Close
Faqja 6 prej 8 FillimFillim ... 45678 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 80
  1. #51
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Protesta pro dhe kundër Erdogan në Tiranë, arrestohen 4 persona

    WiWo (WirtschaftsWoche)

    Erdogani - Njeriu i semure i Bosforit



    Rexhep Tajip Erdogan zbaton politiken e nje islamisti ne kemishe dhe kravate


    Qe nga mesi i viteve 1850 u be mode ne Evrope qe Perandoria Osmane (rreth 1299-1923) ne proces te shperberjes, nga e cila doli Tuqia e sotme, te quhet "njeriu i semure i Bosforit". Kjo Perandori gjigante islamike, e cila ne vetedijen e sotme evropiane eshte fare pak prezente, shrihej pothuajse para portes se Vjenes deri ne Meke dhe Medine, nga Egjipti deri ne Detin e Zi. Perandoria Osmane kishte qasje ne Gjirin Persik dhe mbizoteronte puset e hershme te naftes se kesaj bote.

    Osmania mijevjeqare sillet edhe sot ne disa mendje nacionaliste te uritara per pushtet. Ideja e nje Osmanie te re nderkaq nuk eshte nje Perandori e bashkuar, por ne fantazi te tilla shihet Turqia si sundimtare mbi nje shtet multinacional te ndare ne koloni.

    Rexhep Tajip Erdogan shkon shume me tej. Ai duket se enderron per nje Perandori turke, e cila shtrihet se paku nga Sylt (Gjermani veriore) deri ne Trieste dhe nga Deti Adriatik ne kufirin persik. Gjithsesi, ai zbaton haptazi politiken e nje islamisti ne kemishe dhe kravate, e cila Turqine me hapa te medha e largon nga nje shtet demokratik dhe ligjor (...)

    Mrekullia, te cilen me pak se 100 vite me pare e realizoi themeluesi i Turqise se sotme, Kemal Ataturku, ndarjen rigoroze te shtetit dhe fese dhe hapen e Turqise drejt perendimit perkunder rezistences se konsiderueshme, eshte ne rrezik qe Erdogani ta shuaj nga historia. Ishte pak fat i lumtur i kesaj historie qe laicizmi ne Turqi u mbrojt kryesisht nga ushtria. Kjo nuk ishte sipas shijes se Erdoganit dhe nuk ishte as sipas shijes (sidomos) te se majtes perendimore ne Evrope.

    Fyrje e Turqise, fyerje e islamit. Keto duket te jene veprimet e preferuara me te cilat Edogani ndjeke ata qe tematizojne gjenocidin e miliona armeneve ne Turqi dhe gjithashtu edhe gazetaret, artistet, intelektualet apo njerezit qe thjeshte deshirojne te jetojne te lire, qe atij nuk i pelqejne.

    Imagjinoni nje here, se nje politikan gjerman do te paraqitej me kerkesen per futjen e fyerjes se Gjermanise si veper kriminale ne kodin penal.
    Dicka si kjo: Kush e ofendon Gjermanine, thjeshte, ne vecanti apo ne pergjithesi permes fjales dhe vepres, denohet jo me pak se dhjete vjet burgim. Ne raste vecanerisht te renda, eshte i mundshem edhe burigim i perjetshem.
    Erdogani, i cili preferon sheriatin, deshiron ta fute perseri denimin me vdekje ne Turqi.
    ...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 21-06-2013 më 03:45

  2. #52
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,430

    Për: Protesta pro dhe kundër Erdogan në Tiranë, arrestohen 4 persona

    Citim Postuar më parë nga Akili-A Lexo Postimin
    kalimtare te rastit dhe aktiviste te tiranes reagojne kunder mitingut te erdoganit

    http://www.youtube.com/watch?v=jgcY2...mbedded#at=106
    Aqille tu dogj zemra per homoseksualet qe dolen kunder Erdoganit lale?Mos i quaj kalimtare te rastit se keto duan parada pro gay dhe dolen per tu hakmarre ndaj muslimaneve te cilet kur do behej parada e Gay dolen kunder proteste me moton Ruaj Familjen ajo eshte e shenjte

    http://www.youtube.com/watch?v=jgcY2pUlFgY
    tek seconda 1.41 e 1.55 videos eshte nje vajze qe hipen siper makines eshte e levizjes se dylberave te LGBT.


    shikoje tek kjo video tek seconda 3.42
    Ndryshuar për herë të fundit nga Xhemis : 21-06-2013 më 03:44
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  3. #53
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,430

    Për: Protesta pro dhe kundër Erdogan në Tiranë, arrestohen 4 persona

    Ja pse dolen homoseksualet kunder Erdoganit ne proteste dje.

    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  4. #54
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Integrim në BE apo drejt Turqisë Autoritari

    Nuk mund të mos shohësh me përcmim kur një gazetë e një partie politike të vogël të bëjë thirrje të hapura pro-turke për një bashkim ekonomiko-shpirtëëror duke na kujtuar të kaluarën e hidhur. Postera të vendosur kudo në Tiranë së bashku me gazetën pro-turke -77, sfidonin ligjet e shtetit shqiptar aq më tepër në këtë fushatë elektorale në të cilën vetëm era e ligjit mungon.
    Parrulla të tilla si: `Jemi me Ty Erdogan`, në gjuhën shqipe, turqisht, dhe anglisht, si dhe parrulla anti kombëtare:`Shqiptarët, Besa- Besë me Liderin Erdogan`, do të dërgonin këdo para ligjit, nëse Shqipëria do të drejtohej nga ligjet, dhe shqiptarët do të zbatonin ligjet e shtetit duke repsektuar barazinë ndaj ligjit.
    Mesa duket klientelizmi i hapur antiligjor, sfida ndaj ligjit, dhe mungesa e qëllimshme ndore atdhetarizmit, servilizmi ndaj ish Perandorisë turke, nostalgjia ndaj së kaluarës, kanë hedhur rrënjë në disa shtresa të politikës dhe pse jo- edhe në disa shtresa të popullatës brënda Shqipërisë si dhe në diasporë- duke na kujtuar Sindromin e Stokholmit (kur skllavi, edhe pasi ka fituar lirinë – ka dashuri dhe kërkon përsëri padronin e dikurshëm).
    Kjo ngjarje skandaloze për sa i përket ndodhisë, për fat të mirë ka infektuar një ose dy parti të vogla, dhe njerëzit megjithëse e kanë parë, me indiferentizmin që karakterizon shqiptarët kur vjen puna për atdhetarizmin, e kanë injoruar lajmin (dhe ky është një lajm i mirë), por precedenti mbetet , dhe nëse sot këto parti të vogla me resurse cuditërisht të mëdha, flet hapur `Dum Babën` dhe për pak sa nuk thërrasin -“Padishahëm Cok Jasha” (Rroftë Sulltani), atëhere problemi mbetet rëndë përsa i përket cënueshmërisë për të ardhmen Europiane të Shqipërisë.
    Shumë aspekte politikës shqiptare mbeten për tu vlerësuar duke e parë në prizmin e rritjes së tendencës për një afrim me Turqinë ashtu si e kërkon Gjeopolitika turke e Erdoganit:
    - Turqi e fortë dhe autoritariste
    - Turqi me ish- kolonitë e saj ballkanike: Shqipëri, Kosovë, Bosnjë
    - Turqi me një histori të njëjtë e `të sheshuar` përsa i përket të kaluarës
    - Turqi islamike e moderuar me investime me destinacion vëndet e mësipërme për bashkpunim të ngushtë tregtar, ekonomik, fetar, dhe social dhe arsimor (fetar dhe laik).
    Ekspansioni i heshtur turk ka prekur Shqipërinë, dhe nëse do të kishte një marëdhënie jo përtej rregullave dhe ligjeve ndërkombëtare që rregullojnë marëdhëniet, këto të fundit do të quheshin marëdhënie mëse normale.
    Sidoqoftë, investimet direkte të Turqisë në Shqipëri nga 100 milionë dollarë që ishin në vitin 2004, kanë shkuar në mbi 1 miliardë dollarë, duke punësuar mbi 3 mijë shtetas shqiptarë (http://rtv21.tv/home/?p=86232), dhe kjo tregon qartë gjeopolitikën turke që mund të quhet `pushtimi i dytë i Shqipërisë` nën drejtimin e Erdoganit. Cdo kush mund të thotë: po mirë ctë keqe ka këtu? Nuk do të kishte asgjë të keqe nëse investimet turke zenë sot 10.5% të GDPsë Shqipërisë, duke e bërë Turqinë partnerin e tretë pas italisë dhe Greqisë?
    E keqja qëndron në tre aspekte të kësaj gjeopolitike turke:
    - Investimet shoqërohen me kërkesat për të rishikuar historinë e Shqipërisë për të mos e quajtur pushtim turk por me termin `administrim` meqënëse shumë drejtues dhe administratorë të ish-Perandorisë turke ishin me origjinë shqiptare port ë konvertuar në islam. Një argument komplet i padiskutueshëm sepse pushtimi i trojeve shqiptare për 450 vite është një fakt historic i deklaluar edhe nga Perandori Osman Mehmeti iI, i cili pasi e pushtoi më 1478, deklaroi se `nuk do të le gur mbi gur në Arnautistan`, për shkak të qëndresës së epir egër anti-turke të shqiptarëve të atëhershëm që quheshin arbër (Shqipëria e mesme dhe veriore), dhe epirotë (Toskëria). Më vonë me zgjatjen e viteve të pushtimit ndodhën dy fenomene: ardhjen e kolonëve të huaj në trojet shqiptare që u bënë shqipfolës, dhe marrjen, edukimin ushtarak dhe civil të pinjollëve të rracës trime shqiptare në Turqi aq sa sot, disa demografë thonë se 1 në cdo 3-5 turq ka origjinë nga trojet shqiptare.
    - Investimet shoqërohen me ndihma financiare në drejtim të shtimit të numrit të xhamive e të klerikëve islamë në të gjith trojet shqiptarë, duke zëvëndësuar ekspansionin religjioz arab të viteve të para të demokracisë (~`92-2004); kjo kulmoi me investimin e shtetit turk për të ngritur xhaminë e re në Tiranë, e cila për mendimin tim, ka shkelur haptas parimet e laicitetit dhe të neutralitetit religjioz përsa i përket mos ndërhyrjes në punët e brëndëshme.Mendoni të nderuar lexues se c`do të ndodhte sikur qeveria greke ose italiane të investonte para për të ndërtuar kisha?!Të patktën këto para të jepeshin nga fondacione private ashtu i ekërkon ligji. Kjo ka shkaktuar në Shqipëri dhe Kosovë ringjalljen e nostalgjive të vjetra dhe sigurisht të sindromit të përmëndur mësipërm të Stokholmit gjë që sigurisht do të c`balancojë ekuilibrin fetar dhe social, nëse nuk zbatohen ligjet laike.
    - Injorimi dhe cvlerësimi i heroit kombëtar GJergj Kastriotit- Skenderbeut në disa nga takimet e liderit turk Rexhep Taip Erdogan, me dy Kryeministrat shqiptarë, duke fyer kështu dinjitetin kombëtar të shqiptarëve, gjë që nuk ka ndodhur ndonjëherë gjatë 100 viteve të pavarësisë! Aq sa ish-kryeministri ateist dhe anarkist, Nano, për të mbështetur kritikën e Erdoganit- hoqi pikturën e Skënderbeut nga Kryeministria.
    Këto fakte të qarta të plotësuara me egzagjerimet elektorale të një partie të vogël por me domethënie të madhe, të shtyjnë të dyshosh që po luhet një politikë aspak e pastër në drejtim të marëdhënieve të shëndosha bilaterale dhe multilaterale me vëndet fqinjë dhe historikisht të lidhura. Kam mendimin se deri tani integrimi për në BE po eklipsohet nga lufta miope politike për një karrike, po dis-integrohet nga mos plotësimi i kërkesave të vazhdueshme të BE dhe SHBA për të përshpejtuar integrimin, nga c`balancimi i heshtur i ekuilibrit religjioz duke dëshpëruar dhe bërë pesimiste europianët dhe SHBA, ndaj Shqpërisë dhe të cilët së bashku me politikën hipokrite shqiptare që ndërsa u tundin simbolet e krishtera kombëtare të huajve- vazhdojnë të ekspandojnë afrimin tndencioz me turqit duke pare tek ata (ashtu sikundër komunistët tek Rusia dhe Kina) shpresën për të jetuar si dikur në të kaluarën me një shtet autokratik dhe islamik të moderuar me qëllim që këto të ruajnë pushtetet përjetësisht duke u justifikuar me termin enverian `populli vëlla turk`.
    Kjo tentativë për të zgjatur tranzicionin apo status quo-në, po e vonon integrimin sepse parti politike të vogla si Aleanca Kuq-Zi, dhe PLSHR të mbështëtura heshturazi nga lobe të fuqishme financiaro-politike shqiparo-kosovare heshturazi (ndoshta pa dashje?!), influencojnë me luftën e tyre të brëndëshme politike për pushtet, duke harruar se kjo luftë përcan shqiptarët dhe favorizon lobet fqinjë ekstemiste për ta mbajtur Shqipërinë të dobët, larg integrimit, duke vazhduar gabimet e klasës drejtuese të së kaluarës, e cila sot shitet gjithashtu fare lehtë, qoftë për tu pasuruar, qoftë për të bërë një Shqipëri të stabilizuar dhe të fortë Euroipiane, dhe jo një Shqipëri Autoritariste të modelit Erdogan.

  5. #55

    Për: Protesta pro dhe kundër Erdogan në Tiranë, arrestohen 4 persona

    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Ata 21087 nuk jane myslimane te vertete

  6. #56

    Për: Protesta pro dhe kundër Erdogan në Tiranë, arrestohen 4 persona

    Citim Postuar më parë nga Xhemis Lexo Postimin
    Ja pse dolen homoseksualet kunder Erdoganit ne proteste dje.

    Nje nga ato pro Erdoganit ne video me duket si nje prostitute qe kam pasur ne lagje, qe do te thote se te gjithe ata qe ishin pro Erdoganit ishin prostituta.

  7. #57

    Për: Protesta pro dhe kundër Erdogan në Tiranë, arrestohen 4 persona

    Nga Shqiperia jane ato pamje te atyre grave me carcafa ne koke dhe me ato pardesyte e cuditshme ne mes te veres? Nuk e shikoj dot videon per momentin ...

  8. #58
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Për: Protesta pro dhe kundër Erdogan në Tiranë, arrestohen 4 persona

    Citim Postuar më parë nga ulne Lexo Postimin
    Ti mendon ska lidhje kjo gje me shoqerin shqiptare qe eshte duke u degraduar si kopje e shemtuar e veseve te perendimit drogen, prostitucionin, alkolizmin, kumarin, pornographin, pedofilizmin, cfar mendimi ke per martesat e sumatriceve?
    Qendroj me postimin e pare. Jane idiote edhe kalur, ne kemi vete me mijra probleme edhe nuk protestojme. Na hapen barkun duke protestuar me flamurin turk per Turqine .
    I LOVE GOD

    j&g

  9. #59
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Protesta pro dhe kundër Erdogan në Tiranë, arrestohen 4 persona

    Kur Albo ju shkruan ne forum qe ekziston nje minoritet turk ne Shqiperi dhe levizjet politike te AK dhe PDIU jane levizje te sponsorizuara nga Ankaraja, shume reaguan se "Albo nuk di cfare flet". E keqja eshte qe e verteta i ka miqte e rralle dhe te gjithe i tremben se vertetes, edhe kur ajo del para syve.

    Ata qe dalin te protestojne pro Erdoganit jane dy kategori njerezish ne shqiperi:

    1. Minoriteti turk, i perbere nga kolone turq me prejardhje osmane qe kane mbetur ne Shqiperi pas pushtimit osman.

    2. Minoriteti i asimiluar shqiptar me kulturen osmane. Keta jane njerez qe jane shqiptare autoktone por qe kane zgjedhur identitetin osman, jo ate shqiptar, si identitet te tyre.

    Nuk mund ti quash budallenj keta kategori njerezish qe dalin e protestojne pro Erdoganit. Me keto protesta ata deshmojne identitetin e tyre si njerez, per syte e publikut shqiptar dhe nderkombetar. Ne syte e mi, budallenj jane ata shqiptare naive qe akoma nuk e shikojne realitetin ne sy per ate qe eshte.

    Misioni i ketij kontigjenti shqiptaresh nuk eshte mbrojtja e Erdoganit, por mbrojtja e interesave turke ne Shqiperi dhe demtimi i interesave shqiptare. Dhe qe te kuptoni se si i demtojne interesat shqiptare duhet te kuptoni se ku jane divergjencat mes interesave shqiptare dhe atyre turke. Objektivi numer nje i interesave turke ne Shqiperi eshte ndalja me cdo kusht e integrimit te shqiptareve ne BE. Objektivi numer dy eshte ndalja me cdo kusht e perhapjes se identitetit shqiptar nga shteti am ne dy shtetet e tjera ku jetojne shqiptare, Kosove e Maqedoni, qe sot jane te pavarur e te lire. Turqia do ti mbaje peng shqiptaret e Kosoves dhe Maqedonise e te mos i lejoje ata qe t'i biresoje shteti am, Shqiperia. Sidomos tani qe Shqiperia ka arritur stabilitetin e duhur politik dhe ekonomik dhe eshte vetem nje larg integrimit ne BE.

    Albo

  10. #60

    Për: Protesta pro dhe kundër Erdogan në Tiranë, arrestohen 4 persona

    Kush e organizoi mitingun?

Faqja 6 prej 8 FillimFillim ... 45678 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •