Akademikët turq kërkojnë heqjen e termit pushtim nga tekstet shkollore
Akademikët në Turqi kanë kërkuar që të hiqet termi pushtim, duke e argumentuar me faktin se Perandoria Osmane nuk mësyu në Shqipëri për të shkatërruar gjithçka në vendin tuaj, por ka investuar edhe nga taksat e mbledhura. Akademiku, Nexhat Demir, thotë se ka 36 Kryeministra shqiptar që kanë udhëhequr gjithsej në Turqi.
“Kur osmanët erdhën në Shqipëri, vendi juaj ka qenë në trysninë e Italisë, Greqisë dhe Serbisë. Pra, nuk ishte një popull i lirë. Osmallinjë e mbrojtën Shqipërinë dhe nuk mund të themi e pushtuar. Nëse themi pushtim, do të thotë të marrësh gjithçka dhe ta çosh në Turqi, kjo nuk ka ndodhur asnjëherë.
Që nga koha e sulltan Mehmetit deri në kohën e Ataturkut ka pasur 36 kryeministra shqiptar që kanë udhëhequr Turqinë. Ky nuk është pushtim. Gjithashtu Sami Frashëri, autor shqiptar ka shkruar enciklopedinë turke dhe po ashtu një tjetër shqiptar ka krijuar himnin tonë. Këto janë faktet dhe tezat që ne mbrojmë” shprehet Demiri.
Thursday, September 26, 2013 - 20:53
- See more at: http://www.sot.com.al/aktualitet/aka....a4AQeAPZ.dpuf
Krijoni Kontakt