Close
Faqja 13 prej 17 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 168
  1. #121
    Ska asnje problem qe njeriu modern ka qene bashkekohes me neandertalin. Thjesht nje shembull sidomos kur kihet parasysh koha kur ka jetuar neandertali. Ne fakt duhet te kisha shkruar proto Neandertal. Dhe qenia e njeriut modern (kohe perpara se ai i kromanjonit) bashkekohes me neandertalin sikur e shtyn ca me shume (dhe jo pak po rreth 350 miije vjet) ekzistencen e njeriut modern.

  2. #122
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anëtarësuar
    25-06-2002
    Postime
    769
    Nuk esht e leht ta kuptosh evolucionin e njeriut dhe te primateve te tjer pa marr nje klas paleontologji. Pervec godelit asnjeri nuk e kishte te qart evolucionin e species homo sapien sapiens.
    Homo Neandertalis esht nje specie hominoide qe ekzistonte ne te njejten periudh me njeriun modern reth 25 mij vjet me par. Madje ka teori qe njeriu modern dhe neandertal te ken patur mardhenie dhe lindur femij. Pra neandertal ishte specie paralele. Cromagnon esht me i perafert me njeriun modern sesa Neandertali megjtihate te dyja keto specie u zhduken sepse nuk mund te konkuronin dot per per ushqim me homo sapienet.
    Te gjitha gjenet homo e kan prejardhjen nga homo habilus( 2.3milion vjet me par)qe ishte i pari qe perdorte vegla (kishte kapacitet intelekti). Parardhesit e habilis ishin australopithecins si africanus, afarensis kshu me radh qe jetuan 2.5-2.8 milion vjet me par. Esht interesante te shikos rikonstruksionet e skeleteve te gjetura te australopithecinve. Ecin me dy kemb si njerzit (pak me te perkulur), jetojn ne familje, jan nje kombinim njeriu modern dhe chimpanze. mund te kerkosh ne wikipedia per foto.
    Sot persot me kaq shum informacion qe ka per cdo gje esht e pashpjegushme se disa njeres i mbyllin syt dhe veshet dhe merren akoma me mite krijimi dhe nuk shohin ate qe ka ndodhur vertet.

  3. #123
    Citim Postuar më parë nga friendlyboy1
    Nuk esht e leht ta kuptosh evolucionin e njeriut dhe te primateve te tjer pa marr nje klas paleontologji.
    Po te marresh 1 vit klasa a behet me e lehte te kuptohet?
    Dhe pervec kesaj po sikur ketyre klasave ti bashkangjisesh dhe disa zbulimeve te tipit spekulues mbi mashtrimin e bere mbi te famshmin njeriun e Javas ku femuri i njeriut ju bashkangjit kafkes se nje majmuni apo farsa me Lucyn qe jo vetem qe ska asnje tipar njerezor por i perket nje lloji te zhdukur. Vetem kaq. friendlyboy1 mos gjyko te tjeret por mundohu te hapesh pak mendjen me shume dhe te dalesh nga suaza e atyre qe te mesojne ne shkolle. Me shume beje kete per veten tende (dhe mos e ngaterro me perrallat e kreacionizmit). Beje qe te kesh ide me te qarta se mund edhe te habitesh nga ato qe mund te mesosh jashte suazes se librave shkollore dhe pallavrave qe mesohen sot neper shkolla.
    Mund te qeshesh me te madhe me keto qe te shkruaj por do vije nje dite jo shume e larget qe do i kujtosh keto fjale.

  4. #124
    i/e regjistruar Maska e saimiri-uk
    Anëtarësuar
    13-01-2003
    Vendndodhja
    All over Albania
    Postime
    252

    Pse jemi ketu? - Cfare eshte kuptimi i jetes?

    Cfare eshte qellimi i jetes?
    Ka rreth 10 milion specie ne toke perfshire edhe ne! Cdo detaj i tera specieve dhe sjelljeve te tyre duket i lidhur me ambjentin e tyre.
    Chetah ose mace e Afrikes me trupin e shkelqyer dhe te shkathet te saj eshte makine e frikshme per te kapur pre.
    Shqiponja me shikimin dhe kthetrat e saj eshte zot i qiellit!
    Per shekuj njerezit perpiqen te kuptojne perse kafshet jane te pajisuar ne menyre kaq perfekte per detyrat e tyre. Atyre ja mor mendja se kishte vetem nje shpjegim, bota natyrore ishte planifikuar/krijuar dhe krijuesi ishte zoti.
    Mirepo Charles Darwin na jep nje shpjegim me te sakte dhe me kenaqes. Darwini vuri re qe qejflit/mbajtesit e pellumbave/kumurive ishin ne gjendje te rrisnin variete te reja duke zgjedhur me kujdes pellumbat ata i kthyen dhjetra ne specie te cuditshme pellumbash me pamje dhe zera te cuditshem, pellumba me bisht lart, me kurore tek qafa etj. Darwin e dinte qe te gjithe origjinuan nga nje lloj pellumbi dhe perpjektjet per krijimin e llojeve te ndryshme quhet krijim artificial dhe mbase i njejti proces mund te ndodhte ne gjendje te eger me specie te tjera. Por si mund perzgjedhja (selection) te funksionoje ne natyre pa nje krijues hyjnor per ta bere punen? Zgjedhja natyrore (natural selection) ne menyre klasike ilustrohet tek trishtilat/zogjte qe Darwin gjeti tek ishujt Galapagos ku jane rreth 13 specie te gjitha me sjep te ndryshem dhe te gjitha varietetet evoluan nga nje stergjysh qe erdhi nga kontinenti Amerikes Jugore me nje lloj sjepi. Nje nga ata sillet si qukapik duke perdorur sjepin e gjate per te germuar bar neper peme. Nje jeton duke germuar per parasita rriqra brenda breshkave gjigande. Nje tjeter qyhet trishtili vampir ushqehet me gjakun e zogjve te detit. Keto jane aktivitete qe kerkojne lloj sqepi te ndryshme. Zgjedhja natyrore (natural selection) eshte rreth mbijeteses. Trishtilat/zogjte ndryshuan pasi ndryshimi i ndihmoi ata te mbijetojne dhe nuk kishte krijues ne pamje.
    Ne njerezit si kafshet e tjera jemi makineri mbijetese dhe jemi ketu per te konkuruar aq gjate sa per te kaluar/pasuar genet tona. Ky duket te jete qellimi i jetes sone dhe arsyeja pse ne jemi ketu! Por kjo nuk eshte e gjitha.
    Miliona vjet me pare kur ne jetonin ne Afrike me bisha te egra te frikshme dhe ishim akoma pre e tyre ne evoluam vegla per mbijetesen. Me e rendesishmja ishte evolimi i trurit. Perzgjedhja natyrore (Natural selection) nxiti zhvillimin e trurit njerezor. Nje avantazh gjenetik u shperblye dhe truri yne u zmadhua. Truri jo vetem u zmadhua por ndryshoi dhe evoluam aftesine per te bere cfare asnje kafshe tjeter mund te bente. Vume synime, gjetje vrima/burime uji, planifikim e gjyetise, ruajtem ushqim per dimer dhe mesuam te ndryshojme dhe adaptojme synimet tona. Cfare perzgjedhja natyrore (natural selection) ndertoi tek ne ne Afrike ishte kapaciteti pet te kerkuar, per tu perpjekur, per vene synime afatshkurter ne sherbim te qellimeve afatgjate eventualisht kapacitetin per parashikim/largpamesi. Truri me i madh i lejoi paraardhesit tane individuale te konkurojne ne menyre me efikase, dhe me pas dicka e pashembullt ndodhi, nje tru u nxit qe ishte ne gjendje te shikonte rrotull botes dhe pyeti mbase per here te pare "perse, perse jemi ketu". Ne nuk ishim me te kenaqur me cfare natyra na thoshte te benim. Filluam te mendonim per synime/objektiva te tjere qe si te na vinin per shtat neve dhe kishim nje vegel per te shprehur keto synime, gjuhe! Te folurit na lejon te ndajme objective dhe nje specie qe eshte ne gjendje ti komunikoje synimet filloi te mendoje qellimisht, akt qellimisht, krijon qellimisht.
    Nje tjeter evolucion i ri jogjenetik filloi te marre hov “Evolucioni teknollogjik” duke avancuar 1 milion here me shpejt se evolucioni gjenetik qe i ngjan shume. Ne i shohim produktet e ketij evolucioni ne teknologji ne boten moderne. Ne kemi krijuar nje bote teknologjike qe na lejon te levizim tejet pertej diktimit te natyres dhe na lejon te bejme gjera mahnitese. Me ane te teknologjise ne e kemi mbushur boten me krijime te qellimshme. Por teknologjia ben dicka tjeter. Kjo rrit nje zakon te cuditshem te menduarit. Nje kafshe qe shpik e sheh boten ne menyre te ndryshme nga kafshet e tjera. Ne e shohim boten nepermjet syzeve te ngjyrosura me qellim. Meqe ne krijojme gjera per qellime te ndryshme ne te kaluaren ne supozonim qe ne natyre kishte designer te qellimshem ne natyre gjithashtu. Atje nuk kishte, sic ndodhi qe Darwin e realizoi kete. Ai pa thelle brenda zemres se natyres dhe zbuloi nje mekanizem te bukur i cili qorrazi simulon iluzionin e qellimit. Per here te pare nje creature/specie e evoluar kish pare nen vellon e natyres dhe e llogariti se cfare ne te vertete ndodh me natyren.
    Fuqizuar nga kapaciteti teknik, nga sjellja fleksibel dhe komunikimi i shpejt i ideve te reja ne kemi shperthyer pertej kufijve te atmospheres sone per te eksploruar botera te reja. Mendjet tona kane udhetuar akoma me tej. Ne kemi pare pertej vakumit te shkretuar ne galaksi te largeta qe dmth kemi pare ne te kaluaren e kohes bash ne lindjen e universit dhe kohes vete. Ne ekstremin tjeter ne kemi pare thelle brenda atomit, ne te cuditshmen e grimcave nen-atomike dhe me e mahnitshjma eshte se ne kemi analizuar qelizen e gjalleses se fundi duke zgjidhur kodin digital/numerik te geneve vete dhe akoma nuk jemi te kenaqur.
    Ne zgjatemi ne kerkimin tone per domethenie dhe papritur dalim ne konkluzionin qe jemi ne qe japim qellimin ne nje univers qe nuk ka asnje qellim. Asgje tjeter nuk mund ta beje kete, te pakten asgje qe ne njohim.
    Ne nje cep te vogel ose jo te rendesishem te universit nje lindje festohet, lindja e qellimit te paramenduar, planifikim, projektim, largpamesi dhe parashikim. Per te gjitha sa dime ne mund te jete nje ngjarje e pashembullt, dhe nuk kemi prova qe ka ndodhur diku tjeter dhe pasi ne te shkojme mbase nuk ka per te ndodhur me kurre.
    Ne mund ta leme prapa egersine, pameshirshmerine, shperdorimin britmat e perzgjedhjes natyrore (Natural Selection). Truret tane, gjuhet tona dhe teknologjia jone na bejne te mundur planifikim te avancuar/perparuar. Ne mund te ngreme qellimet tona dhe midis ketyre qellimeve tona mund te jete kuptimi teresor i universit ne te cilin jetojme. Nje lloj tjeter qellimi eshte brenda ne univers dhe jeton brenda nesh.
    Marre nga emisioni i Richard Dawkins (Frofesor biologjie ne Oxford)– The big question – Why are we here!
    Ndryshuar për herë të fundit nga saimiri-uk : 16-03-2007 më 23:25

  5. #125
    i/e regjistruar Maska e KeidiSelmanaj
    Anëtarësuar
    03-07-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    49
    Po evolucioni eshte real! Edhe sa me inteligjente te jete specia aq me shume ndryshim kane nga njera-tjetra gjallesa te te njejtes spercie! Psh, harabelat(kurrfare inteligjent) nuk kane shume ndryshim nga njeri tjetri. Macet(disi inteligjente) kane ndryshim nga njera tjetra. Njeriu(inteligjent) eshte shuuuuuuuume i ndryshem nga nje individ tjeter i te njejtit lloj. Ky eshte thjesht mendimi im!
    ...dhe kjo ndodh sepse nje qenie qe vepron me instikte, kerkon dicka te njejte me nje specie te te njejtit lloj, dhe evolon ne te njejten menyre, sepse instiktet jane dicka ne gen, dhe jane te njejta, ose me sakte eshte "mono", ndersa qeniet inteligjente, kane larmi kerkesash sepse inteligjenca eshte e larmishme, dicka "poli" dhe ka shume ndryshime brenda-perbrenda saj, keshtuqe qenie te te njejtes specie, kane ndryshim midis tyre, sepse kane kerkesa te ndryshme!
    Ndryshuar për herë të fundit nga KeidiSelmanaj : 26-07-2007 më 15:13

  6. #126
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Ky eshte thjesht mendimi im!
    Mbase mund te jete mendim i sakte, ne pergjithesi, por eshte perceptim jo i sakte i Teorise se Evolucionit dhe asaj cka ti nenkupton - Perzgjedhjen Natyrore.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  7. #127
    i/e regjistruar Maska e KeidiSelmanaj
    Anëtarësuar
    03-07-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    49
    Citim Postuar më parë nga Borix
    Mbase mund te jete mendim i sakte, ne pergjithesi, por eshte perceptim jo i sakte i Teorise se Evolucionit dhe asaj cka ti nenkupton - Perzgjedhjen Natyrore.
    jo, jo, shiko, nuk e kam llafin e ndryshimit mes qenieve, qenia sa me inteligjente te jete aq me shume ndryshime ka kur evolon nga e njejta specie dhe aq me shpejt evolon! mendoj se peshku per tu bere amfib ka dashur me shume kohe se majmuni per tu bere njeri! kjo ishte ideja! :P

  8. #128
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    veq nje pyetje : si e shpjegon teoria e evolucionit llojlloj shmerin e kafsheve dhe bimeve
    sepse sipas teoris se darwinit nuk do te kishte kaq shum lloje te gjallesave

  9. #129
    Xhamia (per nick qe ke vene) ta shikoj syrin se ku do te dalesh. Por mos harro, ky nenforum e ka shkenca dhe jeta. Nese do te nxjerresh ate qe do ti atehere shko tek agnosticizmi/ateizmi dhe ke nje teme te hapur aty po per evolucionin. Mund te diskutosh sa te duash aty per fuqine hyjnore dhe derivatet e saj. Jo ketu.

  10. #130
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga xhamia
    veq nje pyetje : si e shpjegon teoria e evolucionit llojlloj shmerin e kafsheve dhe bimeve
    sepse sipas teoris se darwinit nuk do te kishte kaq shum lloje te gjallesave
    eshte e kunderta, natyra nepermjet evolucionit ka tendence te krijoje specie te reja. madje edhe ne riprodhimin e te njejtes specie, me anen e procesit te crossover synohet qe femija te jete i ndryshem nga prinderit. Natyrisht evolucioni eshte i ngadalshem ne specie komplekse, e i shpejte ne speciet e thjeshta, aq sa ne baktere duket me sy te lire ky fenomen.

    Evolucioni=ndryshim me qellim permiresimin e vazhdueshem te diçkaje.

    Une si programues qe jam, preferoj ta imagjinoj procesin e evolucionit si nje funksion rekursiv ne kerkim te nje zgjidhjeje optimale, duke provuar te gjitha kombinimet e mundshme. Natyrisht ne nje kompjuter kjo ndosh ne menyre seriale
    ne natyre , ndodh paralelisht, ne nje pafundesi procesesh paralele, rrenja e te cilave eshte Krijuesi.

Faqja 13 prej 17 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Hajredin S Muja
    Nga ^VJOSA^ në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-03-2010, 14:17
  2. Bota e Publicisteve Musliman - Shtypi !!
    Nga fisniku-student në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 13-09-2009, 12:33
  3. Miti si realitet dhe si gënjeshtër, PROF.DR. ARTAN FUGA
    Nga Xhuxhumaku në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 17-05-2006, 17:43
  4. Teknologjia Matrix po bëhet realitet?
    Nga Tini- në forumin Lajme nga informatika
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-07-2004, 09:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •