Close
Faqja 5 prej 13 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 125
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e busavata
    Anëtarësuar
    22-10-2008
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    4,023

    Për: Shqiptaret me te shquar ne kohen e Perandorise Osmane

    ishin te shquar per interesa personale , e jo per interesa kombetare ..thjesht ishin arnauto/osmanli e jo shqiptar , shqiptar te shquar nga te gjith ata qe ishin ne perandori mbesin Gjergj Kastrioti edhe Ali Pasha .


    p.s. pse nuk e benin shtetin shqiptar ne kuader te perandorise pasi ishin dikushi ?
    Ndryshuar për herë të fundit nga busavata : 13-10-2015 më 18:09

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,430

    Për: Shqiptaret me te shquar ne kohen e Perandorise Osmane

    Citim Postuar më parë nga busavata Lexo Postimin
    ishin te shquar per interesa personale , e jo per interesa kombetare ..thjesht ishin arnauto/osmanli e jo shqiptar , shqiptar te shquar nga te gjith ata qe ishin ne perandori mbesin Gjergj Kastrioti edhe Ali Pasha .


    p.s. pse nuk e benin shtetin shqiptar ne kuader te perandorise pasi ishin dikushi ?
    Ku ka pasur shtet atehere, njerzit jetonin me principata.Skenderbeu shkoi dhe mesoi ne Stamboll ndertimin e shtetit dhe mblodhi princerit e Arberit.

    Perandoria Osmane ne ate kohe ka qene sikur Bashkimi Europian sot.Kur hyje ne konfiderate nuk mendoje me si shtet nacionalist.Pastaj shqiptaret duke qene se kane qene gjithmone vezira e shikonin Perandorine Osmane si prone te tyre ne nje bashkeqeverisje(Kujto Rama-Meta ).Shumica e Kryeministrave Shqiptare ishin martuar me vajzat e portes se Larte dhe jetonin ne familjen Perandorake .Leri keto kallogjeret qe flasin ishin sherbetore, sherbetore ne ate perandori ishin greket dhe serbet.Vete Skenderbeu para se ti kundervihet Sulltanit administronte nje pjese tokash ne serbi.

    Ne ate kohe te ishe ne krye te perandorise me te madhe te kohes nuk ishte gje e thjeshte.Per Shqipètaret kjo ishte privilegj i fituar nga shkathtesia e tyre.Imagjino sikur Mimi Kodheli tani te jete nga ministre e mbrotjes ne sekretare e Natos.Apo Rama te jete kryesusi i BE.

    Skenderbeu dhe Ali PAsha ju kundervune Osmaneve per arsyet e veta.Prifterinjte shkruajten me nota fetare duke shpallur atlete te Krishtit nderkohe vete skenderbeu kur u kthye nga takimi me to i shajti si njerez hipokrite.Muslimanet deri vone para pavarsise e kane respektuar Skenderbeun sepse nuk e kane pare si figure kombetare dhe jo katolike sikur potencohet sot nga kallogjeret e krishtere.Pse nuk e shpallin dhe Ali Pashen e Krishtere meqe ju kundervu Sulltanit?

    Per mua Skenderbeu ishte i krishter, u Islamizua dhe keshtu vdiq .Kundervenia e tij kunder Sulltanit nuk tregon ndryshimin e fese por rebelimin hiearkik.Sikurse veproi dhe Ali Pasha.NE gjithe letrat e tij derguar venedikur ai e quajti veten Skenderbe, titull i dhene nga vete sulltani.Luftoi kunder Osmaneve sikurse luftoi dhe Ali Pasha.Ky ishte perceptimi i tij i asaj kohe, dikush tjeter mendoi ndryshe.
    Enver Hoxha i shpalli lufte gjithe botes duke u mbyllur neper bunkere, shqiptaret ne ate kohe mendonin se Amerika ishte tiger prej letre.Kurse sot mendojne ndryshe se nuk iu ka dashur Shqiperise te mbyllet kundrejt perendimit sepse perendimi sot eshte nje Perandori.

    Ismail Qemali ka qene deputet ne parlamentin e Stambollit u dergua ne Shqiperi per te vendosur pavarisine kur renia e Perandorise Osmane kishte marre tatepjeten.Sjellja e tij ne Shqiperi ishte dhe nje kunderlevizje ndaj atyre qe donin ta copetonin Shqiperine, Greket, Serbet dhe Malazezet.Nuk mund te themi se Ismail Qemali ishte sherbetor perkundrazi ai ishte burre shteti, diplomat.

    NE disa fragmente historike permendet se dhe Skenderbeun dhe Ismail Qemalin e helmuan ne Itali.Kush do ja sjell referencat.
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Ronierjoni
    Anëtarësuar
    22-09-2015
    Postime
    148

    Për: Shqiptaret me te shquar ne kohen e Perandorise Osmane

    Ty te flet shejtani ne vesh o i shkrete e çdo fjale qe thua e ke te gënjeshter po s'njeh turp islami kshu qe bjeri se i bike bukur.

    Nga momenti qe jeton ne bote te fandaksur ti mund te pellasesh lloj lloj gomarlliqesh ketu po kot lodhesh se ndryshon dot te verteten

    Citim Postuar më parë nga Xhemis Lexo Postimin
    Ku ka pasur shtet atehere, njerzit jetonin me principata.Skenderbeu shkoi dhe mesoi ne Stamboll ndertimin e shtetit dhe mblodhi princerit e Arberit.

    Perandoria Osmane ne ate kohe ka qene sikur Bashkimi Europian sot.Kur hyje ne konfiderate nuk mendoje me si shtet nacionalist.Pastaj shqiptaret duke qene se kane qene gjithmone vezira e shikonin Perandorine Osmane si prone te tyre ne nje bashkeqeverisje(Kujto Rama-Meta ).Shumica e Kryeministrave Shqiptare ishin martuar me vajzat e portes se Larte dhe jetonin ne familjen Perandorake .Leri keto kallogjeret qe flasin ishin sherbetore, sherbetore ne ate perandori ishin greket dhe serbet.Vete Skenderbeu para se ti kundervihet Sulltanit administronte nje pjese tokash ne serbi.

    Ne ate kohe te ishe ne krye te perandorise me te madhe te kohes nuk ishte gje e thjeshte.Per Shqipètaret kjo ishte privilegj i fituar nga shkathtesia e tyre.Imagjino sikur Mimi Kodheli tani te jete nga ministre e mbrotjes ne sekretare e Natos.Apo Rama te jete kryesusi i BE.

    Skenderbeu dhe Ali PAsha ju kundervune Osmaneve per arsyet e veta.Prifterinjte shkruajten me nota fetare duke shpallur atlete te Krishtit nderkohe vete skenderbeu kur u kthye nga takimi me to i shajti si njerez hipokrite.Muslimanet deri vone para pavarsise e kane respektuar Skenderbeun sepse nuk e kane pare si figure kombetare dhe jo katolike sikur potencohet sot nga kallogjeret e krishtere.Pse nuk e shpallin dhe Ali Pashen e Krishtere meqe ju kundervu Sulltanit?

    Per mua Skenderbeu ishte i krishter, u Islamizua dhe keshtu vdiq .Kundervenia e tij kunder Sulltanit nuk tregon ndryshimin e fese por rebelimin hiearkik.Sikurse veproi dhe Ali Pasha.NE gjithe letrat e tij derguar venedikur ai e quajti veten Skenderbe, titull i dhene nga vete sulltani.Luftoi kunder Osmaneve sikurse luftoi dhe Ali Pasha.Ky ishte perceptimi i tij i asaj kohe, dikush tjeter mendoi ndryshe.
    Enver Hoxha i shpalli lufte gjithe botes duke u mbyllur neper bunkere, shqiptaret ne ate kohe mendonin se Amerika ishte tiger prej letre.Kurse sot mendojne ndryshe se nuk iu ka dashur Shqiperise te mbyllet kundrejt perendimit sepse perendimi sot eshte nje Perandori.

    Ismail Qemali ka qene deputet ne parlamentin e Stambollit u dergua ne Shqiperi per te vendosur pavarisine kur renia e Perandorise Osmane kishte marre tatepjeten.Sjellja e tij ne Shqiperi ishte dhe nje kunderlevizje ndaj atyre qe donin ta copetonin Shqiperine, Greket, Serbet dhe Malazezet.Nuk mund te themi se Ismail Qemali ishte sherbetor perkundrazi ai ishte burre shteti, diplomat.

    NE disa fragmente historike permendet se dhe Skenderbeun dhe Ismail Qemalin e helmuan ne Itali.Kush do ja sjell referencat.

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,430

    Për: Shqiptaret me te shquar ne kohen e Perandorise Osmane

    Merr lexo kete shkrimin qe kam postuar ne 2004

    http://www.forumishqiptar.com/thread...l=1#post696470
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e Ronierjoni
    Anëtarësuar
    22-09-2015
    Postime
    148

    Për: Shqiptaret me te shquar ne kohen e Perandorise Osmane

    Me gjithe gënjeshtrat e fantazirat që këput ti nuk ja vlen te lexosh asnje fjale, po islami te meson te gënjesh, nuk te ve faj

    Citim Postuar më parë nga Xhemis Lexo Postimin
    Merr lexo kete shkrimin qe kam postuar ne 2004

    http://www.forumishqiptar.com/thread...l=1#post696470

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,430

    Për: Shqiptarët në perandorinë osmane

    Kryeveziret shqiptare te Perandorise Osmane vazhdues te denje te linjes se perandoreve ilire


    Rreth dhjete shekuj me vone, kur iliret tashme quheshin arber (shqiptare) u perserit tradita e madhe iliriane e sundimit ne perandori te medha. Shqiptaret ia dolen perseri te zene kupolen e shtetit te madh shumekombesh osman, duke zene vendin e Kryevezirit (Kryeministrit). Dhe per shume kohe shqiptaret krahas turqeve qe kishin Perandorin (Sulltanin) u afirmuan si komb i zgjedhur per te sunduar.
    Po pse shqiptaret nuk u bene dot perandore te Perandorise Osmane? Sipas tradites se kesaj Perandorie per te gjithe kohen sundoi linja trashegimore e Osmanit dhe askush nuk mundej ta zevendesonte ate. Ne ate shtet funksioni me i larte qe u rezervohej te gjithe te tjereve jashte kesaj dinastie ishte i Kryevezirit.
    Historia perseriti veten per here te dyte. Ashtu siç e moren Romen iliret ne momentet e veshtira te saj, edhe shqiptaret ne momentet e veshtira e moren qeverisjen e shtetit osman dhe e shpetuan disa here nga shkaterrimi. Dhe siç eshte folur per "komplot ilir" ne Rome, eshte permendur edhe "komploti arnaut" ne Stamboll. Por si paraardhesit e tyre shqiptaret nuk komplotuan. Ata shume here i shpetuan sulltanet prej komploteve. Ne kete proces shpetimtar per fatet e shtetit, shqiptaret (arnautet) mund te ishin bere edhe perandore, por u ndaluan ne kufijte e te aresyeshmes, duke u mjaftuar me funksionin e Kryevezirit. Ky ishte shperblimi qe historia u kishte rezervuar shqiptareve ne kete moment te historise se tyre.
    Ne fillim, kur shteti osman ishte nje principate ne Azi sundohej e qeverisej vetem nga turqit dhe krahas Sulltanit kishte turkun e dyte si Kryevezir. Por shtrirja e Perandorise ne rajonet e krishtera beri qe sulltanet per hire te forcimit te unitetit te vendit, t'i zgjidhnin kryeveziret kryesisht prej ketyre rajoneve. U perdor sistemi i devshirmese, per te rekrutuar kontigjente per ushtare. Femijet e grumbulluar i nenshtroheshin procesit te seleksionimit, qe nganjehere kryesohej nga vete sulltanet. Personat e perzgjedhur qe quheshin "Içoglan" merrnin edukim te zgjedhur ne Stamboll dhe Edirne. Procesi i edukimit ne Pallat zgjaste dy deri ne shtat vjet dhe kishte te bente me mesimin e gjuhes dhe te tradites turke. Ne vazhdim behej nje perzgjedhje e dyte, ku me te aftit qendronin me sherbime ne Saraj dhe vazhdonin stervitjen ne perdorimin e harkut, shpates, mesimin e zanateve dhe arteve qe ata vete preferonin, duke u pergatitur keshtu per burra shteti dhe gjenerale. Nga radhet e ketij kontigjenti personalitetesh te spikatura dolen kryeveziret (kryeministrat) e Perandorise Osmane. Me vone, veçanerisht, pas islamizimit masiv te popullsise, kryeveziret nuk u perzgjodhen me me ane te sistemit te devshirmese, por ishin bij te aristokracise tashme te islamizuar, qe ishte e lidhur ngushte me Porten e Larte.
    Per te kuptuar pushtetin real te kryevezireve ne shtetin osman, po permendim nje ligj te sulltan Mehmetit II: "Veziri i Madh eshte kryetari i vezireve dhe i komandanteve. Ai eshte me i madh se te gjithe et tjeret ne te gjitha problemet, zevendesi absolut i Sulltanit".
    Qeverisja shqiptare ne Perandorine osmane rrok nje periudhe kohore prej 600 vjetesh, shume kohe para se Arberia te pushtohej nga turqit dhe disa vite pasi Shqiperia u be shtet i pavarur. I pari qe eshte marre me kryeveziret shqiptare te Perandorise ka qene Sami Frasheri, i cili deri ne periudhen, kur ai jetoi i permend 27 kryevezire shqiptare. Plotesime rreth ketij numri jane bere nga studiuesi me origjine shiptare Nexhip Alpan dhe ish amabasadori shqiptar ne Turqi, Nesip Kaçi. Mbeshtetur kryesisht ne keto dy burime, studiues te tjere jane perpjekur te japin numrin e plote te kryevezireve shqiptare.Noel Malkolm, duke cituar Selman Rizen shkruan se "jane dyzet e dy kryevezire me origjine shqiptare". Por studiues te tjere sqarojne edhe origjinen e disa te tjereve. Keshtu, duke u mbeshtetur ne burime dokumentare te besueshme ne kemi dhene jeteshkrimin e dyzet e kater kryevezireve shqiptare. Nderkohe qe burimet turke na kane dhene si shqiptare edhe tre kryevezire te tjere qe ne nuk i kemi perfshire ketu, per aresye te mungeses se te dhenave rreth jetes se tyre.
    Ne kemi synuar te japim te dhena rreth ketyre shiptareve te medhenj, te cilet edhe pse u orientuan ne sherbim te shtetit osman, kane ndikuar ne proceset zhvilluese te Perandorise me te madhe et kohes dhe me qenien e tyre ne krye te qeverisjes se ketij shteti e kane lartesua ne ate periudhe emrin e vendit te tyre te origjines.
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  7. #47

    Për: Shqiptaret me te shquar ne kohen e Perandorise Osmane

    Paska filluar sulmi masiv frontal pro osman nga turkoshaket. Me demek e bejne duke evokuar madheshtine e "shqiptareve" qe i sherbyen kesaj perandorie. Nuk i hapet njeri barku per vezire e pashallare qe dogjen e shkretuan Ballkanin apo vende te tjera e qe nuk bene asgje per Shqiperine, madje i futen zjarrin dhe kesaj te fundit.

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,430

    Për: Shqiptaret me te shquar ne kohen e Perandorise Osmane

    Bajazit Pasha, kryeveziri i pare shqiptar



    Bajazit Pasha ishte nje i krishtere shqiptar i konvertuar ne fene islame. Rritet ne Pallatin Perandorak dhe behet njeri i besueshem i sulltan Bajazitit I. Ne vitin 1402 u angazhua ne funksione te larta ne administraten perandorake. Fitoi mirenjohjen e Sulltanit, pasi i shpetoi djalin, Mehmetin e zene peng gjate nje misioni shpetimi i veshur si lypes. Qe nga ajo kohe Bajazit Pasha u be keshilltar dhe perkujdeses i princit te ri dhe pastaj Kryevezir ne kohen e sundimit te sulltan Mehmetit I dhe Muratit II.
    Eshte kryeveziri i pare shqiptar. Qeverisi ne vitet 1413-1421, nderkohe qe ende ne trojet tona nuk ishte vendosur plotesisht sundimi osman.
    Bajazit Pasha mori pjese ne shume beteja ushtarake, nder te cilat per shtypjen e revoltave ne Anadoll, pushtimin e Selanikut, Adenit,Menteshenit, e te tjere. Gjate kohes se qeverisjes se tij ai perdori ushtrine per vendosjen dhe ruajtjen e unitetit te Perandorise.
    Kryevezir Bajazit Pasha ka lene nje numer te madh pronash: mullinj, toka bujqesore, tregje, dyqane te ndryshme dhe banjo publike. Ne lagjen "Bajazit Pasha" te qytetit Amysja gjendet edhe sot xhamia qe mban emrin e tij.

    Literatura
    Sami Frasheri, Vepra 9, Personalitete shqipatre ne Kamus al Alam, Logos, Shkup 1994
    Robert Mantran, Historia e Perandorise Osmane, perkthimi shqip Dituria 2004
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,430

    Për: Shqiptaret me te shquar ne kohen e Perandorise Osmane

    Citim Postuar më parë nga Evian Lexo Postimin
    Ky ishte Mimar Koca Sinan, arkitekti i P.O. te cilt edhe greket e pervetesojn.
    Kurse Koca Sinan ai jetoi 100 vite me pas.
    Sipas enciklopedistit te shquar shqiptar Sami Frasheri ne librin e tij Personalitete Shqiptare (Kamus El Alam) thote qe Arkitekti eshte shqiptar.Ja si thote ai ne librin e tij.


    MIMAR SINANI
    Ishte njëri nga më të talentuarit dhe më të njohurit të mimarëve (arkitektëve që jetoi në Perandorinë Osmane . Xhamia Sulejmanije, e cila sot është vepër e përkryer dhe e jashtëzakonshme, është argument i mjaftueshëm që tregon aftësinë dhe talentin e tij në artin e arkitekturës. Në kohën e Sulltan Sulejman Ligjdhënësit u zgjodh sermimar (kryearkitekt). Përveç xhamisë së përmendur ka projektuar edhe rreth 400 (katërqind) xhami dhe ujësjellësa dhe shumë e shumë objekte të tjera. Në afërsi të Aga Kapisë me emrin e tij u pagëzua një xhami, një mekteb dhe një rrugë. Edhe mahalla (lagja) është e njohur me emrin e tij. Vdiq në vitin 996/1587, në moshën mbi njëqind vjeçare.
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,430

    Për: Shqiptarët në perandorinë osmane

    DAUT PASHA
    Është nga vezirët që arriti në ministri në kohën e Sulltan Bajazit II. Është me origjinë shqiptare. . Pas pranimit të rrugë së drejtë (pas pranimit të fesë islame - M.P.) dhe, për shkak të talentit të tij të lindur, duke marrë gradë pas grade, në kohën e sulltanatit të Sulltan Mehmed Fatihut u bë bejlerbe i Rumelisë. U gjend në disa shërbime (detyra) të rëndësishme, si p.sh. me rastin e rrethimit të Shkodrës. Në vitin 1483, në kohën e Sulltan Bajazit , duke qenë bejlberbe i Anadollit, kaloi në postin e vezirit të madh pas Ishak Pashës dhe kështu 14 vjet me sukses i udhëhoqi punët e rëndësishme të shtetit Osman. E drejtoi ushtrinë kundër Karamanit dhe pati sukses në shuarjen e kryengritjes që u paraqit atje. Në vitin 1496 u largua dhe u tërhoq të jetojë në qetësi në Dimotikë , duke marrë një pension të plotë dhe të mjaftueshëm. Pas dy vitesh aty vdiq. Trupin ia dërguan në Stamboll. . Ishte një vezir i cili i donte dijetarët, fetar i madh dhe intelegjent. Në Stamboll, në lagjen e pagëzuar me emër të tij ka ndërtuar xhami , medrese, shkolla, çesme dhe imaret-hane. Kësi lloj të mirash materiale ka lënë edhe në disa vende të tjera. Edhe nje fushë jashtë Stambollit, ku dikur fillonin aksionet e ushtrisë për në drejtim të Rumelisë, i është dhënë emri i tij, madje edhe kazerma që gjendet sot (lexo në kohën e Samiut - M.P.) në vendin e përmendur e mban emrin e tij .
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

Faqja 5 prej 13 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •