Close
Faqja 3 prej 10 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 92
  1. #21

    Pėr: Cilat jane arsyet e humbjes se demokrateve ne zgjedhje?

    Citim Postuar mė parė nga njeriuxp Lexo Postimin
    haha, cfare humbesi i keq
    me i keq se Berisha, qe e pranoi humbjen
    Po ti cne kaq i zellshem pash zotin, apo te kane premtuar ndonje vend ne dogane? Mire politikanet e majte qe gezojne se ju erdhi dita per te mbushur xhepat se kishin 8 vjet qe ju ishte thare zorra, po ju tifozat nuk ju marr vesh ca keni qe kaloni ne histeri nga gezimi? Ca perfiton ti more qyq qe ske lene teme pa u ngjirur per Edi Rame e PS? Apo je vullnetar?

  2. #22
    i/e larguar Maska e ionian
    Anėtarėsuar
    27-12-2002
    Vendndodhja
    *
    Postime
    200

    Pėr: Cilat jane arsyet e humbjes se demokrateve ne zgjedhje?

    Citim Postuar mė parė nga Darius Lexo Postimin
    Po ti cne kaq i zellshem pash zotin, apo te kane premtuar ndonje vend ne dogane? Mire politikanet e majte qe gezojne se ju erdhi dita per te mbushur xhepat se kishin 8 vjet qe ju ishte thare zorra, po ju tifozat nuk ju marr vesh ca keni qe kaloni ne histeri nga gezimi? Ca perfiton ti more qyq qe ske lene teme pa u ngjirur per Edi Rame e PS? Apo je vullnetar?
    Darius, ja ke fut kot plako ketu... . Po kemi dhe nje pike idealizmi apo edhe romatzimi or mik. Nuk maten te gjitha gjerat me lek.Po kur humbet qetesine nganjehere shkruan edhe gjera qe si beson dhe qe pendohej me vone.Hec pra se nuk erdhi fundi i botes qe humbi Sala , jo!

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2013
    Postime
    87

    Une jam i punesuar tek privati dhe gjeja e pare qe fitoj eshte heqja e takses se Berishes e kursej nje rroge ne vit. Po ashtu fitoj nje politike te qete e pa sharje nga robt, e cila na mban larg Europes e qe perpiqet te percaje shqiptaret. Po ashtu perfitoj qe s'degjoj me genjshtra nga mengjesi deri ne darke, nga njeriu e njerezit qe na rriten cmimet ne kte fare feje. Lista eshte e gjate, por ty pak te duket? Nga menyra si shprehesh, i bie qe ju qe flisni per PD perfitoni dicka? Jeni doganiere? hmmm, mire qe e morem vesh

  4. #24
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Cilat jane arsyet e humbjes se demokrateve ne zgjedhje?

    Arsyet e humbjes se demokrateve ne zgjedhje

    Sovrani shqiptar ne 23 qershor foli me voten e tij dhe ndeshkoi partine ne pushtet. Shume analiste ne ditet ne vazhdim do ta quajne kete si "nje fitore te se majtes" por ne fakt nuk ishte gje tjeter vecse nje referendum popullor mbi 8 vjetet e pushtetit te te djathteve. Shqiptaret ne qershor 2013 nuk jane te kenaqur me qeverisjen e tyre dhe ky eshte nje ndryshim i madh nga dy zgjedhjet me te fundit, te 2009 dhe 2011 ku PD dhe aleatet e vete paten nje rezultat pozitiv. Lind natyrshem pyetja: Cfare ndodhi ne keto 2 vjetet e fundit qe te sjelli nje pakenaqesi te tille ne elektorat karshi qeverise dhe politikave te saj? Pergjigjia e kesaj pyetjeje eshte thelbi i te kuptuarit te humbjes elektorale dhe nevojitet nje analize e hollesishme qe te gjitha partite e djathta duhet te bejne.

    Arsyeja kryesore e humbjes se koalicionit te djathte eshte gjendja jo e mire ekonomike ne vend sidomos ne dy vitet e fundit. Qeveria Berisha ia arriti me sukses te admirueshem qe ti rezistoje krizes financiare globale dhe rajonale ne mandatin e pare te qeverisjes, por ne dy vitet e fundit te gjitha barometrat ekonomike deshmonin qe kriza ekonomike kish mberthyer ekonomine shqiptare. Nuk mund te besh me faj qeverine qe Berisha kryesonte per krizen ekonomike pasi ajo ishte jashte kontrollit te tij. Kriza e vendeve tona fqinje, Greqia dhe Italia preku edhe ekonomine shqiptare kryesisht me uljen e te ardhurave te emigranteve. Por nuk ishte kjo arsyeja perse zgjedhesit ndeshkuan qeverine ne zgjedhje. Arsyen duhet ta kerkoni tek kontrasti i thelle i prioriteteve te buxhetit te shtetit dhe buxhetit familjar te shqiptareve. Teksa qeveria investonte qindra miliona dollare te marra si kredi ne tregun boteror per ndertimin e infrastruktures se vendit, familjet shqiptare duhet te menaxhonin nje buxhet familjar me te ardhura gjithmone e me te pakta. Sa here qe kryeministri inaguronte nje rruge apo nje tunel, ne syte e shqiptareve te thjeshte kjo u perjetua si nje qeveri e pasur qe ka leke te investoje per ndertimin e veprave te tilla gjigande, por nuk ka leke te me ndihmoje mua financiarisht ne nje kohe krize. Opozita shqiptare perfitoi nga kjo situate duke ia faturuar fajin e krizes ekonomike qeverise shqiptare.

    Arsyeja e dyte e humbjes ishte qeverisja me politika pro-biznesit ne nje vend ku mbizoteron "klientelizmi" si forma me e mire e te berit politike. Te gjitha politikat e qeverise Berisha ishin politikat e duhura per vendin: taksa e sheshte ishte e suksesshme ne thithjen e investitoreve te huaj dhe uljen e barres fiskale mbi biznesin. Problemi me taksen e sheshte eshte se ate e vlereson sic duhet vetem biznesi i madh dhe i vogel, dhe jo ai shqiptari i thjeshte qe akoma beson se vendet e punes i krijon shteti e jo biznesi privat. Gabimi tjeter strategjik qe u be nga kreu i qeverise ishte mosleximi sic duhet i verdiktit te zgjedhjeve te vitit 2009. Ai arriti te fitoje nje mandat te dyte te ngushte, por kjo nuk justifikonte totalisht politikat qeverisese te djathta qe ai ndoqi. Shqiperia vazhdon te mbetet nje vend me prirje te majta dhe kjo fale ndikimit te shteteve sociale ne vendet fqinje: Greqi dhe Itali. Largimi i LSI nga koalicioni i PD nuk ishte arsyeja e humbjes se PD. Teksa PD dhe Berisha krijonin politika pro-biznesit e pro rritjes ekonomike te vendit, partia e tyre e koalicionit, LSI, ishte duke perdorur pushtetin per te ushqyer "klientelizmin" e saj.

    Dhe dalim tek arsyeja e trete e humbjes, zhgenjimi i elektoratit te djathte shqiptar me qeverisjen Berisha. Kur qarku i Shkodres e Dibres nuk te jep voten ne zgjedhje, edhe pse ta kane dhene kete vote ne cdo zgjedhje, e kupton qe ka dicka serioze qe nuk shkon. Zhgenjimi i elektoratit te djathte shqiptar eshte i dukshem dhe i prekshem. Berisha arriti mjeshterisht qe te mbaje ne kembe nje koalicion qeverises e ta mbylli me sukses edhe nje mandat te dyte ne qeverisje. Por kostoja e ketyre taktika politike mbi elektoratin e djathte ishte e madhe. Elektorati i djathte shqiptar eshte i tille vetem ne emer e jo ne filozofi. Kur vjen puna tek botekuptimi dhe sjellja, ata e vleresojne "klientelizmin" po aq shume sa te majtet. Mandati i dyti solli nje pakenaqesi te madhe kur demokratet duhet te ndanin pushtetin me LSI. Burimi i dyte i pakenaqesise ishte arroganca e pushtetit: ne zgjedhjet e 2011 Berisha u beri shume leshime partive te vogla ne koalicion, ne kurriz te kandidateve e elektoratit tradicional demokrat. Dhe kjo pakenaqesi e elektoratit te djathte u konfirmua perseri 1 muaj para mbajtjes se zgjedhjeve, kur Berisha renditi ne listat e PD 3 deputete socialiste te perjashtuar nga PS. Arroganca e pushtetit solli anashkalimin dhe injorimin e zerave te demokrateve te thjeshte ne baze. Kjo u duk edhe tek perpilimi i listave te kandidateve ne Tirane e jo ne baze.

    Arsyeja e katert e humbjes ishte cenimi i dinjitetit te shqiptareve mbi baza etnike dhe fetare. Dalja ne skenen politike te tellallit te Erdoganit ne Tirane, Kreshnik Spahiut, e vuri Berishen ne nje pozite te veshtire. Retorika e Spahiut ishte nje retorike e pastert fetare dhe osmane. Ai u bente apel shqiptareve muslimane qe te votonin per te mbi bazen e identitetit fetar musliman. Per t'iu kundervene atij dhe per te parandaluar demin qe ai mund te shkaktonte ne elektoratin e djathte, Berisha rizbuloi gjuhen nacionaliste menjehere pas festimit te 100 vjetorit te vendit. Ky ishte nje gabim pasi ne syte e tij ai rifitoi besimin e shumices muslimane te vendit, por ne te njejten kohen alienizoi 35% te elektoratit shqiptar qe u perket besimeve te tjera fetare dhe minoriteteve etnike. Retorika e tij nacionaliste i kushtoi atij edhe ne raport me nderkombetaret. Kjo fryme u riafirmua edhe me fiaskon e madhe te censusit te vendit, qe i mohoi ekzistencen minoriteteve dhe dy komuniteteve fetare me perparimtare te vendit: komunitetit orthodhoks dhe atij bektashi. Duke qene dy komunitetet me te kulturuara te vendit, reagimi i tyre nuk matet me ulerrima neper rruget e Shqiperise, sic ben Spahiu e kompani, por me vota te hedhura ne forme proteste kunder qeverise.

    Arsyen e peste duhet ta kerkoni tek psiqika shqiptare: asnjehere ne keto tre dekada pluralizem, shqiptaret nuk e kane votebesuar te njejten parti me shume se dy mandate. Shqiptaret kane frike nga partia-shtet dhe kjo si rezultat i se shkuares se tyre komuniste. Elektorati shqiptar i trembet realitetit kur partia ne pushtet kontrollon te gjitha pushtetet e institucionet e vendit. Dhe duke qene se PD kontrollon tashme te gjitha pushtetet e institucionet e vendit, ishte e lehte per opoziten qe te rizgjonte friken e "gogolit" Berisha ne mendjet e shqiptareve. Shume do te bejne me faj kryeministrin Berisha per humbjen ne zgjedhje, por une nuk jam nje prej tyre. Berisha mbart pergjegjesite e veta per humbjen, por njerezit duhet te kuptojne se rotacioni politik eshte pjese e jetes politike ne demokraci.

    Sic e shpreha ne krye te kesaj analize, kjo nuk ishte nje fitore e se majtes, kjo ishte nje humbje e besimit te elektoratit tek te djathtet. Demokratet duhet te ndihen shume mire me arritjet e tyre ne keto 8 vjet. Nuk ka dyshim ne mendjen time se 8 vitet e fundit kane qene 8 vitet me te suksesshme te qeverise shqiptare qe nga themelimi i shtetit shqiptar. Ne vitet e dekadat ne vazhdim, shqiptaret do te rivleresojne me mire arritjet e kesaj qeverisje. Ashtu si opozites aktuale tani qe erdhi ne pushtet, do t'i duhet te konkurroje me arritjet e demokrateve ne keto 8 vjet. Te djathtet duhet te rigrupohen ne opozite dhe te bejne nje opozite parlamentare te forte, ne menyre qe te rifitojne besimin e humbur te shqiptareve. Jam i bindur qe vetem pak muaj qeverisje te socialisteve do te mjaftojne per elektoratin shqiptar qe te kuptoje se kane rene nga shiu ne bresher. Bukuria e demokracise eshte se si humbja dhe fitorja nuk eshte e perjetshme pasi sovrani flet me vote cdo 4 vjet.

    Albo

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anėtarėsuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024

    Pėr: Cilat jane arsyet e humbjes se demokrateve ne zgjedhje?

    Citim Postuar mė parė nga njeriuxp Lexo Postimin
    Une jam i punesuar tek privati dhe gjeja e pare qe fitoj eshte heqja e takses se Berishes e kursej nje rroge ne vit. Po ashtu fitoj nje politike te qete e pa sharje nga robt, e cila na mban larg Europes e qe perpiqet te percaje shqiptaret. Po ashtu perfitoj qe s'degjoj me genjshtra nga mengjesi deri ne darke, nga njeriu e njerezit qe na rriten cmimet ne kte fare feje. Lista eshte e gjate, por ty pak te duket? Nga menyra si shprehesh, i bie qe ju qe flisni per PD perfitoni dicka? Jeni doganiere? hmmm, mire qe e morem vesh
    Kush eshte i punesuar ne privat do te jete elementi kryesor i goditur nga "taksa progresive" ku per nje fitim me te madh privati do te marre ne pune njerez me nje page sa me te vogel.........sepse te gjith e dine (aktiviteti privat) se sa dhe si taksoheshin kur ai ishte krietar i bashkise shto edhe gjobat qe vinte e kurkush nuk guxinte te thoshte 1 fjale......pra mor mik le tia leme kohes per gjykim. Sa per politike te qete......tani do te kesh tanljeprin per xhandar dhe te gjith ata multimilionere ish kapterra e kryeshitore te trustit te lulelakres qe do te nxjarrin investimet e tyre ne kete fushate dhe % eshte shum e madhe.....NE KETO ZGJEDHJE POPULLI I THJESHTE NUK KA FITUAR ASGJE.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga cool_shqype : 26-06-2013 mė 10:06
    each second is eternity as eternity is now,
    and now, now is forever

  6. #26

    Pėr: Cilat jane arsyet e humbjes se demokrateve ne zgjedhje?

    Citim Postuar mė parė nga ionian Lexo Postimin
    Darius, ja ke fut kot plako ketu... . Po kemi dhe nje pike idealizmi apo edhe romatzimi or mik. Nuk maten te gjitha gjerat me lek.Po kur humbet qetesine nganjehere shkruan edhe gjera qe si beson dhe qe pendohej me vone.Hec pra se nuk erdhi fundi i botes qe humbi Sala , jo!
    Me fal qe harrova te marr lejen nga ju te tjeret sesi duhet tja fusja, kot apo plot. Se une ne fakt aty e kam, qe humbi Sala apo jo E di ti sa me hapet barku mua per Salen?

    Citim Postuar mė parė nga njeriuxp Lexo Postimin
    Une jam i punesuar tek privati dhe gjeja e pare qe fitoj eshte heqja e takses se Berishes e kursej nje rroge ne vit. Po ashtu fitoj nje politike te qete e pa sharje nga robt, e cila na mban larg Europes e qe perpiqet te percaje shqiptaret. Po ashtu perfitoj qe s'degjoj me genjshtra nga mengjesi deri ne darke, nga njeriu e njerezit qe na rriten cmimet ne kte fare feje. Lista eshte e gjate, por ty pak te duket? Nga menyra si shprehesh, i bie qe ju qe flisni per PD perfitoni dicka? Jeni doganiere? hmmm, mire qe e morem vesh
    O njeriuxp qe me je kthyer ne forum me emer tjeter. E di sa patetik tingelloni ju me kete menyre te shkruari? A thua se Berisha ishte aty ne pushtet me zor. Ishit ju ata qe e vute ne pushtet, ti dhe te tjeret qe jeni ne Shqiperi. Jeni po ju qe e rrezoni nga pushteti. Po te gezohesh qe iku Berisha per arsyet qe ke shkruar ti eshte kaq qesharake sa nuk ka ku te shkoje. Ju flisni sikur Edi Rama ka ardhur nga ndonje planet tjeter dhe nuk eshte pjese e mentalitetit politik shqiptar. Sikur PS qe drejton ai nuk ka qene me pare ne pushtet dhe ka vjedhur e abuzuar sa i ka dashur qejfi. A thua se tani qe do vij PS me Ramen nuk do kete abuzime, sdo kete perfitime, vjedhje, korrupsion, varferi. Tani te gjithe ju ne Shqiperi do hani me luge te arte. Ju me te vertete jeni qesharake. Dhe mos harro, pse po komentoj per ramen apo ps nuk do te thote se kam simpati per PD-ne. Ato simpatirat dhe militantizmat ja u le juve qe jeni ne Shqiperi dhe skeni me ca merreni tjeter po vec me politike. Une qe nuk jetoj ne Shqiperi thjesht ndjek ngjarjet pa tifozeri po nuk menjanohem dot kur shikoj komedi te tipit tend.

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2013
    Postime
    87

    Pėr: Cilat jane arsyet e humbjes se demokrateve ne zgjedhje?

    Citim Postuar mė parė nga Darius Lexo Postimin
    Me fal qe harrova te marr lejen nga ju te tjeret sesi duhet tja fusja, kot apo plot. Se une ne fakt aty e kam, qe humbi Sala apo jo E di ti sa me hapet barku mua per Salen?

    O njeriuxp qe me je kthyer ne forum me emer tjeter. E di sa patetik tingelloni ju me kete menyre te shkruari? A thua se Berisha ishte aty ne pushtet me zor. Ishit ju ata qe e vute ne pushtet, ti dhe te tjeret qe jeni ne Shqiperi. Jeni po ju qe e rrezoni nga pushteti. Po te gezohesh qe iku Berisha per arsyet qe ke shkruar ti eshte kaq qesharake sa nuk ka ku te shkoje. Ju flisni sikur Edi Rama ka ardhur nga ndonje planet tjeter dhe nuk eshte pjese e mentalitetit politik shqiptar. Sikur PS qe drejton ai nuk ka qene me pare ne pushtet dhe ka vjedhur e abuzuar sa i ka dashur qejfi. A thua se tani qe do vij PS me Ramen nuk do kete abuzime, sdo kete perfitime, vjedhje, korrupsion, varferi. Tani te gjithe ju ne Shqiperi do hani me luge te arte. Ju me te vertete jeni qesharake. Dhe mos harro, pse po komentoj per ramen apo ps nuk do te thote se kam simpati per PD-ne. Ato simpatirat dhe militantizmat ja u le juve qe jeni ne Shqiperi dhe skeni me ca merreni tjeter po vec me politike. Une qe nuk jetoj ne Shqiperi thjesht ndjek ngjarjet pa tifozeri po nuk menjanohem dot kur shikoj komedi te tipit tend.
    Une s'kam ardhur me emer tjeter aspak. Nje here kam hyre ketu ne vitin 2006 dhe kam 7 vjet pa shkelur.
    Sa per dijeni, une ne 2005 merrja 400 mije leke rroge dhe me ate rroge i blija gjerat tri here me lire, paguaja drita e uje dy here me pak.
    Sot rroga eshte po aq te privati dhe gjerat jane tri here me shtrenjte. Vaji atehere bente vetem 1000 leke, sot eshte 2200 e siper. Buka bente 500, sot eshte 1000. Keshtu qe heqja e Berishes ishte domosdoshmeri, sepse vetem me merrte leke nga rroga duke shtuar taksat mbi cdo mall e duke rritur cmimet, pa me dhene si kembim nje ekonomi me pune te reja me rroga te mira. Ti dukesh qe s'jeton ne Shqiperi e flet vetem nga tifozeria e forumeve qe thone "s'ishte penallti" dhe kur tjetrit i thyhen kembet brenda zones.

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2013
    Postime
    87

    Pėr: Cilat jane arsyet e humbjes se demokrateve ne zgjedhje?

    Citim Postuar mė parė nga cool_shqype Lexo Postimin
    Kush eshte i punesuar ne privat do te jete elementi kryesor i goditur nga "taksa progresive" ku per nje fitim me te madh privati do te marre ne pune njerez me nje page sa me te vogel.........sepse te gjith e dine (aktiviteti privat) se sa dhe si taksoheshin kur ai ishte krietar i bashkise shto edhe gjobat qe vinte e kurkush nuk guxinte te thoshte 1 fjale......pra mor mik le tia leme kohes per gjykim. Sa per politike te qete......tani do te kesh tanljeprin per xhandar dhe te gjith ata multimilionere ish kapterra e kryeshitore te trustit te lulelakres qe do te nxjarrin investimet e tyre ne kete fushate dhe % eshte shum e madhe.....NE KETO ZGJEDHJE POPULLI I THJESHTE NUK KA FITUAR ASGJE.
    Une di te them qe para se te vinte Berisha jetoja shume me mire me punen tek privati. Dy tri here me mire, sepse me te njejten rroge kisha cmime shume me te uleta. Po ashtu dhe kredite ne euro tani kushtojne me shtrenjte, sepse Euro atehere ishte per 100 euro 110 mije leke nga rroga, sot eshte per 100 euro 140 mije leke nga rroga. Dritat shkojne mesatarisht 70 mije leke, uji 20 mije leke. Ne ate kohe as qe behej fjale. Si te mos doja ta hiqja PD-n?

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e freeopen
    Anėtarėsuar
    22-07-2011
    Postime
    1,516

    Pėr: Cilat jane arsyet e humbjes se demokrateve ne zgjedhje?

    Une jam i punesuar tek privati dhe gjeja e pare qe fitoj eshte heqja e takses se Berishes e kursej nje rroge ne vit.
    Do hiqet taksa e berishes do vihet ajo e Rames,per kete te jesh i sigurt,nuk ka shtet qe te mbahet pa taksa,vetem teoria utopike e komunizmo-socializmit mund ta arrije kete,por duke qene utopi ...............

    Po ashtu fitoj nje politike te qete e pa sharje nga robt, e cila na mban larg Europes e qe perpiqet te percaje shqiptaret
    Ketu ke te drejte,Rama tashti duhet te qeverise vendin dhe ta coje me perpara,pra nuk do kete me kohe te merret me sharje cdo dite.

    . Po ashtu perfitoj qe s'degjoj me genjshtra nga mengjesi deri ne darke, nga njeriu e njerezit qe na rriten cmimet ne kte fare feje. Lista eshte e gjate, por ty pak te duket?
    Do degjosh gjithnje genjeshtra si ti,une dhe te tjeret,por me ngjyre tjeter kete radhe.

    Nga menyra si shprehesh, i bie qe ju qe flisni per PD perfitoni dicka? Jeni doganiere? hmmm, mire qe e morem vesh
    Ti akoma nuk e ke kuptuar qe shumica e te djathteve ketu ne forum jetojne jashte Shqiperise,te pakten nga ato qe thua.
    MOS I NDY TEMAT no name

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2013
    Postime
    87

    Pėr: Cilat jane arsyet e humbjes se demokrateve ne zgjedhje?

    Citim Postuar mė parė nga freeopen Lexo Postimin
    Do hiqet taksa e berishes do vihet ajo e Rames,per kete te jesh i sigurt,nuk ka shtet qe te mbahet pa taksa,vetem teoria utopike e komunizmo-socializmit mund ta arrije kete,por duke qene utopi ...............

    Ketu ke te drejte,Rama tashti duhet te qeverise vendin dhe ta coje me perpara,pra nuk do kete me kohe te merret me sharje cdo dite.

    Do degjosh gjithnje genjeshtra si ti,une dhe te tjeret,por me ngjyre tjeter kete radhe.

    Ti akoma nuk e ke kuptuar qe shumica e te djathteve ketu ne forum jetojne jashte Shqiperise,te pakten nga ato qe thua.
    Nuk tha njeri qe s'do te kete taksa. Mos manipulo. Te djathtet e forumit ngaqe jetojne jashte s'e kuptojne dot se pse gjithe shqiperia votoi kunder Berishes sic nuk eshte poshteruar asnjeri ne gjithe historine zgjedhore te Shqiperise, ndaj dhe flisni keshtu.

Faqja 3 prej 10 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •