Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Në sulmin grek të ’49-ës

    Në sulmin grek të ’49-ës, 36 kufitarët e Piramidës 48 u betuan me vdekje
    Nga: FATOS VELIU
    Nga numri i kaluar lexuesi i gazetës u njoh me situatën e krijuar në mëngjesin e datës 1 gusht 1949 kur forca të shumta dhe të armatosura të strukturave të ushtrisë greke iu afruan në mënyrë të organizuar kufirit të Shqipërisë.
    Ato u përqendruan në zonën e Vidohovës, të vendosura në një gjerësi prej 800 metrash, duke filluar prej piramidës nr/48 të kufirit shtetëror shqiptar dhe deri tek ajo nr/54.
    * Filloi goditja intensive me artileri mbi tokën shqiptare, e cila vijoi pa ndërprerë për plot 45 minuta.
    * Menjëherë pas ndërprerjes së goditjes me artileri, filloi sulmi i forcave të këmbësorisë, të cilat mësynë kundër rojeve të kufirit shqiptar.
    Sipas arkivit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ku në faqen 115 të dosjes nr/3 (Inv I) të Seksionit të Historisë janë regjistruar të kenë qenë plot 1000 ushtarë të armatosur të pajisur me të gjitha llojet e armëve, të cilët ishin inkuadruar në tri batalione.
    * Në të njëjtën kohë që këmbësoria filloi goditjen frontale ndaj pozicionit të rojeve të armatosura shqiptare, 15 aeroplanë të tipit “Spitfajer” shoqëronin sulmin, duke bombarduar e mitraluar nga lart në mënyrë të pandërprerë për të paralizuar forcat kufitare të Shqipërisë.
    Në vijim të botimit të kronologjisë së kësaj ngjarjeje kaq të paprecedentë me fqinjin tonë jugor, lexuesi i gazetës do të njihet me publikimin e mëtejshëm të dosjes më të bujshme mbi situatën në kufirin me fqinjin jugor.
    * Kush është kronika e panjohur e ngjarjeve të përgjakshme të gushtit të ’49-ës, kur forcat e armatosura të ushtrisë greke sulmuan piramidat shqiptare të zonës së Bilishtit.
    * Çfarë shkruanin gazetat në kryeqytetet e botës pas situatës së krijuar në piramidën 48 të kufirit shqiptar, kur reparti me vetëm 36 ushtarë, detyrohej të përballonte hordhitë e armatosura të një batalioni helen i cili mbështetej fuqishëm nga artileria dhe aviacioni bombardues.
    * Betimi solemn i ushtarit Mustafa Gjini, i cili iu tha shokëve se kishte vendosur të vdiste për tokën e atdheut të tij.
    * Historia e pabesueshme e ushtarit shqiptar Tafil Ferati, i cili pas disa orë luftimesh të tmerrshme është çuar në këmbë dhe është sulur mbi ushtarët grekë duke u ulëritur rrëqethshëm se do të linin jetën.
    * Skuadra helene që u sul me breshëri mbi Tafilin, i cili vdiq i sharruar nga plumbat e tyre, ndërkohë që arriti të vriste katër ushtarë.
    * Heroizmi i pabesueshëm i Ramazan Zenelit, i cili me gjoksin e shpuar për vdekje, hyri me furi mes ushtarëve grekë për të mos u lënë në dorë trupin e pajetë të Tafil Feratit.
    * Historia tragjike e kapter Zylgani Vidohovës, i cili u sul mbi skalionet e ushtarëve grekë, duke vrarë gjashtë prej tyre, ndërkohë që vdiq duke mbytur flamurtarin dhe arriti t’i griste flamurin para një mijë ushtarëve të egërsuar.

    (Vijon nga numri i kaluar)

    Rezistenca e parë 36 ushtarë kundërpërgjigjen përgjakshëm
    Pikërisht në piramidën nr/48 të kufirit shqiptar forcat greke u ndeshën me rezistencën e ashpër të rojeve ushtarake shqiptare të përbëra nga një togë prej 36 vetësh.
    Këtu filloi një luftë e furishme dhe e përgjakshme. Heroizmi i ushtarëve do të regjistrohej në kronikat e kohës, duke u bërë shembull në mediat botërore.
    Kështu, në lidhje me atë sulm do të shkruante edhe gazeta e Moskës në ish-Bashkimin Sovjetik "Novoe Vremja". Pikërisht në numrin e saj të datës 7 shtator 1949 do të shkruante: "Fushata agresive kundër Shqipërisë mori formën e saj më të poshtër në lidhje me të ashtuquajturën "Çështje Greke... ."
    Forcat ushtarake të kufirit shqiptar në atë moment të sulmit barbar kanë treguar një trimëri të pashembullt dhe kanë rezistuar me një heroizëm të patreguar.

    Pas 3 orësh
    Ora 08:45
    Grekët zmbrapsen
    Urdhërohen për sulmin e dytë
    Në sulmin e parë që zgjati tre orë, forcat greke fillimisht u zmbrapsen. Por nuk vonoi dhe të shtyrë nga oficerët e tyre, që u qëndronin mbrapa me mitraloza, filluan sulmin e dytë, i cili vazhdoi shumë më i furishëm dhe më i egër se i pari.

    Ushtarët shqiptarë betohen të vdesin
    Por edhe pas këtij sulmi të dytë, i cili filloi me një angazhim më të fuqishëm, kufitarët shqiptarë nuk u tundën nga vendi duke u betuar se do të vdisnin dhe nuk do e njihnin tërhe-qjen. Është një episod i çuditshëm ky, i ndodhur në Shqipëri në atë periudhë të '49-ës, i ngjashëm mot a mot me heroizmin rrënqethës të grupit të aviatorëve në romanin "Qielli i Balltikut", me subjekt historik të Luftës së Dytë Botërore, ku aviatorët sovjetikë u betuan të mbronin ishullin ku ishin vendosur, deri në vdekjen dhe të pilotit të fundit, gjë që ia arritën sigurisht me humbjen e jetës.
    Në faqen nr/ 115 të dosjes nr/3 (inventari I) të Arkivit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ku është dokumentuar kronika e hollësishme e atij momenti sa i përgjakshëm, aq edhe heroik e emocionues i ushtarëve të piramidës nr/48 citohet ushtari i guximshëm Mustafa Gjini, i cili në momentin më kritik të sulmit grek, duke luftuar me një heroizëm të paimagjinuar, iu drejtua shokut në krahë duke bërtitur:
    "Unë nuk tërhiqem prej këtej, se këtu është shtëpia ime, atdheu im!".
    Jo vetëm Mustafa Gjini, por pas tij të tërë kufitarët e asaj piramide qëndruan pa lëvizur nga pozicioni dhe duke kundërvepruar me tërë mundësinë që kishin drejt ushtarëve uzurpues, që u ishin sulur drejt pozicioneve.

    Bie ushtari
    Tafil Ferati
    Ushtari Tafil Ferati, i efektivit të piramidës 48, siç mësohet në faqen 120 të së njëjtës dosje të cituar më lartë, si luftoi për disa orë rresht me trimëri e guxim të jashtëzakonshëm, më në fund është ngritur nga pozicioni ku luftonte dhe u turr si rrufe drejt forcave monarko-fashiste, që kishin avancuar në tokën shqiptare duke u bërtitur:
    "Ejani, ejani se këtu do to lini kokën!".
    Por..., në atë çast, atë e sulmoi një skuadër e tërë armike. Tafili ndërkohë ka arritur që mes asaj revolte që i kishte shpërthyer në gjoks të vriste katër prej tyre, por..., më në fund ra përtokë i mbuluar në gjak. Ai ra si hero pikërisht në atë fushëbetejë që grekët e shkaktuan në tokën e atdheut të tij.
    Shoku i tij, Ramazan Zeneli, megjithëse i plagosur shumë rëndë në gjoks, arriti që mes zjarrit të fuqishëm dhe intensiv të plumbave grekë, të mund të tërhiqte trupin e pajetë dhe nuk e la në dorë të armikut.

    Kapter Zylgani Vidohova
    u turr mbi ushtarët grekë të hedhur në mësymje
    Vrau prej fyti flamurtarin dhe grisi flamurin që ngulej në truallin shqiptar
    "Nuk mund të përshkruhet, - thuhet në komunikatën e Ministrisë së Mbrojtjes Popullore të datës 10 gusht 1949, - heroizmi i kapter Zylgani Vidohovës, i cili si vrau gjashtë monarko-fashistë që marshonin përpara me flamurin grek, iu turr flamurtarit, e kapi prej fyti, e vrau dhe ia grisi flamurin duke ja bërë copë-copë përpara syve të mbi 1000 monarko-fashisteve".
    Akt ky i pasqyruar hollësisht në faqen nr/ 185 të dosjes nr/3 në inventarin I, të Arkivit të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
    Forcat e shumta greke arritën të pushtojnë kuotën 1309
    lartësi, që mbrohej vetëm nga tre ushtarë
    Pushtohet kuota 1309
    Mbas sulmit të përgjakshëm, forcat e shumta greke mundën të zaptonin kuotën 1309, ku luftonin me një trimëri të jashtëzakonshme vetëm tre kufitarë shqiptarë dhe konkretisht Sakli Keta, Mufit Tofiku dhe Nikoll Shupi, të cilët e vazhduan rezistencën në mënyrë të pabesueshme edhe pasi u plagosen rëndë.
    (Vijon nesër)

    Greqia prej një viti përgatiste situatën për sulm të armatosur
    Historia e provokacioneve mbi territorin Shqiptar është tashmë shumë e vjetër dhe
    përbën një njollë të zezë në politikën agresive dhe në metodat fashiste të ndjekura nga armiqtë tanë të egër siç janë së fundmi ekipi mediokër i Parlamentit grek të cilësuar “Agimi i Artë”, të cilët kanë nxjerrë nga strofullat e historisë së tyre nacionaliste metodat më të vjetruara të kërcënimeve ekstreme.
    Gjatë historisë së marrëdhënieve me Greqinë kërcënimet e të gjitha llojeve deri në ato të metodave mesjetare kanë qenë të vazhdueshme dhe kanë marrë përpjesëtime gjithnjë e më të gjera. Këto revanshizma fashiste kanë shpërthyer sidomos në disa periudha të caktuara ku kanë qenë të kombinuara me fushata politike dhe shpifje kundër Republikës së Shqipërisë. Rast i tillë mund të konsiderohet ai i vitit 1948, kur në Organizatën e Kombeve të Bashkuara u shtrua për diskutim çështja e pranimit të Republikës së Shqipërisë.
    Qeveria monarkofashiste greke e asaj kohe përpiqej ta akuzonte qeverinë shqiptare në arenën ndërkombëtare si agresore, sikur po ndërhynte në punët e brendshme të Greqisë.
    Gjithçka rreth këtyre përpjekjeve të paprecedenta qeveria greke i bënte jo vetëm për të penguar hyrjen e Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, por më shumë, siç u mësua mirë pas ngjarjeve që sollën periudhat pasardhëse, qeveria greke çdo ofensivë të egër që kishte ndërmarrë kundër Shqipërisë dhe qeverisë e bënte për të justifikuar para opinionit grek dhe atij ndërkombëtar intervencionin e armatosur që po përgatitej kundër Republikës së Shqipërisë. Pikërisht kjo periudhë kaq decizive për Shqipërinë kur ishte shum e interesuar për tu bërë antare e OKB-së, është shoqëruar me provokacionet e panumërta të bëra nga fqinji jugor mbi kufirin dhe territorin tonë.
    Trillimet e paskrupullta nga qeveria greke, arritën deri në atë shkallë saqë siç është evidentuar në faqen 254 të dosjes së dytë në Arkivin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Radio “Athina” të ketë deklaruar më datën 10 prill 1949, se:
    «.. forca të rëndësishme partizane greke, të ardhura nga Shqipëria, sulmuan pozitat e ushtrisë qeveritare greke në malin e Gramozit”.
    Kaq do të mjaftonte që këto shpifje të pasoheshin me zhurmë të jashtëzakonshme në arenën ndërkombëtare pasi lajmi i Radio “Athinës” do të mund të bënte xhiron e botës nga të gjitha agjencitë e lajmeve dhe nga mbarë shtypi i vendeve perëndimore. Këto shpifje dhe kjo jehonë, arriti deri në atë shkallë saqë Këshilli i Sigurimit, në kundërshtim me rregullat ndërkombëtare, të krijonte pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara një komision tjetër special ballkanik (UNSCOB), i cili në raportet e tija, sigurisht tendencioze në sesionet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara i afirmonte akuzat shpifëse të drejtuara kundër vendit të shqiptarëve në periferi të Ballkanit. Në këtë mënyrë Greqia arriti që në vitin 1949, të shtronte pikërisht në sesionin IV të Asamblesë së Përgjithshme të UNO-s, çështjen e «kërcënimit të pavarësisë politike dhe të integritetit tokësor të Greqisë nga fqinjët”, që do të thoshte se ky kërcënim për ta vinte nga Shqipëria. Por në atë sesion menjëherë ka buçitur fuqishëm zëri i sovjetikut Andrej Vishinskit, i cili siç citon dhe gazeta “Zëri i Popullit” të datave 23-24 shtator, ka deklaruar: “Ne nuk duhet të merremi me një kërcënim që nuk ekziston, por me kërcënimin e vërtetë. Kërcënimi i vërtetë është pasojë e atij kaosi të krijuar në Greqi jo nga Shqipëria, por nga ndërhyrjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Anglisë në punët e brendshme të Greqisë... . Prandaj kjo — vazhdoi Vishinski - duhet të vihet në rend të ditës për tu diskutuar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara...”
    Megjithëse Andrej Vishinski i vuri gishtin plagës dhe tregoi rrezikun e vërtetë që kërcënonte Greqinë, në Organizatën e Kombeve të Bashkuara duke përdorur mekanizmin e votës, u vendos të diskutohet çështja e shtruar nga komisioni i posaçëm nën influencën greke, që ishte pikërisht “çështja greke”, që do të thoshte çështje tendencioze e “ndërhyrjes” së Republikës së Shqipërisë.
    Por qëllimet e vërteta të këtij diskutimi dalëngadalë arritën të dilnin në dritë të opinionit ndërkombëtar. Ato filluan të botoheshin njëra pas tjetrës në vende të ndryshme.
    Ku tashmë të gjithë denonconin hapur qëllimin grek të diskutimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara duke cituar si ishte vetëm një mënyrë për të justifikuar agresionin e hapur që pritej të bëhej shumë shpejt mbi territorin e Shqipërisë.

    (Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

  2. #2

    Për: Në sulmin grek të ’49-ës

    Historia e ketij konflikti ne fakt eshte e politizuar dhe e pandriçuar. Historiografia komuniste e ka paraqitur kete si nje konflikt greko-shqiptar, kur ne fakt nuk ka qene i tille, por ka qene nje konflikt i lindur nga marreveshja e Jaltes dhe per fatin e keq aty qelloi qe te ishte dhe zona e ndarjes se influencave, pra kufiri politiko-ideologjik i Perdes se Hekurt.
    Sot e kesaj dite nuk arrihet qe te kuptohet se pse historianet shqiptare nuk meren seriozisht me kete ngjarje te hidhur ne kufirin greko-shqiptar, por vazhdojne t'i besojne asaj qe eshte thene ne menyre te njeanshme nga Zeri i Popullit dhe gazetat sovjetike.

  3. #3

    Për: Në sulmin grek të ’49-ës

    Ndersa mua me duket e cuditshme publikimi i kesaj ngjarje pikerisht ne nje situate si kjo qe ndodhemi sot.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e KORCARI 2
    Anëtarësuar
    26-12-2012
    Vendndodhja
    Thesaloniqi
    Postime
    360

    Për: Në sulmin grek të ’49-ës

    Ishte provocazioni gushtit 1949. Ku andartet greke fshiheshin ne malin gramoz ne kufirin shqiptar,mbas falimentimit te negociatave me shqiptaret per rrethimin e gramoz it. Dhe asgjesimin e andarteve nga ana e forcave greke,ata nderhyne ushtarakisht,por vetem nderhyrja e Stalinit i zbrapsi ushtrine greke ne ate kohe.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e KORCARI 2
    Anëtarësuar
    26-12-2012
    Vendndodhja
    Thesaloniqi
    Postime
    360

    Për: Në sulmin grek të ’49-ës

    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Historia e ketij konflikti ne fakt eshte e politizuar dhe e pandriçuar. Historiografia komuniste e ka paraqitur kete si nje konflikt greko-shqiptar, kur ne fakt nuk ka qene i tille, por ka qene nje konflikt i lindur nga marreveshja e Jaltes dhe per fatin e keq aty qelloi qe te ishte dhe zona e ndarjes se influencave, pra kufiri politiko-ideologjik i Perdes se Hekurt.
    Sot e kesaj dite nuk arrihet qe te kuptohet se pse historianet shqiptare nuk meren seriozisht me kete ngjarje te hidhur ne kufirin greko-shqiptar, por vazhdojne t'i besojne asaj qe eshte thene ne menyre te njeanshme nga Zeri i Popullit dhe gazetat sovjetike.
    Ne ate konflikt u azgjesua gabimisht nga artileria jone batalioni Vlora

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991

    Për: Në sulmin grek të ’49-ës

    Citim Postuar më parë nga KORCARI 2 Lexo Postimin
    Ne ate konflikt u azgjesua gabimisht nga artileria jone batalioni Vlora
    Pervec ketij batalionit Vlora qe u "asgjesua" nga vete ushtaret shqiptare (te Stalinit) , di gje sa greker lane kockat dhe sa u zune rober nga keta ushtaret shqiptare (te Stalinit) ? Per kufomat greke qe jane kapur , e kemi te qarte numrin , por kjo statistike eshte komuniste ,....... Di gje ti nga ana e dokumentave tuaj greke sa gerqer lane kockat ne lufte me keta " ushtaret" e Stalinit ? Po i besoj dokumentave tuaja greke meqenese ato nuk ishin komuniste por ishin fashiste .....! Si nuk ju ha mortja nje here dhe mire .....ta lini edhe vete Zotin rehat ....
    Ndryshuar për herë të fundit nga violativo : 13-03-2013 më 16:06

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e KORCARI 2
    Anëtarësuar
    26-12-2012
    Vendndodhja
    Thesaloniqi
    Postime
    360

    Për: Në sulmin grek të ’49-ës

    Citim Postuar më parë nga violativo Lexo Postimin
    Pervec ketij batalionit Vlora qe u "asgjesua" nga vete ushtaret shqiptare (te Stalinit) , di gje sa greker lane kockat dhe sa u zune rober nga keta ushtaret shqiptare (te Stalinit) ? Per kufomat greke qe jane kapur , e kemi te qarte numrin , por kjo statistike eshte komuniste ,....... Di gje ti nga ana e dokumentave tuaj greke sa gerqer lane kockat ne lufte me keta " ushtaret" e Stalinit ? Po i besoj dokumentave tuaja greke meqenese ato nuk ishin komuniste por ishin fashiste .....! Si nuk ju ha mortja nje here dhe mire .....ta lini edhe vete Zotin rehat ....
    Me te lexuar e kam dhe une

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •