Para vetėvrasjes, Mehmet Shehu ankohej se i pėrgjonin telefonatat
8
1
Flash, Une Gruajae Dielė, 20 Tetor, 2013 | 16:01 pm
Urani Muēaj
Pas portretit tė pagabueshėm tė Zanės, centralistes te filmi Rrugė tė bardha, tė gjithė ata qė rinia i kapi viteve tė diktaturės, i kujtojnė sot me nostalgji radhėt dhe pritjet e gjata nė kabinat e PTT-sė, pėr tė kryer njė telefonatė. Nė rastet mė klasike, dėrgoheshin telegrame urgjente pėr raste vdekjesh, ose e kundėrta lindje fėmijėsh e sebepe familjare. Pėr cilindo qė i ka jetuar vitet e komunizmit, kjo ėshtė njė tablo e servirur sade, ashtu siē ishte, pa ngjyra Pjesa mė e vėshtirė u ka takuar vetė protagonisteve, punonjėsve centraliste qė qėndronin pas xhamit tė tejdukshėm mes fishave tė ndėrlidhjes dhe kufjeve pėr pėrcjelljen e zėrit, ndėrsa dėgjonin shpesh ankesat e qytetarėve pėr vonesat e mundshme deri nė kryerjen e telefonatave.
Urani Muēaj ėshtė njė prej Zanave tė atyre viteve, qė i dedikoi mbi 30 vite punė profesionit tė centralistes nė Drejtorinė e PTT-sė. Me tė drejtė, gjatė bisedės ajo shpesh pėrpiqet ti shmangė detajet, sepse sipas saj ato tanimė i pėrkasin njė epoke qė ka kaluar, dhe pėr tė cilėn nuk mund tė ketė mė interes, pėr sa kohė qė teknologjia e avancuar i ka tjetėrsuar praktikat e punės, e sidomos atė tė komunikimit tė individėve me njėri-tjetrin. Pikėrisht, mė shumė se ēėshtje kurioziteti i pėrligjur, shumėkush ėshtė i interesuar tė mėsojė sidomos pėr mėnyrėn se si kryheshin lidhjet telefonike, mes funksionarėve tė lartė tė pushtetit komunist.
Si mbėrrinin tė koduara radiogramet, ndėrsa bisedat nė terren mes anėtarėve tė Byrosė Politike bėheshin zakonisht me radiorele, me valė tė koduara. Punonjėsja e dikurshme e PTT-sė zbulon tė fshehtat pėr praktikat e punės, nga ato me popullin e thjeshtė, tek ish-liderėt. Radiogrami urgjent qė mbėrriti pas pėrplasjes sė Enver Hoxhės me Hrushovin nė tė famshmen mbledhje tė 81 partive komuniste nė Moskė, e qė lajmėronte udhėtimin e pazakontė tė Enverit, si edhe pretendimet e vazhdueshme tė Kryeministrit tė dikurshėm Mehmet Shehu pėr pėrgjim tė telefonatave, pak muaj pėrpara vetėvrasjes sė tij. Urani Muēaj, sot 87-vjeēare, rrėfehet pėr suplementin tonė
Zonja Urani, le ta nisim me kujtimet nga lufta Para se tė dallonit nė punėn tuaj si centraliste, keni qenė e angazhuar nė Luftėn Nacionalēlirimtare. Fillimisht nė ilegalitet, e mė pas si partizane, apo jo?
Ishim njė grup vajzash dhe shoqesh, qė vendosėm ende pa mbushur tė 15-at tė merrnim pushkėn nė krah dhe tė bėheshim pjesė e lėvizjes Nacionalēlirimtare. Fillimisht u angazhova nė ēetėn e Mallakastrės(duke qenė se kam lindur nė Fier), dhe mė pas nė Brigadėn e 11-tė Sulmuese partizane. Aty nga viti 1943, pėrpara se tė rreshtohesha nė formacionet partizane, kam vepruar nė ilegalitet dhe detyra ime bashkė me veprimtarė tė tjerė tė luftės ishte qė tė mblidhnim ushqime dhe veshmbathje pėr forcat partizane dhe ato mė pas i dorėzonim nė ēetėn e Mallakastrės. Por, nė vitin 1948 u caktova qė tė merrja pjesė nė Brigadėn vullnetare ndėrkombėtare, qė do tė shkonte nė Jugosllavi pėr tė dhėnė kontribute nė ndėrtimin e vendit. Kishim komandant Nexhip Vishėn dhe udhėtuam drejt Zagrebit. Atje populli na bėri njė pritje madhėshtore, njerėzit kishin dalė me buqeta me lule, brohoritje, u treguan shumė tė pėrzemėrt.
Atje e mėsuat zanatin e ndėrlidhėses?
Gjatė qėndrimit pėr gati katėr muaj nė Jugosllavi, pėrveē punės vullnetare nė ndėrtimin e hekurudhave, angazhohesha edhe me pjesėn e ndėrlidhjes, sepse edhe mė herėt nė zbore, por edhe si partizane, kisha mėsuar si pėrdoreshin aparatet e telefonit, me tuba dhe bateri tė mėdha, tė cilat rikarikoheshin. Gjatė luftės, normalisht qė sinjalet i jepnim jo tė drejtpėrdrejta, por me parulla. Por, gjatė kėtyre ditėve tė qėndrimit nė Jugosllavi, vjen njė radiogram urgjent nga Shqipėria: Tito tradhtoi! Pėrgatisni parullat mė tė ashpra kundėr tij!. U vumė menjėherė nė lėvizje pėr tė zbatuar porosinė e ardhur, dhe tė nesėrmen u nisėm direkt pėr Tiranė. Populli jugosllav na shpėrfilli, duke na injoruar me mungesėn e pėrcjelljes dhe falėnderimeve pėr punėn qė bėmė atje pėr muaj me radhė. I vetmi kujtim, mė mbeti njė medalje nderi qė mė dhanė jugosllavėt, Udarnik quhej.
Mė pas, erdhėt nė Tiranė Si u punėsuat nė Drejtorinė e PTT-sė? Normalisht, ishte Partia qė mė sistemoi nė kėtė vend pune. Duke qenė komuniste, me teserė partie, por edhe me ideale, pėr mė tepėr qė i kisha dhėnė provat e njohurisė nė sektorin e ndėrlidhjes, mė caktuan qė tė filloja punė si centraliste. Punėn e nisa nė vitin 1955 deri nė 1987, afėr moshės sė pensionit. Por, sektori i ndėrlidhjes nuk ishte njė detyrė e lehtė. Sepse, pėrveē njohurive dhe shkathtėsisė, kusht i paracaktuar ishte ai i ruajtjes sė sekreteve. Pra, pėr gjithēka bisedohej, telefonohej, apo pėr ēdo situatė qė pėrflitej brenda ambienteve tė punės, e mes kolegėve, nuk duhet tė dilte as informacioni mė i vogėl. Unė, as tim shoqi nuk i tregoja pėr gjėrat qė ndodhnin aty nė PTT, sepse rrjedhja e njė informacioni konsiderohej konspiracion dhe mė pas i gjithė personeli futej nė vrimė tė gjilpėrės. Lidhja telefonike mes individėve, popullit tė thjeshtė realizohej me fishat klasike dhe kufjet nė vesh qė ndihmonin nė pėrcjelljen e zėrit. Mė pas, njerėzit flisnin nėpėr kabinat e caktuara, sipas numrave dhe sipas rrethit me tė cilin bėhej lidhja nė telefon, domethėnė brenda Tiranės, apo edhe me qytete tė ndryshme tė Shqipėrisė. Kėrkesat pėr telefonata ishin tė shumta gjatė ditės, por ne si centraliste mundoheshim qė tė plotėsonim pjesėn dėrrmuese. kabllove telefonike dėmtohej nga agjentėt atmosferikė, si era, dėbora nė dimėr, shiu etj. Nė ato vite ndėrlidhja bėhej ose me tela, ose me valė. Aparaturat nuk ishin tė sofistikuara. Kryesisht ishin blerė nga Kina, ose nga Bashkimi Sovjetik.
Ndėrsa pėr aparaturat dhe linjat e ndėrlidhjes sė udhėheqjes, gjėrat funksionin ndryshe, apo jo?
Shumė mė ndryshe, patjetėr! Nė ato vite ka ekzistuar ajo qė nė gjuhėn tonė quhej qytet i nėndheshėm. Nga qendra e Tiranės, diku afėr Bankės sė Shqipėrisė e deri nė mal tė Dajtit, ishin tunele tė nėndheshme, ku ishin instaluar linjat e komunikimit specifike, kryesisht ato tė udhėheqėsve. Aparatura tė telefonisė, ato tė pėrgjimit tė qeverisė, ministrive, e shumė tė tjera, funksiononin tė gjitha nė kėtė qytet tė nėndheshėm, ndėrsa populli nuk e dinte as qė ekzistonte diēka e tillė. Linjat e valėve dhe tė kabllove ishin tė ndara mė vete pėr vilat e pushtetarėve, pėr ministritė, pėr familjarėt e tyre etj. Kisha dėgjuar qė kėto tunele tė nėndheshme ishin shumė tė mėdha, ku mes kabllove tė shtrirė, linjave tė sinjaleve dhe aparaturave, kishte dhe vende tė ndara me dhoma, ku punonin specialistėt e ndėrlidhjes, madje aty kishin punėsuar edhe kuzhinierė, qė gatuanin pėr turnet e natės, ditės, sepse punonjėsve gjatė orarit tė punės nuk u lejohej asnjė kontakt me jashtė, apo ndonjė ndėrprerje gjatė punės pėr nevoja personale. Gjithēka realizohej nė survejim dhe sekret tė plotė.
Nė ēfarė kushtesh teknike bėhej lidhja telefonike me udhėheqėsit komunistė?
Komunikimi telefonik dhe telegrafik me ish-liderėt komunistė realizohej nė njė seksion tė posaēėm. Nuk bėhej fjalė pėr defekte, por edhe nėse ato ndodhnin pėr arsye tė mirėshpjeguara, tė paktėn synohej nga stafi ynė qė ato tė minimizoheshin nė maksimum. Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Hysni Kapo, Kadri Hazbiu dhe thuajse tė gjithė anėtarėt e Byrosė Komuniste kishin kabllo tė veēanta pėr ndėrlidhjen. Madje, ata kishin linja specifike tė telefonisė dhe ato telegrafike nė vilat ku banonin dhe tė tjera nė ministritė dhe zyrat e punės. Efektshmėria, pastėrtia e zėrit, duhej tė ishin nė lartėsinė e duhur, sepse gabimet nuk faleshin kollaj. Ishin gati 60 numra sekretė tė instaluar, nė shėrbim tė tė gjithė funksionarėve komunistė. Ndėrsa, nga ana jonė, ne si centralistė dėshmonin pėrpikėri nė ēdo kėrkesė tė tyren pėr tu lidhur brenda Shqipėrisė, apo edhe jashtė vendit.
Pra, bėhej fjalė pėr njė komunikim tė koduar, sekret?
Gjithēka i ngjante gati njė komunikimi sekret, me kode dhe shifra specifike qė i dinim vetėm ne punonjėsit, e qė ato pėrdoreshin pėr njė hark tė caktuar kohor, pėr tu ndryshuar mė pas me kode dhe shifra tė tjera. Kjo ishte njė nga taktikat e pėrdorura pėr ruajtjen e cilėsisė dhe sekretit nė sektorin e ndėrlidhjes. Domethėnė, unė si punonjėse dhe kolegėt e mi i kishim tė klasifikuara detajet: I quanim kodet e punės, por tė kategorizuara nė ato tė popullit, dhe ato tė udhėheqjes(tėrėsisht sekrete). Ndėrsa kanalet nė tė cilat shtrohej linja e telefonisė specifikisht me udhėheqjen, quhej linjė e frekuencės sė lartė. Ne si centraliste kishim marrė porosi edhe pėr detaje specifike P.sh., mund tė ndodhte qė me shkresė zyrtare tė vinte njė porosi e rėndėsishme pėr bisedat e Kryeministrin Mehmet Shehu, apo edhe anėtarė tė tjerė Byrosė dhe unė realizoja njė lidhje telefonike tė veēantė, tė tipit: unė dėgjoja bisedėn e funksionarit nga ana tjetėr e telefonit, por ai nuk mė dėgjonte mua. Kjo ndodhte rrallė, por qė me lėvizje tė caktuara tė fishave dhe kombinim tė kodeve, bėhej e mundur nė njėfarė mėnyrė survejimi i bisedave tė caktuara telefonike tė liderėve komunistė. Kishit njė punė me jo pak pėrgjegjėsi
Cili ka qenė pėr ju komunikimi mė sekret qė keni realizuar me ish-funksionarėt komunistė?
Ka njė dallim nė kėtė pikė Ndėrlidhja kryesisht me tė mėdhenjtė e asaj kohe, nga Enver Hoxha, te Kadri Hazbiu e tė gjithė liderėt komunistė nuk realizohej direkt me ne nėpunėsit, por me eprorėt tanė, tė vendosur nėpėr dikasteret dhe zyrat e PTT-sė. Ndodhte qė sinjali mė vinte direkt mua, dhe nėse mė kėrkohej nga ana tjetėr e telefonit njė nga kolegėt, apo eprorėt e mi, unė ia kaloja linjėn menjėherė. Tė qenit centraliste nė Drejtorinė e PTT-sė ka qenė punė me trysni tė pėrditshme dhe shumė tension. Komunikacioni ka qenė nė nivele fillestare, dhe shpesh dilnin kleēka dhe gjėra tė papritura, prej tė cilave mėsoje ēdo ditė nga njė gjė tė re. Siē e shpreha edhe mė sipėr, ndėrlidhja me anėtarėt e Byrosė Politike bėhej me kode dhe shifra sekrete, tė cilat ndėrroheshin kohė pas kohe. Kujtoj njė nga momentet mė pikante nė 30 vitet e mia tė punės nė PTT. Ishte muaji nėntor i vitit 1960, e nė Moskė bėhej mbledhja e famshme e 81 partive komuniste, mes tyre dhe ajo shqiptare, qė kishte delegacionin e vet pėrfaqėsues me nė krye Enver Hoxhėn. Gjatė zhvillimeve tė mbledhjes, doli lajmi qė Enveri pati pėrplasje tė forta me Hrushovin, dhe bashkė me Mehmet Shehun ishin larguar pėrpara pėrfundimit tė mbledhjes. Nė Drejtorinė e PTT-sė vjen radiogrami urgjent me mesazhin sekret qė shpjegonte ēfarė kishte ngjarė nė atė mbledhje, dhe detajin tjetėr tė pazakonte qė Enveri, pėr tju shmangur ndonjė atentati tė mundshėm, nuk kishte udhėtuar nė avionin qeveritar me pilotin e tij tė besuar Babaēe Faiku, por ishte nisur drejt Shqipėrisė me tren.
Si e pėrcollėt kėtė informacion mė pas?
Ky lajm alarmoi jo vetėm strukturat drejtuese tė PTT-sė, por menjėherė pas kėsaj u thirrėm i gjithė personeli nė mbledhje. Porosia direkte qė na u dha nga ish-drejtori teknik i PTT-sė ishte qė nė mėnyrė kategorike nuk duhet tė dilte jashtė punės, qoftė edhe njė detaj i vetėm nga kjo ngjarje e pazakontė dhe e papritur. Lajmi u kodua nė moment dhe iu dėrgua ministrive pėrkatėse. Pėr mua, si punonjėse e PTT-sė, ka qenė njė nga momentet mė me presion nė punė dhe me shumė pėrgjegjėsi, jo vetėm individuale, por edhe kolektive.
Ju e keni pėrjetuar edhe ngjarjen e vitit 1981, vetėvrasjen e Kryeministrit Mehmet Shehu. Si u pėrcoll ky lajm i bujshėm nė institucionin tuaj?
Pėrpara se tė mbėrrinte te ne lajmi pėr vetėvrasjen e Mehmet Shehut, kishim dėgjuar nė disa mbledhje tė eprorėve tė PTT-sė, tė kryeinxhinierėve, e sidomos ata qė punonin pėr linjat e frekuencės sė lartė, se Kryeministri kishte ngritur pretendimin se bisedat e tij telefonike pėrgjoheshin. Dhe kėtė deklaratė, ai e kishte bėrė pasi kish dėgjuar zhurma tė ēuditshme gjatė kohės qė bisedonte nėpėr telefona.
Nė fakt, ligjėrisht, ishte e ditur qė bisedat telefonike tė udhėheqėsve komunistė, pėrgjithėsisht tė individėve me mandat qeverisės, ishte e ndaluar tė pėrgjoheshin?
Nė shkresat zyrtare ishte e saktėsuar diēka e tillė, por praktikisht ndodhte e kundėrta. Pretendimi i tij pėr pėrgjim tė telefonatave, qoftė ato nė vilėn e banimit, por edhe nė zyrė, apo shpesh edhe radioreletė qė udhėheqėsit komunistė pėrdornin me njėri-tjetrin sa herė ndodhin nė terren, kishte ardhur fill pas kontradiktave tė para dhe ftohjes sė raporteve me Enver Hoxhėn. Ky pretendim ishte shprehur gojarisht, por kishte ardhur edhe me shkresė zyrtare. Kėshtu qė nevojitej njė ndėrhyrje dhe rikontrroll specifik nga ana e inxhinierėve mė tė zotė tė PTT-sė, pėr tė saktėsuar ndonjė defekt tė mundshėm nė linjė dhe pėr ti dhėnė zgjidhje pakėnaqėsisė sė Mehmetit. Menjėherė, tė nesėrmen pas shkresės, u dėrguan specialistėt e duhur, tė cilėt siē raportuan mė pas, bėn matjet nė distancė, kryesisht tė linjave me valė nė vilėn e Mehmetit dhe ku nuk u konstatua ndonjė defekt i mundshėm, po njėherėsh u ndėrhy teknikisht pėrmirėsimi i frekuencės sė lartė, linjė ku edhe kalonin valėt e ndėrlidhjes sė liderėve komunistė.
Ndryshoi diēka pas vdekjes sė Enver Hoxhės?
Fryma e liberalizimit u ndje menjėherė edhe me vendosjen e Ramiz Alisė, mėkėmbėsit tė Enverit. Nuk kishte mė vizita rrufe, tė papritura nė PTT, e sidomos nė drejtorinė e institucionit tonė. Bisedat nisėn tė ishin mė tė lirshme dhe jo aq tė survejuara, e kam fjalėn mė sė shumti pėr ndėrlidhjen me udhėheqėsit komunistė. Nisėn praktikat e para pėr modernizim tė aparaturave dhe teknologjisė, me blerje tė reja dhe mė inovative, por sėrish tė pakrahasueshme me ato qė janė sot. Nuk mund ta mohoj qė praktikat e punės u bėnė mė tė lehta, por unė vetėm dy vite pas vdekjes sė Enver Hoxhės do tė dilja nė pension.
Po komunikimi i ditėve tė sotme: fax, celularė, I-phone, I-pad Duket sikur keni punuar nė terr teknologjik pėr vite me radhė apo jo? Shumė prapambetje kishte nė ato vite
Qoftė informative, apo edhe pėr mjetet e punės me tė cilat punonim ishin shumė demode, jo praktike dhe tė vėshtira nė pėrdorim. Unė si centraliste kisha fishat, kufjet, gypat nė raste tė tjera nė terren. Kėto mjete amortizoheshin shpejt, pėr shkak edhe tė ritmit me tė cilin punonim. Ėshtė e pranueshme qė me kalimin e viteve, sistemet evoluojnė, teknologjia nė ēdo fushė tė jetės avancon, kėshtu qė nė kėto ditė komunikimi ėshtė bėrė mė i lehtė dhe mė praktik. Tė paktėn jam e lumtur qė ia arrita ditės qė tė shoh vetė gjithė kėto pėrparime, sidomos nė fushėn ku kam dhėnė kontribut pėr mė shumė se 30 vite.
Ermira Isufaj
panorama
--
Krijoni Kontakt