per fat te mire shqiperia eshte i vetmi vend i ballkanit qe nuk vuan nga nacionalizmi.
per fat te mire shqiperia eshte i vetmi vend i ballkanit qe nuk vuan nga nacionalizmi.
Vazhdojnë të bien në vesh të shurdhër paralajmërimet e BE dhe të PPE për të patur kujdes ndaj `akteve ekstremiste kundër Kristianizmit në truallin Europian` të miratuar në 5 shtator 2013.
Kjo kaloi pa u vënë re në Shqipëri. Të jetë rastësi kjo? Unë mendoj se jo.
Po ta shohim në kuadrin e Shqipërsië tonë që po kërkon të integrohet më ngulm në BE, mund të vërejmë se nga muaji në muaj, krahas rritjes së ndjesisë që duhet të hyjmë në BE medoemos sepse ndryshë nuk mund të ecim përpara përshkak të konflikteve politike herë të heshtuara e herë të flakta të cilat kanë ndarë thellësisht vëndin në dy pjesë, vërejmë edhe linjën tinzare të neo-nacionalizmit shqiptar që po rritet e po forcohet nga dita në ditë herë heshturazi e herë haptaz.
Ku qëndron e keqja e rritjes së një neo-nacionalizmi të tilë? Në historinë e Shqipërisë janë vënë re tre vale kryesore nacionalizmi për dy nga të cilat do të flasim fare pak:
-Lufta e Skëndrbeut kundër turqve e cila pas vdekjes së Skënderbeut përfundoi me largimin masiv të arbërve dhe epirotasve larg vëndit të tyre ose edhe me afrimin tek kishat katolike dhe ortodokse përkatëse të këtyre vëndeve repsektivisht në veri e jug, për të mbrojtur tokat, pronat dhe lirinë, e cila sigurisht solli pjesërisht dhe asimilimin e gjuhës; por sigurisht me ndihmën e kësaj popullate u arrit gjithashtu në shtet-formimin e shteteve të krishtera ortodokse dhe katolike si Serbia, Kroacia, Greqia, e më pak Rumania e Bullgaria.
-Lufta për pavarësinë e Shqipërisë që nisi me lidhjen e Prizrenit dhe përfundoi më 28 nëntor 1912, në të cilën ndihmesën kryesore e dha Rilindja shqiptare ku elementi ortodoks e katolik (krahas atij mysiman), dha kontributin vendimtar në kristalizmit të konceptit të atdheut, flamurit, hymnit, Skënderbeut, gjuhën shqipe të shkruar, tendencën për të qënë së bashku me shtetet europiane perëndimore me qëllim zhvillimin e Shqipërisë orientale e të prapambetur.
-Neonacionalizmi i pas viteve `90 i cili së bashku me ulje ngritjet e tij arriti kulmin me clirimin e Kosovës, dhe po vazhdon metamorfozën e tij në kërkim të Shqipërisë etnike e të madhe të përfaqësuar nga individë të vecantë por dhe nga dy parti të vecanta si AK dhe ndonjë parti tjetër në vënd të integrimit real në BE.
Esktremizimi i kërkesave të këtyre individëve dhe të kësaj partie, përkrahja dhe zmadhimi i bëmave të tyre kryesisht për skoope televizive apo për të lënë `Nam` si patriotë të kulluar qoftë në Shqipëri qoftë në Kosovë e Maqedoni, ka shkaktuar jo pak kokëcarje si për shtetin shqiptar ashtu dhe për fqinjët dhe Europën e SHBA.
Në se të dy valët nacionalist të mëparshme, u farkëtuan në luftë kundër pushtuesit dhe përfunduan ashtu si përfunduan: njëra me shkrirjen e principatave arbëre dhe epirote dhe humbjen e identitetit për disa shekuj, vala e tretë e nacionalizmit që unë e quaj jo pa qëllim neo-nacionalizëm në fakt nuk ka asnjë armik teorik dhe as praktik.
Por nacionalizmi kërkon pa tjetër një armik.
Ku ta gjejnë këta `patriotë` dhe kjo parti? Meqënëse për të mbajtur gjallë një frymë që nuk është e nevojshme në këtë periudhë të globalizmit dhe të integrimit me botën perëndimore, duke patur në mëndje reminishencat e së kaluarës si armiku i klasës, fqinjët armiq,- më në fund ideatorët e neonacionalizmit e gjetën të arësyeshme t`i turren komunitetit kristian ortodoks dhe K.O.A.SH., me në krye një të huajsi Kryepeshkop dhe që është në fakt një Profesor Emeritus të nderuar në të gjithë botën dhe një faktor i rëndësishëm për integrimin e Shqipërisë në BE.
Në këtë përpjekje që në fakt po rezulton si anti-integruese, u përfshinë edhe politikanë me emër të cilët ditën publikisht flisnin për integrimin dhe realizimin e 11 detyrave të shtëpisë, por fshehurazi natën krijonin probleme të mëdha me fqinjët me qëllim që t`i akuzonin ata për armiq të jashtëm (si Greqia), dhe për të akuzuar dhe armiqtë e brëndëshëm që `bashkëpunojnë` me të jashtmit si Kisha ortodokse dhe komuniteti ortodoks. Këtu Neo-nacionalistët ndërmorën disa veprime që nuk mund të bëheshin vetëm:
-kamufluan Censusin duke e nxjerrë komunitetin ortodoks sa ¼ e asaj që është realisht më 2011,
-akuzuan Kishën se po `vendoska` kufijtë hipotetikë nëpërmjet vendosjës së kryqeve dhe varreve,
-akuzuan Greqinë se po `na merr detin në bashkëpunim me element të rrezikshëm brënda vendit,
-përdorën emra të njohur që nga koha e diktaturës si Kristo Frashëri (I cili në fakt nuk mund të shkruajë, por kanë marrë lejen të shkruajnë në emër të tij), apo të ndonjë renegati të kishës autoqefale ortodokse, për të luftuar Kryepeshkopin i cili nderohet dhe respektohet shumë, nga komuniteti ortodoks,
Individë të caktuar si P.Xhufi , M.Nazarko, A. Zheji (më pak) përdorin luftën kundër personit të Kryepeshkopit edhe për të fituar `Nam-in` si patriotë të kulluar(?!)
Individë si Koço Danaj hedhin idenë e Shqipërisë së madhe apo natyrale apo dhe etnike, e cila përkrahet pak në Shqipëri por më shumë në Maqedoni dhe Kosovë, duke harruar se vetë BE, PE, SHBA, janë kundër shteteve etnikisht të pastra sepse sigurisht nëse do të bëhen të tilla, do të jenë vatra konfliktesh.
Faktori i jashtëm (që u kundërshtua zyrtarisht, si në Shqipëri ashtu dhe në Kosovë) sidomos ai turk, ka insistuar, dhe indirekt ka nxitur valën e neonacionalizmit shqiptar me pretendimin e nxjerrë nga hitoriani turk Mehmet Haxhisalihoglu në Prishtinë se `.. shqiptarët janë pushtues ashtu si dhe turqit…`. Kjo sigurisht duhet pranuar vetëm për pashallarët me origjinë shqiptare të cilët janë përgjegjës direkt të coptimit të tokave shqiptare sepse mbajtën anën e Perandorisë turke që u shëmb dhe humbi të dy luftrat si më 1878 ashtu dhe më 1914.
Pranimi i një Shqipërie etnike dhe nxjerrja nga arkivat e historisë së massakrave nga ana e fqinjëve, pa nxjerrë massakrat e turqve, dhe të përkrahësve të tyre kundër popullsisë së varfër myslimane por dhe të krishtere e cila u largua me dhunë në fillim shek të 20 nga fshatrat e Kolonjës, Korcës, që kulmon djegien e Voskopojës më 1916, Përmetit, Lunxhërisë, Zagorisë, Sarandës për të populluar Korcën, Fierin, Vlorën, Durrësin,- vetëm nxit urrejtje, mllef pa shkak, dhe largim nga integrimi.
Kjo shihet gjithashtu dhe në ngjarjen e Përmetit e cila është vazhdim i budallallëkut të neo-nacionalistëve të cilët të verbuar nga dëshira për të lënë Nam në Tv dhe Median e shkruar, sigurisht të nxitur dhe nga disa lobe proturke që ëndërrojnë një Perandori të madhe të re Turke me Kosovën, Shqipërinë, Bosnjën, Maqedoninë:
- harrojnë detyrat e shtëpisë që na ka lënë BE e të përkrahura nga SHBA,
-insistojnë të mos botojnë Rezolutat e BE dhe të PPE apo i vonojnë, por i bien fyellit të kalbur të neonacionalizmit duke dëmtuar një komunitet të madh dhe famoz për nga rëndësia që ka në bërjen e Shqipërisë së re me drejtim për nga Oksidenti si Komuniteti Ortodoks..
ii
Është për të ardhur keq kur sheh rezistencën e heshtur të këtyre media për cdo akt, ose veprim në favor të Kristianizmit ortodoks, të analistëve dhe disa profesorëve atesitë dhe anti-kristianë të cilët provokojnë, përdhosin dhe japin versione krejt të shtrembëruara e pabaza jo vetëm për komunitetin kristian ortodoks, por edhe për individë të shquar të këtij komuniteti i cili i nderon ata sidomos Kryepeshkopin e KOASH-it.
Në shkrimet e mëparshme jam munduar të spjegoj se si individë të caktuar që s`kanë aspak lidhje me ortodoksinë japin mendime për të, individë që skanë aspak lidhje me Zotin japin mendime për të, individë që nuk duan të njohin legjitimitetin e pronës dhe të respektimit të ligjeve interpretojnë sipas qejfit problem kardinale të cilat sikur t`i thoshte ndonjë njeri i zakonshëm do të kalonin vetëm me një buzëqeshje tallëse por, kur i thonë disa VIP-a televizivë dhe të medias së shkruar, atëhere kjo të shtyn të mndosh se nuk është e rastit sulmi.
Mediat e shkruara e kanë kaluar si të panevojshme Rezolutën e pranuar unanimisht për intolerancën fetare të miratuar nga Asambleja Politike e PPE në Janar 2013 dhe të ribërë një Rezolutë të adaptuar nga Asambleja e PPE përsëri në 5 shtator 2013 me titul `Mbi Lirinë e Besimit dhe të Ushtrimit të tij`.
Në këtë Rezolutë thuhet midis të tjerave:
…. 3. Dënon fort aktet aktet ekstremiste kunder Kishës Ortodokse në Përmet, Shqipëri, ndaj priftërinjve dhe pronës së saj, si një akt ekstremizmi kundër Krishtërimit në Truallin Europian.
…..6. Bën thirrje për respect dhe mbrojtje të pronave të komuniteteve fetare (kisha, institucione bamirësie, shkolla fetare).
Së fundmi shpresojmë që drejtuesit e mediat te shkruara qoftë dhe ato televizive të shohin nga BE, të botojnë rezolutat, të tregojnë të vërtetën se e ardhmja e Shqipërisë kalon në rradhë të parë nga respekti ndaj lirive dhe të drejtave të njeriut dhe respektit ndaj Pronës, dhe të drejtave fetare. Shpresojmë që politikanët qofshin ato të maxhorancë ashtu dhe ata të Opozitës, të mos e futin kokën si struci në rënën e të kaluarës, por të përballen dhe tu kujtojnë shqiptarëve, kudo ku janë se e ardhmja është Shqipëria Europiane e integruar dhe jo Shqipëria etnike e disa pashallarëve të së kaluarës të cilët rrënuan Shqipërinë por me emrat e të cilëve këta neo-nacionalistë krenohen.
Absence Of Evidence Does Not Correlate To Evidence Of Absence... © Deny Ignorance © Autochthonox
Gjurmet e Civilizimeve te zhdukura Dodona pjese e trashegimise se vjedhur Fshehje te Zbulimeve Arkeologjike Shtetet Ilire Antropologjia e Ballkanit
Mesjeta Shqiptare dhe periudha e pushtimit Osman Rilindja Kombetare Illuminati ! Kulti i syrit qe sheh cdo gje Lufta Dulces Mistere Histori e Letersise Shqiptare
Një gjë që nuk kam kuptuar unë nga këto akuzat për kishën e Kosinës, është mungesa e "incentive" i thonë andej përtej Atllantikut. Çfarë arsyeje të mundshme do kish prifti, apo kushdo tjetër "t'i shiste eshtrat" e shqiptarëve?
Gjëja më normale që ka ndodhur, dikush shqiptar i ka ofruar, u ka thënë "janë eshtra grekësh" dhe këta i morën për t'i magazinuar. Kaq. Ku qëndron skandali në këtë mes?
Ezekiel 25-17.
Nga ana tjetër, për temën në fjalë, kush nuk e ka kuptuar se "nacionalizmi" i sotëm mund të ketë veç fytyrën e Kreshnik Spahiut, dhe askujt tjetri, atëherë është fatkeq i vobektë nga truri, që nuk di të identifikojë veten ndryshe.
Ezekiel 25-17.
Orthodhokset jane duke u veteviktimizuar.Keshtu benin serbet ne ish Jugosllavine.
Ne fund,f*ck BE-ne dhe PPE-ne dhe abc-en hahahah dhe kete shkrim palidhje.
Te pakten me sa kam par dhe me sa shof une ne shqiperi as nacionalizem ka as racizem , skeni nevoj me u shqetsue jeni popull libertat ...nuk ka numer te sakt sa nuse shqiptare ka ne maqedoni per maqedons . ne serbi per serb , ne greci per grek , ne itali etj etj ..as per kisha e xhamia zduet te merziteni sepse i keni edhe ata dhe fe keni plot , ne fakte edhe te pa fe keni ...juve vetem ne BE jeni![]()
LoNi
Absence Of Evidence Does Not Correlate To Evidence Of Absence... © Deny Ignorance © Autochthonox
Gjurmet e Civilizimeve te zhdukura Dodona pjese e trashegimise se vjedhur Fshehje te Zbulimeve Arkeologjike Shtetet Ilire Antropologjia e Ballkanit
Mesjeta Shqiptare dhe periudha e pushtimit Osman Rilindja Kombetare Illuminati ! Kulti i syrit qe sheh cdo gje Lufta Dulces Mistere Histori e Letersise Shqiptare
Feja disave u ben dëm, eshte njelloj si konsumimi i alkoolit, i cili disa i sjell ne qejf, disa i ben agresiv dhe disa dalin prej shinave fare, me pak shpresa per tu kthyer pas.
Nacionalizmi i fqinjeve tane eshte per tu preokupuar te cilet nxorren Milloshevice dhe Zervera. Popuj te cilet e kane themeluar dhe autorizuar shovinizmin ne faqet e historise qe ja mesojne brezit te ardhem.
No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future
Genjeshtra me e madhe mes shqiptareve, genjeshtra me te cilen ata genjejne vetveten me shume kedo tjeter, eshte se ata jane nacionaliste. Ne fakt, shqiptaret si popull as nuk e njohin nacionalizmin e mirefillte. Ate qe ata njohin si "nacionalizem" merr dy forma: formen anadollake qe ngeli si trashegimi i pushtimit osman dhe u bluajt nga klubet propagandistike te turqve te rinj mes shqiptareve, me ne krye Midhat Frasherin ne Selanik te cilin e tall Andon Zako Cajupi ne vepren e tij per Klubin e Selanikut. Kemi edhe formen "zogiane", "enveriane", "berishiane" qe jane tre kokat qe u munduan te zene vendin e kokes se Sulltanit, mes shqiptareve. Pra ajo qe shqiptaret njohin si "nacionalizem" nuk eshte gje tjeter vecse propagande alla-turka qe i ben ata te urrejne popujt fqinje, ose propagande per te ngritur kultin e indivit te njeriut me te pushtetshem te kohes.
E verteta eshte qe shqiptaret si popull nuk jane nacionaliste dhe ata qe e mbajne veten per "nacionaliste" ne Shqiperi sot jane njerez te paguar nga Ankaraja per te mbajtur gjalle frymen alla-turka mes shqiptareve, ne menyre qe ti percaje mes tyre dhe mbi te gjitha, ti percaje edhe me popujt fqinje dhe me BE, sot qe Shqiperia eshte vetem nje hap larg pranimit si vend me te drejta te plota. Misioni eshte i thjeshte: ndalja me cdo kusht e hyrjes se Shqiperise ne BE pasi nje Shqiperi ne BE nuk ia ka me nevojen Turqise per asgje. Shqiperia del jashte sferes se influences turke pasi dera e Evropes qendron e mbyllur per Turqine.
Autori del e thote se neo-nacionalizmi, apo nacionalizmi i ri, sic e quan ai, eshte i demshem per integrimin e vendit. Po, eshte i demshem per integrimine vendit pasi nuk mund te hysh ne Evrope duke mbajtur koken mbrapa ne histori. Evropa e Bashkuar nuk do te ekzistonte sot si entitet financiar e politik nese popujt e Evropes nuk do te kishin bere paqen e tyre me historine e shkruar. Dhe qe te behesh pjese e ketij grupi vendesh evropiane, duhet te jesh gati qe te heqesh dore nga nacionalizmi i rruges, apo sic e quaj une, nacionalizmi i luges bosh me te cilen nacionalistet shqiptare mbushin barkun e jane gjithmone te urritur, dhe duhet perqafuar ideaje e evropes se bashkuar, "nacionalizmi i ri" evropian i luges plot. Vendet evropiane kerkojne me ngulm pranine ne kete bashkim shtetesh per perfitime te pasterta ekonomike dhe politike.
Shume shqiptare i fryjne trumbetes ne media se "nacionalizmi eshte pengese per integrimin evropian", dhe anashkalojne nje problem akoma me te madh me nacionalizmin: nacionalizmi shqiptar mbi te gjitha eshte i demshem per ekzistencen e shqiptareve si popull ne Ballkan. Nuk eshte rastesi, qe "nacionalizmi alla-turka" ve ne shenjester minoritetet etnike te vendit, ate grek, maqedonas, malazez apo serb. Nuk eshte rastesi qe sulmohet Kisha Orthodhokse dhe kreu i saj. Keto nuk jane "provokime per BE apo integrimin e Shqiperise", keto jane provokime me pasoja per Shqiperine e mbare Ballkanin. Keto jane provokime qe kane per qellim te percajne shqiptaret e destabilizojne Ballkanin duke risjelle 100 vjet me pas nje Lufte te re Ballkanike. Dhe nga lufta, shqiptaret gjithmone kane dale e do te dalin te humbur.
Leksioni?
Nacionalizmi nuk eshte i demshem vetem per integrimin e Shqiperise ne BE, nacionalizmi eshte kercenimi me i madh per ekzistencen e shqiptareve si popull sot. Pasi vetem nacionalistet kokeboshe apo te paguar jane gati ti bien me shkelm te mire, e ti vene flaken paqes e zhvillimit qe po jetojne prej 20 vjetesh.
Albo
Krijoni Kontakt