Close
Faqja 21 prej 21 FillimFillim ... 11192021
Duke shfaqur rezultatin 201 deri 207 prej 207
  1. #201

    Pėr: Skandali I Kontrollit Masiv Te Internetit

    Citim Postuar mė parė nga ATMAN Lexo Postimin
    email jane perdorur rregullisht qe nga viti 1981 por nga sherbimet sekrete jo nga civilet , ndersa faqja e pare e internetit (per perdorim civil) eshte ndertuar ne vitin 1990 ne korrik nga nje inxhinier ne kaliforni dhe kishte vetem tre fjale

    persa i perket jashtetokesoreve nuk po i perziej ne cdo teme por vetem aty ku eshte e vertete

    kam burimet e mija te informacionit qe nuk vijne nga librat por nga infot dhe eksperiencat e mija
    Atman interneti eshte perdorur nga bota akademike jo vetem per e-mail po per informacione 10 vjet perpara se korriku qe permend ti. Perpara viteve 90-te ka qene paranet dhe arpanet si "network" qe perdoreshin dhe nga ufologet. Te lutem mos dalim nga tema me gjera qe nuk ja vlejne. Sa per ufot une te dhashe nje keshille meqe e kam nga eksperienca 12 vjecare ne kete forum dhe si antari i vetem qe i kam hapur, mirembajtur dhe furnizuar rregullisht ato tema me informacion si dhe nga eksperienca 25 vjecare ne jeten reale po me kete fenomen.

  2. #202
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,063

    Pėr: Skandali I Kontrollit Masiv Te Internetit

    Citim Postuar mė parė nga Darius Lexo Postimin
    Atman interneti eshte perdorur nga bota akademike jo vetem per e-mail po per informacione 10 vjet perpara se korriku qe permend ti. Perpara viteve 90-te ka qene paranet dhe arpanet si "network" qe perdoreshin dhe nga ufologet. Te lutem mos dalim nga tema me gjera qe nuk ja vlejne. Sa per ufot une te dhashe nje keshille meqe e kam nga eksperienca 12 vjecare ne kete forum dhe si antari i vetem qe i kam hapur, mirembajtur dhe furnizuar rregullisht ato tema me informacion si dhe nga eksperienca 25 vjecare ne jeten reale po me kete fenomen.
    nuk dyshoj dhe nuk diskutoj per materjalet qe ke sjelle ti ne gjuhen shqipe ne forum ketu dhe ne forume te tjera , kete fakt e kam vleresuar gjithmone ne postimet e mija , dhe gjithashtu ke eksperiencen tende teorike ner lidhje me ufot

    kam eksperiencat e mija me alienet dhe i kam filluar qe ne vitin relativisht te larget ne shqiperine e vitit 1986 , por ketu ne it kam pasur edhe te tjera sidomos kur jetoja ne afersi te bazes ajrore USA te avianos , aty ka nje baze Ufo nentokesore ku cia dhe alienet e bashkeqeverisin ne menyre sekrete kete baze ne fakt aty jane dy baza por njera sherben si hangar per disqet ndersa tjetra eshte baza e vertete operative aty prane nje qyteti jeton edhe nje djale italian i cili bashkepunon me keta aliene te vegjel te tipit gri , aty une kam pare realisht se si perdornin teletrasportin keta grite e vegjel , punojne kryesisht vetem naten mbas ores 24 dhe deri diku nga ora 4 e mengjesit , vetem ne raste te vecanta dhe emergjente e thyejne kete rregull, jane mjeshtra ne manipulinin qe i bejne kohes dhe sidomos hapesires , dhe gjitashtu manipulojne me materjen e dhe me energjine , nuk te them per gjera te tjera qe shkojne pertej horizontit tone sepse kemi te bejme me qenje qe jane me 12 dimensione dhe praktikisht shume te veshtira per tu kuptuar nga ne , praktikisht kontrollojne e gjithshka dhe eshte shume e veshtire per ne qe ti kontrollojme ata

    ne lidhje me temen

    aty kam mesuar se tranzistori dhe interneti i jane marre si ide jashtetokesoreve nga cia dhe jane pershtatur ne usa fillimisht dhe pastaj ne gjithe boten gradualisht

    email i pare eshte perdorur ne vitin 1979 ,ndersa ne vitin 1990 eshte ndertuar faqja e pare e innternetit dhe kishte vetem tre fjale


    gjithsesi nuk po kembengul me tej
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ATMAN : 09-06-2014 mė 05:43

  3. #203
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Pėr: Skandali I Kontrollit Masiv Te Internetit

    08 Qershor 2014 - 13:48 | LAJME



    Nuk fshihemi dot askund, ja si na survejojnė telefonatat dhe SMS-tė

    TIRANE-Jeni duke folur nė telefon, shkruar SMS apo chatuar online? Qeveria mund t’ju dėgjojė nė ēdo kohė! Nė njė raport transparence tė publikuar dje, “Vodafone” ka nxjerrė tė dhėnat qė kompania u ka transferuar shėrbimeve sekrete apo qeverive nė 29 vendet e botės. Shqipėria ėshtė nė krye tė listės (pėr shkak tė rendit alfabetik) me 5778 persona tė pėrgjuar vetėm pėrgjatė periudhės 2013-2014. “Pėr Shqipėrinė, ėshtė e paligjshme tė bėsh publike ēdo aspekt mbi mėnyrėn sesi kėto pėrgjime janė kryer”, – thuhet nė raportin e Transparencės. Nė njė krahasim me vendet e tjera, Shqipėria qėndron diku nė mes pėr numrin e pėrgjimeve. Belgjika dhe Franca janė shtetet ku qytetarėt thuajse nuk pėrgjohen fare; me 2 dhe 3 raste tė raportuara nga Vodafone. Pėrgjimet nė vendin tonė lėnė gjithashtu pas Irlandėn, Kongon e Fixhin. Ndėrsa Italia rezulton vendi me numrin mė tė lartė tė pėrgjimeve: mė shumė se 605 mijė vetėm nė periudhėn 2013-2014. Por si pėrgjohet nė Shqipėri? Kush ėshtė i autorizuar pėr t’u kėrkuar operatorėve telefonikė vendosjen e njė personi nėn pėrgjim dhe ēfarė informacionesh marrin nė duar institucionet?

    Si pėrgjohet nė Shqipėri
    Nė raportin e “Vodafone” thuhet se ligji i Pėrgjimeve nė Shqipėri pėrcakton se, nė rastet kur Shėrbimi sekret apo ministritė e autorizuara nuk mund tė kryejnė interceptime vetėm pėrmes burimeve tė tyre, atėherė i drejtojnė kėrkesė operatorit telefonik. “Drejtori i Shėrbimit sekret ose ministrat mund tė kėrkojnė asistencėn e ēdo operatori tė komunikimeve elektronike nė Republikėn e Shqipėrisė, pėr tė ndėrmarrė gjithė hapat e nevojshėm pėr tė realizuar pėrgjimin”,-thuhet nė raport. Tė drejtėn pėr tė kėrkuar pėrgjime nė Shqipėri e kanė SHISH, agjencia inteligjente nė Ministrinė e Brendshme, Ministria e Financave dhe ajo e Drejtėsisė, por edhe ēdo shėrbim tjetėr inteligjent i pėrcaktuar si i tillė nga ligji. Nė tė gjitha rastet, filtri ėshtė Prokurori i Pėrgjithshėm. Kėrkesa pėr pėrgjim i drejtohet kryeprokurorit ose prokurorit tė caktuar prej tij, tė cilėt vendosin pėr ta miratuar apo jo kėrkesėn. Ndėrsa pėrgjimi i kryer nga operatorėt telefonikė duket tė jetė i pėrputhshėm teknikisht me pajisjen qė ndodhet nė zyrėn e Prokurorit tė Pėrgjithshėm. Vodafone thekson se pėrgjimet e kryera nuk mund tė paraqiten nė gjyq si provė. Pėrveē rasteve kur ėshtė Gjykata ajo qė jep autorizimin pėr pėrgjim. Kaq sa pėr procedurat. Gjithė sa ka rėndėsi ėshtė fakti se bisedat zanore tė 5778 personave tė pėrgjuar nė 1 vit, SMS-tė e tyre, vendndodhja e madje edhe telefonatat e humbura kanė mbėrritur nė duart e Shėrbimit Sekret apo agjencive tė tjera tė autorizuara.

    Siguri dhe spiunazh
    “Mė nė fund, Vodafone po hedh pak dritė nė mes tė errėsirės”,-shkruante dje revista gjermane “Focus”, nė lidhje me tė drejtėn e qeverive pėr tė pėrgjuar gjithkund e gjithkėnd. Edhe pse ky fakt nuk ėshtė aspak i ri, revista raporton nė Gjermani, shteti mund tė pėrgjojė teorikisht ēdo bisedė. “Mbikėqyrja dhe spiunazhi kryhen nė mėnyrė sekrete. Megjithatė, kompanitė telefonike janė tė detyruara tė mos flasin pėr kėtė aktivitet nė shumė vende. Nė disa raste, ato kanė mohuar me forcė pjesmarrjen nė kėto praktika spiunazhi”,- shkruhet nė “Focus”. Revista gjermane ėshtė fokusuar tek procedurat se si kryhen pėrgjimet dhe sa tė mbrojtur janė qytetarėt pėrballė kėtyre mėnyrave shpeshherė arbitrare. “Autoritetet duhet qė kėrkesėn e tyre ta legalizojnė nė gjyq. Zakonisht, urdhri i gjykatės kėrkohet pėrpara se tė dhėnat t’u kalojnė atyre”,-citohet njė zyrtar i Vodafone.

    Skenari i makthit
    “Pėrgjuesit u lejojnė qeverive tė dėgjojnė apo regjistrojnė bisedat, njė skenar makthi ky, siē thonė aktivistėt e privatėsisė”,-shkruante dje The Guardian, pas publikimit tė raportit tė Vodafone. Prestigjiozja britanike e cilėson thyerje tė heshtjes, publikimin e kompanisė, e cila sipas saj ka pėr qėllim tė sprapsė qeveritė nė pėrgjimin gjithnjė e mė tė madh qė po u bėjnė qytetarėve tė tyre. Nė Shqipėri, Egjipt, Hungari, Indi, Maltė, Rumani, Afrikėn e Jugut apo Turqi ėshtė e paligjshme nxjerrja e ēdo informacioni mbi llojin e pėrgjimeve qė kryhen nga agjencitė qeveritare. “Aksesi i qeverive pėr tė hyrė nė rrjetet telefonike lehtėsisht ėshtė i tmerrshėm dhe i pashembullt”, – tha pėr “The Guardian” drejtori i “Liberty”, Shami Chakrabarti. Nė gjashtė prej vendeve ky Vodafone operon, ligji detyron operatorėt telefonikė tė instalojnė nė mėnyrė direkte pėrgjimet, ose i lejon qeveritė ta bėjnė kėtė. Sipas raportit, pėrgjimet nė masė mund tė ndodhin nė ēdo operator telefonik, ndėrsa qeveritė as qė u justifikohen atyre pėr arsyet pse i mbajnė nėn vėzhgim klientėt e tyre. “Kėta janė skenarė tė tmerrshėm, tė cilėt ne i kishim marrė me mend”,-thotė Gus Hosein, drejtori ekzekutiv i “Privacy International”, i cili ka ndėrmarrė aksione legale kundėr qeverisė britanike lidhur me pėrgjimet masive. “S’ma kishte marrė kurrė mendja qė kompanitė telefonike do tė ishin kaq bashkėfajtore. Ėshtė njė hap i guximshėm nga Vodafone, qė shpresojmė tė ndiqet nga shumė kompani tė tjera. Por ajo pėr tė cilėn kemi nevojė ėshtė njė guxim edhe mė i madh pėr tė luftuar kundėr kėtyre procedurave ilegaleve dhe ligjeve nė vetvete”, – shtoi ai pėr “The Guardian”. “Ne po bėjmė apel qė t’i jepet fund aksesit tė drejtpėrdrejtė tė agjencive qeveritare pėr tė pasur nė duar tė dhėnat e komunikimeve. Kėrkojmė qė qeveritė tė shkurajojnė agjencitė dhe autoritetet nga tė kėrkuarit e aksesit tė drejtpėrdrejtė nė operatorin e komunikimeve, pa njė mandat tė ligjshėm”, – thotė zyrtari i Grupit Vodafone, Stephen Deadman.

    Vendet mė tė pėrgjuara
    Sipas analizės sė “The Guardian”, Malta rezulton tė jetė vendi mė i spiunuar nė Europė. Vendi ka njė popullsi tė vogėl prej 420 mijė banorėsh, por vetėm vitin e kaluar Vodafone ka kryer 3 773 procedura pėrgjimi. Nė Itali, ku prezenca e mafias kėrkon njė nivel tė lartė ndėrhyrjeje nga policia, Vodafone ka marrė 606 mijė kėrkesa pėr pėrgjim, mė shumė se nė ēdo vend tjetėr ku kjo kompani operon. Kėrkesat pėr pėrgjim nė tė gjithė operatorėt janė shumė herė mė tė mėdha se ky numėr, por qeveria nuk publikon tė dhėnat statistikore pėr to. Parlamenti i Italisė lėshon megjithatė tė dhėna, sipas sė cilave nė 2012 janė lėshuar 141 mijė kėrkesa, ndėrkohė qė nė Britaninė e Madhe ka vetėm 2 760 tė tilla. Spanja, e cila ka vuajtur nga sulmet terroriste tė islamikėve dhe separatistėve baskė, ka kėrkuar pėrgjime pėr 24 mijė persona. Republika Ēeke renditet pas Italisė pėr numrin e madh tė tė dhėnave telefonike, 196 mijė kėrkesa gjithsej. Eduard Snowden i NSA i ėshtė bashkuar sė fundmi njė fushate pėr forcimin e ligjeve tė privatėsisė, sė bashku me Google, Reddit, Mozilla dhe kompani tė tjera me moton “Reset the net”. 12 muaj pas denoncimit tė shkallės sė programeve pėrgjuese tė qeverisė amerikane, tė publikuara nga Guardian dhe Washington Post, Snowden tha:”Njė vit mė parė, ne mėsuam se interneti ėshtė nėn mbikėqyrje dhe aktiviteti ynė ėshtė duke u monitoruar pėr tė krijuar tė dhėna mbi jetėn tonė private; s’ka rėndėsi sa e pafajshme apo e zakonshme mund tė jetė. Sot ėshtė koha qė ne tė fillojmė tė punojmė efektivisht pėr t’i dhėnė fund mbledhjes sė komunikimeve tona, edhe nėse Kongresi Amerikan dėshton ta bėjė njė gjė tė tillė”.

    Histori shqiptare pėrgjimi/ SHISH nė pėrgjim tė Policisė
    Publikimi nga media i njė urdhėrese, ku drejtuesit e Shėrbimit Informativ Shtetėror kėrkonin mbikėqyrjen e drejtuesve tė rinj tė Policisė sė Shtetit vazhdon tė debatohet nė Shqipėri. Sipas kėtij urdhri, drejtues tė SHISH-it kėrkonin tė dhėna pėr zinxhirin drejtues tė Policisė sė Shtetit, tė emėruar nga mazhoranca aktuale. Nė tė vėrtetė, ky akt acaroi marrėdhėniet mes kreut tė SHISH-it, Visho Ajazi dhe eksponentėve tė mazhorancės aktuale. Kreu i SHISH-it u thirr nė njė seancė dėgjuese nė Komisionin e Sigurisė e mė pas, njė grup kontrolli nga Parlamenti ka shkuar nė zyrat e Shėrbimit Sekret, pėr tė verifikuar nė burim kėtė urdhėr.

    “Janė totalisht jashtė objektit tė pėrcaktuar nga ligji pėr organizimin e funksionimin e SHISH-it. Kemi tė bėjmė me njė kėrkesė tė kundraligjshme, madje me elementė tė veprės penale, shpėrdorim i detyrės mė e pakta. Po tė sjellim pėr analogji, as nė kohėn e Koēi Xoxes nuk janė bėrė kėto dhe kur tentoi t’i bėnte, Enveri i preu kokėn. E thėnė me atmosferėn qė pėrjetojmė, duket si njė axhendė zyrtare e pėrputhur me njė axhendė politike. Axhenda zyrtare e SHISH, ndėrkohė qė ėshtė axhenda e Partisė Demokratike, e cila po merret me kėtė situatė duke akuzuar mjaft drejtues tė policisė pėr implikime nė krim”, – deklaroi asokohe Spartak Braho. Nuk ka ende njė pėrfundim tė Kontrollit parlamentar pėr Visho Ajazin, por ėshtė e qartė qė kjo ēėshtje nuk kaloi pa pasoja pėr statusin e tij nė krye tė Shėrbimit sekret shqiptar.

    SHIU nė pėrgjim tė opozitės
    Ish-shefi i SHIU-t, Ylli Zyla u vendos nė fokusin e njė debati politik pas protestės sė 21 janarit. Asokohe u tha se Shėrbimi Informativ i Ushtrisė ishte i vetmi qė ofroi informacione se nė protestėn e paralajmėruar nga PS do tė kishte dhunė. Kohė mė pas, deputetė tė PS ngritėn akuza tė njėpasnjėshme ndaj kėtij Shėrbimi, me akuzat se pėrgjonte nė mėnyrė tė kundraligjshme drejtuesit e opozitės. Media u pėrfshi nė kėtė debat me informacione se SHIU kishte blerė pajisje tė reja pėrgjuese pėr kėtė qėllim nė njė kompani amerikane. Vetė Ylli Zyla i ka hedhur poshtė kėto akuza, duke pranuar megjithatė se ka ofruar informacione pėr protestėn e 21 janarit. Pas ndryshimit tė pushtetit, kjo ēėshtje ėshtė rikthyer sėrish nė vėmendjen e opinionit publik, pasi ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka bėrė njė kallėzim penal pėr aparaturėn e pėrgjimit tė SHIU-t, nė kohėn qė ministria drejtohej nga Imami. “Ėshtė akoma nė investigim kjo ēėshtje. Nė momentin mė tė parė qė do kemi konkluzione, tė jeni tė sigurt qė do tė bėhet publike. Unė mendoj qė opozita e sotme i ka tejkaluar kompetencat nė pėrgjimin e opozitės”,-tha Kodheli kohė mė parė nė media. Aktualisht, kjo ēėshtje ndodhet nė Prokurori, ku po vazhdojnė hetimet pėr procedurėn e blerjes sė njė pajisjeje pėrgjimi dhe dyshimet pėr pėrgjime tė opozitės sė shkuar apo diplomatėve tė huaj nė Tiranė. Prokuroria nuk ka bėrė ende asnjė koment mbi kėtė ēėshtje.
    tabela
    (a.n/Mapo/BalkanWeb)

    http://www.balkanweb.com/teknologji/...t--194105.html
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  4. #204
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,063

    Pėr: Skandali I Kontrollit Masiv Te Internetit

    (po i plas bomba ne dore sistemit thuaj)

    ne fillim FBI pergjonte me ane te programit carnivore

    pastaj na del NSA qe pergjonte me ane te programit Prism

    tani na del vodafoni (pak me i sinqerte) qe nuk garanton dot klientet e vet anembane botes per privacy

    vtf
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ATMAN : 09-06-2014 mė 05:51

  5. #205

    Pėr: Skandali I Kontrollit Masiv Te Internetit

    Citim Postuar mė parė nga ATMAN Lexo Postimin
    nuk dyshoj dhe nuk diskutoj per materjalet qe ke sjelle ti ne gjuhen shqipe ne forum ketu dhe ne forume te tjera , kete fakt e kam vleresuar gjithmone ne postimet e mija , dhe gjithashtu ke eksperiencen tende teorike ner lidhje me ufot

    kam eksperiencat e mija me alienet dhe i kam filluar qe ne vitin relativisht te larget ne shqiperine e vitit 1986 , por ketu ne it kam pasur edhe te tjera sidomos kur jetoja ne afersi te bazes ajrore USA te avianos , aty ka nje baze Ufo nentokesore...
    Atman e kemi bere dikur bashke kete debat (vetem se ti atehere quheshe Arturo). Qellimi i komentit tim nuk eshte per te treguar se kush ka me shume eksperienca me ufot (ajo gjithmone do mbetet dicka subjektive sipas mendimit te sejcilit) por eksperienca te postimeve te nje natyre te tille ne forum. Dhe serisht ta them, kjo teme nuk eshte vendi ku mund te behet nje koment i tille. Forumi Shqiptar nuk eshte i gjithi nje forum konspiracie. Ka nenforum te caktuar ku diskutohen tema te nje natyre te vecante.

    Eshte me teper nje keshille qe ta kesh parasysh perpara se antaret te fillojne te mos frekuentojne temen ose temat pikerisht per arsyet qe permenda.

  6. #206
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,063

    Pėr: Skandali I Kontrollit Masiv Te Internetit

    Vodafone UK pranon pergjimet ne 29 shtete. Perfshire edhe Shqiperine...

    Vodafone, nje prej shoqerive me te medha te telekomunikacioneve ne mbare boten, ka pranuar ekzistencen e kabujve sekret qe lejojne agjencite qeveritare te pergjojne bisedat telefonike ne rrjetin e saj. Ne pranimin e ketij fakti te turpshem, shtohet se ky pergjim eshte aktive ne 29 shtetet ne te cilat Vodafone operon ne Europe e gjetke.



    Ne raportin publik te Vodafone permendet edhe Shqiperia. Vodafone jep nje shifer interesante, 5778 pergjime te realizuara. Eshte interesant edhe shenimi i Vodafone ku thuhet se "eshte e paligjshme te japesh informacione sesi ky pergjim eshte realizuar por autoritetet e kane autorizuar te jape shifren ne fjale".



    Te tjera shtete ne te cilat vlen ky shenim jane: Turqia, Egjipti, Hungaria, Makta, India, Katar, Rumani dhe Afrike e Jugut. Lexuesi yne mund te krijoje pershtypjen e tij lehtesisht se ne cilen kategori vendesh ne bejme pjese (pavaresisht statusit te BE-se).



    Per momentin nuk ka asnje koment nga entet qe kane rol ne kete situate, sic jane AKEP apo KMDP. Ndoshta kurre s'do te kemi...

    bota.al

  7. #207
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Skandali I Kontrollit Masiv Te Internetit

    Edward Snowden flet me gojėn e tij.


Faqja 21 prej 21 FillimFillim ... 11192021

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •