Informacioni per Snowden eshte i pranishem kudo. Pa diskutim qe nuk eshte ceshtje mungese. Po ashtu dhe arsyetimi nuk me krijon asnje problem pasi eshte individual. Pra mbetet principi.
Une si jo amerikan fillimisht u mora me lajmin per te kuptuar se cfare paraqet per mua si Darius si qytetar i nje shteti fqinj dhe sesi kufizonte apo cenonte privatesine time si individ. Komenti qe ti ben hap nje polemike shumefaqeshe pasi te them te drejten nga te gjitha keto qe ke shkruar une jam komplet kunder (normalisht qe ceshtje opinioni personal). Psh une se konsideroj Ameriken si nje vend qe planifikohet te goditet nga dhjetra organizata kriminale pasi eshte kjo Amerike qe ka krijuar keto organizata dhe i ka mbeshtetur, financuar dhe stervitur ato per qellime te caktuara. Per mua eshte pikerisht loja e organizatave terrorriste qe perdoret per te permbushur cdo veprim ne shkalle globale qe ndermerret nga qeveria amerikane perfshi dhe menyren sesi i ka kufizuar lirite e qytetareve te saj ne krahasim me 13 vjet me pare. Ai qe eshte terrorrist dhe planifikon te godase, eshte po aq koshient per mundesine e pergjimit dhe survejimit sa mos perdore mjete konvencionale komunikimi apo te gjeje menyra te tjera per te mbajtur e ruajtur kontakte apo me keq, organizuar akte kriminale. Pergjimi eshte per qytetarin e thjeshte, per pakenaqesite qe ka ndaj sistemit, per revolten gjithmone ne rritje ndaj kushteve mizerje te jeteses, per rritjen e varferise galopante...
Kjo me sjell tek atentati i Bostonit ku cdo lajm permban gjurmet e nje false flag, nje drill i paster policor per te pare reagimin qytetar ndaj nje rreziku te mundshem. Dhe u arrit ne perfeksion. Kjo do hape komplet nje teme tjeter dhe po te duash mund ta diskutojme. Sic mund te diskutojme dhe vrasjen e Bin Laden. As per te paren dhe as per te dyten nuk pretendoj se kam ndonje informacion qe se kane te tjeret. Eshte i perhapur gjeresisht dhe i aksesueshem per te gjithe. Une thjesht ve ne pune llogjiken time, ate te ngjarjeve dhe deduktimet jane fare te lehta.
FI, nen justifikimin e sigurise njerezve po ju kufizohen te drejtat, po ju hiqen te drejtat dhe me e keqja eshte qe njerezit te lemerisur dhe paranojak ne kulm po i leshojne keto te drejta dhe pranojne kufizimet me deshire. Eshte skenari tipik i realizuar nga Hitleri ne mes te viteve 30. Jane me dhjetra paralelizma qe mund te hiqen midis gjerave qe ndodhin sot dhe atyre qe kane ndodhur 80 vjet me pare, madje disa jane komplet identike. Bostoni:
Kullat ne 11 shtator:
Dhe si rezultat:
(per fat te keq forumi nuk me lejon me shume se tre foto per postim dhe po ti bashkoj do humbasi rradha e duhur).
Tani do thuash, cmon darius se gjera te tilla mund te thuhen nga mengjesi ne darke. Dhe une te pergjigjem qe po, ke te drejte. Mund te thuhen por ja qe nuk thuhen nga media. Pse, sepse rezulton qe e gjithe media kontrollohet nga nje grup i vetem, fare i vogel (per dreq nuk po e gjej dot si material qe ta ilustroj me shembuj dhe fakte) qe te paraqet lajmet dhe interpreton ato si te doje. Une nuk jam antiamerikan, as anti perendimor dhe as anti rregull. Po jam anti korporate, anti monopol, anti lufte ...ka shume anti qe mund te me vihen si epitete. Kete e them si paranteze ndonese i kam bere te qarta bindjet e mija ne kete forum si dhe prirjen per te pare cdo gje me lupe (mbase dhe e ekzagjeruar). Dhe Amerika ne gjithe kete kontekst fatkeqesisht eshte kthyer ne sinonim pikerisht te gjerave qe permenda. Eshte kthyer ne nje mega korporate, mega monopol, mega policor, mega ushtarak, mega arrogant (shume me teper sesa ka qene ne te kaluaren) dhe e gjithe kjo metamorfoze nuk ka sesi mos shfaqet ne jeten e brendeshme. Ne momentet qe flasim, qeveria amerikane nuk eshte gje tjeter vecse nje Trust lulelakre.
Kisha bindjen time qe interneti monitorohet gjeresisht. Kisha po ashtu bindje qe privatesia eshte dicka inekzistente. Por te them te drejten shtrirja e survejimit dhe menyra e lobimit qe eshte bere qe dhe vendet e tjera ta pranojne (sot po dalin lakrat dhe me qeverite europiane te cilat jo vetem qe kane patur dijeni por dhe kane qene dakort me projektin.) Dhe sipas mendimit tim je gabim kur thua qe njerezit nuk po e cajne koken per kete. Perkundrazi, veprimi i Snowden ka shkaktuar goxha reagime ne rradhet e amerikaneve (pa llogaritur qytetaret europiane). Fale deklaratave te tilla njerezit vihen ne dijeni per cfare ndodh realish rreth tyre. Nese Darius apo FI apo x apo y del dhe shkruan per gjera te tilla (sic eshte shkruajtur rregullisht), nje pakice fare e vogel do degjoje dhe reagoje. Pjesa derrmuese eshte e fiksuar me telenovela, tv shows te tipit American Idol apo Americas got talent apo sesi do pjelle Kim Kardashian dhe sesi i hoqi cicat Laura Croft-i . Na pelqen apo nuk ka pelqen duhet ta pranojme, masat jane dumb down nga propaganda, tv, bombardimi i vazhdueshem me lajme negative, lufte, vjedhje, vrasje, nxitje konstante e pasigurise si frike qe rrit nivelin e ankthit duke e kthyer ne anxiety disorder per shumicen qe si rrjedhoje behet lehtesisht e kontrollueshme etj. Qe mos e zgjas me shembuj qe i kam permendur me pare dhe me gjera qe ti i di, fale Snowden apo Assange njerezit marrin ne menyre me direkte lajmin mbi greminen drejt te ciles po shkon shoqeria njerezore. Dhe nga ato qe lexohet e shikohet, njerezit jane te shokuar me faktin qe qeveria e tyre kontrollon dhe llastikun e brekeve qe vesh cdo kush. Fjalet e mija dhe te tuat sdo i besonte njeri. Snowden ka tjeter peshe. Sic ka peshe ajo qe doli e dha deklaraten, perfshi dhe faktet mbi Banken Boterore qe na qenka pastruesja e parave me e madhja ne bote, apo Fondi Monetar qe eshte nje institucion financiar komplet fradulent. Ne nje kohe qe njerezit kudo qe ndodhen flasin per keto institucione si te jene shtyllat e demokracise dhe mireqenies. Problemi nuk eshte thjesht tek padituria e njerezve por tek menyra sesi lajme te tilla do perceptohen dhe nese do jene ne gjendje te zgjojne masat nga trallisja ku jane forcuar te qendrojne per dekada te tera.
Zeri im eshte shume i vogel sic jane dhe perpjekjet e mija. Por une kam lindur i lire dhe dua te jetoj i lire. Te drejte qe sma heq dot njeri. Brenda kesaj te drejte do mundohem te gjej menyrat qe askush mos me cenoje. Dhe do e bej duke perdorur gjithmone informacionin qe marr dhe perhapur ate, pa kaluar kurre ne dhune. Nese klasifikohem pontencialisht si anarkist dhe jam pjese e listes se Prism, a nuk tregon kjo dhe njehere qe Prism dhe programe te ngjashme nuk jane per terrorristat apo per te mbrojtur sigurine e vendit por jane per te mbajtur nen kontroll njerezit qe po zgjohen dhe shohin realitetin me ngjyrat e plota te tij. Jane jo me shume e jo me pak se nje mori 80 lekshash virtuale qe kontrollojne e raportojne cdo fjale qe nuk i pelqen Daj Semit.
Po ne kete forum kam paraqitur fakte e dokumenta, foto, faksimile te firmosura me emra e mbiemra te projekteve te survejimit, prodhimit te vagonave me vende per pranga per 15 milione te burgosur, kampe moderne perqendrimi te krijuara nga FEMA etj qe flasin qarte se pse Prism dhe programe te tjera ekzistojne sot. Me gjithe shpirt do deshiroja ta zbertheja me detaj cdo gje qe po shkruaj ketu ne kete teme sot. Do doja te kisha nervat dhe kohen e duhur per te paraqitur mundesisht cdo gje qe kam arritur te mesoj gjate gjithe ketyre viteve. Po te them te drejten, kete forum nuk e gjykoj si vend te pershtatshem. Edhe kaq sa shkruajta eshte per hir te respektit qe kam per ty si individ (dhe qe vazhdimisht kemi ndare mendime mbi gjera te caktuara) dhe per te dhene nje ide fare te percipte tek te tjeret mbi ate qe po ndodh ne realitet.
Te them te drejten nuk gjykoj dot Snowden per ate qe nuk ka bere pasi nuk kam dijeni sesi jane rrethanat ku ai ndodhet. Cfare ka ne dore te thote, cfare gjykon te drejte te beje publike ose jo. Deri tani Snowden u akuzua per spinunazh. Kjo akuze u terhoq pasi ne vete definicionin e fjales spiunazh ata nuk gjeten dot asgje qe te procedojne Snowden. Ka shkelur sekretin dhe security clearance qe kishte? Kete po, e ka bere me te dyja kembet e duart. Por menyra sesi e shoh une eshte qe cdo betim sekreti mbi nje sekret qe kercenon lirine dhe normalitetin e jetes se te tjereve nuk eshte me nje sekret po eshte nje makth qe duhet hequr nga gjoksi sa me pare. Para 10 ditesh fola me nje ish agjent (te pakten keshtu e paraqiti veten dhe jo tek une por tek nje grup njerezish qe po diskutonim virtualisht). Dhe sipas tij vendet e punes se Snowden, menyra sesi i ka kaluar shkallet e karrieres sidomos pa arsimin e duhur nuk perputhen aspak me praktikat e sherbimeve sekrete. Vetem nqs ai ka qene nje yll ne hackim atehere po, dicka qe nuk perjashtohet. Dhe ne rastin e Snowden, askush nuk ka guxuar te sulmoje personin e tij ne anen profesionale. Gje qe thote jo vetem se ai eshte ai qe thote se eshte dhe se ka dokumenta shume kompromentuese ndaj atyre dhe e ka siguruar jetegjatesine e tij me to. Perzgjedhja e Hong Kong e me pas Rusise apo Cubes apo Ekuadorit nuk tregon asgje tjeter vecse zgjedhje te vendeve ku dora e Amerikaneve nuk arrin dot lehtesisht.
Krijoni Kontakt