vėzhguesit folėn pėr luftimet mė tė ashpra nė rrugė qė nga rėnia e sundimtarit Muamar Gadafi.
Ministria e Shėndetėsisė u bėri thirrje njerėzve pėr tė dhuruar gjak. Ende nuk dihet se sa tė vdekur dhe tė plagosur ishin nga radhėt e protestuesve dhe sa prej milicisė.
Milicėt rrėmbyen edhe kreun e qeverisė
Fillimisht para njė jave milicia rivale kishte zhvilluar luftime tė ashpra. Si pasojė jetėn pati humbur njė njeri. Shumė prej "brigadave revolucionare", tė cilat u forcuan nė luftėn kundėr pushtembajtėsit Muamar Gadafi, deri sot nuk duan as tė ēarmatosen e as tė pėrfshihen nė aparatin e sigurimit tė shtetit. Ato luftojnė njėra-tjetrėn dhe nuk zbatojnė thirrjen e qeverisė sė dobėt qendore qė tė largohen nga Tripoli. Nė muajin tetor milicėt patėn rrėmbyer edhe kryeministrin Ali Seidan duke e mbajtur disa orė peng.
Sipas diplomatėve perėndimorė, situata nė vendin afrikano-verior ėshtė "gjithnjė e mė kritike". Ambasadat e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, Britania e Madhe, Franca dhe Italia lėshuannjė deklaratė tė pėrbashkėt me tė cilėn i bėhet thirje libanėve qė tė tejkalojnė mosmarrėveshjet e brendshme.
-
-
Pėr: Lajme nga bota Islame
Te te bej nje pyetje: Ti sje mysliman. Ca te intereson ty se cfare ndodh ne boten islame?
p.s. e kam idene time pse ti hap tema te tilla por dua ta degjoj nga ty.
-
2 antarėt mė poshtė falenderuan Darius pėr mendimin e shprehur nė kėtė postim:
-
Pėr: Lajme nga bota Islame
Meqe nuk ke denjuar te japesh pergjigje (megjithese e lexove fare mire se cfare shkruajta une) atehere po i bie shkurt: Ti je nje skuth dhe nxites i urrejtjes nderfetare. Ske asnje lidhje me boten islame. Ti vete je protestant dhe as ke te besh me islamin e megjithate gjen kohe te shpenzosh per lajme nga bota islame (ku permenden vetem vrasje, bomba, djegie etj). Kuptohet qarte arsyeja pse ti jap tema te tilla. Personalisht une nuk kam asnje simpati per esktremizmin fetar dhe sben asnje diference nese eshte mysliman apo protestant. Keshtuqe jepi drejtim dhe merru me fene tende. Forumi Shqiptar nuk eshte as Reuters dhe as AP.
Tema mbyllet.
-
3 antarėt mė poshtė falenderuan Darius pėr mendimin e shprehur nė kėtė postim:
bsdev (03-03-2017),freeopen (20-11-2013)
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt