Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 22
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anėtarėsuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Vezėt e qyqes

    January 10, 2013 by Xha Xhai

    Te “Gazeta shqiptare” lexova qė historiani i njohur Pėllumb Xhufi iu ėshtė pėrgjigjur flakė pėr flakė deklaratave tė partisė “Agimi i Artė”, sipas tė cilave Skėnderbeu paska qenė grek.
    Xhufi shkon edhe mė tej, dhe vėren se “historia e ka lėnė Greqinė pa heronj e pa vepra heroike. Nė 500 vjetėt e sundimit osman nė Greqi nuk arrin tė shquash njė lėvizje, njė kryengritje ēlirimtare, si pėrkundrazi ndodhi me shqiptarėt gjatė shekujve XIV-XIX”; pėr tė shtuar pastaj se “fakti qė aktorėt kryesorė tė kryengritjes sė vitit 1821 dhe tė ēlirimit tė Greqisė ishin shqiptarėt, Ali Pashė Tepelena, Marko Boēari, Miauli, Ali Farmaqi, Kollokotroni, Odise Andruco, Bubulina, etj., nuk mundej tė pėrtypej lehtė.”
    Kėto fjalė tė historianit Gazeta Shqiptare i ka interpretuar me mjetet e veta, duke e titulluar shkrimin: “Pėllumb Xhufi: Skėnderbeu grek? Ata s’kanė heronj, ne ua shpallėm pavarėsinė.”
    Mos e humbisni bukurinė e kėsaj “ne”-je, tė hedhur ashtu si rastėsisht; ose si shprehje tė njė epėrsie tė shpenguar ndaj fqinjit; por pėr kėtė mufkė fajin nuk e ka vetėm redaktori i faqes. Vetė fjalėt e historianit kutėrbojnė kafene tė keqe tė periferisė, ku ēėshtjet e historisė diskutohen si tė ishin punė ndeshjesh futbolli tė ligės semi-profesioniste, ose tė pikėsuara nga vetorėt “ne… ju… ne… ju…” etj.
    Natyrisht Xhufi kėtu nuk flet si historian, pavarėsisht prezantimit qė ia bėn gazeta; por si njė tifoz ēfarėdo, qė pėrpiqet tė poshtėrojė kundėrshtarin nė debat, para njė birre me temperaturėn e dhomės.
    E vėrteta ėshtė se ēdo popull ka heronjtė e vet, edhe pse disa heronj u pėrkasin shumė popujve njėkohėsisht; dhe kjo ėshtė e vėrtetė analitike, sepse pa heronjtė pėrkatės, as populli nuk do tė kish vetėdije pėr ekzistencėn e vet.
    Nuk mė tingėllon mirė as edhe qė arbėrorė si Marko Boēari, Miauli, Kollokotroni, Bubulina e plot tė tjerė Xhufi i quan si pa tė keq “shqiptarė”; aq mė tepėr qė ata nuk do ta kishin quajtur veten ashtu; dhe doemos as e kishin shkuar nėpėr mend se po merrnin pjesė nė revolucionin grek si “shqiptarė”.
    Ata ishin arbėrorė, qė u ngritėn pėr tė shporrur sundimin osman nga trojet e tyre – sikurse edhe e arritėn, duke luftuar pėrkrah vėllezėrve tė tyre tė njė feje, por tė njė kombi tjetėr.
    Pėrkundrazi, prej vilajeteve shqiptare revolucionit grek i shkuan kryesisht mercenarė, tė cilėt luftuan pėr ta mbytur, me gjak e me hekur (dhe kėtu s’po pėrmend gjė Mehmet Aliun, as tė birin e tij Ibrahim).
    Lleshit tė Zi nga Mirdita nuk ėshtė se iu mbajt gjė dora, kur e vrau Marko Boēarin.
    Por fjalėt ēapraz tė historianit Xhufi mė bėnė tė mendoj edhe pėr njė aspekt tjetėr tė historisė sė arbėreshėve, arbėrorėve dhe shqiptarėve, gjatė periudhės osmane.
    Dhe pikėrisht – qė arbėrorėt nė Greqi u ngritėn tė luftojnė kundėr osmanėve dhe pėr lirinė… e Greqisė.
    Xhufi, me naivitet jokarakteristik, thotė se disa grekė nga tė sotmit nuk e pėrtypin dot faktin qė kėta ishin “shqiptarė”; por nė fakt problemi ėshtė tjetėrkund: pse luftohej, nė atė kohė, pėr lirinė e grekėve dhe tė rumunėve dhe tė serbėve – por jo tė shqiptarėve?
    Ose mė mirė: prej historianit do tė dėshironim qė tė shpjegonte pse ishin shqiptarėt, arbėrorėt e arbėreshėt kaq tė vonuar nė kristalizimin e identitetit tė tyre kombėtar nė fund tė shekullit XVIII, sa dėshirėn pėr sovranitet do ta realizonin duke luftuar pėr lirinė e njė populli tjetėr?
    Edhe sikur tė gjithė udhėheqėsit e revolucionit grek tė kenė qenė arbėrorė, pėrsėri fakti mbetet i pamohuar dhe i pamohueshėm, qė kėta kėrkuan ta realizojnė tė plotė identitetin e tyre duke ēliruar prej osmanėve Greqinė.
    Dhe kėtu historiani me siguri duhet ta dijė se njė faktor i rėndėsishėm pėr kėtė zgjim tė hershėm tė identitetit grek si identitet kombėtar nė Ballkan ishte vetėdija historike, e pėrcjellė nėpėrmjet shkronjės greke, fesė ortodokse, shkollės dhe kujtesės pėr Bizantin.

    Nė kohėn kur grekėt, si popull, u ēuan tė luftojnė kundėr osmanėve, vetėdija historike-etnike mes shqiptarėve, madje edhe mes “shqiptarėve” tė Xhufit praktikisht nuk ishte pėrftuar; por ndesheshin vetėm pak orvatje tė drojtura e tė shkėputura, sa mes pak klerikėve katolikė shqiptarė nė Veri, ashtu edhe mes pak klerikėve arbėreshė katolikė tė ritit bizantin nė kolegjin e Kalabrisė dhe mė pas nė seminarin e Palermos nė Itali, pėr tė ngjizur embrionet e kėsaj vetėdijeje, duke ia rindėrtuar kombit tė ardhshėm njė tė kaluar historike dinjitoze.
    Pėrkundrazi, lėvizjet politike dhe ushtarake serioze, kundėr pushtetit osman nė vilajetet shqiptare, si ato tė Bushatllinjve nė veri dhe tė Ali Pashė Tepelenės nė Jug, ishin lėvizje tė pėrftuara brenda kontekstit politik, ushtarak dhe gjeografik tė Perandorisė Osmane dhe dukuri qė, pėr nga natyra, i pėrkasin historisė sė kėsaj perandorie.
    Nėse grekėt u ngritėn kundėr osmanėve pėr tė fituar lirinė si popull e si komb, pashallarėt nė vilajetet shqiptare u ngritėn, kundėr tė njėjtėve osmanė, para sė gjithash pėr tė mbrojtur privilegjet dhe pushtetin e tyre, ose pėr tė siguruar autonominė, nė mos lirinė e tyre individuale si sundimtarė absolutė. Tundimet e kėtyre sundimtarėve, pėr ta ēuar mė tej programin e tyre kryengritės dhe pėr tė pėrfshirė nė projektet edhe lirinė e subjekteve tė tyre mbetėn, nė masė tė madhe, veē tundime.
    Ka njė dallim tė madh kėtu, tė cilin mua pikėrisht historianė si Xhufi ma kanė mėsuar.
    Pėr tė njėjtėn arsye, atje ku Bushatllinjtė dhe Ali Pashai dėshtuan, ia doli mbanė Mehmed Aliu, i cili mbahet si themeluesi i Egjiptit modern.
    Nė tė njėjtėn kohė qė “shqiptarėt” e Xhufit luftonin pėr lirinė e Greqisė, ishte njė shqiptar tjetėr – pa thonjėza kėtė herė – qė doli nė krye tė reformave tė cilat ēuan nė krijimin e shtetit egjiptian.
    Si duhet ta kuptojmė kėtė? Para sė gjithash, duhet ta kuptojmė si pėrgėnjeshtrim flagrant jo vetėm tė shakave tė kripura qė ka bėrė Xhufi me Gazetėn shqiptare, por edhe tė krejt mendėsisė kombėtariste folklorike, sė cilės historiani ynė po i shėrben tani si zėdhėnės.
    Dhe pikėrisht – qė ėshtė fatkeqėsia jonė, si komb, qė kemi mbetur prapa nė histori kolektivisht, teksa kemi preferuar tė shkėlqejmė si individė, nė historitė e tė tjerėve. Qyqen nuk e lėvdon kush, as e sjell kush pėr shembull tė virtytit, qė i lėshon vezėt nė foletė e zogjve tė tjerė. Pėr tė njėjtėn arsye, ne do tė vendosim marrėdhėnie tė shėndoshė me tė shkuarėn qė nga momenti kur do tė lodhemi sė rėni gjoksit dhe sė pikasuri pasardhėsit tanė nė krye tė projekteve tė sė tjerėve; pėr tė filluar tė kuptojmė arsyet e vonesės sonė historike.
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  2. #2
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Pėr: Vezėt e qyqes

    kush na qenka ky njeri pa emer xha xhai qe shkrimet(idiotlleqet e tij) duhet te hyjne dhe bekan pjese ke historia shqiptare???
    akili mos qani mo,mos beni si femije,po doni jua dhurojme dhe skenderbeun

  3. #3
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anėtarėsuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120

    Pėr: Vezėt e qyqes

    Citim Postuar mė parė nga Akili-A Lexo Postimin
    January 10, 2013 by Xha Xhai
    Ne te gjitha keto qe shkruhen me siper e vetmja gje qe kuptoj eshte antipatia juaj per shqiperine dhe shqiptaret dhe qe perseri vazhdoni te mburreni me kryengritesit shqiptar.
    E lexova me nje fryme shkrimin per te vetmen arsye se mos gjeja ndonje hero grek qe nuk e dija se ekzistonte por deri ne fund lexova vetem heronj shqiptare.

  4. #4
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Pėr: Vezėt e qyqes

    dhe duke kerkuar e gjeta se kush na qenka ky xha xhai,kush tjeter?-na qenka pra Ardian Vehbiu,hahahah

  5. #5
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Pėr: Vezėt e qyqes

    Prijėsit e mbrojtjes sė lirisė greke nė atė kohė ishin shumica jo-grek’.
    C. M. Woodhouse

    Woodhouse gjithashtu veēon prijėsin e qėndresės nė veri tė Gjirit tė Korinthit i cili ishte “sulioti Marko Boēari, pasuesit e tė cilit ishin shumica shqiptarė”.

    _Po pėr Suliotėt, kur Napoleoni pushtoi ishujt e Jonit, nė 1804, formoi njė repart me rekrutė suliotė, i cili repart u quajt prej francezėve me emrin “Le régiment Albanais”.

    _Stefanopulos, (1802) e quan Peloponezin “L’Albanie grecque”.

    _Sipas antropologut Roger Just, shumica e ‘grekėve’ tė shekullit tė nėntėmbėdhjetė, jo vetėm qė nuk e quanin vetėn helenė, madje ata nuk flisnin me qejf as greqishten, por mė shumė dialektet shqiptare, sllave apo vllahe.

    _George Finlay, njė nga historianėt mė tė flaktė filohelenik qė morri pjesė me armė nė dorė nė luftėn kryengritėse tė vitit 1821-31 jep njė pasqyrė tė shqiptarėsisė sė asaj qė mė vonė u quajt Greqi: ‘Maratona, Platsea, Leuktra, Salamisi, Mantinea, Ira dhe Olimpia, tani popullohen nga shqiptarėt dhe jo grekėt. Bile edhe nė rrugėt e Athinės, qė ndonėse pėr mė shumė se ēerek shekulli kryeqytet i Mbretėrisė greke, gjuha shqipe dėgjohet ende midis fėmijėve qė luajnė nė rrugėt nė afėrsi tė tempullit tė Tezeut’ (Historia e Revolucionit Grek: 1861).

    _Edmond About me 1855 shkruan: ‘Athina, njėzet e pesė vjet mė parė, ishte veēse njė fshat shqiptar. Shqiptarėt pėrbėnin, dhe ende pėrbėjnė, thuajse tėrė popullsinė e Atikės; dhe brenda tri kategorive tė kryeqytetit, gjenden fshatra ku greqishtja mezi kuptohet’

    _Jakob Philipp Fallmerayer i cili udhėtoi mespėrmes Greqisė hasi nė Atikė, Beoti, dhe nė pjesėn mė tė madhe tė Peleponezit njė numėr tė madh shqiptarėsh tė vendosur, tė cilat nganjėherė nuk kuptonin madje as greqisht. Nėse dikush e quan kėtė vend Shqipėri e Re, shkruan ai, jep emrin e saj tė vėrtetė. Pėr tė, kėto provinca tė Mbretėrisė Greke janė tė lidhura me helenizmin aq sa janė malėsitė skoceze me trevat afgane tė Kandaharit dhe Kabulit. ‘

    -A. Vasiliev, autor i volumeve tė tėra pėr Perandorinė Bizantine,shkruan SEshumė nga ishujt e Arqipelagut dhe thuajse e tėrė Atika gjer nė Athinė janė shqiptare”

    _Niko Dimous nė njė intervistė pėr New York Times: ‘Ne flisnin shqip dhe e quanim vetėn rumė, por pastaj Winkelmani, Gėtja, Viktor Hugoja, Delakroiksi, na thanė neve, ‘Jo, ju jeni Helenė, pasardhės tė drejtė tė Platonit dhe Soktratit,’ dhe kėtė e bėnė’ (23 qershor, 2009).

    ‘The Atlantic Monthly’ shkruante: “Tani nuk ka emra mė tė fismė e mė tė nderuar nė Athinė, nuk ka familje mė me ndikim nė qarqet politike, sesa ato tė prijėsve shqiptarė nė luftėn e 1821, Tombazisi, Miauli dhe Kundurioti” (1882)


    Gjenerali Merkur Bua, qė nė fillim tė shek. XVI u shėrbeu plot lavdi mbretėrve tė Napolit, Venedikut, Spanjės, Gjermanisė dhe tė Francės vetidentifikohej si shqiptar. Nė njė letėr pėr Mbretin e Francės ,Merkur Bua i drejtohet kėtij si “kapiten shqiptar” (cappitaine Albanoys). Ikanaku Merkur Bua ndofta shqiptari mė kozmopolit i tė gjitha kohrave: tepėr i famshėm, tepėr i kėrkuar, tepėr i punėsuar nga oborret e gjithė Evropės ishte i shkėputur nga Shqipėria qė nė shek. XIV. E megjithatė, deklaronte se ishte shqiptar.

    Ashtu siē deklaronte se ishte shqiptar dhėrmioti Gjon Bixhili, i cili nė vitin 1555, vitin e “Mesharit” tė Buzukut, i drejtohej dogjit tė Venedikut me njė letėr, e cila fillon me fjalėt: “Nė emėr tė tė gjithė Shqiptarėve tė Dhėrmiut…”.

    Eshte e njohur qe Stratiotet shqiptare nuk pranonin te luftonin kunder shqiptareve te tjere dhe kerkonin te kishin vetem komandante shqiptare.

    -Mark Gjinin nga Lezha, i cili nė njė letėr tė vitit 1595 i referohej “alla mia natione Albanese”.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga BLEDI_SH : 09-02-2013 mė 08:12

  6. #6

    Pėr: Vezėt e qyqes

    Rrugėtimi i identitetit tė arvanitasve








    Influenca e nacionalizmit kulturor nė marrėdheniet greko-shqiptare ėshtė shfaqur qė nė fillimet e shfaqjes sė nacionalizmit nė rajon. Duke jetuar pėr njė kohė tė gjatė nėn ēatitė e dy perandorive, asaj bizantine dhe otomane, afėrsia territoriale si dhe ndarja e disa vlerave tė pėrbashkėta si ajo e njė besimi tė njėjtė fetar midis popullsisė greke dhe njė pjese tė popullsisė shqiptare kanė krijuar premisat qė grupe tė ndryshme popullsie tė identifikohen ose tė pėrzgjellin kombin nė tė cilin dėshirojnė qė tė jenė anėtarė. Zakonisht kur flitet pėr kėtė aspekt nė studimet shqiptare apo dhe tė huaja nėnvizohet dhe merret nė shqyrtim fakti se ka pasur njė asimilim mė tė madh tė popullsisė shqiptare nė atė greke sesa anasjelltas, gjė qė sipas dhe tė dhėnave tingėllon si fakt i vėrtetė, por nuk pėrjashtohet rasti qė dhe periudha tė ndryshme kohore tė ketė ndodhur procesi i kundėrt si p.sh gjatė qeverisjes sė Ali Pasha Tepelenės ku shumė zakone, fjalė dhe veshje shqiptare(fustanella) u adaptuan gjerėsisht nga popullsia greke e pėr rrjedhojė mund tė ketė pasur popullsi greke qė u konvertuan nė shqiptare. Me kėtė konstatim dėshiroj tė nėnvizoj faktin se asnjė etni apo grup popullate sado qė tė ketė shumė tė fortė disa komponentė tė identitetit pėrcaktues nuk ėshtė e imunizuar nga influenca e pėrzgjedhjes sė kombėsisė.

    Nė rastin e marrėdhenieve greko-shqiptare dhe anasjelltas duket se krijimi i shtetit kombėtar grek pothuajse njė shekull mė parė, influencoi nė krijimin e njė nacionalizmi etnik si pasojė e kontributit tė zhvillimeve kulturore. Themelimi i shtetit kombėtar grek solli si rezultat dhe themelimin e njė rrjeti arsimor tė mirėorganizuar, shtypi kombėtar dhe kulture kombėtare tė shtrirė gjithandej nėpėr territorin e shtetit kombėtar.Pra, nga prania dhe forca e njė sistemi arsimor tė kontrolluar nga shteti, e njė sistemi tė mjeteve tė informimit masiv tė kontrolluar nga shteti dhe e organizatave kulturore qė mbėshtesin gjuhėn e njė rajoni tė veēantė dhe artet....si njė kulturė e veēantė e kombit u pėrforcua mė tepėr nacionalizmi etnik. Pėr shkak tė sistemit perandorak otoman tė mileteve, ku popullsia e krishterė ortodokse nė Ballkan konsiderohej si “Rum”(greke) dhe privilegjeve tė fituara qė herėt nėpėrmjet Patriakanės sė Stambollit, ky rrjet shkollash dhe edukimi nė gjuhėn greke ishte i pėrhapur dhe nė territoret shqiptare me popullsi ortodokse , ku nė rajone tė veēanta si Himara vazhduan tė funksionojnė edhe 20 vjet pas shpalljes sė pavarėsisė dhe themelimit tė shtetit kombėtar shqiptar. Mirėpo nėse para themelimit tė shtetit kombėtar grek ato kishin njė karakter universalist dhe i shėrbyen popullsisė lokale pėr arsimim dhe edukim, pėrfshi kėtu dhe popullsinė myslimane shqiptare, pas themelimit tė shtetit kombėtar grek ato fituan karekterin partikularist tė nacionalizmit grek dhe filluan tė shėrbejnė si fidanishte tė Helenizmit. Si qendra tė tilla, nė momentin kur u shfaq nacionalizmi shqiptar ishte e kuptueshme qė do tė hynin nė konflikt nacionalist me shkollat dhe edukimin shqip qė shprehte sa karekterin e pėrplasjeve greko-shqiptare pėr krahinėn e diskutueshme tė Epirit por dhe rolin qė luante arsimimi dhe kultura kombėtare nė zgjedhjen e kombėsisė.

    Njė pjesė e madhe e studiuesve kur studiojnė nacionalizmin grek bien dakort se nė krijimin e kombit grek njė rol tė madh ka luajtur “dėshira” sesa pėrkatėsia etnike sipas modelit qė ka pėrkufizuar Renan, ndaj dhe kjo trashėgimi politike e krijimit tė kombit grek ka pasur njė peshė specifike nė lidhje me marrėdhėniet greko-shqiptare dhe anasjelltas. Ndėrsa nė fillimet e tij shteti grek arriti qė tė “asimilonte” sipas kėtij koncepti grupin e madh etnik shqipfolės nė Greqi , tė njohur si arvanitas apo dhe njė popullsi tjetėr shqiptare si suliotėt qė ishin brenda territoreve otomane dhe shumė afėr atyre shqiptare, duke i bėrė pjesė pėrbėrėse tė kombit grek, pretendimet vazhduan dhe pėr popullsinė ortodokse nė thellėsi tė territoreve shqiptare duke mos marrė parasysh aspak kriterin etnik. E gjithė kjo luftė e heshtur dhe e ashpėr nacionalizmash nėn ēatinė e Perandorisė Otomane la njė shije tė hidhur kur u krijua shteti kombėtar shqiptar dhe u pėrcaktuan kufijntė e rinj tė tij pasi propaganda greke dhe nacionalizmi grek ia kish arritur qėllimit qė tė paraqiste para faktorit ndėrkombėtar njė realitet krejt ndryshe nga sa ishte ai i vėrteti etnik. Sigurisht qė kjo mospėrputhje midis realitetit etnik dhe “dėshirės”pėr tė zgjedhur krijoi njė konflikt tė hapur nacionalist nė Epir, influenca e tė cilit nė formė spirale ėshtė ndjerė vazhdimisht nė marrėdheniet greko-shqiptare. Mirėpo pėrpara se shteti kombėtar grek tė fillonte tė kishte pretendime territoriale drejt territoreve shqiptare, i ishte dashur qė tė neutralizonte dhe tė asimilonte grupin e madh etnik tė arvanitasve qė shtriheshin nė disa nga rajonet qendrore dhe mė kryesore tė mbretėrisė greke.

    Nė njė dokument tė ministrit tė jashtėm tė Greqisė, Kumundero, tė vitit 1881, dėrguar Mbretėrisė gjermane pėr ndihmė, ndėr tė tjera, thuhet se “edhe pas pesėdhjetė vitesh tė shtetit tė pavarur grek, njė pjesė e madhe e popullsisė nė More, qė ėshtė shumė e njėsishme etnikisht, nuk heq dorė prej qėnėsisė sė saj shqiptare”. Mė tej ai vėren se “edhe nė vetė Athinėn, ashtu si nė More (Peloponez), mbi 70 mijė vetė flasin vetėm gjuhėn shqipe, pa ditur asnjė fjalė greqisht”, duke pohuar mė tej se “ėshtė fjala pėr njė etnicitet homogjen qė i tillė njihet sėpaku pėr dhjetė shekuj nė kėtė hapėsirė tė lartpėrmendur”. Pėr mė tepėr edhe pse elitat arvanitase ishin inkorporuar nė sferat mė tė larta tė shtetit kombėtar grek, sėrish nė momente decizive tė vendosjes sė aleancave politike nė Ballkan, kėto elita bashkėpunimin e kėrkonin me popullsinė shqiptare ndaj tė cilės ndiheshin shumė afėr etnikisht si ishte rasti i vitit 1899 ku Greqia fill pashumbjes nė luftėn Greko-Turke tė vitit 1897 kėrkonte tė vendoste aleanca tė fuqishme nė rajon. Nė vitin 1899, revista greke “Helenizmi” boton njė shpallje tė nėnshkruar nga zotėrinjtė: Shehu, Boēari e Xhavella, ku ndėr tė tjera shkruhej “Nė luftėn e 1821 qė bėri Greqia kundėr Turqisė luftoi dhe raca jonė, raca shqiptare, dhe me ndihmėn tonė u ēlirua edhe Greqia. Midis kaq heronjve kujtojmė edhe ata tė Hidrės, Species dhe Kranidhit. Heronjtė mė tė shumtė tė steresė ishin shqiptarėt e Sulit tė Himarės, tė Athinės, Tebės, Livadhjasė, Korintit, dhe nga shumė vende tė Moresė qė flasin edhe sot shqip. Pėrveē shqiptarėve tė krishterė, ishin edhe 3500 shqiptarė muslimanė qė luftonin bashkė me grekėt kundėr turqve... S’kemi pėr tė thėnė ndonjė gėnjeshtėr, vėllezėr, po tė pohojmė se shqiptarėt e ēliruan Greqinė”.

    Gjithėsesi pavarėsisht kėtyre fakteve shumė domethėnės tė fundit tė shekullit tė XIX dhe fillimit tė shekullit tė XX, influenca e nacionalizmit etnik grek dhe njė tradite bashkėjetese prej mėse 170 vjetėsh nė shtetin kombėtar grek ku elementi arvanitas kish hyrė nė njė proces asimilimi nuk mund tė bėnte tė mundur qė kėto demonstrime tė ishin tė njė pėrmase tė madhe. Nė ditėt e sotme problemi dhe statusi i popullsisė arvanitase nė Greqi vazhdon tė jetė i mjegullt dhe disa ngjarje kulturore qė kanė ndodhur brenda komunitetit arvanitas mundtė konsiderohen si ngjarje qė ringjallėn njė ēėshtje tė harruar dhe qė nėn tendencat unifikuese tė Globalizmit kishte tendenca pėr tu harruar. Njė nga veprimtarėt mė tė rėndėsishėm tė ringjalljes kulturore arvanitase gjatė viteve 1980-2000 ėshtė studiuesi, avokati dhe publicisti Aristidh Kolia i cili nė librin e vet “Arvanitėt dhe prejardhja e grekėve” i bėri jehonė sėrish mitit pellazg tė origjinės sė pėrbashkėt greko-shqiptare qė nga lashtėsia dhe ripohonte me krenari se 90 nga 100 heronj tė Kryengritjes janė arbėr, por kjo jo vetėm qė nuk pėrmendet nga historianėt tanė, por bėhet pėrpjekje tė fshihet ky fakt dhe nga na tjetėr tė pėrdėllėhet i gjithė populli arbėror. Gjithėsesi pavarėsisht kėsaj ringjallje kulturore duhet pranuar fakti se popullsia arvanitase nė Greqi edhe pse pėr njė kohė shumė tė gjatė kish ruajtur njė identitet tė fortė gjuhėsor tė veēantė tė dėshmuar edhe nga udhėtarė tė shumtė tė huaj qė vizituan territoret greke nė 50 vjeēarin e parė tė shekullit tė XIX, madje dhe nė hapat e para tė zgjimit kombėtar tė shqiptarėve kishte pasur aktivistė tė shquar qė kishin marrė pjesė nė lėvizjen nacionaliste shqiptare si Anastas Kullurioti, nė vitet 90-tė paraqitej me me njė ndėrgjegje helenike si rezultat i shumė proceseve asimilues qė kishin ndodhur njė shekull e gjysėm mė parė qė me themelimin e mbretėrisė sė re greke.

    Kėto procese asimiluese ishin bazuar nė ato karekteristika qė kishin ndihmuar pėr tė themeluar kombin grek si identiteti fetar,urbanizimi i menjėhershėm qė hyri mbretėria e re greke dhe sidomos rajoni i Atikės ku kjo popullsi ishte mė tepėr e pėrqendruar. Si tė krishterė ortodoksė qė ishin,dhe duke qenė se ortodoksia ishte nė themel tė identitetit helen modern qė po lindte, shumė prej tyre kishin marrė nė luftėn pėr ēlirim, disa prej tyre madje u bėnė dhe udhėheqės tė saj. Njėlloj si nė shekujt e mėparshėm helenizmi ndihmohej nga pėrzierja dhe moskompaktėsia e disa popullsive, si dhe procesi i urbanizimit. Mungesa e njė tradite letrare vepronte po kėshtu nė kėtė drejtim. Rrjeti i arsimimit greqisht qė po zhvillohej ishte, sėbashku me Kishėn, njė motor i fuqishėm i greqizimit, veēanrisht kur u shtuan pėrpjekjet pėr tė shkolluar dhe vajzat. Por, ajo qė ndihmoi nė fshirjen e gjuhės shqipe ishte dhe zhvlerėsimi i saj social, tė paktėn nė hapėsirėn publike: tė flisje shqip do tė thoshte t’i pėrkisje shtresės mė tė ulėt tė shoqėrisė neo-helenike, domethėnė tė ishe fshatar ose marinar, kuse tė flisje greqisht kishte kuptimin e tė qenit njė “helen i vėrtetė”.

  7. #7

    Pėr: Vezėt e qyqes

    Pikėrisht ky dyzim kulturor kish influencuar mė tepėr helenizmin por i kish dhėnė jetė dhe njė literature tė tėrė nė greqisht tė shkruar nga nga anėtarė tė shquar tė kėsaj popullsie pėr origjinėn e pėrbashkėt tė kombeve grek dhe shqiptar si dhe pėrpjekjeve pėr tė krijuar njė monarki tė pėrbashkėt greko-shqiptare. Nėn procesin e vazhdueshėm tė helenizmit tė nxitur dhe nga shteti kombėtar grek, pėrpjekja pėr tė shkruar dialektin e tyre shqip u minimalizua deri sa nė nė vitet 80-tė tė shekullit tė XX kemi njė rigjallėrim tė kėtyre pėrpjekjeve me botimin e revistės “Besa”, ku nė tė 34 numrat e saj pėrveēse artikujve shkencorė rreth kulturės arvanitase nė greqisht u botuan dhe artikuj nė gjuhėn shqip por me alfabetin grek. Qė prej viteve 1980-te, ka patur nje krijim te shoqerive kulturore arvanitase edhe botimeve te nje reviste edhe disa librave mbi kulturen arvanitase (megjithese shume pak te botuara ne ate gjuhe). Ne disa zona, Ungjilli i Pashkeve lexohet ne Arvanitika (Gerou, 1994a). Ndoshta ndermarrja me domethenese - per publikun e gjere - eshte nxjerrja e CD - me nje librushke te bashkangjitur shpjegimi - Arvanitic Songs (FM Records, 1994)

    Emigrimi masiv i shqiptarėve tė pas viteve 90-tė nė Greqi pėrveēse pati efekte tė rėndėsishme nė ekonominė greke dhe shqiptare, nė aspektin kulturor pati njė ndikim tė tėrthortė qė u demonstrua nė njė rigjallėrim tė gjuhės shqipe nė zonat rurale ku banon popullsia arvanitase. Sipas pėrllogaritjeve tė njė autori grek V.Rafalaidhis, kjo popullsi rezulton tė jetė rreth 3.000.000 nė shtetin e sotėm grek. , numėr qė tingėllon i ekzagjeruar pasi mund tu korrospondojė atyre qė kanė origjinė arvanite dhe jo atyre qė kanė ndėrgjegje dhe deklarohen si arvanitas. Nuk ka patur ndonje statistike zyrtare mbi te si edhe me cdo minoritet tjeter ne Greqi, qe prej 1951 (ndersa statistikat e meparshme konsiderohen si te pabazuara, duke reflektuar me shume ata me nje ndergjegje te forte etnike). Sot, vleresimi me i mire mbi ata qe flasin gjuhen edhe qe kane nje ndergjegje te forte arvanite arrin ne numrin perreth 200.000 veteve. Trudgill (1983:128) i vlereson ne 140.000 folėsit ne Atika edhe Boetia, nje numer i permendur po ashtu nga Hill (1900:135). Per arvanitasit ne veri-perendim, nje shifer prej 30.000 eshte dhene prej Ciampi-t (1985:87), i cili po ashtu e ve numrin per grupin ne total tek 156.000-201.000 vete. Disa pjesetare te komunitetit, japin shifra shume me te medha, tek rreth 1.600.000 (Kormos, 1994:1 ; edhe Gerou, 1994b:2). Kjo shifer mund ti korrenspondoje te gjithe grekeve qe kane paksa origjina arvanitase, por sigurisht jo folesve te tanishem edhe atyre me ndergjegje te ngjashme. Sikurse me te gjitha gjuhet e tjera minoritare, pervec turqishtes, Arvanitika nuk ka status ligjor ne Greqi edhe nuk mesohet ne asnje nivel te sistemit arsimor.

    Nė kėto kushte ka qenė shumė e vėshtirė influencimi i njė nacionalizmi kulturor me tendenca shqiptare nga ana tyre pasi nuk zhvillimet politike nė Shqipėri kanė qenė mė tė vonshme sesa nė Greqi.Madje nė rastin e tyre mund tė flitet pėr ringjalljen e njė teze tė hershme dhe romantike tė nacionalizmit etnik shqiptar qė i kėrkonte rrėnjėt e veta nė origjinėn e pėrbashkėt pellazgjike me popullsinė greke. Njė sėrė librash tė shkruar nga elita e kėtij komuniteti vital nė Greqi si “Arvanitėt dhe prejardhja e grekėve” e Aristidh Kolisė apo “Arvanitasit-fiset e reja doriane tė Helenizmit tė ri” tė Kosta Birit e shtjellojnė mė tepėr kėtė tezė, duke e bėrė dominante nė ligjėrimin e sotėm arvanit. Mirėpo, brenda kėtij ligjėrimi historik e kulturor shpesh herė shtjellohet dhe nuanca krenarie pėr numrin e madh tė udhėheqėsve tė Revolucionit Grek nga gjiri i kėsaj popullsie, afėrsia dhe ndihmesa e shqiptarėve nė kėtė Revolucion si dhe pėrforcimi i disa karekteristikave tė veēanta tė popullsisė arvanitase si trimėria, besa e sakrifica pėr atdheun.

    Tė gjitha kėto tipare identitare kanė krijuar premisat pėr tė pasur herė pas here shfaqje tė njė nacionalizmi tė zbehtė kulturor qė u vu re nga pėrfaqėsues tė shquar tė kėtij komuniteti si Aristidh Kolija, Taqi Mihas etj gjatė ndėrhyrjes sė NATO-s nė Ish-Jugosllavi ku nė emisione tė ndryshme televizive dhe artikuj nė gazetat mė tė mėdha greke mbrojtėn ēėshtjen shqiptare pėrkundrejt mendimit nacionalist grek qė e denigronte , argumentuan se pėrse Greqia nuk duhet tė ishte aleate me Serbinė ,aleancė pėr tė ciln qarqet nacionaliste greke bėrtisnin se ėshtė e “shenjtė” si dhe pohuan afėrsinė e tyre etnike shqiptare. Zhvillimi i kėtij nacionalizmi tė zbehtė kulturor qė ngjalli dhe acarim nė qarqet nacionaliste greke, i pėrngjan tipit tė zhvillimit tė nacionalizmit qė pėrqafohet nga njė grup intelektualėsh qė tregojnė interes pėr gjuhėn e popullit dhe folklorin duke pohuar veēantinė dhe afėrsinė me njė komb tjetėr fqinj, gjė qė krijon premisa qė dalė nga dalė nė tė ardhmen dhe nėn dritėn e zhvillimeve tė ndryshme politike nė rajon mund tė kalojė nė hapa tė tjerė mė tė rėndėsishėm qė mund tė komprementojė ndėrtimin e kombit grek dhe shqiptar nė rajon.Ky rigjallėrim linguistik, kulturor pėr momentin nuk ėshtė shoqėruar me njė rigjallėrim tė identitetit etnik tė veēantė nga ai grek, por lė tė gjitha premisat e hapura sidomos nė kuadėr dhe tė rritjes sė nacionalizmi shqiptar apo dhe efekteve tė krizės ekonomike qė ka kapluar Greqinė.

    A do tė rikthehet Moreja dhe rrethinat e Atikės, Tebės, ishullit Eubea, Hidra e Speca trungut tė vet etno gjuhėsor nga i cili ėshtė shkėputur pėr mė tepėr se njė shekull si pasojė e presionit tė fortė asimilues tė shtetit kombėtar grek? Pėrgjigjia e kėsaj pyetje sigurisht qė do tė pėrbente njė nga kuriozitetet ė tė mėdha nėse nacionalizmi kulturor shqiptar do tė bėnte tė mundur qė tė influenconte nė rrjedhėn identitare tė njė popullsie thellėsisht tė asimiluar si janė arvanitasit dhe sigurisht nė kėtė rast do tė pėrbėnte nje rast sui generis nė rajon.


    M.A Dorian Koēi

    Studiues

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anėtarėsuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Pėr: Vezėt e qyqes

    kritika e xhaxhait me te drejte ve ne dukje nje absurdin moral nacionalist sesa faktet rracore.

    per ta kuptuar kritiken e tij duhet te dalesh jashte llogjikes nacionaliste.
    dmth. arvanitasit si rrace kishnin qe ne perandorine bizantine qe ishin nderthurur ne hapsirat greke, pra qe nga 1200 me sa dime nga shkrimet.
    pas 600 vjetesh ne 1800, vjen momenti i kryengritjeve kunder perandorise otomane, e jo per shtet formim ne pikpamjen e sotme te krijimit te shtetit.
    pra arvanitasit nga rajone si suli apo morea luftonin me kauzon e lirise se tyre kunder otomaneve, ku ne te gjitha rastet e ketyre betejave perandoria otomane perfaqesohej po nga shqiptare mysliman.
    supozojme per nje moment qe arvanitasit kerkonin te benin shtet shqiptare, por si do ta benin shtetin ata kur armiqte e tyre qe perbenin 80% e fares shqiptare ishin perfaqesues te perandorise otomane??
    dhe kundershtaret kryesore ne betejat e tyre per liri??
    pra teoria e xhufit eshte hipokrizi dhe e pacipe, te mburret me ata qe gjysherit e tij i luftonin duke mos i lejuar qe te ishin te lire.
    nese arvanitasit duan te shprehen sot se jane shqiptare apo grek, kjo eshte vetem e drejta e tyre dhe jo e xhufit apo e jona. sepse ata jane shtetformues ne greqi.
    eshte njelloj sikur sot, tu ngjitesh etiketa si "jeni norvegjez" fiseve normande ne france dhe ne angli, te cilet jane nje shumice e madhe shtetformuese ne te dyja keto shtete, dhe me te vertete ata jane viking ne origjinen e tyre.
    te gjithe sot ata jane francez apo anglez, e jo norvegjez.

    xhufi eshte thjesht anakronik.
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  9. #9
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Pėr: Vezėt e qyqes

    po ti akillo cfar je,cfar e ndjen veten? ake kombesi apo shtetesi?

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anėtarėsuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Pėr: Vezėt e qyqes

    Citim Postuar mė parė nga BLEDI_SH Lexo Postimin
    po ti akillo cfar je,cfar e ndjen veten? ake kombesi apo shtetesi?
    une nuk kam ardhur ketu te jap llogari per ndergjegjen time. ajo eshte dicka personale.
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •