Ja dhe Maksuti:
Ja dhe Maksuti:
Bravo Albo ke te drejte. Pikerisht kete ka thene Rama. "Mos votoni per Berishen se ai po ju rrjep ne gjoba per legalizimet. Votoni per mua e une do t'iu legalizoj pronat falas."
Me vjen keq te te them po ti ke pjerdhur jo vetem nga mendja po tashme edhe nga syte. Legalizimet po behen falas. Askund nuk ka permendur kush qe PRONA do te merret falas. Ka thene procesi i legalizimeve per shtepite do te behet falas. Procesi eshte dokumentimi i prones, jo shitblerja e saj. Shitblerja behet midis pronarit edhe bleresit, ska lidhje me shtetin.
Bukuria e vertete e ketij forumi eshte se sa here qe shpenzoj pak kohe kenaqem me xhevahiret tuaj. Sa qesh kur lexoj postimet tuaja ketu nuk qesh askund tjeter
Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU
[QUOTE=Xinxerfilli;3710748 Legalizimet po behen falas. Askund nuk ka permendur kush qe PRONA do te merret falas. Ka thene procesi i legalizimeve per shtepite do te behet falas. Procesi eshte dokumentimi i prones, jo shitblerja e saj. Shitblerja behet midis pronarit edhe bleresit, ska lidhje me shtetin.
@pp[/QUOTE]
pse genjen? ku po behen legalizime?
keta politikane qe kemi, te djathte dhe te majte, nuk i bejne dot legalizimet.
po te ishte e njejta gje ne greqi ose serbi kjo situate do perfundonte me 3 muaj. shqiptaret po e vertetojne qe jane njerez mesjete dhe nuk e meritojne te quhen evropiane.
Ne skrapar, do i beje metà per 2 jave,
Me pa leka.
--- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...
---voudou.. ---
Legalizimet, Lame: Falas vetëm një nga tre tarifat, hartë e re për çmimin e trojeve
TIRANE- Kreu i Legalizimeve: Harta e çmimit të tokës, e njëjtë me atë të kompensimit.
Lame: Rishikim 70 mijë aplikimeve, por pa pagesë ekstra
Zbardhet strategjia e qeverisë për procesin e legalizimeve. I ftuar në emisionin “Debati” në “Channel one”, drejtori i Agjencisë së Legalizimeve, Artan Lame, qartësoi skemën e pagesave që do të kryhen nga qytetarët për përfitimin e lejes.
Sipas kreut të ALUIZNI-t, nga tri tarifat e vendosura, vetëm ajo e shërbimit të ofruar do të hiqet. “Qytetari sot paguan tri gjëra, paguan tarifat e legalizimit, pra gjithë procesin e legalizimit, paguan taksën për infrastrukturën, taksë që i shkon njësisë vendore, paguan edhe truallin. Ajo që ka në dorë shteti, është sistemi i tarifave të legalizimit. Legalizimi është procedurë. Unë do të legalizoj falas, pra gjithçka që më takon mua shtetit, që sot ta merrja ty, këtë nuk do ta kërkoj më”, tha Lame. Sipas kreut të ALUIZNI-t, është pikërisht kostoja e dokumentacionit ajo që nuk do të paguhet, pra do të jetë falas në ligin e ri. Ndërkohë që pagesa e truallit, si dhe pagesa që u shkon bashkive për urbanizimin e zonës, do të vazhdojë të paguhet.
PAGESA E TRUALLIT
Me ligjin në fuqi, pagesa e truallit është ndarë në dy pjesë, në zona jashtë vijës së verdhë dhe brenda vijës së verdhë të qyteteve. Kjo është një tarifë unike në qytetet e mëdha, si Tirana apo Durrësi, ashtu edhe në rrehet e largëta të vendit. Lame dje sqaroi një tjetër mënyrë të llogaritjes së pagesës së truallit. Ai ia bashkëngjiti çmimin e truallit atij të kompensimit të pronarëve. Për ta bërë më të qartë, shteti paratë që merr nga toka dhe godinat që legalizon, i çon për fondin me të cilin dëmshpërblehen pronarët, toka e të cilëve është zënë nga ndërtimet pa leje. “Po rishikojmë procedurën e përllogaritjes së vlerës së tokës, për t’iu afruar një vlere reale, e cila do të përdoret edhe për legalizimin, edhe për ish-pronarët”, theksoi dje Lame. Kjo do të thotë që tarifa e legalizimit të jetë e njëjtë me atë të kompensimit të tokës. Por Lame shtoi se do të jenë disa kategori, të cilat do të përjashtohen nga kjo tarifë e re. “Po rishikohet mundësia që familjet në nevojë, ato që trajtohen me ndihmë ekonomike, të paguajnë më pak apo të përjashtohen. Që do të thotë, kategoritë e familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike, kategoritë e paraplegjikëve dhe tetraplegjikëve për t’i përjashtuar apo për t’i ulur kuotën e legalizimit, por kjo jo në kurriz të ish-pronarëve”, u shpreh Artan Lame.
LEGALIZIM-URBANIZIM
Lame i është rikthyer edhe një herë debatit të hershëm, që në vitet 2000, për informalizimin e ndërtimeve pa leje. Ka pasur dhe përplasje, duhet legalizuar dhe më pas urbanizuar zona, apo e kundërta. Qeveria e djathtë vendosi që të legalizojë e më pas të urbanizoheshin zonat informale. Lame dje nënvizoi një rrugë tjetër, që ka prioritet urbanizimin. Sipas tij, zhvendosja e shërbimit të afruar, duke trokitur derë më derë, do të shoqërohet edhe me hartimin e planeve urbanistike paraprake, që do të thotë se para shpërndarjes së certifikatës së pronësisë të hartohet plani urbanistik paraprak. Sipas kreut të ALUIZNI-t, është më e vështirë pas dhënies së lejes, t’i thuash qytetarit, tërhiq murin se këtu do të kalojë rruga. “Së pari do të shkojnë punonjësit e ALUIZNI-t te qytetari. Marrim zonën e Bathores, e cila është e ndarë në kuadrate, me 800 ndërtime, apo 1000 ndërtime secila. Në atë kuadrat do të trokitet derë më derë. Vajtja atje bën dy gjëra, shmang përplasjet mes banorëve dhe, e dyta, që është më e rëndësishmja, i shërben urbanizimit. Ne thamë që a ka mundësi, meqenëse ne po shkojmë të bëjmë edhe një urbanizim minimal, fillestar, paraprak? Është më e vështirë që pasi të legalizohet, t’i thuash qytetarit që tërhiq murin mbrapa, se do të kalojë rruga”, theksoi kreu i Agjencisë së Legalizimeve.
RISHIKIMI I LEJEVE
Janë 70 mijë familje, të cilat kanë kryer detyrimin financiar dhe nuk janë pajisur me lejen e legalizimit. Për këto dosje, kreu i ALUIZNI-t sqaroi se ato do të verifikohen, ndërkohë nuk do të jenë të obliguar të paguajnë asnjë tarifë shtesë. “Janë 70 mijë familje që kanë kryer pagesë të pjesshme apo të plotë dhe nuk kanë marrë lejen. Do të bëhet rifreskim i situatës, verifikimi i tyre, por pa u derdhur asnjë tarifë shtesë”, bëri me dije Lame.
Panorama
Kush e ben pagesen tek benzinati sa here qe mbushet makina me nafte apo benzine? E ben qytetari, qe do te thote, eshte lek qe do te dale nga xhepi yt. Eshte nje takse me shume mbi ty si qytetar dhe nuk eshte nje takse fikse mujore, eshte nje takse qe sa me shume ti leviz me makine, aq me shume paguan cdo muaj.
Kush paguan tjeter? Paguajne naften e benzinen gjithe bizneset e vendit per transport apo per te prodhuar mallrat e sherbimet e tyre qe ti shesin ty si qytetar. Qe do te thote, kjo takse do te rrisi koston e tyre te berjes biznes. Kush do ta paguaje kete kosto te ngritur te berjes biznes? Do ta paguash ti si qytetar, prape nga xhepi yt pasi ai biznesi do te rrisi cmimin e mallit qe nxjerr ne treg.
Shteti del dy here i fituar pasi vjel taksa si nga qytetari edhe nga biznesi, qytetari del dy here i humbur pasi do paguaje takse me te larte per naften e benzinen e i duhet te paguaje edhe cmime me te larta per mallrat e tij. Biznesi del nje here i humbur pasi rritja e detyruar e cmimeve, dhe rritja e taksave, do te sjelli uljen e fuqise blerese te konsumatorit. Nga qe do tu rriten taksat, njerezit do te kene me pak para ne duar per te shpenzuar, e shoqeruar kjo edhe me rritjen e deturuar te cmimeve, njerezit do te blejne me pak mallra.
Te gjitha keto taksa do te rendojne mbi kurrizin tuaj si qytetare.
Albo
Popullit po i lahet truri nga top-chanel qe fajin e ka koncesioni i dhene per matrikulimin e produkteve qe do kete nje rritje cmimesh duke filluar nga prilli, sepse qeveria nuk mund ta anulloj,
te rroj partia sepse njerezit ikin e vine, partia mbi te gjitha
" kongreswoman ne 2003"
nuk duam uje, as drita, as rruge, as pune, vetem ju te 2 mos u zini.
Morali & Miresia
Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.
Me mire shteti se koncernet internacionale te naftes...
Taksat e moderojne cmimin e larte te tregut dhe njekohesisht i mbushin edhe arkat e shtetit, te cilat sherbejne per paga te punonjesve te administrates apo edhe per ndonje investim infrastrukturor etj.
Ne te kunderten shumica e te hollave do te perfundonin ne banka te huaja, ne bursa dhe ne xhepa te pasanikeve te huaj.
Kam pasur përshtypjen që Brari është prototip në mendime, por e paskam pasur gabim !
Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !
Pa punonjes te administrates nuk funksionon as shteti dhe as jeta e perditshme e nje shteti, qarku apo komune...
Per shumicen absolute te qytetareve eshte shume me mire qe administrata te paguhet edhe permes taksave te tilla, te cilat, sic e thashe, ne mase te madhe do te perfundonin ne xhepa te koncerneve te huaja dhe ndonje individi qe pastaj do ti depononte ne ndonje banke te Zvicres, ne ndonje burse internacionale apo edhe ne kasino te njohura te Evropes dhe botes.
Perndryshe, ti perseri do ta paguaje perfaqersisht te njejtin cmim per nafte.
Koncernet dhe shitesit e naftes nuk jane aq burra te mire sa qe te mos e shfrytezojne cdo mundesi, edhe uljen apo heqjen e taksave, per ti rritur perfitimet e tyre. Per konsumatorin (per shumicen) nuk jane me rendesi elementet perberese te cmimit perfundimtar qe e paguan ne kase. Keshtu qe nese ai sot eshte i gatshem te paguaj 1,5 Euro per nafte, te njejten gatishmeri do ta kete edhe nese hiqen taksat e shtetit dhe te gjitha fitimet shkojne ne xhepa te koncerneve etj.
Ne te njejten kohe, kur eshte ne pyetje Shqiperia, kostoja e harxhimeve per nafte eshte relativisht e vogel. Shumica s'kane as nevoje te perdorin atomjetin per cdo dite, tjeret kane rruge relativisht te shkurta (krahasuar me vende te medha te Europes) e keshtu me radhe. Grupi i atyre (ne radhe te pare te rinje) te cilet veturat i perdorin si simbole te statusit dhe gjera te ngjashme, ne shume raste i kane edhe kuletat me te medha...
Per nxitjen dhe ndihmen e ndermarresve te ndryshem ekzistojne menyra tjera.
Plackitesit duhet te paguajn
per truallin
Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !
wordless,
koha ben te veten. ligji 7501 ishte ligji me i pershtatshem. pronaret nuk ishin te zote te luftonin per tokat e tyre ne vitet 60. kur futej njeri ne burg, te gjithe thoshin ia bene mire. kjo eshte natyra e budallait.
tani ju thoni qe shqiptaret nga veriu dhe jugu iu plackiten tokat. ju mashtroni veten. sepse ju jeni te gjithe te ardhur.
per temen. legalizimet nuk do behen. sepse po u bene legalizimet atehere asnjeri nuk do bleje apartament tek mafia e ndertimit e lidhur me politikanet e shqiperise nga te dyja krahet.
shqiptaret duhet te organizohen, ti bejne vete legalizimet duke mare zyrat e hipotekave me force. sepse po priten nga mafia shtet asgje nuk do ndodhin vec vuajtje dhe mundim. po kush te ngrihet? njerzit me gjak kane emigruar dhe jetojne ne paqe. ne shqiperi kane ngele hajdutet, servilet dhe budallenjte.
Krijoni Kontakt