Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 16
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Arbëreshi Stefano Rodota, favorit për President i Italisë

    ROMË - Një arbëresh President i Italisë? Stefano Rodota, kandidati i propozuar nga “Lëvizja 5 Yjet” është me origjinë arbëreshe dhe ka marrë dje më shumë vota (230) se rivalët e tij: Sergio Chiamparino, Massimo D’Alema, Franco Marini, Emma Bonino etj. Origjina është gjë e deklaruar prej tij dhe e njohur për të gjithë opinionin publik italian. Vjen nga një “dinasti e shquar italo-shqiptare”, thuhet për të në Wikipedia. Rodota njihet si politikan aktiv, i majtë dhe i vlerësuar për integritetin e tij moral. Dje rreth 200 vetë kanë manifestuar përpara Montecitorio (ndërtesa e Dhomës së Ulët) për Rodotën si President i Italisë. Në parulla lexohej: "Bersani vrasës i Pd", "Nuk ju votojmë më", "Rodota pa “nëse” e pa “por”; "Rodota president", "Rodota është ndryshimi. Marini është falimentimi", "Sa e trishtueshme (pa) përgjegjshmëria juaj", “Na jepni njerëz të ndershëm”. Në tre votimet e para duhen 2/3 e votave, saktësisht 672 vota, për të pasur një fitues. M.A.



    SHEKULLI

  2. #2
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Për: Arbëreshi Stefano Rodota, favorit për President i Italisë

    Lajm kot
    Arbereshet e italise
    nuk jane shqiptare,
    shqiptare jane vetem
    brezi i nente i stergjysheve
    qe iken ne itali ne vitet
    e shekullit Te 15-16.
    Vetem emri u ka ngel arberesh
    dhe ca relike dhe flamuri
    qe ti pijne lengun se jane
    italiane jo shqiptar
    Asnje vizite ne shqiperi
    nga kalabreze kalalesh
    hipokritet,asnje ndihme
    financiare per shqiperine
    wtf
    Cfare shqiptare janre ato,as shqip nuk
    dijne te lidhin 5 fjale,varja lajme
    koti
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  3. #3

    Për: Arbëreshi Stefano Rodota, favorit për President i Italisë

    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    Lajm kot

    Cfare shqiptare janre ato,as shqip nuk
    dijne te lidhin 5 fjale,varja lajme
    koti
    Ne fakt per kete frazen e fundit je komplet gabim. Te gjithe flasin nje shqipe te mrekullueshme. Jo vetem e flasin por dhe e ruajne me nje fanatizem per tu patur zili. Kane 500 vjet qe kane ikur nga toka meme dhe kontaktet me kete te fundit i kane patur fare te vogla, ne mos hic fare e megjithate gjuhen dhe zakonet e traditat i kane ruajtur e kultivuar. Shqiptaret e Shqiperise e kane filluar emigrimin masiv 20 vitet e fundit dhe femijet e tyre te lindur ne emigracion nuk flasin mire shqip ose nuk dine fare. Kam patur rastin te takohem me familje arbereshe ketu ne Toronto si dhe ne New York. E perbashketa? Te gjithe flisnin shqip edhe femijet qe kishin lindur ne Canada e Amerike. Jane per t'u admiruar e jo ofenduar or Ben.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647

    Për: Arbëreshi Stefano Rodota, favorit për President i Italisë

    Fakti qe eshte arbereshe nje politikan i seres se late i politikes italiane, natyrishte mire eshte per shqiptaret.Nuk i kam njohur personalisht arbereshet, por ne internet kam pase nja dy kontakte.Nje mike ne fb pranon rreth saje lloj lloj fundrerrinash vetem se jane shiptare, kenaqet dhe me injorance e tmerrshme te tyre.Flet nje shqipe me dialektin e jugut, por kuptohemi mire.Nje tjeter e hasa ne nje forum te dreamboxeve, mu hap vete, por nese kishte ndonje qe me fyu ne ate forum kryesishte italiane ,ishte ky arbereshi.Nga replika mesova se nuk i donte shqiptaret.Kam pase dhe nje arvanitas freans ne fb, proshqipatre.karakteristike e te treve ishte kofortesia dhe krenarie per kete veti.Ma kane shprehur secili kete.
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

  5. #5
    Perjashtuar nga Mod.
    Anëtarësuar
    07-09-2012
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    5,308

    Për: Arbëreshi Stefano Rodota, favorit për President i Italisë

    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    Lajm kot
    Arbereshet e italise
    nuk jane shqiptare,
    shqiptare jane vetem
    brezi i nente i stergjysheve
    qe iken ne itali ne vitet
    e shekullit Te 15-16.
    Vetem emri u ka ngel arberesh
    dhe ca relike dhe flamuri
    qe ti pijne lengun se jane
    italiane jo shqiptar
    Asnje vizite ne shqiperi
    nga kalabreze kalalesh
    hipokritet,asnje ndihme
    financiare per shqiperine
    wtf
    Cfare shqiptare janre ato,as shqip nuk
    dijne te lidhin 5 fjale,varja lajme
    koti
    Edhe nje mij vjete te jene jashte atdheut te tyre, prape shqiptare jane.

  6. #6
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Për: Arbëreshi Stefano Rodota, favorit për President i Italisë

    Lindur dhe rritur ne itali
    Nuk din asnje fjale Shqip
    E din se ku eshte Shqiperia ne
    harte por ska shkelur asnjehere ne
    Shqiperi.
    Me rregull treshi i bie te jete italian
    dhe jo shqiptar.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 21-04-2013 më 20:03
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Për: Arbëreshi Stefano Rodota, favorit për President i Italisë

    Citim Postuar më parë nga Plaku me kostum Lexo Postimin
    Edhe nje mij vjete te jene jashte atdheut te tyre, prape shqiptare jane.
    kane qene dikur arber. dmth jane ish-arber ose ish-shqipo (megjithese fjala shqipo ka nje shekull qe qarkullon ne tregun e trendelinave).
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  8. #8
    Perjashtuar nga Mod.
    Anëtarësuar
    07-09-2012
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    5,308

    Për: Arbëreshi Stefano Rodota, favorit për President i Italisë

    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    Lindur dhe rritur ne itali
    Nuk din asnje fjale Shqip
    E din se ku eshte Shqiperia ne
    harte por ska shkelur asnjehere ne
    Shqiperi.
    Me rregull treshi i bie te jete italian
    dhe jo shqiptar.
    Shiptar(Arber) Italian*
    Ska rendesi ku mbillet dhe ku korret fara Po nga ka ardhe ajo fare. Dhe ajo fare ne Itali ka ardhe nga ana tjeter e Adriatikut.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Për: Arbëreshi Stefano Rodota, favorit për President i Italisë

    Citim Postuar më parë nga Plaku me kostum Lexo Postimin
    Shiptar(Arber) Italian*
    Ska rendesi ku mbillet dhe ku korret fara Po nga ka ardhe ajo fare. Dhe ajo fare ne Itali ka ardhe nga ana tjeter e Adriatikut.
    e crendesi ka fara per ty??? apo do zesh kos ???

    rendesi ka ndergjegja, sepse njeriu dallohet nga kafsha vetem nga ndergjegja, se fare kane edhe domatet.
    vetem ndergjegja percakton qellimet dhe interesat qe mbron cdo njeri ne jete.
    nese ai ka ndergjegjen italiane ai mbron interesat e kombit italian. sepse jeton me italian, mendon si italian, ndihet si italian.
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  10. #10
    Perjashtuar nga Mod.
    Anëtarësuar
    07-09-2012
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    5,308

    Për: Arbëreshi Stefano Rodota, favorit për President i Italisë

    Citim Postuar më parë nga Akili-A Lexo Postimin
    kane qene dikur arber. dmth jane ish-arber ose ish-shqipo (megjithese fjala shqipo ka nje shekull qe qarkullon ne tregun e trendelinave).
    Disa gjera kuptohen vete.
    Citim Postuar më parë nga Akili-A Lexo Postimin
    e crendesi ka fara per ty??? apo do zesh kos ???

    rendesi ka ndergjegja, sepse njeriu dallohet nga kafsha vetem nga ndergjegja, se fare kane edhe domatet.
    vetem ndergjegja percakton qellimet dhe interesat qe mbron cdo njeri ne jete.
    nese ai ka ndergjegjen italiane ai mbron interesat e kombit italian. sepse jeton me italian, mendon si italian, ndihet si italian.
    ti mund te kesh ndergjegje kinezi
    po ja qe smund te quhesh kinez

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •