INTERVISTA/ Flet specialisti i prodhimit dhe riparimit të veglave muzikore, Enrik Michopulo: Ja si ja mësova kitarën Vaçe Zelës
Prodhuesi i famshëm i violinave, Antonio Stradivari është me origjinë shqiptare
Albert ZHOLI
Eshtë takimi i dytë që bëj me të dhe ai më çudit me njohuritë dhe tallazet e jetës. Ka më shumë se 20 vjet që punon dhe jeton në Itali dhe gjithmonë studion, hulmuton, podhon dhe akumulon. Tashmë prodhimet e tij në violinat me 5 tela janë bërë të famshme sap o krijohet një mit I dytë si I Stradivarit. Madje ai në hulmutimet e fundit nuk nguron që gjeniun e prodhimeve të violinave, Stradivarin ta quajë me origjinë shqiptare. Dhe për këtë deklaratë ai sjell, fakte domethënëse ku mjë I besueshmi është se Stradivari punonte dhe lëvizte me qeleshe, veshje karakteristike shqiptare, që ai e ndrronte sipas stinëve. Jeta e tij është shumë e veçantë. Babi i tij me nënë italiane dhe baba grek vendoset në Shqipëri. Ai ishte një specialist i zoti në fushën e mekanikës. Ka bërë shumë instalime dhe zbatime projektesh në Shqipëri që kanë qenë të parat në Shkodër dhe qytete e tjera të Shqipërisë. Edhe babai i tij dhe vetë Enriku kanë emra katolikë dhe mbiemër ortodoks. Qysh në fëmijëri spikati ëndrra e tij për muzikën. Një gramafon në shtëpi e lidhi pazgjidhshmërisht me violinën. Jeta e tij filloi plot peripeci, pasi shkon në Lice në moshë më të madhe se bashkënxënësit e shkollës dhe nuk i jepet e drejta për violinë. Por ai me punë arrin t’i jap provimet suplementare në mënyrë të shkëlqyeshme. Konservatorin e mbaron pas ushtrisë, ku gjatë shërbimit ushtarak spikat si një atlet rekordmen për 5 vjet. Por ëndrra e tij është vetëm muzika dhe riparimi i veglave muzikore, ku për specialitetin e fundit studion në Kinë. Në vitet e demokracisë shkon në tokën e të atit, ku fillon prodhimin e veglave muzikore në mënyrë artizanale. Por të veçantat e jetës së tij lidhen me riparimet e pianove të udhëheqësve të nomenklaturës komuniste, ku ai ka shumë kujtime.
Kur jeni njohur me Vaçe Zelën dhe cili është emndimi juaj për të?
Me Vaçe Zelën jam njohur në Liceun Artistik. Ajo erdhi më vonë se ne në Lice. Erdhi nga Lushnja. U dallua për muzikën e lehtë. Duke parë se kishte një zë të veçantë donin ta fusnin për muzikë klasike, por zëri i saj ishte ndryshe, ishte më i ëmbël. Më I lëmuar. Pra ajo nuk studioi për kanto. Qysh në atë kohë ajo kur këndonte na mahniste. Zëri I saj gurgullonte. E them me bindje se zëri I saj elektrizonte çdo gjë. Kur mblidheshim në mbrëmjet e së shtunave dhe këndonte Vaçe, ne mbanim qetësi absolute. Dëgjonim me kureshtje Vaçen zëëmbël. Kulturën e përgjithshme në art ne e bënim së bashku si Robert Radoja, Agim zajmi, Bujar Zajmi, Veçe Zela.
Kush ka qenë kënga më e bukur që ajo ka kënduar në atë kohë?
Ka qenë nëj kënëgë degistanase, e një Republike Ruse n ëish BRSS. Kënga titullohej “Buli Bulja” . Me këtë këngë ajo bëri një jehonë të jashtzakonshme. Na magjepsi. Me këtë këngë san e filluam ta këndonim të gjithë.
Kur dhe si e filloi ta mësojë kitarën Vaçe Zela?
Unë në atë kohë mësoja për kitarë. Duke parë se ne ishim një grup i mirë që mësonim këtë vegël të bukur, mu afrua mua dhe më tha ma mëso këtë vegël. Unë sa herë kisha kohë ja mësoja. Kishte një këmbngulje të madhe. Kur nuk isha unë ën shkollë se isha tiranas, ajo shkonte dhe kërkonte shokët e mi që të mësonte këtë vegël. Pas disa muajsh ajo thuajse e ëmsoi, jo si ne por dinte ti binte mirë kitarës. Ishte shumë e vëmëndshme. Ajo e mësoi aq sa shërbente për të mësuar këngët e saja. Unë isha në nëj vit në Lice me të kur ajo mësoi për kulturë të përgjithshme dhe më pas Kulturë artistike si solfezh, pienao sekontare, piano pricipiale, etj…Piano principiale ishin ato që ishin vetëmn për piano, ndrësa të gjithë që ëmsonin instrumentat e tjerë ishin të detyruar të mësonin dhe piano, . Më vonë ajo shkoi në Akademinë e Arteve dhe nuk u lidhëm më Unë më pas studiova për Viol dhe pse në Lice studiova për violinë.
Kush ka qenë Minsitër Arsimi në atë kohë?
Atë kohë ka qenë Ramiz Alia, Manush Myftiu dhe Thoma Delaina. Për Thoma Delianën ruaj kujtimet më të mira. Ishte njeri me zemër të gjerë, plot dinjitet dhe me shumë personalitet. Por kishte frymë perëndimore.
Kush nga udhëheqësit e kohës ka ardhur në atë kohë në Lice dhe si ka biseduar me ju?
Tek ne ka ardhë Mehmet Shehu. Për të kishim dëgjuar shumë se ishte I sertë, ishte ishte shumë prepotent, etj.. Ai erdhi për vizitë ën shkollë. Vizitoi çdo ambient. Mësuesit I shkonin nga pas tërë frikë. Ai pa kapanonet, menxën, studiot, ambientet e pushimit. Në dhomat e fjetjes pa disa tartabiqe dhe disa çarçafë të grisur. I hipën xhindët. U skandalizua. Dha urdhër: Këtu mësohet art, kulturë dhe të ketë këto kushte? Ata mësojnë shumë, japin art, përçojnë kulturë. Të mirem masa për çdo gjë. Të ndrroj pamje fjetina. Edhe ushqimi duhet të jetë më I mirë. Për katër ditë tek ne u bë nëj ëprmirësim I dukshëm. Mund të them se çdo gjë mori një pamje tjetër. Ishte viti 1956.
Kush nga emrat e mëdhenj të këngës dhe muzikës ishte në shkollë me ju?
Ishte Gaqo Çako, Vaçe Zela, Iren Papa, Agim Zajmi, Ermelinda Pema, Robert Radoja, Limoz Dizdari, Ermir Krantja, Ferdinand Deda, Margarita kritidhi që ishte dhe kampine në çiklizëm, e shumë të tjerë.
Po nga pedagogët kë do të veçoje?
Ludovik Naraçi që kishte studiuar në Pragë, Sofokli Paparisto studiuar në Parma të Italisë, Genc Bogdo studiuar në Çeki, Ramadan Sokoli, Ymer Skënderi I ardhur nga Praga për violinçel.
Si ishte Liceu I asaj kohe?
I mrekullueshëm, ishte fidanishtja e arteve. Andej kanë dalë gjithë artistët e Shqipërisë. Një disiplinë e madhe për artin.
Ju keni një katalog të konkurseve me hark. Çështë ky katalog në gjuhën italiane?
Ky katalog përmbledh gjithë prodhimet artizanale të veglave muzikore me hark të dy viteve të fundit nga të gjitha vendet e botës. Unë duke qenë se kam 20 vjet që punoj si krijues, (prodhues) i violinave, akoma më tepër I violinave me 5 tela kam marrë pjesë në këto konkurse dhe kam zënë disa çmime. Pra në të dy këto konkurse unë kam zënë tre çmime. Kryesiht unë konkurova me violinat me 5 tela, me amdhësi pak më të madhe dhe em gdhendje krejt të veçanta që si ka aasnjë krijues tjetër në botë. Këto dy konkurse janë bërë duke dërguar krijimet në Kremona të Italisë, që është Meka e prodhimit të violinave, të shkollës italiane, ku ka linduar Stradivari, njeriu gjeni, të cilin unë mund ta paraqes para jush se ai është me origjinë shqiptare.
Si merrni guximin dhe bëni një dekalrim të tillë?
E bëj pasi kam shumë dokuemnta që e vërtetojnë këtë. E para ëshët se Stardivarit nuk i dihet origjina, madje i kanë thënë edhe Aleksandër. Republika Veneciane, nëpër rrugët e saj, gjatë natës mbante stratiot (ushtarë simas greqishtes) me pagesë në rrugët kryesore të hyrjes. Këta ushtarë ishin me origjinë nga Shqipëria. Këta ushtarë mbasi liroheshin largoheshin në rrugë të ndryshme (varie strada, italisht). Gjyshi, apo babai I Stardivarit mendohet të ketë qenë një nga komandantët e këtyre trupave ku aty ku punoi kishte bërë disa para dhe u largua për në Kremona. Pra babai i Stradivarit u venos në Kremona ku u martua, krijoi familje dhe më vonë lindi Stradivarin. Vetë Stardivari ka qenë nxënës i Nikolla Amatit. Kjo familje ka meritën e madhe, për krijimin, konsolidimin, të violinës, violës, kontrabasit dhe violinçelit. Pra u krijua familja e harqeve, ashtu siç është dhe sot pa asnjë ndryshim. Pra në këtë familje, në këtë ambient, në këtë punishte hodhi hapat e para të punës së tij Antonio Starzivari që e çoi lart e më lart famën e violinës, duke e bërë, të paaritshme.
Sa violina mund të ketë prodhuar Starzivari?
Thuhet që ai ka krijuar, prodhuar, 1 500 violina, që janë përhapur në të gjithë botën. Tingujt e violinave që ka prodhuar ai janë magjik, të paarritshëm. Krijimet e tij janë artizanale dhe sot nuk mund të kopjohen dot. Sot një violinë e tij origjinale mund të shitet 2.5 miliard dollarë. Ai vdiq në vitin 1737 duke qenë 93 vjet. Shumë violina mbajnë vitin e prodhimit.
Cili argument tjetër vërteton të qënit e tij shqiptar
Ai mbante në kokë një qeleshe të bardhë të veçantë, siç e mbanin shqiptarët. Qeleshja që ai mbante ishte prej leshi në dimër dhe prej pambuku në kokë. Askush në Itali nuk ka mbajtur qeleshe të tillë historikisht. Edhe në foto të ndryshme të tij, ai paraqitet me qeleshe. Madje mbante mjekër si Skënderbeu, imitonte atë.
Krijoni Kontakt