Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 14
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069

    Situata ne Greqi

    Ne daten nje shtator ne Greqi hyn ne fuqi nje rregull i pazakonte.Ne supermarketet e vendit do lejohet te shiten mallra te skaduara te cilat do jene te vendosura ne rafte te vecanta dhe me cmime te ulta.Kriza ekonomike qe ka mberthyer Greqine gjithmone e me shume po ben qe niveli i jeteses te ulet ndjeshem.Pasoja te krizes jane dhe keto masa te cuditeshme qe sidoqofte nuk e nxjerrin dot Greqine nga kolapsi.
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

  2. #2
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Pėr: Situata ne Greqi

    Kush eshte ai idiot qe firmos dhe aprovon shitje mallrash ushqimore te skaduara?

    Nga ushqimet e skaduara vijne rreziqe infeksioni si me poshte
    1.Botulizem,qe eshte helm per nervat qe shkakton shikim i turbullt,shikim i dyfishte,dhembje muskujsh,dhimbje koke dhe paraliza.
    2.Streptokokus qe shkakton strep ne fyt(bajame) dhe meningjit
    3.Pseudomonad
    4 Dizanteri
    5.Helmim nga salmonela
    6.rhizopus(fungi=myk) ne ushqimin e skaduar.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  3. #3

    Pėr: Situata ne Greqi

    Greqia nuk do te paguaj kestin e kredise nga FMN kete te premte. Pagesa eshte $335 milion. Lajmi vjen ndersa Greqia eshte ne negociata me FMN dhe kreditoret e tjere europiane per borxhin.

    Gjithesesi nuk do te thote se Greqia nuk po paguan borxhin. Ky eshte nje opsion i perdorur rralle, qe nese ke disa pagesa per te bere, mund te behen te gjitha se bashku ne fund te muajit. Hera e fundit qe nje opsion i tille eshte perdorur ishte ne vitet 1970 nga Zambia.

    http://www.nytimes.com/2015/06/05/business/international/greece-debt-talks-ecb-imf-european-commission.html?smid=tw-nytimes

  4. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Qyfyre pėr postimin:

    martini1984 (05-06-2015)

  5. #4
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anėtarėsuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Pėr: Situata ne Greqi

    Huadhenesit jane per mendimin qe porti i Selanikut dhe i Pireut duhet te PRIVATIZOHEN,si dhe shoqerite e naftes dhe ajo telefonike OTE(sikur ne tregun shqiptar keta jane aktive me duket).
    N.q-se keto DETYRIME qeveria e qepes i mbeshtet marrin dhe 10.9 Miliard si ndihme.
    Vendoset te djelen kjo!
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  6. #5

    Pėr: Situata ne Greqi

    Mbyllen bankat ne Greqi. Vihet limit 60 euro ne dite per ata qe duan te terheqin para.

    Greqia duhet ti paguaj FMN-se nje kest prej 1.6 miliarde eurosh te marten.

    http://www.nytimes.com/2015/06/29/world/europe/greece-will-shut-banks-in-fallout-from-debt-crisis.html

  7. #6

    Pėr: Situata ne Greqi

    Nderkohe Greqia ka vendosur mbajtjen e nje referendumi ku populli do jape verdiktin e tij nese do vazhdohet te pagohet ose jo dhe nese do dalin nga EU. Tensioni eshte relativisht i larte pasi dalja e Greqise nga EU mund te sjelle renien e menjehershme te euros dhe trondise nga themelet tregun europian te aksioneve. Sipas analisteve, kjo mund te pasohet nga rendimi i situates financiare dhe ne vendet e tjera te EU te cilat jane tashme ne veshtiresi. Si rrjedhoje situata mund te perkeqesohet nga protestat dhe revoltat popullore. Per momentin, tregjet e tjera, sidomos ai amerikan nuk parashikohet te ndikohet nga kjo situate. Kina nderkohe eshte ne nje gjendje te paqarte mbas renies drastike te burses se saj diten e premte.

    http://www.infowars.com/and-so-it-be...-now-probable/

  8. #7

    Pėr: Situata ne Greqi

    Ne nje analize ne Reuters shpjegohet se cfare po ndodh aktualisht ne tregun e burses europiane dhe renien e aksioneve si rezultat i situates ne Greqi

    Stocks fall, bonds up as Greece veers toward default

    Greek banks and the stock market were closed on Monday and were expected to remain closed until after the July 5 referendum.

    The Global X FTSE Greece exchange-traded fund (ETF), which tracks the Athens stock market, was down 15.9 percent from its Friday closing price. Euro zone banks fell 4.3 percent in value.

    Greece's bailout program expires on Tuesday.

    Adding to the gloomy backdrop, China shares dived another 3.3 percent, bringing the losses in the past two weeks to more than 20 percent, with central bank cuts in interest and reserve rates on Saturday failing to calm jittery investors. [.SS]

    http://www.reuters.com/article/2015/...0P815D20150629

  9. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398

    Pėr: Situata ne Greqi

    Shqiperia ka pergjegjesi per pritjen sic duhet te refugjateve greke qe do vershojne ngado..
    Qeveria Rama duhet te beje gati kampinget per pabuksit te cilet tashme nuk do i kene me problem ushqimet e skaduara.
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  10. #9
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    25-09-2002
    Vendndodhja
    Mudder
    Postime
    447

    Pėr: Situata ne Greqi

    Greqia nuk ka me para dhe eshte mbytur me borxhe ndaj Evropes dhe Fondit Monetar Nderkombetar. Qeveria e Tsipras tha se nuk duan te pranojne masa te reja shtrenguese (rritje taksash, ulje te pensioneve, ulje te sherbimeve qeveritare etj) ne kembim te financimeve. Por pa keto burime vendi rrezikon falimentimin. Greqia ka marre (nga halli) dy here kredi Europes dhe Fondit Monetar Nderkombetar per te shmangur falimentimin ne vitin 2010 dhe 2012. Ne shkembim, qeverive te ndryshme greke u eshte dashur te nenshkruajne angazhime per zbatimin e disa masave shtrenguese (reduktim pensionesh, rritje taksash, reduktim te disa shpenzimeve qeveritare etj.. Tsipras ka premtuar gjate fushates elektorale qe ata nuk do te pranojne me keto masa per te marre financime. Por pa financimet e kreditoreve, vendi nuk eshte ne gjendje te shlyeje borxhet e tij si dhe te paguaje pagat dhe pensionet, apo shpenzimet e tjera te detyrueshme. Dmth iu duhen shume ato leke. Tani borxhdhenesit mendojne se angazhimet e deritanishme qe Athina ka ndermarre, nuk jane te mjaftueshme. Ato duhen shtuar. Duhen edhe ca angazhime shtese. Tsipras thote jo, s’behet.

    30 qershori eshte dita e fundit per te arritur nje marreveshje. - Po pse kembet ne nje kepuce ? C’eshte gjithe ky hall i madh ?

    Marreveshja ka te beje me mundesine per te futur ne arke 7,2 miliard euro.- E kush paguan ? Trojka e famshme: BQE, FMN dhe Komisioni Evropian. - Po cfare do te paguhet me keto fonde? Perveē shpenzimeve te zakonshme qe vendi perballet ēdo muaj (paga, pensione etj..) dhe te cilat mezi mund t’i perballoje me te ardhurat qe vijne nga te ardhurat tatimore dhe te ardhura te tjera, Athina duhet te paguaje 1.6 miliard te FMN deri ne 30 qershor dhe 6,7 miliard ne korrik dhe ne gusht BQE-se. Pa nje marrveshje me kreditoret, Greqia s’ka nga t’i nxjerre leket per te paguar kestet e borxheve.

    - Si qenka kjo: Greqia ka nevoje per para nga Trojka per te shlyer Trojken ?

    Ne nje fare menyre, po. BE-ja, BQE dhe FMN nuk sillen ndryshe nga nje huadhenes normal, qe per te mos humbur leket qe ka dhene borxh deri tani, eshte i gatshem te jape nje borxh te ri per nje kthim te menjehershem te shumes se duhur. Me shpresen se kushtet e ardhshme te vendit do e lejojne Greqine te paguaje borxhet e saj. Ne fakt ēdo shpenzim deri ne 7.2 miliarde euro ne fund te muajit, dhe masat per te zvogeluar shpenzimet, duhet te lejojne Greqine te kene pak frymemarrje, per te ringjallur (keshtu shpresojne teoricienet te pakten) ekonomine greke.

    - E pse 30 Qershori? Cfare eshte 30 Qershori ?

    30 qershori eshte dita e fundit per te paguar kestin e 1.5 miliarde euro te FMN-se qe tashme perfshin te gjitha pagesat e pakryera te muajit. Te mos paguaj do te thote per Athinen te vere veten ne nje situate pothuajse te papare ndaj komunitetit financiar nderkombetar, duke deklaruar ne fakt se nuk eshte nje huadhenes i afte per te paguar, pra rrjedhimisht s’mund te vazhdoje te marre me shume leke nga kreditoret. Gjithashtu 30 qershori eshte edhe data e fundit ne marreveshjen e nenshkruar ne shkurt te vitit per te arritur nje marreveshje mbi reformat qe do te ndermerren ne kembim te fondeve te nevojshme per Athinen.

    - Ēfare ndodh me 1 korrik per Greqine ?

    Nese nuk ka zhvillime te reja, me mospagimin e FMN-se Greqia do te nderprese marredheniet e saj me kreditoret. Fondi Monetar Nderkombetar do te hape rrugen per nje proces qe do te deklaronte vendin zyrtarisht ne defaut, dmth te falimentuar.

    - Po, por ēfare ndryshimesh do te ndodhin ne praktike ?

    Pasoja kryesore per Greqine mund te vije prej levizjeve te Bankes Qendrore Evropiane. Deri tani, Banka Qendrore Evropiane ka ofruar likuiditete emergjente (kartmonedhe Euro) per bankat greke, qe jane gradualisht duke u zbrazur per shkak se qytetaret po u drejtohen sporteleve te bankes. Ne kohen kur BQE do te nderprese kete injeksion, bankat greke do te rrezikonin zbrazjen e shpejt te tyre. Duke mos paguar me 30 qershor dhe duke thyer marredhenien e saj me huadhenesit, pritet qe BQE te pushoje sigurimin emergjent te likuiditetit, duke vene ne rrezik mbajtjen ne kembe te sistemit bankar grek.

    - Ēfare do te thote kjo ?

    Bankat mbeten pa kartmonedha. Nuk kane me kartmonedha Euro per t’ju dhene qytetareve qe vijne te terheqin parate e tyre. Ne kete rast, pasojat do te jete shume te renda ne jeten e grekeve. Qytetaret keshtu do tu drejtohen sporteleve per te terhequr depozitat e tyre ne euro, nga frika e nje falimentimi te mundshem te huadhenesve. Ky eshte skenari me i keq, qe do te detyroje qeverine per nje kontroll te pjesshem apo te plote te kapitalit.

    - Ēfare domethene kjo?

    Tani kjo qe do te te them eshte e gjitha Ekonomi Teorike, dmth eshte pak a shume si Fizika Teorike, vetem pak me nderlikuar. ) Bej shaka, dua te them qe eshte terren i panjohur per te gjithe ekonomistet, i paeksploruar me pare. Gjithsesi ta bej me te thjeshte, kjo do te thote, ne praktike, se ata nuk do te kene akses te plote ne depozitat e tyre qe kane neper banka dhe do te jene te detyruar, per shembull, te terheqin nga llogarite e tyre nje pjese te kufizuar te kursimeve te tyre. Pra nese ti ke depozituar 1.000 Euro ne banke, si pasoje e kontrollit te kapitalit, ti mund te terheqesh vetem 500 Euro, ose dhe me pak.

    - Po te tjerat ?

    Te tjerat do te jepen ne monedhen tjeter qe do te vije ne skene ne kete moment.. - Si monedhe tjeter ? Nuk do te kete me Euro ?

    Tani, qendrimi i Greqise ne euro eshte e lidhur me ndihmen financiare te Bankes Qendrore Evropiane. Pa burimet e veta dhe me bankat e thara, pa para te thate, per Greqine do te behet gjithnje e me e pashmangshme kalimi ne nje tjeter monedhe, te pakten per te qene ne gjendje per perballimin e shpenzimeve te saj te brendshme (paga, pensione, etj.). Ajo do te jete nje braktisje de facto e monedhes Euro, dhe pastaj dalja nga gjithe sistemi euro.

    - Si behet kalimi ne nje tjeter monedhe ?

    Behen ne menyre emergjente ndryshimet ligjore (kushtetuta dhe gjithe spektri ligjor i nevojshem). Pritet monedha e re (besoj se do ta quajne Dhrahmi, greket s’kane nge te merren me detaje estetike qe te gjejne nje emer tjeter me te bukur..). Vendoset kursi i kembimit dhe fillon levrimi i likujditetit per plotesimin e nevojave si pagesa pagash, pensionesh, diferencat e kontrollit te kapitalit. Ai 500 euroshi qe te mbeti banka pa dhene do ta marresh 500 Dhrahmi (nese do te vendoset kursi 1 me 1 me Euron).

    - Po ok, ku eshte problemi ne kete pike.. do marresh 500 Dhrahmi, kursi 1/1, i bie te mos kesh humbur gje.?

    Nuk eshte kaq e thjeshte. Kursi 1/1 eshte i vendosur nga lart, pra nga Qeveria dhe Banka Qendrore, por nuk eshte kurs tregu. Nevoja shume e madhe e tregut per Euro, do ta zhvleresoje menjehere Dhrahmine kundrejt Euros. Vetem javen e pare te daljes se Dhrahmise, mendohet qe kursi i saj te shkoje 1 Euro-2 Dhrahmi, pra zhvleresim drastik.

    - Ēfare do te thote kjo per popullin e shkrete ?

    Fillimi i apokalipsit. Brenda javes, nje pensionist qe deri tani merrte 700 Euro pension, do te shohe qe pensioni do t’i shkoje 350 Euro (700 Dhrahmi me kursin 1 Euro=2 Dhrahmi). Dhe prit ku je.. Ekonomistet me optimiste mendojne qe zhvleresimi i monedhes nuk do te jete me i vogel se 400%. Pra 1 Euro do te shkoje 4 Dhrahmi. Dhe ai pensionisti qe merrte 700 Euro, tani do te marri vetem 150 Euro pension. Dhe ato 500 Eurot qe ti kishe ne banke, tashme me Dhrahmine jane kthyer ne vetem 125 Euro.. Dhe kjo do te pasohet nga renie ekonomike, falimentim kompanish, papunesi ne nivel 50%...Apokalips!

    - Ēfare do te ndodhi me ne ?

    Ne lidhje me efektet potenciale qe kjo krize pritet te transportoje ne sistemin financiar shqiptar, une mendoj se efekti do te jete shume i ulet dhe ne keto momente probabiliteti per nje efekt te mundshem eshte vetem teorik. Kjo per 3 arsye: Ekspozimi i bankave tona tek borxhit grek (qofte ky shteteror apo privat) eshte minimal, i paperfillshem duke mos sjelle rrezik per librat e tyre te llogarive. Marrdhenia strukturore qe ekziston mes bankave greke dhe degeve te tyre ne Shqiperi, nuk implikon aspak marrdheniet e tyre ekonomike. BSH ka marre te gjitha masat per te vendosur diga komunikimi likujditeti mes degeve shqiptare dhe memave te tyre ne Greqi. Ekzistojne rregulla te forta dhe te qarta proteksioniste. Pra nuk ka asnje mundesi qe bankat mema ne Greqi te perdorin leket e bankave tona per te shlyer depozituesit e tyre. S’ka asnje mundesi! Goditja e panikut qe depozituesit shqiptare prane bankave greke, do te pesonin ne te tilla raste, eshte amortizuar tashme dhe ka dhene gjithe efektet c'ka kishte per te dhene. Kjo pasi, goditja e panikut ne vendin tone, ka filluar dhe ka dhene efektet e veta maksimale gjate muajit shkurt, kur Tsiprasi fitoi qeverine me nje axhende anti-trojke, ja vdekje-ja liri. Qe prej asaj kohe, kur bankat pesuan goditjen maksimale te "panic shock-ut", bankat kane pasur kohen e mjaftueshme dhe i kane sqaruar tashme depozituesit/klientet qe nuk ka asnje lidhje mes situates ne Greqi dhe shendetit financiar te bankes. Per keto arsye, une jam shume i sigurte qe bankat tona do te gjenden jashte vorbulles qe do te krijoje dalja e Greqise nga Euro dhe falimentimi funksional i ekonomise greke. Efekti kryesor qe do te kete Shqiperia nga nje Grexit dhe falimentim i Greqise, do te ishte renia drastike (deri ne -60%, -70%) qe do te pesonin remitancat (dergesat e emigranteve), te cilat sot injektojne ne tregun shqiptar (duke rregulluar keshtu bilancin e pagesave te ekonomise sone) afersisht 200 milione euro. Si dhe tregetia do te pesoje nje goditje, por qe do te rekuperohet shume shpejt..

  11. #10
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anėtarėsuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069

    Pėr: Situata ne Greqi

    Flm, per postimin. Ishte nje pasqyrim i shkurter por shume i qarte per ata qe duan te futen ne teme.
    Une kisha nje pyetje nese mund te me pergjigjesh.
    A mos po behet gjithe kjo zhurme per te krijuar kushtet e krijimit te nje banke ekuivalente te Federal Reserve per evropen apo te fuqizimit te organizates European Stability Mechanism (ESM) e cila po zevendeson European Financial Stability Facility (EFSF) dhe European Financial Stabilisation Mechanism (EFSM)?
    La verita' ti rendera' libero!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •