Close
Faqja 0 prej 11 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 107
  1. #1
    Thirr ne rruge te Zotit! Maska e IslamInfo
    Anëtarësuar
    09-08-2011
    Vendndodhja
    Ne token e Allahut!
    Postime
    1,457

    Bisedë e lirë vëllazërore

    Selam alejkum, vellezer dhe motra te ndershme, kjo teme do te jete teme e lire nga e cila do te perfitojme te gjithe se bashku inshallah.

    Bisede e lire, pra secili qe ka dicka per te kontribuar eshte i lire, perderisa nuk kacafytet me dikend apo te ngjashme.

    Mund te postoni dicka interesante qe e keni lexuar gjate dites, apo ndonje video interesante islamike qe e keni shikuar, apo ndonje foto interesante qe ka domethenie te mire dhe mesim, apo ndonje poezi islame, apo... Thjeshte teme e lire ku secili kontribon me dicka.

    Une e kundershtoj qe muslimani te jete pasiv ne kete forum dhe t'i lexoje debatet e njerezve te ulet e kundershtare te kesaj feje, kurse ai vet mos te kontriboj tek forumi perkates te cilit ai i takon... Andaj le te jete ky vend si start per keta vllezer dhe motra te cilet deri tash jane mjaftuar vetem me lexim pasiv...

    Se paku nje pershendetje islame le te na e japin: Es-selamu alejkum

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-04-2008
    Postime
    496
    Es-selamu alejkum

  3. #3
    Thirr ne rruge te Zotit! Maska e IslamInfo
    Anëtarësuar
    09-08-2011
    Vendndodhja
    Ne token e Allahut!
    Postime
    1,457
    We alejkum selam

    Ja nje bisede e lire ne mes te dy hoxhallareve: Bekir Halimit dhe Ferid Selimit gjate shkuarjes te nje vlla per vizite:


  4. #4
    Thirr ne rruge te Zotit! Maska e IslamInfo
    Anëtarësuar
    09-08-2011
    Vendndodhja
    Ne token e Allahut!
    Postime
    1,457
    SUBHANALLAH !

    A E DI CILA ËSHTË NDËR KRIJESAT MË TË FUQISHME NË UNIVERS ?

    Milingona është prej krijesave më të fuqishme në tërë universin edhe pse nuk mund të duket në syrin e dikujt si e tillë. Përmendet se ajo bartë shtatë herë më tepër se pesha e trupit të saj.
    Ajo është në gjendje të bartë peshën e trupi të saj dhe ngarkesën mbi trup në degë të lisave duke qenë me trup poshtë por mbahet me duart e saj të fuqishme.
    Është shumë e vendosur në parimet e saj duke i quar deri në skaj punët e saj pa hequr dorë asnjëherë.
    Shkaqe këto për të cilat Allahu në Kuran ka emëruar një sure të tërë me emrin e milingonës për të kthyer njerëzit shikimin nga ky insekt i vogël por me shumë parime dhe qëndrime serioze.

    Kurse njeriu bartë shumë më pak se milongona, ai në kushte normale mund të bartë sa gjysma apo se pesha e tij trupore. Në raste të caktuara edhe më shumë por jo shtatë herë.

    Elefanti bartë tri herë më shumë se pesha e tij trupore jo më tepër.

    Prandaj nuk di të ketë krijesë e cila bartë më shumë se milingona.

    Allahu e di më së miri !

    Hoxhë Lulzim Susuri
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  5. #5
    Thirr ne rruge te Zotit! Maska e IslamInfo
    Anëtarësuar
    09-08-2011
    Vendndodhja
    Ne token e Allahut!
    Postime
    1,457
    Nese ne kete bote ka kesifar bukurie, paramendoni se si mund te jete Xhenneti
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-04-2008
    Postime
    496
    www.allaahuakbar.net ->Hidhini nje sy kesaj faqeje!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Selma*
    Anëtarësuar
    15-05-2009
    Postime
    405
    Esselamu Alejkum. Urime per temen! Lus Allahun te ju shperbleje per kontributin qe jeni duke dhene...

    Nje ligjerate e shkelqyer qe nuk ben pa e degjuar!


  8. #8
    i/e regjistruar Maska e prizrenasi_30
    Anëtarësuar
    18-11-2008
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    729
    Sot pashë një grua duke vdekur në spital.
    Mjekët përpiqeshin t'ia shpëtonin jetën, vajza e saj po qante, por asgjë nuk mund të ndryshonte caktimin e të Plotfuqishmit!
    Deklaroj se Allahu është më i madhi dhe se nuk ka Zot tjetër pos tij!
    Dhe lutem: O Zoti ynë, kij mëshirë për shpirtrat tanë, na i fal mëkatet tona, na udhëzo në rrugë të drejtë dhe na shpërble në botën tjetër!
    Mos ja bëj të tjerëve atë që nuk ke qejf të ta bëjnë ty!

  9. #9
    Thirr ne rruge te Zotit! Maska e IslamInfo
    Anëtarësuar
    09-08-2011
    Vendndodhja
    Ne token e Allahut!
    Postime
    1,457
    Mes të djeshmes dhe të sodit



    Fjala:

    Dje ishte: këshillë

    Sot është: lëndim



    Dinjiteti

    Dje ishte: veti origjinale

    Sot është: kërkim ndërmjetësimi



    Dashuria

    Dje ishte: shpirt

    Sot është: lojë



    Poezia

    Dje ishte: shkencë dhe letërsi

    Sot është: imitim dhe pozitë



    Dhënia

    Dje ishte: synim

    Sot është: mjet



    Lumturia

    Dje ishte: bindje

    Sot është: lakmi



    Mendja

    Dje ishte: begati

    Sot është: fatkeqësi



    Ndërgjegjja

    Dje ishte: jetë

    Sot është: alivanosje



    Ramazani

    Dje ishte: adhurim dhe aktivitet

    Sot është: shprehi dhe përtesë



    Qetësia

    Dje ishte: hije

    Sot është: shi vere



    Miqësia

    Dje ishte: thesar

    Sot është: zhdukje



    Mëshira

    Dje ishte: mbushje e zemrës

    Sot është: kërkesë dhe lutje



    Shoqëria e mirë

    Dje ishte: në secilin njeri

    Sot është: rrallë që mund të gjendet



    E mira

    Dje ishte: e përhapur dhe gjithkund

    Sot është: e rrallë dhe e pakët



    Vërtetësia

    Dje ishte: gjë që gjendet kur ta dëshirosh

    Sot është: gjurmë



    Shkrimi

    Dje ishte: art dhe dhunti

    Sot është: zanat i atij që s'ka zanat tjetër



    Rinia

    Dje ishte: shtylla e ardhmërisë

    Sot është: betoni i pakujdesit



    Vatani

    Dje ishte: lojalitet

    Sot është: hotel



    Buzëqeshja

    Dje ishte: sadaka, lëmoshë

    Sot është: rrënojë



    Teknologjia

    Dje ishte: zhvillim

    Sot: kaos



    Bartja e fjalëve- spiunimi

    Dje ishte: gjë e qortuar

    Sot: prestigj



    Dhimbja

    Dje ishte: durim

    Sot: ankim



    Spontaniteti

    Dje ishte: veprimi i natyrshëm i njeriut

    Sot? Përkufizimi i njeriut



    Diploma

    Dje ishte: ardhmëri

    Sot: pllakë në mur



    Përktheu: Bekir Halimi

  10. #10
    . Maska e alDI
    Anëtarësuar
    27-08-2002
    Vendndodhja
    London
    Postime
    663
    Kështu nis lë burri fenë.
    Sefte gjyshi la synenë.
    Pastaj yt atë la vaxhibin.
    Farzin la yt bir me nipin.
    Stërnipit më gjë s’i mbetet.
    As di fare ku të mbështetet

    Hafiz Ali Korca

    Poezija eshte shume e gjate por shkeputa vetem keto vargje qe me bene pershtypje se sa kuptim madheshtore kane.
    .

Faqja 0 prej 11 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •