A eshte e moralshme nje politike e tille?
Duke mos dashur te futem ne debatin rreth qendrimeve te shteteve pro dhe kunder politikes se jashtme amerikane ne Irak, dua ta mbyll kete artikull me nje kendveshtrim largpames. SHBA eshte i vetmi shtet ne bote, qe ne 100 vjetet e fundit ka bere te gjitha luftrat dhe i ka fituar gati te gjitha ato, pavaresisht se asnjera nga keto luftra nuk eshte bere ne token e saj. Ata burra shtetesh, qe vene ne pikepyetje moralin e drejte te qendrimeve amerikane ne politiken e jashtme, si pa dashur, kane vene ne medyshje maredheniet midis dy popujve. Nese dikur shtete si Franca dhe Gjermania mbeshteteshin tek ombrella ushtarake e SHBA ne NATO pasi ishin te shqetesuar nga kercenimi sovjetik i luftes se ftohte, sot eshte SHBA qe eshte ne qender te terrorizmit islamik. Rolet jane ndruruar, dhe mund te thuhet qe amerikanet jane zhgenjyer ndjeshem nga qendrimet e papergjegjshme te disa liderve europiane. Iraku do te clirohet nga Sadam Hysein, me ose pa aprovimin e OKB, me ose pa pjesmarrjen e aleateve europiane dhe NATO. Nese sot para lufte debati eshte perqendruar tek ligjshmeria e nderhyrjes ne Irak, pak jave me vone, kur lufta te kete perfunduar me sukses, te njejtet burra shtetet do te nxitojne te marrin kredite per fitoren ne Irak. Se sa e ligjshme dhe e moralshme do te jete kjo lufte, gjithe bota do ta mesoje kur trupat aleate te hyjne ne Irak. Pritja qe populli irakien do tu beje forcave aleate, do te perbeje edhe moralin e luftes.
Persa i perket qendrimit franko-gjerman kunder luftes, nese ata nuk ndryshojne qendrim se shpejti, clirimi i Irakut do ti gjeje ne krahun e gabuar te historise.
Krijoni Kontakt