
Postuar mė parė nga
shitesi
Pėllumb Xhufi: Janullatos, si kryqtar i shekullit XII. I janė nėnshtruar tė gjitha qeveritė shqiptare
Pellumb-Xhufi1Historiani Pėllumb Xhufi, duke folur pėr ngjarjet e Pėrmetit, ėshtė shprehur se prapa tyre qendron Janullatosi, tė cilin e krahason me njė kryqtar tė shekullit XII. Xhufi thotė se ai ėshtė vendosur me dhunė si kryepeshkop nė vitin 1992 dhe qė atėherė, tė gjitha qeveritė shqiptare i janė nėnshtruar.
“’Gjysma e botės do tė ishte nė flakė po tė ishte prekur njė objekt i shenjtė mysliman’, kėshtu thotė Hirėsia e tij, i cili mundohet t’i japė ngjyrat e njė konflikti botėror njė sherri tė stisur qėllimisht nga ai vetė, kėtu e 10 vjet mė parė.
Kjo ėshtė gjuha e njė kryqtari tė shek. XII. Vetėm nė atė shekull mund tė gjesh priftėrinj e murgj qė u prinin ushtrive pushtuese, qė digjnin e piqnin popuj e qytetėrime tė lashta pėr tė themeluar mbretėri e principata tė krishtera. Vetėm nė shek. XIII mund tė gjesh shembuj kishash e priftėrinjsh fanatikė, qė vrisnin e digjnin nė stivat e zjarrit “tė ndryshmit”, heretikėt, pavlikanėt, manikeistėt, bogomilėt, ikonoklastėt… Hirėsia e tij po pėrcjell pikėrisht kėtė frymė intolerance e konfrontimi fetar mes shqiptarėve.
Atij dhe misionit tė tij politik i janė nėnshtruar tė gjitha qeveritė e korruptuara shqiptare tė pas 1990. Sidomos kjo e Sali Berishės. Pak mungoi qė ky, pasi e zhveshi grykėn e Kėlcyrės nga ēdo prani ekonomike, kulturore, ushtarake e policore shqiptare, tė inauguronte nė prani tė Hirėsisė sė tij dhe tė Konsullit grek tė Gjirokastrės, njė pllakė mermeri me shkrimin: “O udhėtar, kėtu hyhet nė Vorio-Epir”! Kjo pllakė do mund tė vihej nė hyrje tė grykės sė Kėlcyrės, buzė fshatit Kodėr, nė vendin ku edhe sot njė lapidar i harruar kujton masakrėn e vitit 1914, kur andartėt grekė, tė prirė nga ndonjė prift e ndonjė besimtar ortodoks shqiptar, nga ta qė i pamė nė aksion edhe kėto ditė nė Pėrmet, masakruan plot 240 fshatarė tė pafajshėm shqiptarė”, shprehet historiani nė njė intervistė pėr “Mapo”.
“Sot, pėr shkak tė paaftėsisė dhe korrupsionit tė politikanėve shqiptarė, ne kemi nė kreun e KOASH-it njė klerik grek. Z. Janullatos e pushtoi padrejtėsisht atė post nėn presionin e fortė qė qeveria greke e Micotaqisit bėri mbi qeverinė e Sali Berishės, nė 1992. Ja pra, edhe njė kujtim tjetėr i hidhur, qė na zhvendos nė fillimin e shek. XX, kur krerėt e Kishės tonė ortodokse nuk i caktonin besimtarėt shqiptarė, por Kryeministri grek, Eleuther Venizellos”, vijon Xhufi
Krijoni Kontakt