Nga: ALFRED CAKO
Kėto ditė, nė emisionin “Studio e Hapur” tė Eni Vasilit nė TV “News 24”, z.Berisha, si rrallėherė nė jetėn e tij politike kur ka diskutuar pėr probleme madhore, nė njė pėrpjekje tė sforcuar prej kokorroēi pėr ta paraqitur si njė ‘feedback’ personal modern, theksoi gabimin 22-vjeēar tė votimit prej tij tė Ligjit 7501, ligjit tė shpėrndarjes sė tokės bujqėsore. Arsyeja se pėrse e bėn me kaq vonesė kėtė reagim, duket se ėshtė fund e kreje e dyfishtė dhe pragmatiste. Kjo ‘mea culpa’ vjen pasi z.Berisha, si njė delfin i Ramiz Alisė dhe regjimit komunist, realizoi njė nga pjesėt mė tė rėndėsishme tė projektit tė tij dhe tė ‘Katovicės’, pėr tė mos lejuar kthimin dhe zotėrimin e bazės ekonomike nė favor tė asaj klase ekonomike qė e kishte tė trashėguar apo blerė ndėr shekuj tokėn bujqėsore, deri nė epokėn e komunizmit. Dihet se kjo klasė, pikėrisht ngaqė e njihte programin ekonomik tė shtetėzimeve tė komunizmit, nuk e kishte mbėshtetur ardhjen e tyre nė pushtet. Pikėrisht pėr kėtė arsye tė dyfishtė, pas vitit 1948 u godit struktura e pronėsisė private tė tokės me disa faza, me synim final shtetėzimin dhe zhdukjen e pronės private. Arsyeja e dytė pragmatiste e kėsaj ‘mea culpa’ tė z.Berisha nė lidhje me kalimin prej tij dhe zbatimin e Ligjit famėkeq komunist 7501, mendoj se ėshtė taktikė pėr ta shkarkuar kėtė ‘mėkat’ tė rėndė nga supet e suksesorit tė tij tė ri, Basha, tė cilin e komandon sikur ta kishte shpirtin e vet binjak. Por, nė fakt, pastrimi i z.Basha, do tė thotė pėrfitim pėr mentorin e tij, qė ėshtė vetė zoti Berisha, i cili mendon tė grabitė me mashtrim, pėrsėri, votat e njė shumice ish-pronarėsh, tė cilėt e kanė tė vėshtirė tė votojnė majtas. Z.Berisha, qysh 1 vit para zgjedhjeve lokale planifikon qė, me kėtė ‘pranim gabimi’, kėto vota tė mos shkojnė te parti tė tjera opozitare, sidomos te Fryma e Re Demokratike dhe partitė tradicionaliste e historike, por t’i atashohen partisė sė tij, e cila ėshtė duke pėrjetuar njė krizė tė thellė identiteti dhe po vuan pasojat e kostos sė njė pushteti tė gjatė e me shumė probleme nė amvisimin e tij.
1 - “Mos e vrit ti, mos u pėrzje nė punėt e kėtyre”, i pati pėshpėritur gruaja e vet Pilatit, “se kėtyre punėve tė rėndėsishme nuk dihet se si iu shkon filli”, thotė nė Ungjillin e tij Mateu, kur para tij i sollėn pėr tė ekzekutuar Joshuanė. Por Pilati mendoi se kishte njė rrugėzgjidhje tjetėr tė dyfishtė: Po iu bėnte qejfin Sanhedrinit tė filistinėve tė Jerusalemit, tė cilėt ishin shprehur pėr ta vrarė Jezusin-Zot dhe, pėr t’u pastruar, do bėnte njė akt simbolik publik shfajėsimi tė traditės ēifute, duke larė duart. Ose siē i themi ne shqiptarėt, Pilati veproi sipas parimit qė, “Mishi tė piqej e helli tė mos digjej”. Kėtė parim zbatoi me kokėfortėsi pas viteve ’90, e deri mė sot, me Ligjin 7501, edhe ish-komunisti Sali Berisha, i cili, i zbritur si student nė Tiranė nė kulmin e luftės dhe terrorit komunist tė elitės sė kuqe sunduese tė metropolit ndaj kulakėve, fesė dhe gjithė armiqve tė jashtėm kapitalistė, ishte indoktrinuar me njė urrejtje tė brendshme e shumė tė natyrshme pėr sistemin e pronės private, tė cilėn ai ishte i bindur se e kishte vendosur pėrfundimisht ‘nė shtyllėn e turpit’ Enver Hoxha dhe mė pas Ramiz Alia. I edukuar me librat pėr kufitarėt e dashurinė pėr qenin e kufirit dhe urrejtjen pėr diversantėt qė hynin e dilnin nga bjeshkėt, apogjeu i urrejtjes sė tij - pasi ai erdhi student nė Tiranė apo kur filloi punėn si mjek - ishte urrejtja e tij ndaj ‘kulakėve’ dhe ‘armiqve tė klasės’. Ai i dinte thuajse pėrmendėsh gjithė veprat e diktatorit dhe vigjilenca ndaj armiqve tė socializmit ishte ‘virtuti’ i tij mė i ēmuar, sipas shprehjes sė komunistėve se, ‘Uji fle, ndėrsa armiku nuk fle’. Dihet tashmė se z.Berisha ėshtė protagonist i paepshmėrisė sė luftės ndaj ‘armiqve’ tė tillė, sidomos nė Spitalin e Tiranės ku ai ishte sekretar i organizatave tė bashkuara tė partisė sė kėtij institucioni. Ekziston njė shprehje e vjetėr aksiomatike, sipas sė cilės, ‘Askush nuk ėshtė aq i pasur sa tė blerė tė kaluarėn e vet’.
2 - Dihet se ka pasur njė plan tė Internacionales Komuniste tė quajtur “Programi i Katovicės”, ku Gorbaēovi, i cili e pa se sistemi socialist lindor nuk mund tė ishte konkurrues me atė perėndimor, hartoi njė stratagjemė pėr gjithė klasat e pėrmbysura, tė cilat kishin luftuar me gjak pėr pėrmbysjen e regjimit komunist nė tė gjitha vendet e Lindjes. Dihet se nė planifikimin ushtarak, stratagjemė quhet njė strategji e gėnjeshtėrt luftarake e cila i jepet armikut pėr ta mashtruar dhe strategjia e vėrtetė ruhet nė konspiracion nga njė grup i vogėl qė synon ta mbajė ose ta marrė pushtetin. Nė kėtė kuptim, z.Berisha ngjan si te pėrralla e ujkut me kecat. Stratagjema ishte qė ‘ujku’ Berisha do tė lyente kėmbėn me miell dhe do tė shkonte duke blegėrirė te ‘kecat’ e trembur e tė uritur, duke u paraqitur si ‘mama dhia’ dhe, kur ata t’ia hapnin derėn, e dinte ai se ē’do t’u bėnte. Pra mos dyshoni se ka ndodhur njė metamorfozė dhe njė brerje ndėrgjegjeje tek doktori. Konstrukti i tij ėshtė sipas parimit, “ēfarė ka dalė nga macja, gjuan gjithmonė pėr minj”. Dikush qė nuk e sheh me kaq seriozitet punėn e tokės, mund tė arsyetojė se kėtu s’ka pasur ndonjė konspiracion nga ish-komunistėt dhe unė e ekzagjeroj. Jo, dihet se njė shoqėri funksionon mbi dy shtylla: baza dhe superstruktura, ose thėnė ndryshe, nga forma e marrėdhėnieve ekonomike dhe e pronėsisė dhe nga institucionet e sistemit politik. Gjithashtu, ēdo e mirė materiale apo shėrbim me pėrfitim ekonomik realizohet mbi tre faktorė: toka, puna dhe kapitali. Tė parėn e zotėrojmė ne shqiptarėt, tė dytėn e kemi disi (klasėn ‘know how’, ose thėnė ndryshe, shkencėtarėt dhe profesionistėt e fushave tė ndryshme), ndėrsa tė tretėn e kemi pasur me pakicė, por qė z.Berisha dhe tė tijtė, tė kuqtė e vjetėr, tė shpėrndarė nė shumicėn e lidershipit tė partive politike, dhe servilėt e tij tė rinj, mendonin ta krijonin nėpėrmjet korrupsionit dhe duke rrjepur sektorin e sipėrmarrjes private apo duke grabitur burimet ekonomike natyrore nėpėrmjet tenderave dhe ankandeve tė qeverisė me fondet publike. Ėshtė ky korrupsion dhe futja nė jastėkė e rreth 20% tė fondit tė investimeve publike nė kėta tetė vjet, qė ka tharė burimet financiare tė investimit dhe ka tėrhequr nė njė masė tė konsiderueshme paranė e zezė tė korrupsionit nga tregu dhe ekonomia, pėr shkak se administrata tatimore kėrkon tė kontrollojė ēdo transaksion mbi 150 mijė lekė qė kryhet jashtė kanaleve bankare.
3- Goditja vdekjeprurėse e ish-pronarėve me Ligjin 7501 nuk i lejoi ‘klasat e pėrmbysura’ tė rigjallėroheshin dhe, ashtu siē ėndėrronte R.Alia, duke mbajtur nė kėmbė pushtetin e tretė, gjyqėsorin, ish-pronarėt kanė 23 vjet qė sorollaten nėpėr gjykata me ca tapi tė pavlera nė dorė. E.Hoxha ua konservoi tokėn pėr 35 vjet. S.Berisha dhe F.Nano ua tjetėrsoi. Sigurisht qė ēdo shtet bėn reforma tė nevojshme agrare mbi tokėn pėr njė rend shoqėror human dhe pėr tė rritur produktet bujqėsore nga ana cilėsore dhe sasiore. Por, nė fakt, ish-pronarėt kishin zotėruar deri mė 1944-ėn njė fond toke prej afro 300 mijė hektarėsh. Kėtė fond e zotėronin rreth 87% e banorėve tė fshatit. Nė vitin 1990, pas tharjes sė kėnetave, plus tokėn e vjetėr shtetėrore, shteti kishte rreth 400 mijė ha, si pronė tė vetėn. Nėse me njė pjesė tė kėtij fondi shteti do tė kompensonte 13% tė banorėve qė kishin qenė argatė dhe ēifēinj, do i ngelej njė fond goxha i madh, tė cilin mund ta pėrdorte pėr turizėm dhe ta jepte me qira (siē bėn Maqedonia) pak mė poshtė sesa ēmimi i tregut, duke e pasur si njė burim tė ardhurash permanente pėr administratėn shtetėrore. Por z.Berisha, i cili pėrveē urrejtjes ndaj ‘kulakėve’ kishte njė dashuri tė shfrenuar pėr institucionet e dala prej Konferencės sė Pezės dhe njė dashuri pėr 24 Qershorin dhe Revolucionin e Fan Nolit, siē e quanin komunistėt, nuk mundej dhe nuk lejoi qė toka tė shkonte te i zoti, te ata qė e kishin trashėguar apo blerė, dhe me njė urrejtje klasore bėri pėr 20 vjet flirt kryeneē me ish-komunistėt e tjerė tė sė majtės nė lidhje me Ligjin 7501, dhe sot kėrkon tė mbyllė pjesėn e dytė tė ‘larjes sė duarve’ tė aktit tė Pilatit, duke e paraqitur si njė gabim dhe jo si njė faj tė rėndė kalimin e kėtij ligji aspak optimal e human, pasi vendosi karrocėn para kalit dhe jo kalin para karrocės, me objektiva thellėsisht personalė dhe politikė, me objektivin kryesor eliminimin pėr herė tė dytė tė ‘armiqve tė klasės dhe kulakėve’, edhe nga frika e revanshit tė tyre politik. Tokat e tyre do tė lejoheshin tė grabiteshin nga lėvizjet migratore dhe kėta banorė tė rinj, sigurisht, do tė njihnin pėr zotin e tyre politikanin ‘zemėrgjerė’ qė ua dhuroi tokėn stėrgjyshore tė tė tjerėve, sikur ta kishte pasur tė vetėn.
4- Ju kujtohet Zuteri? Johann August Sutteri ėshtė njė sipėrmarrės tipik tragjik dhe, modeli ‘shqiptar’ nė SHBA, i goditur njėlloj si ‘kulakėt’ tanė kėtu nė Shqipėri nga Doktor Berisha. Monografinė e tij e keni te vepra e tė madhit Stefan Zweig. Zuteri ishte njė zviceran i ri i falimentuar nė Zvicėr nė rininė e tij, i cili i braktisi tė gjithė pėr tė hedhur fatin e tij nė rulonė e kumarit tė SHBA, ku hapi njė lokal nga i cili grumbulloi goxha tė ardhura nė vitet 1830. Zuteri njihet si evropiani i parė qė me shpirtin e aventurės mori pak persona dhe kaloi mė kėmbė gjithė kontinentin amerikan nga lindja nė perėndim, duke dalė buzė lumit Sakramento nė Kaliforninė qė nė atė kohė sundohej nga mbreti spanjoll. Me paratė e tij bleu njė sasi tė madhe toke, ku mbolli shumė kultura tė cilat i shiste nė Evropė dhe krahas bujqėsisė ai filloi tė diversifikonte investimet edhe nė blegtori. Thuhet se u bė njėri ndėr njerėzit mė tė pasur nė botė me fermėn e tij “New Helvetia”. Por ju e keni dėgjuar, gjithashtu, ‘El Doradon’, pėr tė cilėn flet vepra jo edhe aq ‘fiction’ e Xhek Londonit: Zbulimin e arit rreth e rrotull Sakramentos. Tė gjithė aventurierėt dhe ish-burgaxhinjtė e Britanisė, Evropės dhe Lindjes sė Mesme, vrasėsit dhe kriminelėt nė kėrkim, ia mbathėn nė kėtė humbėtirė pa zot tė botės sė Perėndimit tė largėt. Aty kishte edhe ushqime pa para, mjafton qė me hunj e shkopinj t’u suleshin produkteve bujqėsore dhe tokave tė Zuterit, pularive dhe fermave tė tij tė kafshėve tė ngritura me gjenialitet e guxim. Nė vend tė parajsės sė Zuterit, shpejt aty u ngritėn bidonvilet e tė ardhurve, tė cilėt mė pas, duke qenė shumicė e njerėz me probleme, filluan ta tallnin Zuterin, madje i hodhėn edhe tre djemtė e tij nga dritaret e gjykatės sė qytetit tė sapokrijuar tė Los Anxhelosit, kur ky filloi t’u hapte probleme pėr dėmshpėrblim financiar. Kur ai mbeti i ve, u krye akti i fundit i tragjikomedisė me tė. E dini se ēfarė bėnė me Zuterin e shkretė, gjysmė tė ēmendur e tė plakur?! I kėrkuan falje dhe, madje, kėrkuan ta kandidonin si pėrfaqėsues tė tyre nė pushtetin lokal! Tani ata s’ishin mė fajtorė, pasi ‘po lanin duart’ me Zuterin, njėlloj si Doktori ynė me pronarėt legjitimė, apo jo?
Krijoni Kontakt