Close
Faqja 8 prej 10 FillimFillim ... 678910 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 98
  1. #71
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691

    Pėr: Marian Kola vritet nga policia greke

    Citoj dhe i bashkohem mendimit te Archon dhe Darius.

    Eshte e vertete qe ne nuk e dime me saktesi si, qysh dhe pse u denua apo si u arratis apo ēfare krimi ka bere ky person, por krimi mbetet krim kushdo qofte qe e ben dhe fakti se eshte shqiptar nuk e justifikon aspak. Per mua personalisht hajdutet qe hyjne ne shtepine e tjetrit per te vjedhur jane ne te njejtin nivel me ate qe vret, sepse jo rralle jane pikerisht keta "hajdut ordiner" qe vrasin njerezit e shtepise ne gjume nga frika se mos i shohin.

    Nuk te fut njeri kot ne burg per 3 vjet, dhe kudo ne bote te arratisesh nga burgu eshte t'i japesh leje policise me ligj te te qelloje sapo te kete rastin.

  2. #72
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-07-2011
    Postime
    239

    Pėr: Marian Kola vritet nga policia greke

    Citim Postuar mė parė nga BLEDI_SH Lexo Postimin
    e din ti kush e vrau gocen????ishe aty e pe??jane arratisur 8 vete,ku e di ti se ishjte njeri nga keta,cili,dhe se u vra nga keta??sic e kam thne ne postet me lart vetem policia thot se ishte nga plumb qorr kallashnikovi...ka dhe zera ne greqi qe thone se plumbi ishte nga armet e policise...do tjeter?kallashi qe u gjet prane trupit te vdekur te koles nga expertiza doli se nuk ishte kjo arma nga e cila doli plumbi per vajzen dhe policin....dhe kjo eshte zyrtare nuk e them nga mendja ime...se para ekspertizes thonin qe marjani me kallashin e tij qelloj me pasoj vdekjen e vajzes dhe e policit...ketu kemi dhe dicka tjeter qe thot xhaxhai pra qe ai ishte ne shqiperi,kujtojme ketu se te njejten gje ka thene dhe xhaxhai i atij qe u vra me pare nga forcat greke,qe ky i kishte strehuar ne shtepi ne ate periudhe nipin e tij,marjanin etj
    Makina qe drejtuan te arratisurit dhe nga e cila u qellua vajza u gjet pak me vone dhe me pas gjendet dna i ktyre brenda. Prej nga erdhi plumbi vertetohet nga eksperitiza. Nuk ka te drejte te dale vete policia dhe te thote si ti vij nga mendja. Nqs mban mend Njeri prej te arratisurve qe u kap gjalle disa dite pas vrasjes se vajzes pranoi qe nga makina ku po qellonin kta u godit vajza por nuk deshte te theshte nga arma e kujt u godit ajo. Si ka mundesi te arratisurit te ken qen ne shqiperi ne ate kohe kur u eshte gjetur dna i tyre ne shume vende, ne makina etj? Domethene u arratisen nga burgu shkuan ne shqiperi dhe u kthyen prap ne greqi qe te vriteshin nga policia greke? Ska llogjike. Dhe sa per pyetjen a duheshe te kapeshin gjalle, kta skishin ndermend te dorezoheshin kurre ose do vdisnin ose do vrisnin dhe do shpetonin. Vet e kerkuan. Dhe me mire te mbyllet kjo teme ce eshte e turpshme per shqiptaret. Se per pak do na dilni te na mbroni dhe shqiptaret te njohur si banda me kallashnikov kur 2 vjet me pare pasi grabiten disa shtepira ne greqi hyne ne nje tjeter iu morren parate torturuan familjen dhe me pas te gjithe perdhunuan nenen ne syte e femijve e te burrit. Fajen prap shoqeria greke e paska qe nuk o soll mire me kta? Shoqeria te jep ate qe i jep! Pse nuk ke degjuar kur donje grabitje me arme, ose krime te medhaja nga donje kinez ose filipinez ose afrikan ktu ne greqi? Shqipterve ja u do ***** te merren me pislleqe dhe ne fund iu takon ajo qe meritojne.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga TilVolioR : 25-07-2013 mė 07:18

  3. #73
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Pėr: Marian Kola vritet nga policia greke

    Flet Alket Rizai: Si e njoha Marian Kolėn, grekėt donin ta vrisnin, jo ta kapnin
    Nga: KLODIANA LALA




    TIRANE- Policia greke donte ta vriste Marian Kolėn. Unė dyshoj shumė qė nė vrasjen e tij ka gisht dhe policia shqiptare”. Akuza e rėndė vjen nga Alket Rizai, ballshioti, qė duket se ia ka sjellė nė majė tė hundės policisė greke. I arratisur dy herė nga burgu dhe i ‘dėshtuar’ nė tentativėn e tretė, Alket Rizai flet pėr “GSH” nga burgu i sigurisė sė lartė tė Dhomokosit nė Greqi. Ai rrėfen pėr njohjen e tij me Marian Kolėn, shkodrani, i cili u ekzekutua nė orėt e para tė mėngjesit tė 21 korrikut nga policia greke pas pesė muajsh arrati. “E njoh Marian Kolėn, por nuk kisha aq miqėsi sa pėrflitet. Nuk ka aspak lidhje qė ai do tė mė ndihmonte mua tė arratisem. Unė ruhem nė Dhomokos me 500 forca policie”, thotė Rizai. Mė tej flet pėr dyshimet e tij pėr vrasjen e Kolės, qė me shumė gjasė thekson Rizai “mund tė ketė gisht dhe policia shqiptare”. I pyetur nėse do tė tentojė sėrish arratisjen ai pėrgjigjet “Si mendoni ju, do ta kaloj unė tėrė jetėn nė burg?.
    Z.Rizai pak ditė mė parė policia greke vrau Marian Kolėn, i cili cilėsohej si miku juaj i ngushtė. Si e pėrjetuat?
    Ėshtė e vėrtetė qė njihem me Marian Kolėn. Jemi njohur nė burgun e Grevenasė, edhe pse ndodheshim nė seksione tė ndara dhe larg njeri-tjetrit. Kemi patur shumė pak komunikim dhe miqėsia jonė nuk ishte aq e fortė sa pėrflitet. Kishim respekt pėr njeri- tjetrin, por lidhjet tona telefonike ishin tė pakta. Ishte djalė i veēantė. Natyrisht qė pėr vrasjen e tij jam ndjerė shumė keq, qoftė dhe pėr faktin se ėshtė qytetar shqiptar.
    Ėshtė pėrfolur shumė se Marian Kola do ju ndihmonte pėr tu arratisur. Sa tė vėrteta ka nė tėrė kėtė histori?
    E kam thėnė dhe mė herėt, nuk ka asnjė tė vėrtetė. Unė ndodhem nė burgun Dhomokos, i cili qė ditėn qė jam transferuar kėtu ėshtė rrethuar nga tė paktėn 500 policė. Ėshtė bėrė shtetrrethim. Lidhja e tė arratisurve me mua u bė pėr faktin se afėr 60 kilometra larg burgut ku ndodhem unė u gjet njė makinė me tritol dhe u hodhėn dyshime tė tilla, qė nuk kanė asnjė tė vėrtetė brenda.
    Meqė ju pranoni njohjen me Marian Kolėn, keni patur ndonjė kontakt me tė, gjatė kohės qė ai jetoi nė arrati?
    Mes nesh nuk ka patur asnjė kontakt gjatė kohės qė Mariani ka qėndruar nė arrati.
    Si e njihni ju Marian Kolėn?
    Si njė djalė tė tėrhequr, qė fliste rrallė. Madje di qė dhe me miqtė e tij shumė tė ngushtė hapej pak.
    Pėr aq sa e njihni Marianin, mendoni se ishte aq i rrezikshėm pėr policinė greke, e cila e ekzekutoi me plumb nė shpinė?
    Policia greke donte ta ekzekutonte Marian Kolėn dhe jo ta arrestonte. Edhe nė 2009 kur u arrestua pas arratisjes sė parė nga burgu, policia qėlloi nė drejtim tė tij, se donte ta vriste, por nuk ja doli. Pėr vrasjen dyshimi shkon dhe mė tej, qė mund tė ketė gisht policia shqiptare.
    Ēfarė reagimesh pati pas vrasjes sė Kolės nė Greqi?
    Reagimi i vetėm qė mė shokoi ishte ai i ministrit tė Rendit, i cili duke qeshur jepte lajmin e vrasjes duke e trajtuar si kriminel. Shteti shqiptar nuk reagon aspak.
    Ju keni patur ndonjė kontakt me familjen e Kolės?
    Po, kam kontaktuar me njėrin nga vėllezėrit dhe e kam ngushėlluar pėr humbjen e madhe. Nga ai mėsova shumė gjėra. Mes tė tjerash mė tha se natėn qė Mariani ėshtė vrarė nė Greqi nė shtėpinė e tyre nė Vig, policia kishte bėrė terror. Pėrse policia shqiptare bėn veprime tė tilla? Kjo mė bėn tė dyshoj shumė.
    Ju njiheni si njeriu qė i fut tmerrin policisė greke, qė mund t’u ikėsh sa hap e mbyll sytė. Nė tentativėn tuaj tė fundit dėshtuat. Do tentoni sėrish tė ikni?
    Si mendoni ju, do ta kaloj unė tėrė jetėn nė burg?
    Ju jeni i akuzuar pėr shumė krime, ēfarė bėn konkretisht Alket Rizai?
    E pranoj qė kam grabitur bankat, se ndihmoj njerėzit. Bankat i vjedhin njerėzit dhe i mbajnė peng. Unė dhe shumė tė tjerė nuk bėjmė asnjė krim, se tė vjedhėsh bankat nuk ėshtė krim. Unė besoj se Marjan Kola nuk ishte vrasės, por nėse grabiste banka nuk bėnte asnjė krim.
    Nga niseni qė bėni tė tilla deklarata pėr tė?
    Po tė ishte vrasės Marian Kola do tė vriste tre punonjėsit e policisė greke, qė i zhveshi dhe i la tė lidhur nė mes tė rrugės, por nuk i vrau, pasi nuk vriste. I la tė jetonin dhe mori mėrinė e tyre, tė cilėt nuk iu ndanė derisa e vranė.

    (m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

    ------------------------------------------------------------------

    Nėna e Marian Kolės: E vranė pa faj. Iku nė Greqi qė 13 vjeē, dua drejtėsi
    Nga: Klodiana Lala, Aurora Koromani




    Mė thirri o nėnė... E dallova nga zėri qė ishte im bir, Mariani...” Marta Kola, nėna e Marianit, na pret me lot nė sy qė nė hyrje tė shtėpisė dhe pa e fshehur dhimbjen na fton brenda. Nė atė copė rrugė qė bėmė bashkė, 60-vjeēarja me patjetėr do qė tė nxjerrė dufin ndaj shtetit grek, i cili sipas saj i ka vrarė djalin. “Ma vrau policia greke, djali im nuk u bėri asgjė”, kaq mund tė thotė nėna e Marianit. Ajo duket se pas kaq ditėsh plot dhimbje ka gjetur dikė qė mund t`i tregojė ditėn kur pas shumė vitesh ka parė Marianin, djalin e saj, nė hyrje tė derės dhe mbi tė gjitha ai ishte gjallė. “Mė thirri nėnė dhe dola kėtu tek shtėpia e vjetėr. Edhe pse ishte errėsirė, unė e dallova fytyrėn e Marianit. Atė natė nuk ka fjetur njeri nė shtėpi”, rrėfen nėna e Marian Kolės. 60-vjeēarja me lotėt qė i rrjedhin nga sytė dhe i mblidhen poshtė mjekrės tregon se djali i saj ka ikur nė Greqi qė nė moshėn 13- vjeēare dhe qė prej asaj kohe, ai ka jetuar nė male.
    Kur e keni parė Marianin pėr herė tė fundit?
    Marianin e kam parė pėr herė tė fundit para se tė ikte nė Greqi dhe tė shpallej nė kėrkim nga policia greke. Ai erdhi nė shtėpi kėtu nė fshat nė datėn 8 maj, pasi ishte arratisur nga burgu.
    Si e kujtoni ditėn kur Mariani erdhi nė shtėpi nė 8 maj?
    Ishte hera e parė qė Mariani vinte nė shtėpi pas shumė vitesh. Mariani arriti tė vinte nė shtėpi pas arratisjes nga burgu nė Greqi. Atė ditė qė erdhi nė fshat, ka qenė pasdite vonė dhe e dallova qė nga zėri qė ishte biri im, Mariani. Mė thirri qė jashtė: O nėnė! E dallova qė ishte ai, edhe pse kisha kohė pa e parė. Fytyrėn nuk ia shikoja se ishte pak errėsirė, por nuk ishte e vėshtirė qė tė njihja zėrin e Marianit.
    Sa ditė qėndroi nė shtėpi Mariani?
    Qėndroi vetėm atė natė. I thashė, fli me nusen o bir, se rri unė dhe tė bėj roje gjithė natėn jashtė. Kanė qenė dy djemtė e tjerė qė kanė bėrė roje jashtė atė natė. Por, askush nuk fjeti. Mariani nuk vuri gjumė nė sy.
    Sa kohė kishit pa e parė djalin tuaj qė nga hera e fundit qė ai kishte ikur nė Greqi?
    Kisha mė shumė se 5 vjet qė nuk e kisha parė Marianin. Ai nuk kishte ardhur mė nė fshat, pas disa problemeve qė ka pasur me policinė atje.
    Kur ka ikur pėr herė tė parė nė Greqi Mariani?
    Ai ka ikur qė nė moshėn 13 vjeē, por atėherė nuk qėndroi gjatė se ishte i vogėl. Pas ca kohėsh iku sėrish me dy djem nga fshati, tė cilėt pas disa muajsh u kthyen sėrish, ndėrsa Mariani nuk erdhi me ata. Shkuam tek familjet e tyre pėr tė pyetur se ēfarė kishte ndodhur me djalin tonė dhe na thanė qė Mariani kishte rėnė nė polici dhe nuk e dinin se ēfarė i kishte ndodhur. Pasi kaloi njė vit nga dita qė Mariani kishte ikur nė Greqi, ne pandehėm se ai nuk ishte gjallė se nuk kishim marrė asnjė kontakt prej tij. Pas kėsaj, burri im shkoi ta kėrkonte nė Greqi. U ngrit njė ditė nė mėngjes dhe tha: Do shkoj tė kėrkoj Marianin. Gjatė kėtij viti, Mariani kishte arritur t‘i shpėtonte policisė greke. E kishte gjetur njė burrė nga njė fshat i Greqisė dhe e kishte marrė aty, ngaqė i ishte dhimbsur. Nė tė njėjtin fshat ku punonte Mariani si bari, shkoi edhe burri im dhe atje kishte shumė njerėz tė njohur. Sa e kishin parė i kishin thėnė: O Pashk, djalin e ke kėtu. Kur erdhi burri nė shtėpi, Mariani nuk erdhi, por mė kishte dėrguar njė letėr dhe disa lekė. I kishte thėnė Pashkės: Ēoja nėnės kėto lekėt qė tė blejė njė sobė me korent.
    Juve ishit nė dijeni tė akuzave qė binin mbi djalin tuaj, qofshin kėto pėr grabitje apo vrasje?
    Unė di vetėm qė ndaj djalit tim janė bėrė shumė padrejtėsi. Marianin e akuzonin pėr vrasjen e njė vajze dhe njė polici grek, kur Mariani ato ditė ka qenė nė Shqipėri. Djali im nuk ka bėrė asnjė vrasje, e vetmja gjė qė ka bėrė ėshtė se u ka ikur grekėve disa herė nga duart, gjė qė ata nuk ia falnin kollaj.
    Kur e morėt vesh pėr lajmin?
    Atė ditė qė u vra, e pamė nė televizor se ēfarė kishte ndodhur. Nuk po u besoja syve, djali im qė ishte vrarė nė mes tė fushės. Po atė ditė nė mėngjes, policia shqiptare erdhi dhe na bėri kontroll nė banesė, nuk na la gjė pa kontrolluar.
    Keni njė apel pėr drejtėsinė shqiptare?
    Djali im u vra nga shteti grek, policia greke ma vrau djalin. Pėr kėtė shteti shqiptar duhet tė reagojė, sepse ata mė vranė djalin.

    (er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

    ------------------------------------------------------------------------


    Apeli i babait tė Ilir Kupės: Mos e vrisni tim bir!

    Pas vrasjes sė Kolės, frika e njė eliminimi fizik, mbėrthen familjen Kupa. I ati, thirrje publike shtetit grek: Mos ekzekutoni shqiptarė!



    Ilir Kupa



    Nikoleta Kovaēi

    Marian Kola u ekzekutua nga policia greke sikur tė ishte i dėnuar me vdekje, (megjithėse Greqia nuk e ka kėtė dėnim). Policia e betuar pėr eliminimin e tij qėlloi mbi tė se iu duhej i vdekur. Po ashtu u qėllua edhe mbi dy shqiptarėt e tjerė, Flamur dhe Edison Lika (Sinani), nga Kurbini. Tani ėshtė radha e 27-vjeēarit nga Kruja, Ilir Kupa. Po ndėrsa pėr Marian Kolėn vinin sinjalet e pėrbetimit tė shtetit grek pėr ekzekutimin e tij kudo qė tė gjendej, Kupa kėrkohet i gjallė. Apeli Pas vrasjes sė Kolės, frika e njė eliminimi fizik pėr Kupėn, njerėzishėm ka mbėrthyer familjen e Ilir Kupės. I ati i tij ka drejtuar njė thirrje publike, ditėn e djeshme pėr tė mundėsuar bėrjen e njė apeli shtetit grek qė mos tė vrasė mė tė rinj shqiptar. Thirrja mban emrin e babait tė Ilirit, Fatmir Kupės i cili kėrkon nga tė gjitha organizmat tė ngrihen qė tė mos vriten mė shqiptarėt nga policia greke. Pėrveē Kupės, grekėt vijojnė tė kenė nė kėrkim edhe katėr shqiptarėt e tjerė, tė cilėt kanė mundur tė humbin gjurmėt qė nė kohėn kur u vranė dy Likajt, ndėrsa betejėn pėr ēorientimin e policisė greke e morėn pėrsipėr pikėrisht Kola dhe Kupa.

    Apeli i tė atit tė tė shumėkėrkuarit

    “Do doja tė mė ndihmonit”, nis thirrja publike e babait pėr tė shpėtuar jetėn e tė birit, 27-vjeēarit, i cili qė me vrasjen e Marian Kolės, tashmė ėshtė shqiptari mė i rrezikuar nga policia greke qė vret pa paralajmėrim. “Jemi familjarė tė Ilir Kupės dhe duam t’i bėjmė thirrje shtetit grek tė ndalojė dorėn vrastare mbi djemtė tanė. Ata po trajtohen nė mėnyrėn mė ēnjerėzore tė mundshme, ndaj na duhet ndihma juaj tė ngremė zėrin pėr tė shpėtuar jetėt e shqiptarėve. Nuk them se djali im ėshtė i pafajshėm, por im bir nuk ėshtė kriminel, nuk ėshtė vrasės sepse nuk ka vrarė kurrė njeri. Ju lutemi, tė bashkohemi njėzėri ti themi MJAFT shtetit grek. Sa mė shumė kalojnė orėt, aq mė shumė shtohet rreziku pėr djalin tim”. Thirrja e babait pėr jetėn e tė birit nė tė vėrtet nuk i drejtohet vetėm shtet- it grek, por ėshtė gjithėpėrfshirės. 27-vjeēari krutan gjendet nė arrati bashkė me shqiptarėt e tjerė qė me 23 mars. Kupa u bė i njohur pikėrisht nga informacionet e fryra tė policisė greke nė lidhje me rrezikshmėrinė e pazakontė tė Marian Kolės, pasi Kupa rezultoi sipas kamerave termike tė ishte personi qė e shoqėroi nė arratinė e fundit tė jetės sė tij. Kėshtu, pas vrasjes sė Marianit, 38-vjeēarit nga Vigu i Mnelės, emri i Ilir Kupės mbahet edhe si personi qė ka motivuar tė paktėn 1000 forca policore speciale greke pėr ta vėnė nė pranga. I riu thuhet se ka dyshime tė forta se ka marrė plagė nė atė shkėmbim zjarri mes Marian Kolės dhe policisė greke nė momentin e ekzekutimit tė Marianit, ndėrsa policia ka mundur tė gjejė gjurmėt e tij rreth 600 metėr larg vendngjarjes. Kur kanė kaluar pesė ditė nga ekzekutimi i Kolės, Kupa, ndonėse i vetėm ende nuk ėshtė dorėzuar e madje policia greke ka bllokuar edhe informacionet nė lid- hje me mėnyrėn se si po operohet pėr arrestimin e tij. Informacione tė ndryshme qė vijnė nga Greqia tregojnė se urdhri i Ministrit tė Brendshėm grek ka pėrcaktuar se Ilir Kupa duhet tė kapet i gjallė.

    Mungon rezultati i autopsisė pėr Kolėn

    Ekzekutimi i Marian Kolės, nė tė gdhirė tė sė dielės nė zonėn e Sulit, nga forcat speciale greke, ka lėnė shumė hi-je misteri pas. Gjatė kohės sė zhvillimit tė ngjarjeve ku pati edhe ty shtetas grekė tė vrarė, 38-vjeēari Kola mbi tė cilin ranė akuzat e vrasjes sė tyre, sipas dėshmitarėve dhe tė afėrmve, ka qenė nė Shqipėri. Madje gjatė kohės sė arratisė Mariani ka hyrė dhe ka dalė nga Greqia dy herė. Ndėrkaq, personat qė kanė bėrė tėrheqjen e trupit nga morgu i Janinės, mėsohet se nuk kanė marrė asnjė lloj kopjeje tė ekspertizės mjeko-ligjore, ndonėse familja ende beson se avokati i tij mbrojtės do tė vijojė tė jetė i drejtė me ngjarjen ku u vra klienti i tij. Ndėrkohė qė, nga autoritetet tona nė Shqipėri dhe nė Athinė ende nuk ka njė reagim publik pėr vrasjet e tre shqiptarėve nga policia greke, apo pėr fatin e tjerėve nė arrati.
    shekulli
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga BLEDI_SH : 26-07-2013 mė 06:20

  4. #74

    Pėr: Marian Kola vritet nga policia greke

    Citim Postuar mė parė nga BLEDI_SH Lexo Postimin
    ------------------------------------------------------------------



    Apeli i babait tė Ilir Kupės: Mos e vrisni tim bir!

    Pas vrasjes sė Kolės, frika e njė eliminimi fizik, mbėrthen familjen Kupa. I ati, thirrje publike shtetit grek: Mos ekzekutoni shqiptarė!


    Ky babai i ketij nder te tjera te dali publikisht dhe te jape nje deklarate per gjithe te rinjte: Mos u beni kriminela, mos u mesoni te siguroni jetesen me mjete te paligjshme, mos vidhni e vrisni te tjeret se nje dite ju vjen dhe juve rradha. Dhe po, shteti grek mos vrit shqiptar. Por dhe ju shqiptar hiqni dore nga krimi dhe maskaralleku se nuk eshte rruga e drejte per nje jetese me te mire.

  5. #75
    not exist Maska e skender76
    Anėtarėsuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790

    Pėr: Marian Kola vritet nga policia greke

    Citim Postuar mė parė nga Darius Lexo Postimin
    Ky babai i ketij nder te tjera te dali publikisht dhe te jape nje deklarate per gjithe te rinjte: Mos u beni kriminela, mos u mesoni te siguroni jetesen me mjete te paligjshme, mos vidhni e vrisni te tjeret se nje dite ju vjen dhe juve rradha. Dhe po, shteti grek mos vrit shqiptar. Por dhe ju shqiptar hiqni dore nga krimi dhe maskaralleku se nuk eshte rruga e drejte per nje jetese me te mire.
    Te kishte ato mend, s'do i kishte shku djali n'ket grade...


    Po per parate qe i niste djali nga Greqia, a bleu noj vitur?....
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  6. #76
    i/e regjistruar Maska e IllyrianPatriot
    Anėtarėsuar
    27-06-2010
    Postime
    1,027

    Pėr: Marian Kola vritet nga policia greke

    Citim Postuar mė parė nga Darius Lexo Postimin
    Ky babai i ketij nder te tjera te dali publikisht dhe te jape nje deklarate per gjithe te rinjte: Mos u beni kriminela, mos u mesoni te siguroni jetesen me mjete te paligjshme, mos vidhni e vrisni te tjeret se nje dite ju vjen dhe juve rradha. Dhe po, shteti grek mos vrit shqiptar. Por dhe ju shqiptar hiqni dore nga krimi dhe maskaralleku se nuk eshte rruga e drejte per nje jetese me te mire.
    Jan kriminela , e vertet eshte . Por nuk jan vrases , sidomos kupa ... sic nuk ishin edhe ata 2 te tjeret ( daje edhe nip ) qe u ekzekutuan me sniper ne mes te nates . Pra kemi 3 te vrare deri tani , edhe keshtu sic e kan nisur do kemi edhe te tjere , kupa eshte ne rradhe , edhe pastaj te tjeret . Pra ligj nuk aplikon , sepse nuk konsiderohen qenje njerezore ... jo se jan kriminela , por se jan kriminela shqiptar , edhe duhet te theksohet fjala shqiptar !

    Nuk e di personalisht jam ne dileme . Nga nje ane nuk ke c fare dreqi te protestosh sepse jan kriminela , edhe nuk mund te protestohet ne menyre insitucionale .

    Por nga ana tjeter , edhe ky ekzekutim sikur jan qene , pa asnje te drejte njerezore , ve ne dukje per ata qe akoma kan hamendsira , natyren e vertete te grekerve kundrejt shqiptareve . Si tjeter ka mundesi qe shumica e shqiptareve ne greqi ndihen te revoltuar edhe e urrejn shtetin grek ?! Do ishte e lehte per ata qe refuzojne ta pranojne , qe shpjegimi eshte se shqiptaret jan thjesht mos mirrenjohes ... por ne fakt nuk mund te jesh mirenjohes ndaj nje shteti qe je emigrant i ligjshem , por te shikon si nje qenje jo njerezore , gati kafsherore pa asnje te drejte , edhe pa asnje respekt ndaj teje qofte bazike .

    Kush prap me idiotesine me te madhe do kaloj ne hallunikacionin e rradhes , edhe do tja faturoje mikrokiminelave qe natyrisht do ekzistonin ne 2 dekada me kaq populsi shqiptare , atehere no comment .

    Nga ana tjeter , edhe shqiptaret qe jetojne akoma ne greqi kan faji vete ( edhe pse ka nje eksod masiv shqiptaresh qe kthehen ne Shqiperi ose emigrojne per ne shtetet e europes perendimore ) .
    Pra c fare dreqi kerkojne ne ate shtet te mbaruar akoma ?! Nje shtet i mbaruar per dekaden e ardhshme , qe edhe kurre pas shume vitesh te kthehet ne normalitet , do jete i stermbushur me emigrant aziatik qe do kthehen ne krahe pune te lira ne maksimum ?! Edhe sidomos kurre shqiperia ne nje rritje te ngadalte por stable kthehet ne nje shtet normal te pakten per ata qe jan shqiptar ?!

    Dilema pra ekziston sidomos , per ata qe kan pasuri te paluajtshme ne greqi .... Por jam i bindur se po te pyesje shqiptaret nje mase 90 % do ktheheshin sa hap e mbyll syte , por mos te kishin femij ne shkolle , shtepi qe i kan blere , edhe frika e emigrimit te dyfishte pra ri emigrim per ne shqiperi kesaj rradhe , se kan kaluar kaq shume vjet sa jan aljenuar me realitetin e alternuan shqiptar tashme .

    Ne vend qe emigrantet shqiptar ne greqi te ishin bere urre lidhese per miqesine e popujve ( sic ndodhe me Italine p.sh edhe pse ka edhe shembuj te kundert ) , shqiptaret qe jan lindur/rritur ne greqi ne fakt jan ata qe urrejne me shume greqine ?!

    Si ka mundesi or trima ?!

    Une vete personalisht i rritur qe 3 vjec ( pra vajta pa deshir ) , i shkolluar deri ne universitet , me shoqeri komplet greke deri ne moshen 23 vjecare . Sa u lirova si individ , pra sa arrita ne gjendje qe te jem i afte te marre timonin e jetes time ne dorre , u ktheva pa asnje hyje dyshimi ne Shqiperi ( Tirane ) . Gjeja me e mire edhe e mendhsme qe kam bere ne jete time !!! Ka 2 vjet e ca qe nuk kam shkellur ne ate shtet te degjeneruar , edhe as nuk kam me plan ...


    Duhet ti therisni mendjes disa nga ju mendjelehte , qe besoni qe greku eshte shtet normal . Greqia eshte nje shtet barbaresh qe ran ne leke nga europa , por mireqenja ekonomike nuk eci dore me dore me avancimin edhe emancipimin kulturor , prandaj sot Greqia eshte nje shtet i falimentuar jo vetem ekonomikisht por edhe moralisht .

    Marian kola u vra ... cdo i arratisur tjeter qe eshte vrare edhe do vritet eshte per faktin qe jan shqiptar ( sepse grekerit kan nje kompleks kombetar ndaj shqiptareve , qe edhe sot e kesaj dite nuk kam harritur t ja gjej prejardhjen , pervec mbase faktit qe shteti i tyre ne fakt eshte i bazuar mbi shqiptaret ( arvanitasit ) ) .

    Mire do ishte te filloni te beheni qe te gjithe pak me te mencur , edhe jo sahan lepyres vellavrases . Komb qe nuk e do sojn e vet si ne Shqiptaret veshtire te gjesh ne rang global . Sad but true ...

  7. #77

    Pėr: Marian Kola vritet nga policia greke

    Illyrian, pa dashur te debatoj per ate qe ke shkruar do te beja nje pyetje dhe dua te me pergjigjesh me sinqeritet: Si do ndiheshe nese do vinte nje i huaj ne vendin tend dhe te te vidhte, mashtronte, dhunonte fizikisht e financiarisht e mbase akoma dhe me keq, te te vriste? Ti si qytetar i thjeshte cfare do ndjeje dhe sa tolerant do ja kishe ngene te tregoheshe?

  8. #78
    i/e regjistruar Maska e IllyrianPatriot
    Anėtarėsuar
    27-06-2010
    Postime
    1,027

    Pėr: Marian Kola vritet nga policia greke

    Citim Postuar mė parė nga Darius Lexo Postimin
    Illyrian, pa dashur te debatoj per ate qe ke shkruar do te beja nje pyetje dhe dua te me pergjigjesh me sinqeritet: Si do ndiheshe nese do vinte nje i huaj ne vendin tend dhe te te vidhte, mashtronte, dhunonte fizikisht e financiarisht e mbase akoma dhe me keq, te te vriste? Ti si qytetar i thjeshte cfare do ndjeje dhe sa tolerant do ja kishe ngene te tregoheshe?
    Zero tolerant , si nuk jam as tolerant me shqiptaret qe ne shqiperi bejn nga krimet me makabre . Ama kurre nuk do deshiroja ekzekutimin( fjale kyce ) , thjesht sepse tentuan te arratisen . Eshe normale qe cdo i burgosur ka deshire te arratiset , sidomos kurre merr denime qesharake ( si p.sh 3 vjet sepse vodhi nje shishe vodka nje nga keta te arratisurit ) . Marian kola qe supozohet ( edhe pse balistika tregoj te kunderten ) qe vrau aksidentalisht nje kalimtare ne dyluftim me policine , tashme eshte i vrare , ju be varrimi , drejtesia u dha ! Cdo excess me teper , si p.sh ata 2 shqiptaret e tjere te vrare , edhe kupa qe do vritet , edhe cdo shqiptar i arratisur qe mund te gjendet qe do ekzekutohen , eshte per faktin qe jan Shqiptar . Nuk ka asnje fyje dyshimi .

    Duhet te theksoj qe po ne shqiperi ekzistone nje populsi emigrantesh qe jan 500,000 veta , edhe nga ata 350 jan kriminela ( te krimeve te renda ) , KURRE edhe e them me plot bindje edhe pa asnje fyjie dyshimi , pra KURRE nuk do kaloja ne nje ofensive intensive per te disinformuar , degraduar , propagandizuar kundra populsise ne total , deri ne ate ekstrem sa emertimi i asaj populsise te kaloje ne sinonim i nje krimineli .

    Ketu eshte ajo qe nuk dihet apo nuk kuptohet nga shumica . Se keta kriminela , perdoren ne menyren me makabre per propagandizimin me makaber qe mund te imagjinosh . Ky propagandizim makaber , i kthen njerezit normal te asaj populsie ne njerez qe urrejne cdo gje shqiptare .

    Pra nuk eshte se shqiptaret ne greqi jan kriminela , e kunderta biles , njerez punetore & praktik ( te bere nga jeta ) deri ne ato permasa qe nuk imagjinon , femij qe shkelqejne ne shkolla analogjikisht shume here me shume se grekerit , POR eshte edhe ajo minoranca absolute e genit te prishur qe jan kriminela .

    Ajo pra minorance absolute , trumpetohet ne medjat vizuale apo gazeta edhe blogje aq shume nga Qarqe te caktuara , sa e kthen shumicen absolute ne nje race kriminelesh ( fiktivisht ) .

    Ti beson se propaganda qendron vetem karshi shqiptareve te greqise ?! Te te tregoje une artikuj e propagandes me makabre karshi shqiperise qe te cmendesh . Ketu qendron problemi , ka nje axhend prapa skenes ....

  9. #79

    Pėr: Marian Kola vritet nga policia greke

    Une e di qe pjesa kriminale e emigranteve shqiptare ne Greqi eshte nje perqindje fare e vogel e gjithe emigranteve por ne po flasim pikerisht per kete shtrese. Propagande ose jo (e kam fjalen antishqiptare) duhet te jemi te ndergjegjshem qe kjo kategori nuk eshte ajo e engjejve dhe kane bere hatara jo vetem ne Greqi por dhe ne shume vende te tjera europiane. Une kam shume kohe qe nuk kam vizituar Greqine dhe nuk e di nese mbas 23 vjetesh ka ende fobi ndaj shqiptareve por nje gje do e them me plot gojen. Nga menyra sesi natyra njerezore eshte e ndertuar, askush nuk e vret mendjen qe te gjykoje shumicen dhe jo pakicen. Eshte prirja e kujtdo qe te marre per baze te keqen dhe ta ngreje ne ate shkalle sa te sfumoje cdo te mire. Nese une ne Shqiperi do hasja nje shtrese emigrantesh qe do me vidhte, dhunonte, mashtronte, grabiste...pra gjithje te zezat, as qe do e vrisja mendjen se si jane te tjeret pjese e po te njejtit komunitet. Do kerkoja me shpirt qe te mos i kisha fare ne vendin tim. Na pelqen apo nuk na pelqen ne, eshte tjeter gje. Por (pavaresisht se greket nuk i duroj dot fare) duhet pranuar qe shqiptaret kane bere gjera te papara ne ate vend.

  10. #80
    i/e regjistruar Maska e IllyrianPatriot
    Anėtarėsuar
    27-06-2010
    Postime
    1,027

    Pėr: Marian Kola vritet nga policia greke

    Citim Postuar mė parė nga Darius Lexo Postimin
    Une e di qe pjesa kriminale e emigranteve shqiptare ne Greqi eshte nje perqindje fare e vogel e gjithe emigranteve por ne po flasim pikerisht per kete shtrese. Propagande ose jo (e kam fjalen antishqiptare) duhet te jemi te ndergjegjshem qe kjo kategori nuk eshte ajo e engjejve dhe kane bere hatara jo vetem ne Greqi por dhe ne shume vende te tjera europiane. Une kam shume kohe qe nuk kam vizituar Greqine dhe nuk e di nese mbas 23 vjetesh ka ende fobi ndaj shqiptareve por nje gje do e them me plot gojen. Nga menyra sesi natyra njerezore eshte e ndertuar, askush nuk e vret mendjen qe te gjykoje shumicen dhe jo pakicen. Eshte prirja e kujtdo qe te marre per baze te keqen dhe ta ngreje ne ate shkalle sa te sfumoje cdo te mire. Nese une ne Shqiperi do hasja nje shtrese emigrantesh qe do me vidhte, dhunonte, mashtronte, grabiste...pra gjithje te zezat, as qe do e vrisja mendjen se si jane te tjeret pjese e po te njejtit komunitet. Do kerkoja me shpirt qe te mos i kisha fare ne vendin tim. Na pelqen apo nuk na pelqen ne, eshte tjeter gje. Por (pavaresisht se greket nuk i duroj dot fare) duhet pranuar qe shqiptaret kane bere gjera te papara ne ate vend.
    Dakort ne shumice me ty . Grekerit kan te drejtat e tyre karshi shqiptareve , edhe sidomos shtreses te kriminelave makaber qe ekzistojne shqiptar . Por ketu per mua lindin 2 pyetje , qe tregojne qe pervec krimeve qe kan ndodhur , ato krime jan trumpetuar aq shume ne media , jan ndryshuar , botuar edhe ri botuar , qe te bejne nje impakt shume me te madhe , duke dhene nje imazh te nje invazjoni hordish qe kerkojne te shfarosin rracen greke ( nuk ekzagjeroj ) . Problemi ketu qendron , qe ka nje 'mastermind' pas kesaj , per mua eshte e rendesishme te gjej kush edhe perse i intereson kaq shume kjo urrejtje ?! Sidomos ne keto kohera , qe grekerit jan katandisur emigrant ne shqiperi ?!

    1) Perse ky disinformim mediatik nuk ndodh edhe ne Itali ne keto permasa ? ( edhe perse e di qe edhe atje , le te themi qe nuk kemi emrin me te mire )

    2) Edhe perse ky disinformim pervec emgiranteve shqiptare ne greqi , kalon edhe kundra Shtetit Shqiptar ?! Edhe a nuk kojncidon kjo me politikat greke qe jan anti-shqiptare , deri atje ku i lejohet ?!

    A nuk del te konkluzioni , qe greqia gjate gjithe kohes ka pasur edhe ka nje klime anti-shqiptare ( te sponsorizuar nga qarqe ta caktuara edhe nje minorance te zhurmshme , qe duke hedhur balte dicka ngelet me teper ) , edhe fakti qe shqiptaret vajten veten te 'ujku' i beri preh te nje grabitqari qe perdori deri ne maksimum defektet e tyre , per ti eksplojtuar edhe shfaqur si kriminela ordinere ?!

Faqja 8 prej 10 FillimFillim ... 678910 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •