Close
Faqja 15 prej 21 FillimFillim ... 51314151617 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 205
  1. #141

    Pėr: Nuk e mundi Edi Rama. E mundi seksi!

    hahahaah kjo qenka teme per muhabet serioz. le te diskutojme keto shkaqe dhe ti analizojme

  2. #142
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657

    Pėr: "Nuk Fitoi PS Por se meritonte PD"

    E djathta humbi se fitoi e majta. N.N
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  3. #143

    Pėr: "Nuk Fitoi PS Por se meritonte PD"

    Eshte turp qe Ilir Meta vazhdon te qendroje ne pushtet. PD e PS ndrrohen cdo 8 vjet te pakten kurse ai ka 20 rresht aty.

  4. #144
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Pėr: "Nuk Fitoi PS Por se meritonte PD"

    Citim Postuar mė parė nga Ziti Lexo Postimin
    ilir meta eshte politikani me i mire ne shqiperi, me shqiptar, me puntor, me i drejte
    e them kete edhe jam simpatizant i berishes
    te shikojme tani a do goditet mafia qe ka mberthyer policine, doganat, spitalet, drejtesine
    vetem iliri mund ta beje kete gje.

    ahahahaha dmth edhe ti paske menduar qe vidio ishte montazh. Mos te fillojme cfare krime ka bere edhe vazhdon te beje gruaja e vet. WOW!
    I LOVE GOD

    j&g

  5. #145

    Pėr: Nuk e mundi Edi Rama. E mundi seksi!

    Citim Postuar mė parė nga Meriamun Lexo Postimin
    Paska shkuar interneti tek spitali numer 5...
    Jo me kot ju nxjerrin barcaleta juve ne gjithe boten...

  6. #146
    Style & Substance Maska e qeveriablu
    Anėtarėsuar
    16-05-2011
    Postime
    1,816

    Pėr: "Nuk Fitoi PS Por se meritonte PD"

    Rrotacionin e solli LSI,PS ka te njetat mandate si me 2009.
    Pjesa e votave qe i mungon Koalicionit te djathte shihet qarte te shtimi i LSI.

    LSI gjer me tani 18 deputet !!! ... Vjedh se 4 fishohesh.

    Koalicioni i djathte 55 + 18 LSI = 73, shumice qeverisese.
    C`far levizje e "forte"do ishte qe Meta te shkoj prap te Berisha .Kjo do ishte levizje politike e shekullit !
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga qeveriablu : 25-06-2013 mė 10:08
    Mos blej asnje prodhim qe fillon me barkodin 860 (prodhime serbe),dhe ato 520 (prodhime greke) !

  7. #147

    Pėr: "Nuk Fitoi PS Por se meritonte PD"

    Sa e lehtė paska qenė tė rrėzojmė Berishėn

    Nga Mentor Kikia

    Emri:  69077_2.jpg

Shikime: 198

Madhėsia:  25.0 KB

    Sali Berisha i ka humbur zgjedhjet. Ndoshta jo me atė rezultat qė tregohej kur ishin numėruar mė pak se gjysma e fl etėve tė votimit, por ai ka humbur tashmė dhe rezultati ėshtė vetėm njė ēėshtje statistikash, qė do t’i shėrbejė forcimit ose jo tė mėtejshėm tė pushtetit tė Ramės nesėr. Selia e PS-sė nuk ka dhėnė ende urdhėr pėr t’i ndezur boritė e festės, pasi duhet tė pritet tė paktėn kalimi i numėrimit tė mė shumė se gjysmės sė votave, apo edhe mė tej, zyrtarizimi i rezultatit. Megjithatė, nga selia e partisė kryesore tė opozitės nuk kanė munguar deklaratat e forta qė e konsiderojnė kėtė si fitore historike. Ikja e Berishės ėshtė konsideruar si fundi i tranzicionit, ėshtė konsideruar si ndarje historike me tė keqen, si njė kthesė e madhe nė historinė e vendit tonė etj., etj.

    Nė fakt unė bashkohem plotėsisht me kėto qėndrime, pasi personalisht kam qė nė vitin 1990, kur isha student, qė e shikoj Berishėn nė tribunė dhe sot kur po u drejtohem tė 45-ve, e kam ende nė tribunė. Nė rrjetet sociale ka vėrshuar njė ngazėllim i paparė njerėzish, tė cilėt si lėnė gjė ngazėllimit tė libianėve kur rrėzuan dhe vranė pas njė viti lufte Muhamar Gedafin, e pse jo edhe ngazėllimit tonė asokohe kur, me Berishėn nė krye, rrėzuan komunizmin.

    Por a ėshtė kjo njė festė pėr ne shqiptarėt? Disa thonė me plot gojėn qė po. Sepse tani Berisha nuk kthehet mė nė pushtet. Thonė po, sepse Berisha ishte kryeministri mė i korruptuar dhe ai po mbante peng Shqipėrinė. Pėrtej zellit opozitar tė atyre qė presin t’u zėnė vendet e punės demokratėve nė zyrat e shtetit, disa qė kanė pak mė shumė logjikė e arsye, thonė po, sepse nė fund tė fundit elitat drejtuese kanė nevojė tė qarkullohen. Edhe sikur tė ishin tė kulluara, 23 vjet dominant nė skenėn politike ėshtė shumė, madje shumė fare pėr njė politikan shqiptaro-ballkanas.

    Por dua ta bėj sėrish pyetjen: A ėshtė kjo njė festė, ose mė saktė, pse duhet tė festojmė? Nė fund tė fundit ne e rrėzuam (nuk jam dakord as me shprehjen rrėzim, pasi kjo fjalė nėnkupton dhunė) me votė Berishėn. Pra, shumė thjeshtė. Ne votuam dhe Berisha mori mė pak vota, e pėr pasojė nuk do tė jetė mė kryeministėr. Ja sa e thjeshtė paska qenė. Dmth. nuk na u desh ta bėjnė si nė Siri, kur prej 2 vjetėsh njerėzia po hanė njeri-tjetrin, jo nė kuptimin figurativ tė fjalės. Pra, mjafton qė tė votosh dhe nė njė sistem edhe me demokraci gjysmake si e jona dhe e heq qeverinė dhe udhėheqėsin qė nuk e do. Por pėrse na ishte bėrė kaq shumė gogol Berisha atėherė?

    Nė 1997 na u desh tė merrnim armėt dhe t’i bėnim vendit dhe vetes atė qė s’na e kishte bėrė askush tjetėr, duke larguar edhe Berishėn. Por nė vitin 2005 ēfarė ndodhi qė e bėmė sėrish tė parin e vendit Berishėn? Atėherė ai nuk i vodhi votat, ka qenė njė proces i pakontestueshėm. Ne, me votė tė lirė e rikthyem atė nė pushtet, duke u bėrė unikalė nė sojin tonė, qė njė udhėheqės tė rrėzuar me kryengritje tė armatosur ta rikthejmė me votė demokratike, plotėsisht demokratike. Disa syresh fajėsojnė ndarjen e Metės me Nanon, por ky nuk ishte faji i Berishės. Nė 2009, Berisha mbijetoi nė pushtet falė njė makinacioni me Ilir Metėn dhe opozita e xhindosur s’la gjė pa bėrė pėr tė detyruar tė ikte, nga grevat deri tek 21 janari.

    Veēanėrisht ky 4-vjeēari i fundit e mitizoi Berishėn, si dragua, si bajloz, qė edhe pse me 7 plagė pleqėrie nuk bie pėrtokė, si kuēedėr me shtatė kokė, qė sa i pret njėrėn, del tjetra. Propaganda e opozitės ishte aq e fortė, sa tė gjithė nė kėtė vend nuk duhet tė mendonin as pėr tė shkuar nė shkollė, as pėr tė shkuar nė punė, as me pushime, as nė piknik tė shtunėn, as pėr tė luajtur futboll…. Tė gjithė duhet tė mendonin vetėm si tė largonin Sali Berishėn, jo vetėm nga pushteti, por edhe nga Shqipėria, atje nė Alkatraz mundėsisht ose diku nė njė ishull tjetėr si Napoleon Bonapartin kur ra nga froni.

    Por ja qė Berisha s’paska qenė as dragua, as kuēedėr e as bajloz. Problemi kishim qenė ne. Ne qė mendojmė se punėt duhen zgjidhur vetėm me pushkė. Ne qė nuk dimė tė votojmė, ne qė e shesim votėn pėr pesė para. Faji pėr Berishėn nuk ėshtė i Berishės, por i yni qė e votuam pa e bėrė qejfin qeder nė 2005 dhe qė nuk votuam me shumicė kundėr nė 2009. Faji ėshtė i yni, sepse ne nuk votojmė pėr tė ndėrruar qeveritė nė kohėn e duhur, por i lėmė tė kalbėzehen mbi kurrizin tonė dhe i rrėzojmė pastaj kur na vjen thika nė kockė, pra pasi na ėshtė bėrė dėmi. Por dhe atėherė, ne nuk votojmė pėr alternativėn mė tė mirė, por votojmė si kope vetėm pėr tė hequr atė mė tė keqin dhe pastaj bėjmė gosit sepse mendojmė se shpėtuam.

    Dhe ja ku e bėmė rotacionin e radhės, mė nė fund. Po tani? Tani ne do rehatohemi dhe tė paktėn pėr 8 vjet do ta votojmė qeverinė socialiste, edhe sikur ajo tė korruptohet qė nė mandatin e parė. Do tė presim, edhe sikur tė na e rrjepin sėrish lėkurėn dhe kur tė na ketė shkuar sėrish thika nė kockė do tė ngremė krye. Dhe sėrish atėherė nuk do tė jetė faji i Ramės apo Metės, kushdoqoftė, por i yni.

    (GazetaShqiptare/BalkanWeb)

  8. #148
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anėtarėsuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Pėr: "Nuk Fitoi PS Por se meritonte PD"

    Kam pasur qejf qe te fitoje Edi Rama dhe PS, dhe me eshte plotesuar deshira. Urime, shpresoj qe keto 4 vitet e ardhshme te jene vendimtare per anetaresim te Shqiperise ne EU. Urime, urime

  9. #149
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anėtarėsuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024

    Pėr: "Nuk Fitoi PS Por se meritonte PD"

    Citim Postuar mė parė nga Ziti Lexo Postimin
    ilir meta eshte politikani me i mire ne shqiperi, me shqiptar, me puntor, me i drejte
    e them kete edhe jam simpatizant i berishes
    te shikojme tani a do goditet mafia qe ka mberthyer policine, doganat, spitalet, drejtesine
    vetem iliri mund ta beje kete gje.
    Ai eshte me i NDERSHMI, me i PASTRI MORALISHT DHE SHPIRTERISHT, ay do godasi fort jo vetem doganat, spitalet, drejtesine dhe policine por ca ti dali perpara se ka mare turr e mjere kush i del perpara......
    TASHTI QE EDI THA QE "UN DO TE HEQ KETO TAKSA, E DO TE UL TE TJERAT .......DIKUSH SI ILIRI DO TE DIJE SI TI KERKOJE QE TI VJELE KETO TAKSA ME MENYREN E TIJ TE DREJTE E TE NDERSHME.......
    Mjere njerezia.......
    each second is eternity as eternity is now,
    and now, now is forever

  10. #150
    Larguar Maska e Noellag
    Anėtarėsuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583

    Pėr: "Nuk Fitoi PS Por se meritonte PD"

    Citim Postuar mė parė nga PINK Lexo Postimin
    E djathta humbi se fitoi e majta. N.N
    Pink nuk fitoi e majta por humbi djathta. E majta nuk eshte me e mire se e djathta dhe as e djathta me e mire se e majta por jane kopia e keqe e njera tjetres. Do te shpjegoj 2 arsye pse humbi e djathta:

    1. Programi

    2. Berisha


    1. Programi i partise socialiste premton takse progresive qe do te thote kush ka me pak paguan me pak dhe kush ka me shume paguan me shume , ne kete menyre thith vota masive tek shtresat e varfera. Premtuan uljen e takses te biznesi i vogel, uljen e takses te energjise , falas shendetsia, falas legalizimi, vetem ulje dhe falas.

    2. Votat shkuan edhe kunder Berishes si individ duke i thene atij qe koha jote ka perfunduar . Ke ndejtur 23 vjet ne politike, ke ndejtur ne pushtet per nje kohe te gjate dhe per me teper pas 2 mandatesh rrjesht te konsumuara rrotacioni eshte i pashmangshem.

    Keto 2 arsye duke i bere bashke krijuan nje mase te madhe votash qe cuan ne humbjen e te djathtes.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Noellag : 25-06-2013 mė 11:17
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

Faqja 15 prej 21 FillimFillim ... 51314151617 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •