January 10, 2013 by Xha Xhai
Te Gazeta shqiptare lexova qė historiani i njohur Pėllumb Xhufi iu ėshtė pėrgjigjur flakė pėr flakė deklaratave tė partisė Agimi i Artė, sipas tė cilave Skėnderbeu paska qenė grek.
Xhufi shkon edhe mė tej, dhe vėren se historia e ka lėnė Greqinė pa heronj e pa vepra heroike. Nė 500 vjetėt e sundimit osman nė Greqi nuk arrin tė shquash njė lėvizje, njė kryengritje ēlirimtare, si pėrkundrazi ndodhi me shqiptarėt gjatė shekujve XIV-XIX; pėr tė shtuar pastaj se fakti qė aktorėt kryesorė tė kryengritjes sė vitit 1821 dhe tė ēlirimit tė Greqisė ishin shqiptarėt, Ali Pashė Tepelena, Marko Boēari, Miauli, Ali Farmaqi, Kollokotroni, Odise Andruco, Bubulina, etj., nuk mundej tė pėrtypej lehtė.
Kėto fjalė tė historianit Gazeta Shqiptare i ka interpretuar me mjetet e veta, duke e titulluar shkrimin: Pėllumb Xhufi: Skėnderbeu grek? Ata skanė heronj, ne ua shpallėm pavarėsinė.
Mos e humbisni bukurinė e kėsaj ne-je, tė hedhur ashtu si rastėsisht; ose si shprehje tė njė epėrsie tė shpenguar ndaj fqinjit; por pėr kėtė mufkė fajin nuk e ka vetėm redaktori i faqes. Vetė fjalėt e historianit kutėrbojnė kafene tė keqe tė periferisė, ku ēėshtjet e historisė diskutohen si tė ishin punė ndeshjesh futbolli tė ligės semi-profesioniste, ose tė pikėsuara nga vetorėt ne ju ne ju etj.
Natyrisht Xhufi kėtu nuk flet si historian, pavarėsisht prezantimit qė ia bėn gazeta; por si njė tifoz ēfarėdo, qė pėrpiqet tė poshtėrojė kundėrshtarin nė debat, para njė birre me temperaturėn e dhomės.
E vėrteta ėshtė se ēdo popull ka heronjtė e vet, edhe pse disa heronj u pėrkasin shumė popujve njėkohėsisht; dhe kjo ėshtė e vėrtetė analitike, sepse pa heronjtė pėrkatės, as populli nuk do tė kish vetėdije pėr ekzistencėn e vet.
Nuk mė tingėllon mirė as edhe qė arbėrorė si Marko Boēari, Miauli, Kollokotroni, Bubulina e plot tė tjerė Xhufi i quan si pa tė keq shqiptarė; aq mė tepėr qė ata nuk do ta kishin quajtur veten ashtu; dhe doemos as e kishin shkuar nėpėr mend se po merrnin pjesė nė revolucionin grek si shqiptarė.
Ata ishin arbėrorė, qė u ngritėn pėr tė shporrur sundimin osman nga trojet e tyre sikurse edhe e arritėn, duke luftuar pėrkrah vėllezėrve tė tyre tė njė feje, por tė njė kombi tjetėr.
Pėrkundrazi, prej vilajeteve shqiptare revolucionit grek i shkuan kryesisht mercenarė, tė cilėt luftuan pėr ta mbytur, me gjak e me hekur (dhe kėtu spo pėrmend gjė Mehmet Aliun, as tė birin e tij Ibrahim).
Lleshit tė Zi nga Mirdita nuk ėshtė se iu mbajt gjė dora, kur e vrau Marko Boēarin.
Por fjalėt ēapraz tė historianit Xhufi mė bėnė tė mendoj edhe pėr njė aspekt tjetėr tė historisė sė arbėreshėve, arbėrorėve dhe shqiptarėve, gjatė periudhės osmane.
Dhe pikėrisht qė arbėrorėt nė Greqi u ngritėn tė luftojnė kundėr osmanėve dhe pėr lirinė e Greqisė.
Xhufi, me naivitet jokarakteristik, thotė se disa grekė nga tė sotmit nuk e pėrtypin dot faktin qė kėta ishin shqiptarė; por nė fakt problemi ėshtė tjetėrkund: pse luftohej, nė atė kohė, pėr lirinė e grekėve dhe tė rumunėve dhe tė serbėve por jo tė shqiptarėve?
Ose mė mirė: prej historianit do tė dėshironim qė tė shpjegonte pse ishin shqiptarėt, arbėrorėt e arbėreshėt kaq tė vonuar nė kristalizimin e identitetit tė tyre kombėtar nė fund tė shekullit XVIII, sa dėshirėn pėr sovranitet do ta realizonin duke luftuar pėr lirinė e njė populli tjetėr?
Edhe sikur tė gjithė udhėheqėsit e revolucionit grek tė kenė qenė arbėrorė, pėrsėri fakti mbetet i pamohuar dhe i pamohueshėm, qė kėta kėrkuan ta realizojnė tė plotė identitetin e tyre duke ēliruar prej osmanėve Greqinė.
Dhe kėtu historiani me siguri duhet ta dijė se njė faktor i rėndėsishėm pėr kėtė zgjim tė hershėm tė identitetit grek si identitet kombėtar nė Ballkan ishte vetėdija historike, e pėrcjellė nėpėrmjet shkronjės greke, fesė ortodokse, shkollės dhe kujtesės pėr Bizantin.
Nė kohėn kur grekėt, si popull, u ēuan tė luftojnė kundėr osmanėve, vetėdija historike-etnike mes shqiptarėve, madje edhe mes shqiptarėve tė Xhufit praktikisht nuk ishte pėrftuar; por ndesheshin vetėm pak orvatje tė drojtura e tė shkėputura, sa mes pak klerikėve katolikė shqiptarė nė Veri, ashtu edhe mes pak klerikėve arbėreshė katolikė tė ritit bizantin nė kolegjin e Kalabrisė dhe mė pas nė seminarin e Palermos nė Itali, pėr tė ngjizur embrionet e kėsaj vetėdijeje, duke ia rindėrtuar kombit tė ardhshėm njė tė kaluar historike dinjitoze.
Pėrkundrazi, lėvizjet politike dhe ushtarake serioze, kundėr pushtetit osman nė vilajetet shqiptare, si ato tė Bushatllinjve nė veri dhe tė Ali Pashė Tepelenės nė Jug, ishin lėvizje tė pėrftuara brenda kontekstit politik, ushtarak dhe gjeografik tė Perandorisė Osmane dhe dukuri qė, pėr nga natyra, i pėrkasin historisė sė kėsaj perandorie.
Nėse grekėt u ngritėn kundėr osmanėve pėr tė fituar lirinė si popull e si komb, pashallarėt nė vilajetet shqiptare u ngritėn, kundėr tė njėjtėve osmanė, para sė gjithash pėr tė mbrojtur privilegjet dhe pushtetin e tyre, ose pėr tė siguruar autonominė, nė mos lirinė e tyre individuale si sundimtarė absolutė. Tundimet e kėtyre sundimtarėve, pėr ta ēuar mė tej programin e tyre kryengritės dhe pėr tė pėrfshirė nė projektet edhe lirinė e subjekteve tė tyre mbetėn, nė masė tė madhe, veē tundime.
Ka njė dallim tė madh kėtu, tė cilin mua pikėrisht historianė si Xhufi ma kanė mėsuar.
Pėr tė njėjtėn arsye, atje ku Bushatllinjtė dhe Ali Pashai dėshtuan, ia doli mbanė Mehmed Aliu, i cili mbahet si themeluesi i Egjiptit modern.
Nė tė njėjtėn kohė qė shqiptarėt e Xhufit luftonin pėr lirinė e Greqisė, ishte njė shqiptar tjetėr pa thonjėza kėtė herė qė doli nė krye tė reformave tė cilat ēuan nė krijimin e shtetit egjiptian.
Si duhet ta kuptojmė kėtė? Para sė gjithash, duhet ta kuptojmė si pėrgėnjeshtrim flagrant jo vetėm tė shakave tė kripura qė ka bėrė Xhufi me Gazetėn shqiptare, por edhe tė krejt mendėsisė kombėtariste folklorike, sė cilės historiani ynė po i shėrben tani si zėdhėnės.
Dhe pikėrisht qė ėshtė fatkeqėsia jonė, si komb, qė kemi mbetur prapa nė histori kolektivisht, teksa kemi preferuar tė shkėlqejmė si individė, nė historitė e tė tjerėve. Qyqen nuk e lėvdon kush, as e sjell kush pėr shembull tė virtytit, qė i lėshon vezėt nė foletė e zogjve tė tjerė. Pėr tė njėjtėn arsye, ne do tė vendosim marrėdhėnie tė shėndoshė me tė shkuarėn qė nga momenti kur do tė lodhemi sė rėni gjoksit dhe sė pikasuri pasardhėsit tanė nė krye tė projekteve tė sė tjerėve; pėr tė filluar tė kuptojmė arsyet e vonesės sonė historike.
Krijoni Kontakt