Close
Faqja 14 prej 28 FillimFillim ... 4121314151624 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 278
  1. #131
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: "Skënderbeu, hero i katolikëve"

    Citim Postuar më parë nga altruisti_ek84 Lexo Postimin
    Çdonjeri eshte i lire te mburret me Skenderbeun dhe ta ket si hero te vetin, por ama nuk duhet gjykuar, e as etiketuar edhe ate, qe nuk don ta kete, apo nuk e ka Skenderbeun hero te vetin. Te gjith ata, qe nuk pranojne divergjenca te mendimeve dhe shpallin, te tjeret tradhtar,e i etiketojne si te mbrapametur, per arse se, nuk mendojne, nejte sikurse vet, u them se pikerisht ju jani te mbrapametur. Keta te cilet, thu ti e kan "diplomen" e patriotizmit dhe i shpallin tradhtaret, dhe herojt, keta te cilet i percaktojne kush eshte shqiptar e kush jo, e te cilet mendojne se vetem me Skenderbeun dhe Gonxhe Bojaxhiun behesh shqiptar, sepse ndryshe te shpallin "tradhtar i kombit". Ketyre ju them se kjo tanime eshte me vetem nje retorike boshe. Gjithashtu dua te ju them, se tani sapo ka filluar lekundja e miteve qe i keni dhe kan nje lajm te keq per ju se, pas disa dekatave keto mite do te vijn duke u zbehur aq shum, sa qe edhe pasardhsit tuaj nuk te ti ken me keta heroj.
    Kjo nuk eshte as perafersisht esenca e problemit...

    Thelbi i problematikes qendron ne faktin se ekstremistet islamik, perfaqesues dhe simpatizante te tyre qellimisht politizojne historine, fene, kulturen, vlerat, traditat dhe heronjte e shqipetareve, per te bere propagande politike per PO dhe islamin e tyre konzervator deri talibanesk. Pra, kemi te bejme me keq-perdorim te historise, kultures dhe vlerave kombetare nga fundamentaliste dhe ekstremiste islamik, te cilet nuk kane lidhje me historine dhe me vlerat shqipetare.
    Askund ne boten demokratike mendimi i fundamentalisteve dhe ekstremisteve te tille nuk shihet, nuk trajtohet dhe nuk pranohet si "mendim i kundert" legjitim, por si propagande ilegjitime (edhe pse ligjerisht e lejueshme) e ekstremisteve per qellime politike. Fakti qe tek ne edhe njerez te tille kane mundesi te depertojne deri ne mediat kryesore te vendit, eshte edhe nje indikacion tjeter per prapambeturine tone, jo per nivelin e duhur te lirise, tolerances dhe demokracise. Sepse fundamentalizmi dhe ekstremizmi askund ne boten e lire dhe demokratike nuk trajtohet njejte si cdo forme tjeter e shprehjes se lire te mendimit dhe angazhimit te pergjithshem politik dhe shoqeror. Ato (fundamentalizimi dhe ekstremizmi) para se gjithash luftohen pameshirshem nga pothuajse te gjitha mediat kryesore dhe te gjithat institutionet dhe organet pergjegjese dhe te pergjegjshme te shtetit, religjionit dhe shoqerise.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 19-06-2013 më 10:04

  2. #132

    Për: "Skënderbeu, hero i katolikëve"

    Citim Postuar më parë nga altruisti_ek84 Lexo Postimin
    ... e te cilet mendojne se vetem me Skenderbeun dhe Gonxhe Bojaxhiun behesh shqiptar, sepse ndryshe te shpallin "tradhtar i kombit". Ketyre ju them se kjo tanime eshte me vetem nje retorike boshe. Gjithashtu dua te ju them, se tani sapo ka filluar lekundja e miteve qe i keni dhe kan nje lajm te keq per ju se, pas disa dekatave keto mite do te vijn duke u zbehur aq shum, sa qe edhe pasardhsit tuaj nuk te ti ken me keta heroj.
    Pse me ke behesh shqiptar? Duke ju falur sulltan Hamitit apo bertitur me te madhe qe sundimi Osman na shpetoi nga asimilimi? Apo behesh shqiptar duke denigruar te vetmet figura nepermjet te cilave na njeh gjithe bota si komb me vlere dhe te afte te nxjerrim personalitete qe bejne histori e ndikojne shpirtin njerezor?

    Tani kam une nje lajm te keq per ty. Ato nuk jane mite por jane realitete. Mit eshte bota ku po e con veten ti dhe disa si ty. Ju do shuheni se ska rruge tjeter. Ndersa Gjergj Kastrioti e Nene Tereza do mbeten viganet e kesaj toke me te cilet do krenohemi brez pas brezi.

  3. #133
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: "Skënderbeu, hero i katolikëve"

    serbia ka depertu thelle edhe duke blere deputetet kosovare
    skenderbeun e njeh gjithe bota si heroin e qyteterimit te lire perendimor.

  4. #134
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Për: "Skënderbeu, hero i katolikëve"

    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    serbia ka depertu thelle edhe duke blere deputetet kosovare
    skenderbeun e njeh gjithe bota si heroin e qyteterimit te lire perendimor.
    ka depertuar erdogani e jo serbia, per ceshtjen ne fjale.
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  5. #135
    Shqiptar nga Kosova Maska e prishtina75
    Anëtarësuar
    22-03-2012
    Postime
    3,360

    Për: "Skënderbeu, hero i katolikëve"

    Kuvendi i Lezhës dhe krijimi i Besëlidhjes Shqiptare (2 mars 1444)

    Komente ()
    Shkruar nga:
    Postuar më: 12 vite më parë

    Çlirimi i vendit me kryengritjen e përgjithshme të vitit 1443, ishte një fitore historike që duhej mbrojtur e çuar më tej. Përvoja e deriatëhershme shqiptare e ballkanike, sidomos kryengritjet e viteve 30 në Shqipëri, kishin treguar se fuqisë ushtarake më të madhe të kohës, Perandorisë Osmane, nuk mund t`i bëhej ballë pa bashkimin e forcave të brendshme politike, ushtarake dhe ekonomike, si dhe pa bashkëpunimin me vendet e tjera. Prandaj Gjergj Kastrioti-Skënderbeu ndoqi një politikë të brendshme e të jashtme shumë aktive. Më mirë se kushdo tjetër ai e kuptoi se për shqiptarët nuk do të kishte perspektiva për mbrojtjen e viseve të lira, duke qëndruar në pozitat e vjetra, pa kapërcyer copëtimin politik të vendit në një varg zotërimesh të pavarura dhe pa një bazë organizative të qëndrueshme, e cila do të bashkërendonte burimet njerëzore, ushtarake e ekonomike të vendit, si dhe gjithë veprimtarinë e zhvilluar në rrafsh të brendshëm me atë të ndërmarrë në rrafsh ndërkombëtar.
    Për zgjidhjen e këtyre detyrave, si hap të parë e të domosdoshëm Skënderbeu gjykoi mbajtjen e një kuvendi të përgjithshëm, ku të përfaqësoheshin drejtuesit e zotërimeve të pavarura dhe fisnikë të tjerë të vendit. Për këtë ai zhvilloi paraprakisht me ta takime vetjake, si rrjedhojë e të cilave u vendos që të mbahej në Lezhë një kuvend i fisnikëve shqiptarë.
    Kuvendet krahinore e ndërkrahinore të fisnikëve, të klerikëve apo të pleqve, ishin një traditë e njohur kombëtare e shqiptarëve e trashëguar ndër shekuj, nëpërmjet të cilave realizohej bashkëpunimi dhe bashkimi i shqiptarëve. Një kuvend me një përfaqësi kaq të gjerë kombëtare, që u vendos të mbahej në Lezhë nga shqiptarët, është i pari që njihet deri tani në historinë e tyre.
    Lezha kishte një pozicion gjeografik të favorshëm për mbajtjen e Kuvendit. Ajo ndodhej në afërsi me zotërimet e pjesëmarrësve kryesorë të Kuvendit, ishte e veçuar nga zotërimet e tjera të Venedikut dhe kishte lidhje të ngushta ekonomike me viset e çliruara shqiptare, veçanërisht me ato të Kastriotëve. Për më tej, duke qenë Lezha nën zotërimin venecian, mënjanoheshin mosmarrëveshjet e pakënaqësitë që mund të lindnin ndërmjet sundimtarëve shqiptarë për vendin ku duhej të mbahej Kuvendi, si dhe në drejtim të marrëdhënieve me Republikën e Venedikut. Mbajtja e tij në Lezhë ishte si një thirrje miqësore për bashkëpunim në luftën kundër osmanëve, që fisnikët shqiptarë i drejtonin me këtë rast Republikës së Shën Markut.
    Kuvendi i fisnikëve shqiptarë u mbajt më 2 mars 1444 në Katedralen e Shën Kollit në Lezhë. Në të morën pjesë udhëheqës të kryengritjeve të mëparshme antiosmane, si dhe pjesëtarë të tjerë të aristokracisë shqiptare. Midis tyre ishin: Skënderbeu, Gjergj Arianiti, Andre Topia (bashkë me dy djemtë, Kominin e Muzakën dhe të nipin Tanushin), Gjergj Stres Balsha, Nikollë e Pal Dukagjini, Pjetër Spani (bashkë me katër djemtë, Aleksin, Bozhidarin, Vruon dhe Mirkon), Lekë Zaharia, Teodor Muzaka i Riu (dhe pjesëtarë të tjerë të kësaj familjeje), Zahari Gropa, Lekë Dushmani bashkë me Pjetrin e fisnikë të tjerë fqinjë me ta, Stefan Gjurashi (Cërnojeviçi bashkë me bijtë e tij, Gjergjin e Gjonin) etj.
    Skënderbeu mbajti fjalën e hapjes në Kuvend dhe u ndal në domosdoshmërinë dhe rëndësinë e bashkimit politik të shqiptarëve. Pjesëmarrësit diskutuan format e bashkëpunimit dhe rrugët për realizimin e bashkimit politik të tyre, në themel të të cilit vunë institucionin më të rëndësishëm kombëtar, atë të besës. Ata institucionalizuan Kuvendin si forumin politik më të lartë vendimmarrës të fisnikëve shqiptarë.
    Kuvendi vendosi që bashkimi i shqiptarëve të bëhej në formën e një besëlidhjeje politike ndërmjet drejtuesve të zotërimeve të lira dhe fisnikëve të tjerë të vendit, që u njoh me emrin Besëlidhja Shqiptare e Lezhës. Ajo ishte një aleancë politike e ushtarake. Si kryetar i saj u zgjodh Skënderbeu, kurse si institucioni më i lartë vendimmarrës u bë Kuvendi i anëtarëve të Besëlidhjes, i cili do të mblidhej herë pas here për çështje të rëndësishme. Nëpërmjet Kuvendit realizohej dhe shprehej bashkimi i shqiptarëve.
    Vendim tjetër shumë i rëndësishëm i Kuvendit ishte krijimi i ushtrisë së përbashkët dhe caktimi i Skënderbeut si komandant i përgjithshëm i saj. Ushtria e Bësëlidhjes përbëhej nga dy pjesë: nga forcat e përhershme dhe nga ato të përkohshmet që mobilizoheshin vetëm në rast lufte. Ushtria e përhershme formohej me luftëtarët që fisnikët shqiptarë dërgonin pranë komandantit të përgjithshëm sipas një kuote të caktuar për secilin, si dhe nga ushtarët që mobilizonte vetë Skënderbeu. Këta formonin bërthamën kryesore të ushtrisë së përhershme, e cila vazhdimisht ishte në gatishmëri luftarake dhe në mbrojtje të kështjellave, veçanërisht atyre të brezit kufitar lindor nga vinin zakonisht ushtritë osmane. Detyra kryesore e ushtrisë së përhershme ishte mënjanimi i sulmeve të befasishme të trupave osmane mbi viset e lira shqiptare dhe pengimi i depërtimit të tyre në thellësi të vendit, derisa të mobilizohej ushtria e përkohshme. Kjo formonte pjesën më të madhe të ushtrisë së Besëlidhjes dhe përbëhej nga luftëtarët që mobilizoheshin përkohësisht, kur parashikohej fillimi i sulmeve të ushtrive armike. Në ushtrinë e përkohshme përfshiheshin të gjithë banorët e viseve të lira që ishin në gjendje të përdornin armët. Në rast nevoje ushtria e përbashkët mbronte vendin nga pushtuesit osmanë e veprimet armiqësore të vendeve të tjera, si dhe interesat e zotërimet e secilit anëtar të Besëlidhjes.
    Për të përballuar shpenzimet e mbajtjes së ushtrisë, të armatimit të saj, etj., Kuvendi vendosi që pranë Skënderbeut të krijohej një arkë e përbashkët. Fondet monetare të saj do të formoheshin nga ndihmat në të holla që secili anëtar i Besëlidhjes do të jepte sipas një kuote të caktuar nga Kuvendi, nga të ardhurat e kriporeve të Shën Kollit, që kishin Kastriotët pranë grykëderdhjes së lumit Mat, nga taksat doganore, si dhe nga tregtia e drithit, e metaleve etj.
    Besëlidhja e Lezhës u krijua si një aleancë politike dhe ushtarake e luftës së përbashkët të fisnikëve shqiptarë kundër pushtuesve osmanë. Në krye të Besëlidhjes dhe të organeve ushtarake e financiare të saj u caktua një udhëheqje e vetme, e kryesuar nga Skënderbeu. Prandaj, edhe pse Besëlidhja kishte karakterin e një aleance politike e ushtarake, me vendimet e Kuvendit të Lezhës u bë një hap i madh e vendimtar përpara drejt bashkimit politik të vendit dhe krijimit të një pushteti qendror për të gjitha viset e lira shqiptare, pushtet që u përfaqësua nga Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.
    Anëtarët e Besëlidhjes Shqiptare synonin që, në kuadrin e saj, të ruanin autonominë e tyre dhe Skënderbeu, si kryetar i saj, të mos ndërhynte në zotërimet e të tjerëve, por të ishte si "i parë ndërmjet të barabartëve". Secili prej anëtarëve të Besëlidhjes kishte trupa të veçanta për të mbrojtur zotërimet e interesat e veta dhe ruante të drejtën të kishte marrëdhënie vetjake me vende e forca të tjera politike jashtë Besëlidhjes. Realisht vendimet e Kuvendit i dhanë Skënderbeut një pozitë të veçantë ndaj fisnikëve të tjerë shqiptarë, dhe këta, siç shprehej Gjon Muzaka, në kushtet e rrezikut të pushtimit osman, ishin të detyruar "t`i bindeshin" atij.
    Kryengritja fitimtare e vitit 1443 dhe Kuvendi i Përgjithshëm Shqiptar i 2 marsit 1444 shënuan një kthesë vendimtare në luftën kundër pushtimit të huaj osman dhe hapën rrugën e zhvilimit të vrullshëm të procesit të bashkimit politik dhe shpirtëror të banorëve të krahinave të ndryshme shqiptare.
    Gjergj Kastrioti-Skënderbeu doli në krye të jetës politike e ushtarake të vendit jo rastësisht. Për këtë ndikuan: roli i veçantë i tij në organizimin e Kryengritjes së Përgjithshme të vitit 1443, pozita gjeografike e shtetit të Kastriotëve (që ishte në qendër të viseve të lira dhe nëpër të kalonin rrugët më të rëndësishme që lidhnin krahinat veriore me jugoret dhe lindoret me perëndimoret), zotërimi prej tij i Krujës, kështjellës me pozicionin gjeografik më të përshtatshëm për administrimin e të gjitha viseve të çliruara, dhe për të hyrë në kontakte të shpejta me shtetet e huaja antiosmane, si dhe lidhjet e shumta farefisnore e martesore të Kastriotëve me shumë familje fisnike të tjera, si Muzakajt, Arianitët, Stres Balshajt, Gjurashët (Cërnojeviçët), Balshajt etj. Mbi të gjitha ishte personaliteti i vetë Skënderbeut që bëri të mundur daljen e tij në krye të jetës politike e ushtarake të Shqipërisë. Më tepër se cilido anëtar tjetër i Besëlidhjes Shqiptare, Skënderbeu kishte të gjitha cilësitë për drejtimin me sukses të luftës. Ai i njihte shumë mirë mundësitë ekonomike, financiare e ushtarake të vendit të vet. Ndërsa karriera e tij në radhët e kuadrove ushtarakë osmanë e kishte bërë Skënderbeun njohës po aq të mirë të fuqisë, organizimit dhe të artit ushtarak të osmanëve.
    Ndryshuar për herë të fundit nga prishtina75 : 24-06-2013 më 02:42

  6. #136
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Për: "Skënderbeu, hero i katolikëve"

    A eshte Skenderbeu Hero i muslimaneve ? …

  7. #137
    Shqiptar nga Kosova Maska e prishtina75
    Anëtarësuar
    22-03-2012
    Postime
    3,360

    Për: "Skënderbeu, hero i katolikëve"

    Citim Postuar më parë nga le dévoué Lexo Postimin
    a eshte skenderbeu hero i muslimaneve ? …
    Skenderbeu eshte hero i shqiptarve.

  8. #138
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Për: "Skënderbeu, hero i katolikëve"

    Citim Postuar më parë nga prishtina75 Lexo Postimin
    Skenderbeu eshte hero i shqiptarve.
    Mir de, por a eshte edhe hero i shqiptareve musliman pasi sic thuhet, dikur vrau shqiptar te besimit Islam ngase i urrente muslimanet.

    Tash : A eshte edhe hero i muslimanve edhe pse i titulluar si Mbrojtës i krishterizmit dhe princ e atlet i Krishtit ? (kuptoj q'dmth kjo !)

  9. #139
    Pa_Prespektive Maska e KNFC
    Anëtarësuar
    01-12-2004
    Vendndodhja
    N'shpi_Time
    Postime
    421

    Për: "Skënderbeu, hero i katolikëve"

    i muslimaneve shqiptare po ... ia tyre turq nuk besoj te jete ...
    THINK SMALL LIVE SMALL DIE SMALL

  10. #140
    i/e regjistruar Maska e mitjuk
    Anëtarësuar
    19-05-2005
    Vendndodhja
    Monaco
    Postime
    900

    Për: "Skënderbeu, hero i katolikëve"

    Skenderbeu u ka shker..... Na...... Tan atyne qe kan ken pro turqis e kundra shqiptarve dhe trojeve shqiptare ai ka keput koka musliman e katolik qe kan qen pro turqis per te na mbajtur nen pushtimin otomano legen .falenderoj gjith ata bashkekombas pa dallim feje qe japin kontributin e tyre ne kete forum per ta quajtur skenderbeun hero kombetar pa dallim feje bravo
    Sa bukur eshte kur ne shpirt ke gjithmone ngrohtesi. FaLeMiNdErIt.

Faqja 14 prej 28 FillimFillim ... 4121314151624 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •