Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Ati i Shenjtë lë Papatin më 28 shkurt



    Papa Benedikti i 16-të do të lërë Papatin më 28 shkurt. Njoftimin e ka dhënë vetë Ati i Shenjtë, në latinisht.

    Papa ka shpjeguar se prej disa kohësh kishte nisur të ndjente peshën e detyrës dhe pasi e kishte menduar gjerë e gjatë kishte marrë vendimin për të mirën e Kishës. "Fuqia dhe mosha e avancuar, nuk janë aq të volitshme për të ushtruar detyrën në mënyrën më të mirë të mundshme", është shprehur Papa Benedikti."Të dashur vëllezër, ju falenderoj me zemër për të gjithë dashurinë dhe bashkëpunimin që më keni ofruar këto vite dhe kërkoj falje për të gjithë defektet e mia", u shpreh Papa.

    Lajmi është konfirmuar edhe nga Vatikani, i cili siguron se vendi bosh do të qëndrojë i tillë për një kohë tepër të shkurtër.

    Joseph Ratzinger ka lindur në 16 prill të vitit 1927 dhe u zgjodh Papë nga konklava e zhvilluar në 19 prill të vitit 2005, fill pas vdekjes së Gjon Palit II.

    "Një rrufe në qiell të hapur", kështu u shpreh kardinali Angelo Sodano pas marrjes së lajmit.

    Lajmi i largimit të Papës, ka bërë në pak minuta xhiron e botës. Ka qenë agjencia e lajmeve ANSA që e dha e para lajmin, e ndjekur më pas nëpër botë nga Reuters, CNN, Al Arabiya, France Presse dhe britanikes Telegraph e BBC.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Archon : 11-02-2013 më 08:09

  2. #2

    Për: Ati i Shenjtë lë Papatin më 28 shkurt

    Mos mor burr.. c'na shtiu merzin tashi !
    Revolution 1848

  3. #3

    Për: Ati i Shenjtë lë Papatin më 28 shkurt

    Shkon jep dorheqjen ne kohe krize. Hajd te gjesh pune tjeter tani

  4. #4

    Për: Ati i Shenjtë lë Papatin më 28 shkurt

    Peshkopi i Krakoves ne lidhje me kete thote;" Nuk mund te zbritet nga kryqi"!
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

  5. #5

  6. #6
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014

    Për: Ati i Shenjtë lë Papatin më 28 shkurt

    Garant SHIK-ku edhe ketu ka dore !

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •