Close
Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 60
  1. #51
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-06-2007
    Postime
    4
    ca thot ky brari me lla?per naim zyberin.atij i jan fik llampat qe ne 90'nga vllai gaz muces(LANTI)........a se kuptoni qe qeverisena nga mafiosa?

  2. #52
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    brari nuk thot gje or lloqi.. thon gazetat..

    gazeta sot
    --

    • Nishani publikon emrat e masakrës së Cërrikut, shkon në 9 numri i të dyshuarve

    Grada e perdoruesve-ve: / 1
    I varferI mire
    Monday, 30 July 2007
    Numri i të dyshuarve si të përshirë në masakrës ë Cërrikut shkon në 9 persona, por hetimet prite të hedhin dritë mbi emra të tjerë për përfshirë në ngjarjen ku humbën jetën 6 garditësë dhe u plagosën 9 punonjës policie. Ministri i Brendshëm, Buajr Nishani, bën të ditur se hetimet mbi ngjarjen e 23 majit të vitit 1997 kanë çuar në nëntë numri e të dyshuarve si autor të masakrës. Por hetimet duket se do të çojnë në zbardhjen e emrave të tjerë të dyshuar si protagonistë të tragjedisë ku humbën jetën gjashtë punonjës të Gardës së Shqipërisë dhe mbetën të plagosur 9 efektiva të tjerë policie.Sipas kreut të Ministrisë së Brendshme mësohet se dosjen nr 45 të Prokurorisë së Krimeve të Rënda janë skeduar si të dyshuar për ngjarjen e mëngjesit së 23 majit të 10 viteve më parë Meti Bozi, Arjan Toska, Llazar Bicja, Alban Toska Roland Xhepexhiu, Bujar Buzani, Tomor Buzani, Entel Gashi, dhe Luftar Toska.
    Hetimet
    Rihapja e dosjes së tragjedisë së Cërrikut ku humbën jetën gjashtë punonjësit e Gardës së Republikës Besnik Sula, Halit Haxhia, Bashkim Mnella, Qemal Mehmeti, Sali Martini dhe Petrit Ndoi si dhe u plagosën disa të tjërë ka çujar në zbardhjen e plotë të organizatorëve dhe ekzekutorëve të ngjarjes plot 10 vjet pas ngjarjes. Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani në një konferencë për shtyp ka treguar dje detajet e hetimet si dhe ka bërë publik emrat e të dyshuarve si autor të tragjedisë së 23 majit të vitit 1997. Sipas kreut të ministrisë mësohet se nga hetimet e kryera deri tani rezulton se me datën 22.05.1997 është sulmuar me arme zjarri nga disa persona të armatosur Posta e Policisë së qytetit Cërrik dhe janë larguar me force punonjësit e policisë nga kjo postë. Vetëm një ditë më pas në datën 23.05.1997 forca të policisë së Komisariatit Elbasan në bashkëpunim me forcat speciale të Gardës së Republikës kanë shkuar në qytetin e Cërrikut për të rivendosur rendin. Ndërkohë të dyshuarit e kësaj ngjarje Llazar Bicja dhe Meti Bozi të informuar mbi këtë lëvizje, ditën e tragjedisë në 23 maj të vitit 1997 organizuan në qytetin e Cërrikut një grup personash të armatosur me qëllim goditjen e forcave policore. Sipas Nishanit të përfshirë në sulmin kundër gardistëve dhe punonjësve të policisë së Elbasanit dy të dyshuari kryesor Llazar Bicja dhe Meti Bozi kanë takuar shtetasit Arjan Toska, Luftar Toska, Besnik Toska, Alban Toska, Sokol Buzani, Bujar Buzani, Tomor Buzani, Bashkim Buzani të cilët i kanë nxitur për të goditur forcat e policisë që do të lëviznin nëpër qytet.
    Ngjarja
    Dhjetë vjet më parë, pikërisht mëngjesin e 23 majit të vitit 1997, 15 punonjës të Gardës së republikës janë nisur për në qytetin e Cërrikut ku një grup personash kishin organizuar një kryengritje të armatosur. Misioni i gardistëve për të ulur gjakrat dhe për të bindur anëtarët e grupt të armatosur për ti kthyer qetësinë qytetit është kthyer në tragjedi. Edhe pse 10-vjet më pas ka mbetur në hije gjithë e vërteta e masakrës së Cërrik mbetet i konfirmuar vetëm fakti se 6 punonjës të Gardës janë masakruar dhe 9 të tjerë janë plagosur dhe fatmirësisht një pjesë prej tyre japin kontributin e tyre në polici. Referuar shkrimeve të saj kohë në lidhje me ngjarjen, por dhe disa shkrimeve të mëvonshme mësohet se asgjë nuk ka qenë rastësi. Ky fakt i mbetet në dorë organit të akuzës të kryejë hetime dhe drejtësisë të thotë fjalën e fundit .

    Viktimat
    Besnik Sula,
    Halit Haxhia,
    Bashkim Mella,
    Qemal Mehmeti,
    Sali Martini,
    Petrit Ndoj
    9 punonjës policie të plagosur

    Të arrestuar
    Meti Bozi
    Arjan Toska
    Llazar Bicja
    Alban Toska
    Roland Xhepexhiu
    Bujar Buzani
    Tomor Buzani
    Entel Gashi
    Luftar Toska

    ----------

  3. #53

    E verteta e arrestimit tim

    Per sqarim ne lidhje me fantazine e zotit 'Brari'.

    1)Taqi i majes nuk ka punuar kurre si shofer im. Une kam pasur 5 maune dhe 5 shofere te tjere dhe nuk kane udhetuar asnjehere ne Greqi.

    2)Ne dosjen hetimore prej 50 faqesh te cilen une e disponoj, policia Greke per asnje rast nuk thote qe te jete kapur 11kg droge dhe kjo e futur nen dyshemene e kamionit.

    3)Ne lidhje me Mirin e Xhikes, une nuk jam pershendetur ndonjehere me te. Dhe jo si sipas zoterise tuaj te kem pasur lidhje me trafikun e lendeve narkotike.

    Arrestimi im ne Greqi u be ne te njejten nate qe une arrita ne Athine ne oren 1 mbas mesnate ne hotel (prill 2000), ku kam qene i vetem. Dhe jo sipas fantazise tuaj qe Taqi i Majes i ka shpetuar policise duke u hedhur nga dritarja e hotelit.

    Gjate gjithe hetimeve mua nga ana e policise nuk me eshte provuar qe te kisha lidhje me trafikun e lendeve narkotike. Arrestimi im eshte realizuar nga mafiozet shqiptare ne bashkepunim me strukturat e policise shqiptare. Ishin po keto mafioze qe ne bashkepunim me strukturat te policise shqiptare qe realizuan rrembimin tim ne oren 10.30 te mengjesit ne aksin e rruges se Elbasanit (dhjetor 1999) dhe ku per 15 minuta e pezullua qarkullimi i automjeteve derisa ato me rrembyen dhe me liruan mbas 20 ditesh, pasi me moren parate e kerkuara. Kurre strukturat e policise nuk u angazhuan per te zbardhur te verteten. Mbas mberritjes time ne Burgjet shqiptare(Vaqarr) kurre nuk jam marre ne pyetje nga prokuroria ne lidhje me Mirin e Xhikes ose te ndonje problemi tjeter.
    Jam i hapur te kontaktoj me ju qe keni hedhur ne Internet te gjitha keto trillime pa asnje te vertete. Une o zoti "Brari" kam punuar te gjithe jeten time me pune te ndershme. Vetem gjate viteve 90-99 kam te deklaruar qe kam futur ne Shqiperi 400 maune me mallra kryesisht elektro-shtepiake dhe ushqimore. Por mafia Shqiptare nuk me la qe une te vazhdoja punen dhe me shkatarruan jeten. Une disponoj nje dosje prej 40 faqesh te policise Greke dhe jam gati qe ta vej ne dispozicionin tuaj ore zoteri per te zbardhur te verteten e arrestimit tim.

    Me respekt
    Petrit Gazheli.

  4. #54
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Ky eshte postimi qe ka bere Brari ne vitin 2003 ne lidhje me kte postimin me siper.

    http://www.forumishqiptar.com/showpo...3&postcount=20

    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin

    -----------
    Taqi i Majes ishte shoferi i Gazhelit


    --------------------------------------------------------------------------------



    Emri i Kristaq Canit apo Taqit të Majes ishte bërë i njohur për herë të parë për Prokurorinë Shqiptare tre vite më parë. Në raportin e policisë greke për zbulimin e një kamioni me 11 kilogramë heroinë dhe arrestimin e pronarit të tij, Petrit Gazheli, figuronte si bashkëpunëtor i kërkuar edhe shoferi Cani. Taqi i Majes. Shoferi i vjetër i Gazhelit, kishte arritur t'u shpëtonte në momentet e fundit prangave të policisë greke, duke u hedhur nga dritarja e hotelit ku kishte bujtur në Greqi. Por menjëherë pas mbërritjes në Shqipëri, Taqi i Majes do të shfaqej sërish në skenë si njëri prej menaxherëve të Kartodromit të Mirit të Xhikes në periferi të kryeqytetit. Një lidhje e tillë i ka çuar hetuesit të mendojnë se edhe Petrit Gazheli mund të ketë pasur lidhje të fshehta me Mirin e Xhikes. Gjë që mund ta shndërrojë atë në njërin prej dëshmitarëve të rëndësishëm të hetimit.

    ----------
    Tregtari i dënuar për trafik droge nga Greqia në burgun e Vaqarit

    Rikthehet në Tiranë Tit Gazheli dëshmitari për Mirin e Xhikes


    --------------------------------------------------------------------------------



    TIRANE

    Nën masa të rrepta sigurie ka mbërritur dje në mesditë në kryeqytet i dënuari VIP i drogës, Petrit Gazheli. Tregtari i njohur i metrazheve, i cili vuante një dënim prej 18 vitesh burgim për trafikun e heroinës në burgjet greke, ka fituar të drejtën për ta vazhduar dënimin në Shqipëri. Pasi ishte dorëzuar 24 orë më parë në pikën kufitare të Kakavijës në duart e forcave speciale të Drejtorisë së Burgjeve, Gazheli është transferuar në orët e drekës në qelinë e tij të re në burgun e Vaqarrit. Në fillimin e javës së ardhshme drejtuesit e Burgjeve do të vendosin nëse kjo do të jetë qelia ku do ta kalojë Gazheli dekadën e fundit të jetës së burgut apo do të ketë një transferim të dytë në një burg të sigurisë më të lartë.

    Gazheli, kthimi i dyshimtë
    I sigurt tani për tani mbetet fakti që Gazheli do të mbahet në njërin prej burgjeve të kryeqytetit, duke u dhënë në këtë mënyrë mundësi proku-rorëve që ta vizitojnë disa herë në javë në qeli. Edhe pse tregtari 54-vjeçar ka marrë tashmë një vendim të formës së prerë në vendin fqinj, ai vazhdon të përbëjë një dëshmitar të rëndësishëm për hetuesit shqiptarë për të zbuluar fijet e trafikut ndërkombëtar të drogës që kalojnë nëpër Shqipëri. Edhe pse nuk është bërë ende publike, mësohet se ka qenë një dëshirë e Prokurorisë Shqiptare që i ka përshpejtuar procedurat e transferimit të të dënuarit të rëndësishëm për në burgjet shqiptare. Gazheli ishte orvatur disa herë të tjera më parë për të siguruar një "biletë" kthimi në vendin e tij, por një mundësi e tillë i është dhënë pikërisht ditët e fundit.

    Lidhjet me Mirin e Xhikes
    Hetuesit që e kanë marrë në dorë çështjen e vrasjes së kartodromit në 29 marsin e këtij viti, shpresojnë që të sigurojnë një tjetër dëshmitar të rëndësishëm me mbërritjen e Gazhelit. Tregtari i metrazheve nga Turqia mendohet se mund të jetë një njohës i mirë i grupeve që kontrollojnë trafiqet e drogës në Shqipëri. Në një dyshim të tillë është arritur edhe pas faktit që Kristaq Cani, i mbiquajturi Taqi i Majes, figuron si bashkëpunëtor i afërt i tij dhe i Mirit të Xhikes. Një dëshmi e Gazhelit mund të hedhë më tepër dritë mbi veprimtarinë e Taqit të Majes, por edhe të aferave që e lidhnin atë me Fatmir Ramën, Mirin e Xhikes, të cilat mund të kenë çuar deri në ekzekutimin e tyre.

    ----------
    Tregtari i metrazheve u arrestua tre vite më parë

    Grekët e dënuan me 18 vjet burg për trafik droge


    --------------------------------------------------------------------------------



    Deri në majin e vitit 2000 Petrit Gazheli njihej nga të gjithë si njëri prej tregtarëve më të fuqishëm të metrazheve dhe veshjeve turke. Por vetëm pak muaj pasi arriti t'i shpëtonte pengmarrjes, Gazheli kthehet sërish në qendër të kronikave të zeza për arrestimin e tij të bujshëm në Greqi. Pas një informacioni ano-nim, policia e vendit fqinj kishte kryer një kontroll të befasishëm në kamionin e Gazhelit të ngarkuar me veshje të ndryshme që vinin nga Turqia në drejtim të Shqipërisë. Dukej se informacioni nuk kishte qenë i gabuar. Në fundin e dyfishtë të kamionit u zbuluan një sasi prej 11 kilogramësh heroinë. Gjë që do të shoqërohej me një aksion të shpejtë të policisë greke në hotelin ku ishin strehuar tregtari Gazheli, i cili figuronte me një pasaportë me emrin Andrea Jotis dhe shoferi i kamionit, Kristaq Cani. Sipas raportit të policisë greke, Cani arriti t'u shpëtonte prangave, pasi u hodh nga dritarja e hotelit, ndërsa Gazheli-Jotis doli përpara gjykatës greke, duke marrë një dënim prej 18 vitesh burgim.

    ---------
    Tregtari i dënuar për trafik droge nga Greqia në burgun e Vaqarit

    Rikthehet në Tiranë Tit Gazheli dëshmitari për Mirin e Xhikes


    --------------------------------------------------------------------------------



    TIRANE

    Nën masa të rrepta sigurie ka mbërritur dje në mesditë në kryeqytet i dënuari VIP i drogës, Petrit Gazheli. Tregtari i njohur i metrazheve, i cili vuante një dënim prej 18 vitesh burgim për trafikun e heroinës në burgjet greke, ka fituar të drejtën për ta vazhduar dënimin në Shqipëri. Pasi ishte dorëzuar 24 orë më parë në pikën kufitare të Kakavijës në duart e forcave speciale të Drejtorisë së Burgjeve, Gazheli është transferuar në orët e drekës në qelinë e tij të re në burgun e Vaqarrit. Në fillimin e javës së ardhshme drejtuesit e Burgjeve do të vendosin nëse kjo do të jetë qelia ku do ta kalojë Gazheli dekadën e fundit të jetës së burgut apo do të ketë një transferim të dytë në një burg të sigurisë më të lartë.

    Gazheli, kthimi i dyshimtë
    I sigurt tani për tani mbetet fakti që Gazheli do të mbahet në njërin prej burgjeve të kryeqytetit, duke u dhënë në këtë mënyrë mundësi proku-rorëve që ta vizitojnë disa herë në javë në qeli. Edhe pse tregtari 54-vjeçar ka marrë tashmë një vendim të formës së prerë në vendin fqinj, ai vazhdon të përbëjë një dëshmitar të rëndësishëm për hetuesit shqiptarë për të zbuluar fijet e trafikut ndërkombëtar të drogës që kalojnë nëpër Shqipëri. Edhe pse nuk është bërë ende publike, mësohet se ka qenë një dëshirë e Prokurorisë Shqiptare që i ka përshpejtuar procedurat e transferimit të të dënuarit të rëndësishëm për në burgjet shqiptare. Gazheli ishte orvatur disa herë të tjera më parë për të siguruar një "biletë" kthimi në vendin e tij, por një mundësi e tillë i është dhënë pikërisht ditët e fundit.

    Lidhjet me Mirin e Xhikes
    Hetuesit që e kanë marrë në dorë çështjen e vrasjes së kartodromit në 29 marsin e këtij viti, shpresojnë që të sigurojnë një tjetër dëshmitar të rëndësishëm me mbërritjen e Gazhelit. Tregtari i metrazheve nga Turqia mendohet se mund të jetë një njohës i mirë i grupeve që kontrollojnë trafiqet e drogës në Shqipëri. Në një dyshim të tillë është arritur edhe pas faktit që Kristaq Cani, i mbiquajturi Taqi i Majes, figuron si bashkëpunëtor i afërt i tij dhe i Mirit të Xhikes. Një dëshmi e Gazhelit mund të hedhë më tepër dritë mbi veprimtarinë e Taqit të Majes, por edhe të aferave që e lidhnin atë me Fatmir Ramën, Mirin e Xhikes, të cilat mund të kenë çuar deri në ekzekutimin e tyre.

    ---
    Zëdhënësi i PD: Ministrja të tregojë dokumentet

    Paloka: Për Ramën e Daden informuan vartësit e tyre


    --------------------------------------------------------------------------------

    g.b.

    Edi Paloka, zëdhënësi i PD-së, bëri të ditur dje se akuzat e bëra se dy ministrat e qeverisë "Nano" (Rama dhe Dade) janë të implikuar në trafikun e qenieve njerëzore, mbështeten në të dhënat që i kanë vënë në dispozicion të kësaj partie zyrtarë të lartë të dy ministrive. Ai theksoi se Dade le të kërkojë heqjen e imunitetit të tij, por në fund do të shihet, sipas tij, se imuniteti i kujt do të hiqet. Paloka vuri në dukje që, "nëse Dade është kaq e pastër, le të nxjerrë dokumentet dhe shkresat për këtë punë". Paloka, në emër të PD-së, përshëndeti veprimin e fundit të prokurorisë shqiptare për të hetuar mbi dosjen "Ngrehina", për të cilën u fol aq shumë në Parlament ditët e fundit. "Hetimi i kësaj dosjeje do të tregojë se kush është në të vërtetë Luan Rama", tha ai dje. Ai e akuzoi kryeministrin Nano si mbrojtës i trafikantëve, duke u nisur nga kritikat që ai bëri për "lëshim" në favor të opozitës në miratimin e rezolutës. Paloka shtoi se ndërsa priteshin masa konkrete të kryeministrit ndaj skandalit të Rinasit dhe të portit të Durrësit, si dhe implikimit të ministrave të tij në to, "ai ka filluar sulmet ndaj rezolutës së miratuar në Kuvend".


    nga GSH
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  5. #55
    Shkrimi i Brarit nuk eshte frut i mendjes se tij por shkrime te marra nga gazetat shqiptare emrin e te cilave ai e ka vendosur ne fund te cdo komenti. Forumi yne nuk eshte mjet mediatik dhe nuk merr persiper te beje pergenjeshtrime apo akuza. Ne ketu thjesht pasqyrojme here pas here lajme te ndryshme nga shtypi shqiptar dhe diskutojme per to por stafi dhe sidomos grupi administrativ i forumit nuk ka asnje preference, nuk ben dhe lejon propaganden dhe as sulmon apo denigron persona te ndryshem te realitetit shqiptar.

    Zoti Gazheli me vjen mire qe figura juaj nuk eshte perlyer dhe e konsideroj shume te mundeshme qe Gazeta Shqiptare mund te kete patur mungese te sakte informacioni. Por pergenjeshtrimi juaj i duhej derguar asaj gazete. Ne ne forum nuk behemi pale e asnjerit.

    Gjithe te mirat.

  6. #56
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Apeli vendos, rihapet gjyqi për vrasjen e Mirit të Xhikes

    I akuzuari i vetëm për krimin do të gjykohet nga e para


    Sokol Çobo

    Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka kthyer për rigjykim Lavdërim Tufën, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Fatmir Ramës, i njohur ndryshe si Miri Xhikes, Julian Durishtit dhe Kristaq Camit, në Lundër të Tiranës, më 29 mars 2003. Gjatë shqyrtimit gjyqësor janë gjetur parregullsi procedurale dhe kompetence në vendimin e shkallës së parë, duke rihapur një nga vrasjet më të bujshme në Shqipëri. Vendimi është dhënë dje dhe është i zbatueshëm për gjykatat e ulëta. Sipas Gjykatës së Apelit, Lavdërim Tufa nuk duhet të ishte gjykuar nga Krimet e Rënda, por nga Gjykata e Tiranës, sikurse do të ndodhë tashmë me rihapjen e procesit, ku prova kryesore e prokurorisë ishte ADN-ja e një fije floku të gjetur në një maskë afër vendngjarjes. Avokati i Lavdërim Tufës, Basri Mana, i kërkoi Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda lirimin e klientit të tij, duke e konsideruar të pafajshëm. Tufa ishte dënuar nga Krimet e Rënda me burgim të përjetshëm për krimin e trefishtë të ndodhur në "Kartodrom 2000", ndërsa avokati "luftonte" që prokuroria dhe Gjykata e Krimeve të Rënda nuk ishin kompetente për hetimin dhe gjykimin e klientit të tij. Avokati tha se Tufa nuk akuzohet për ndonjë vepër penale që është në ligjin "antimafie", ku kompetentë për hetimin janë Krimet e Rënda. Avokati tha se viktimat nga ngjarja nuk gëzojnë asnjë imunitet dhe për këtë arsye nuk duhet të gjykohet nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Më pas tha se, megjithëse ka një dënim mbi shpinë, klienti i tij është i pafajshëm. Pretendimet e avokatit mbrojtës janë marrë në konsideratë nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda, e cila ka prishur vendimin e shkallës së parë, duke dërguar në Gjykatën e Rrethit gjykimin e Lavdërim Tufës.


    Vendimi


    Më 10 tetor të vitit 2006 u dha vendimi me burgim të përjetshëm për Lavdërim Tufën. Pas tre vjet hetimesh dhe shqyrtimi gjyqësor, gjykata vendosi të shpalli vendimin, pa praninë e të pandehurit dhe avokatit të tij mbrojtës. Ashtu si edhe prokuroria, gjykata deklaroi fajtor Lavdërim Tufën, për vrasjen e trefishtë te "Kartodrom 2000", por nuk e dha arsyen e kësaj tragjedie. Sipas gjykatës, prova kryesore, me të cilën u deklarua fajtor i vetmi i pandehur që u hetua, është ADN-ja e gjakut, e gjetur në një kapuç të braktisur dhe e përzier me pështymën e Lavdërim Tufës. Bashkëpunëtori i Lavdërim Tufës nuk ishte gjetur. Ishte pikërisht ky i fundit, që braktisi kapuçin, i cili u përdor nga organi i prokurorisë si një prej provave kryesore. Vendimi u lexua nga kryetari i trupit gjykues, Sandër Simoni, ndërkohë që gjatë leximit të vendimit u përmend koha e gjatë që u harxhua për të dëgjuar të pandehurin dhe provat e sjella nga akuza. Nga ana tjetër, Simoni përmendi edhe faktin se që nga shkurti i vitit 2004, kur filloi shqyrtimi gjyqësor, janë bërë përpjekje të shumta nga i pandehuri për t‘i shtyrë sa më shumë seancat. Për gjykatën, provat u grumbulluan që në dhjetor të vitit 2004, atëherë kur ishin thirrur ekspertë ndërkombëtarë për të bërë një interpretim të paanshëm të analizës së ADN-së, kryer në laboratorin shkencor të Romës. Lavdërim Tufa u dënua përfundimisht me burgim të përjetshëm.


    Prokuroria

    Në datë 2 prill 2003 fillon procedimi penal. Në datë 22 janar 2004 shpallet moskompetenca nga Prokuroria e Tiranës dhe çështja u kalon Krimeve të Rënda. Në datë 9 shkurt 2004 fillon shqyrtimi gjyqësor te Krimet e Rënda, duke kaluar në një maratonë seancash gjyqësore. I pandehuri Lavdërim Tufa akuzohej se kishte vrarë në datë 29 mars 2003 në lokalin e quajtur "Kartodrom 2000" tre persona, Fatmir Ramën, Julian Durishëtin, dhe Kristaq Cani. Ndërkohë që në të njëjtën natë, ai ka plagosur rëndë edhe Flamur Tafajn. Vrasja, sipas gjykatës, është zgjedhur të bëhet në një moment të përshtatshëm, kur personat e vrarë ishin mbledhur për të parë ndeshjen Shqipëri-Rusi. Në të njëjtin ambient ka qenë edhe shtetasi Ylli Kelmendi, shok i ngushtë i Fatmir Ramës, ose i quajtur ndryshe Miri i Xhikes. Vrasja është kryer në orën 20.00. I pandehuri ka kryer krimin në bashkëpunim me një person tjetër. Ndërkohë që personi i dytë, për të cilin tashmë është vërtetuar se ka qenë në vendin e ngjarjes, nuk ka asnjë të dhënë ekzistence. Për të arritur në këtë konkluzion, prokurorisë iu desh të radhiste disa prova të gjendura në vendin e ngjarjes. Janë gjetur dy automatikë, një kapuç ngjyrë blu i gjakosur dhe 16 fishekë e dy predha të qitura nga dy armë tip automatik.



    ADN-ja dhe provat në vendngjarje


    Prova e ADN-së e bërë në Itali me mostrat e marra në kapuçin, armën dhe krehrin e gjetur pas vrasjes së Fatmir Ramës (Miri i Xhikes), më 29 mars 2003, te "Kartodromi" ka nxjerrë përfundimisht si autor të krimit Lavdërim Tufën. Përveçse materialet erdhën nga Italia me letërporosi, mbi vërtetësinë e tyre foli në seancë gjyqësore edhe ekspertja, specialistja për këtë fushë, Mimoza Haxhihyseni. Ekspertja ka qenë në Itali dhe ka insistuar gjatë përgatitjes së mostrave për materialet e maskës, armës dhe njollat e gjakut. Të gjitha materialet kanë qenë të të njëjtit person. Bëhet fjalë për njollat e gjakut, që mbajnë emrin e Lavdërim Tufës. Specialistja, e cila ka shoqëruar gjithë operacionin e kryerjes së ADN-së sipas gjykatës, tha se janë bërë dy prova me materialet e përgatitura. Në provën e parë rezultoi se elementët gjenetikë kanë qenë të të njëjtit person. Po kështu, në provën e dytë ka rezultuar se ka pasur 14 elementë gjenetikë të njëjtë me ato të Lavdërim Tufës.


    Gazeta Shqip
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  7. #57
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,159
    Postimet në Bllog
    22
    Vrasja e Mirit të Xhikes do të rigjykohet në Gjykatën e Tiranës


    Laureta Rryçi

    Vrasja e Fatmir Ramës, i njohur më së shumti me emrin Miri i Xhikes, do të rigjykohet sërish, por kësaj radhe do të jetë një trup gjyqtarësh nga Gjykata e Tiranës. Pavarësisht se procesi për ngjarjen e bujshme i kushtoi shumë Drejtësisë shqiptare, vendimi i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda e detyroi institucionin e akuzës ta dërgojë edhe një herë dosjen për gjykim në një gjykatë të një niveli më të ulët për sa i përket rrezikshmërisë së veprës penale. Madje, sipas burimeve, kjo është konsideruar nga trupa gjyqësore si një prej shkeljeve të shumta procedurale që janë gjetur gjatë gjykimit të kësaj çështjeje. I arrestuar për vrasjen e bujshme në Lundër është prej vitesh Lavdërim Tufa. Në ngjarjen që ndodhi pak kilometra larg kryeqytetit mbeti i vrarë Fatmir Rama, apo Miri i Xhikes, Julian Durishti dhe Kristaq Cami. Apeli i Krimeve të Rënda vendosi katër vite pas dënimit me “burgim të përjetshëm” të Tufës, ta rikthejë çështjen për rigjykim, por kësaj radhe në Gjykatën e Tiranës. Shkak, sipas arsyetimit të vendimit të trupës gjyqësore për dhënien e këtij vendimi, kanë qenë shkelje të shumta procedurale, mes të cilave më kryesorja, moskompetenca. Sipas kësaj trupe gjykuese, i pandehuri Tufa nuk duhet të ishte gjykuar nga Krimet e Rënda, por nga Gjykata e kryeqytetit. Prokuroria e Tiranës dorëzoi dje dosjen për rigjykim dhe shorti elektronik përcaktoi treshen e gjyqtarëve që do të rigjykojnë këtë çështje. Kryesuesi u përcaktua gjyqtari Albert Meçe.

    Debati
    Rikthimi i procesit për të zbardhur vrasjen do të vërë sërish në pikëpyetje të forta se cili apo cilët ishin autorët e krimit. Tashmë pritet sërish të nisë një debat i ashpër për një qime floku në maskën e gjetur në vendngjarje, ajo që dënoi me burgim përjetë Tufën, si një nga autorët e krimit të trefishtë. Në të njëjtën kohë pritet që ky gjyq të jetë sërish i stërzgjatur, me paraqitje provash, dëshmish dhe ADN-në e kontestuar prej mbrojtjes për qimen e flokut.
    Vrasja e Fatmir Ramës (Mirit të Xhikes) ndodhi më 29 mars 2002, gjatë një ndeshjeje futbolli në kohën që ai ndodhej te “Kartodromi 2000”, pronë e tij, së bashku me shokët e tij, duke ndjekur një ndeshje futbolli. Nga ana e policisë, por edhe e prokurorit të çështjes, u fol për dy ekzekutorë, ndërkohë që njëri prej tyre mbetet edhe sot i pazbuluar, ndërsa personi i dytë i akuzuar, Lavdërim Tufa. Përgjatë procesit hetimor e gjyqësor, por edhe shpalljes së vendimit, Tufa dhe familjarët e tij kanë pretenduar pafajësinë.

    Procesi Prova
    ADN-ja e njollave të gjakut, të gjetura në kapuçin ngjyrë blu të markës "Diadora" dhe e kryer në Institutin e Policisë Shkencore në Romë, sipas Gjykatës, përcakton qartë përputhshmërinë e personave të ekzaminuar. Këtë e pohoi gjykata, kur deklaroi se prova e vetme dhe kryesore për vërtetimin e Lavdërim Tufës si autor i mundshëm i vrasjes është ADN-ja. ADN-ja është bërë më 5 mars 2004. Në Itali, përveç kapuçit me njolla gjaku dhe një qime floku, që ka dalë e papërshtatshme për ekzaminim, janë dërguar edhe kampionet e gjakut të Lavdërim Tufës dhe të shtetasit Shkëlzen Xixi, i dyshuari i parë. ADN-ja përcaktoi se Shkëlzen Xixi nuk ishte i përputhshëm. Ndërsa, pas krahasimit të Lavdërim Tufës doli se përputhshmëria e tij arrinte mbi 90%. Për të bërë krahasimin e njollave të gjakut i është marrë gjak të pandehurit Tufa, me dëshirën e tij. Gjaku i është marrë në datë 27 tetor 2003. Ndërkohë që në datë 5 mars 2004 rezultoi se njollat e gjakut dhe pështyma në kapuç i përkasin Lavdërim Tufës.


    Vrasja dhe vendimet
    Vrasja e Fatmir Ramës ka ndodhur më 29 mars, rreth orës 19:50, brenda lokalit "Kartodrom 2000", ku ai shikonte ndeshjen Shqipëri-Rusi. Në atë moment, Miri i Xhikes ka qenë në shoqërinë e Ylli Kelmendit, Flamur Rrapajt, Kristaq Camit e Julian Durishtit. Dy persona të maskuar qëlluan me breshëri kallashnikovi, duke zbrazur mbi ta 60 gëzhoja dhe më pas u larguan. Policia arrestoi më 26 nëntor të 2004-s Lavdërim Tufën nga Lundra. Gjetja e njollave të gjakut në disa vende, rruga që kishin përshkuar tregonte se e njihnin mirë zonën dhe rrugicat për t’u fshehur nga ndjekja prej policisë, zbuluan Lavdërim Tufën. Procesi gjyqësor nxori të papriturat e tjera. ADN-ja e Tufës u bë në Itali e më pas u konfirmua edhe nga specialistët më të mirë anglezë. Por, sërish avokati i Lavdërim Tufës, Ferdinand Ndoja dhe më pas Basri Mana, patën reagime gjatë procesit, duke kundërshtuar me forcë rezultatin mbi përputhshmërinë. Për gati një vit, gjyqi në Shkallën e Parë të Krimeve të Rënda u shty pasi i pandehuri dhe avokati nuk paraqiteshin. Vendimi pas Shkallës së Parë mbeti në fuqi edhe në Apel. Në shtator të vitit 2006 u dha vendimi në Shkallën e Parë. Disa muaj më vonë u dha në Shkallën e Dytë. Ndërkohë që Lavdërim Tufa, i cili vuan dënimin me burgim të përjetshëm për vrasjen e shumëpërfolur të Fatmir Ramës, i thirrur ndryshe Miri i Xhikes, kërkon pafajësi. Dhe kjo mundësi për të paraqitur sërish provat iu dha duke kthyer çështjen për rigjykim në Gjykatën e Tiranës, e shpallur si kompetente për të gjykuar këtë vrasje të bujshme.

    Albania

  8. #58
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,159
    Postimet në Bllog
    22
    "Kështu e vranë Mirin e Xhikes"

    Në cilësinë e dëshmitarit okular të ngjarjes, Ylli Kelmendi shfajësoi të arrestuarin e vetëm si autor të vrasjes, të pandehurin Lavdërim Tufa. Për rreth një orë, treshja e gjyqtarëve që po shqyrton këtë dosje në Gjykatën e Tiranës dëgjoi dëshminë e Ylli Kelmendit. Sipas dëshmitarit, agresorët kanë qenë dy persona, por asnjëri prej tyre nuk ishte i pandehuri Tufa. Në dëshmi Kelmendi përmendi edhe faktin se ka reaguar me armë ndaj sulmit të armatosur, duke qëlluar drejt vrasësve me pistoletë brenda lokalit "Kartodrom".

    DESHMIA
    I paraqitur nga policia në gjykatë, për shkak se aktualisht ai ndodhet i paraburgosur për akuzën e "armëmbajtjes pa leje", Ylli Kelmendi dha detaje mbi ngjarjen e bujshme të vrasjes së Fatmir Ramës, në lokalin "Kartodrom 2000", në Lundër, në marsin e vitit 2003. "Isha në një tavolinë me 'Mirin e Xhikes' (Fatmir Rama) dhe disa të tjerë. Sa u çova për një moment nga tavolina, në lokal u fut një njëri i pamaskuar dhe një tjetër me maskë në fytyrë", ka pohuar Tufa. Sipas dëshmitarit, personi i pamaskuar nuk ishte Lavdërim Tufa. "I maskuari kishte një automatik në dorë dhe qëlloi drejt tavolinës. Në këtë kohë unë qëllova drejt tij me armën time personale, që e kisha me vete", ka vijuar Kelmendi në dëshminë e tij. Para gjykatës dëshmitari është shprehur se personi që qëlloi drejt tavolinës mund të ishte i moshës 50-60 vjeç. Sipas tij, kjo vihej re në pjesën e buzës, ku maska ishte mjaft e hapur, si edhe nga mënyra sesi ecte. "Ai nuk vrapoi me të njëjtin ritëm si personi tjetër", është shprehur Kelmendi.

    DOSJA
    Lavdërim Tufa është i vetmi person i akuzuar për ngjarjen ku u vra edhe Fatmir Rama. Akuzat ndaj tij janë ato të "vrasjes në rrethana të tjera cilësuese" dhe "mbajtje pa leje e armëve luftarake". Aktualisht, dosja në ngarkim të tij po rigjykohet në Gjykatën e Tiranës. Në vitin 2006, një vendim i Gjykatës për Krimet e Rënda e dënoi atë me "burgim të përjetshëm". Vendimi u la në fuqi nga Apeli, ndërsa pas rekursit në Gjykatën e Lartë u prish vendimi dhe dosja u rikthye në Apelin e Krimeve të Rënda. Më pas, në maj të vitit 2009, kjo gjykatë shpalli moskompetencë për shqyrtimin e dosjes dhe e dërgoi për rigjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë, Tiranë.

    "Arresti" me armë

    Ylli Kelmendi, dëshmitari "kyç" i procesit gjyqësor në ngarkim të Lavdërim Tufës në Gjykatën e Tiranës, ndodhet në masën e "arrestit me burg" që prej 2 dhjetorit të këtij viti, për akuzën e "armëmbajtjes pa leje". Një ditë më parë ai u arrestua teksa kishte një armë pa leje me vete, ndërsa iu gjetën edhe të tjera në banesën e tij.

    Panorama

  9. #59
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    a me duket mu apo perdite nga nje vrasje ne tirane
    JO SEKS PARA MARTESE

  10. #60
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,159
    Postimet në Bllog
    22
    Vrasja e Mirit të Xhikes, dënohet me 20 vjet burg Lavdërim Tufa

    TIRANË-Gjykata e Tiranës ka shpallur fajtor duke dënuar me 20 vjet burg Lavdërim Tufën, i akuzuar për vrasjen e biznesmenit Fatmir Rama, i njohur ndryshe me nofkën, Miri i Xhikes.
    Përballë kërkesës së prokurorisë që kërkoi burg përjetë për Tufën, trupi gjykues e cilësoi Tufën si bashkëpunëtor në vrasjen e trefishtë që ndodhi në kartodromin në zonën e Lundrës para disa vitesh duke e dënuar me 20 vjet.
    Ndaj Tufës ra akuza e armëmbajtjes pa leje me argumetnin që në armën e gjetur pranë vendit të ngjarjes nuk u gjetën gjurmë të Lavdërim Tufës.

    Vrasja e Fatmir Ramës ka ndodhur më 29 mars te vitit 2003, rreth orës 19:50, brenda lokalit të tij "Kartodrom 2000", ku ai shikonte ndeshjen Shqipëri-Rusi. Në atë moment, Miri i Xhikes ka qenë në shoqërinë e Ylli Kelmendit, Flamur Rrapajt, Kristaq Camit e Julian Durishtit. Dy persona të maskuar qëlluan me breshëri kallashnikovi, duke zbrazur mbi ta 60 gëzhoja dhe më pas u larguan. Për pasojë, u vranë tre persona, Kristaq Cami, Julian Durishti si edhe Fatmir Rama, ndryshe Miri i Xhikes. I vetmi që reagoi ndaj atentatorëve ishte Ylli Kelmendi, mik i Fatmir Ramës, i cili qëlloi me pistoletë drejt atentatorëve, duke plagosur njërin prej tyre. Gjetja e njollave të gjakut në disa vende, rruga që kishin përshkuar tregonte se autorët e njihnin mirë zonën dhe rrugicat për t’u fshehur nga ndjekja prej policisë, ngriti dyshimin për Lavdërim Tufën.
    Tetë muaj më vonë, më 26 nëntor të 2004-s, u arrestua Lavdërim Tufa. Prova që e implikon atë ishte përputhja rreth 90% e ADN-së së tij me një fije floku, që u gjet në maskën e hedhur nga njëri prej atentatorëve. Më datën 21 maj të vitit 2009, Gjykata e Lartë vendosi që të rikthejë dosjen për rigjykim në Gjykatën e Tiranës, duke e shpallur jokompetente Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda. Sipas arsyetimit të Kolegjit të Bashkuar, këto dy gjykata nuk kanë pasur hapësirave ligjore për ta gjykuar këtë dosje. Ndërkohë që u konstatuan edhe shkelje të shumta procedurale.

    (d.b/BalkanWeb)

Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456

Tema të Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Përgjigje: 195
    Postimi i Fundit: 08-10-2013, 14:03
  3. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05
  4. Policia zbardh vrasjen mafioze te biznesmenit Florian Vila
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 08-12-2008, 06:41
  5. Moisiu: Nuk nënshkruaj shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku
    Nga Antimafia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 30-09-2007, 18:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •