dhe un tu pergjigja,ta kuptosh me mire pergjigjen time,lexo kete ketu:
http://www.forumishqiptar.com/thread...3%AB-Art%C3%AB
I kame pare mo' ato protesta dhe te them te drejten nuk kane pasur mbeshtetje as ne mediat greke dhe as tek vete njerezit.
Sido qe te cirren dhe te bertasin minoritaret apo si vete quhen vorio epiriote ,ktu ne Greqi allvanosa i quajne.Ja une me gjithe familjen time kemi marre pashaporta greke por ja qe shqiptare te qelbur na quajne.
Sulmi ndaj Kishės Ortodokse
KOSTA BARKA
Teksa dėgjoj kohėt e fundit shtypin apo median elektronike tė bombardohet me gjithfarė sulmesh ndaj Kishės Ortodokse Autoqefale nė Shqipėri, nuk di pse natyrshėm mė vjen nė mendje historia e dėnimit mizor tė misionarit mė tė madh tė Krishterimit, apostulli Pavli si dhe kryepeshkopit tė parė Pjetrit, nga gjakatari Neron, sundues i Romės nė shekullin e parė, qė vrau pėr lakmitė e tij edhe tė ėmėn. Dy shenjtėt pėr 30 vjet udhėtuan pėrreth hapėsirave tė Mesdheut, ku themeluan bashkėsitė e para tė Krishterimit dhe motivuan shpirtėrisht njerėzit nė rrugėn e Perėndisė, duke i sjellė kėshtu probleme sundimtarit tė Romės. Duke e akuzuar si autor tė zjarrit mė shkatėrrimtar nė historinė e Romės (zjarr i vėnė nė fakt nga vetė Neroni nė emėr tė lakmisė sė tij tė babėzitur pėr t’u quajtur themelues i ri i qytetit), sundimtari zjarrvėnės i pret kokėn apostull Pavlit dhe e flak tutje. Legjenda thotė se koka e flakur, para se tė ndalej, u pėrplas dhe u ngrit tri herė nga trualli. Nė tri vendet ku u ngrit buruan tri burime uji. Nė tė njėjtėn rrjedhė fati shkoi edhe jeta e apostull Pjetrit, kryepeshkopi i parė i Romės. Filozofia e kėtij persekucioni transformuar nė ringjallje, nė burim, nė fakt ka shoqėruar historinė e Krishterimit edhe nė epoka mė tė mėvonshme, duke mbėrritur deri vonė, deri nė epokėn e gėrrhamave tė fundit tė komunizmit, sidomos nė Europė dhe nė Shqipėri. Por ėshtė e dhimbshme tė konstatosh se vazhdon tė jetė nė axhendėn e sulmeve mediokre edhe sot, tė segmenteve tė caktuara tė veshur me petkun e nacionalizmit apo tė ngjyrimeve tė ndryshme fetare. Shqipėria ka qenė, nė fakt, njė nga vendet e Europės qė u has mė hershėm me Krishterimin dhe ka njė histori tė gjatė me kėtė besim fetar. Pėrgjatė bregut ilir ka pasur ngulime relativisht tė hershme tė krishterėsh. I pari qė predikoi Ungjillin nė Shqipėri thuhet se mund tė ketė qenė vetė misionari mė i madh i Krishterimit, apostulli Pavli. Nė Shqipėrinė postkomuniste, mes shkatėrrimit institucional, ekonomik dhe politik, u trashėgua njė vakum i madh moral dhe shpirtėror. Nacionalizmi ekstrem gjeti njė terren tė pėrshtatshėm. Grupimet politike janė pėrpjekur nė vijimėsi tė shfrytėzojnė ndjenjat kombėtare dhe fetare pėr tė realizuar qėllimet e tyre politike, duke krijuar kėshtu njė vorbull urrejtjeje dhe konfuzioni. Regjisorėt e rinj tė politikės nacionaliste nxituan qė luftėn e klasave ta zėvendėsojnė me urrejtjen etnike, duke pėrdorur shpesh edhe motivime apo sulme fetare, duke synuar kėshtu tė shkatėrrojnė edhe ikonėn mė me vlerė tė saj, pikėrisht harmoninė fetare. Po ēfarė ėshtė nė fakt ky gjallėrim i kėtyre pėrmasave i luftės ndaj Kishės Ortodokse Autoqefale nė Shqipėri? Pse pikėrisht tani janė ngritur e gjallėruar demonėt e kėsaj beteje tė mbėrritur qė nga epoka e zanafillės sė Krishterimit nė tokė? Kush janė Neronėt e sotėm qė shqetėsohen dhe nuk flenė dot gjumė nga inspirimi shpirtėror i njerėzve qė e besojnė atė? Nė njė Ballkan tė trazuar nga konfliktet etnike qė nuk po mundet t’i sfumojė as globalizmi dhe as tregjet e hapura, tezat nacionaliste, pėr ironi tė situatės, mbeten kambanat e ditės. Po ēfarė ėshtė nė thelb njė luftė e tillė ndaj Kishės Ortodokse Autoqefale sot dhe kreut tė saj, kryepeshkopit Janullatos? Ėshtė njė luftė ndaj kėtij besimi, apo thjesht njė hakmarrje e verbėr nacionaliste ndaj njė individi? Do tė ishte ekstremisht pėrtej ēdo guximi edhe neronian tė mendosh se mund tė shkulėsh nga shpirtrat e njerėzve besimin, i ēfarėdo lloji qoftė ai, sot nė shekullin e 21-tė, kur nė fakt edhe konfliktet jofetare shumė shpesh janė shtruar pėr zgjidhje nė tryezėn e besimit fetar apo kanė kėrkuar si aktor tė rėndėsishėm kėtė tė fundit. Atėherė kjo luftė mbetet vetėm njė pėrpjekje mizore e paskrupullt e qėllimeve tė ulėta tė kastave tė caktuara, nė kurriz tė gjėsė mė tė shenjtė qė ka njeriu, besimit te Zoti. E ndėrsa sulmet ekstremiste vijojnė tė derdhin helmin mbi ortodoksinė, nė heshtjen dhe modestinė e saj tė fisme Kisha Ortodokse Autoqefale gjendet mė shumė se kurrė nė misionin e saj ekzistencial, atė tė tė qenit pranė njerėzve, besimtarėve dhe nevojave tė tyre jo vetėm shpirtėrore. Aspektet konkrete tė tė qenit nė kėtė status, Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare gjatė 20 viteve tė ekzistencės sė saj i ka gjithėpėrfshirėse dhe shumėplanshe. Nė shumė rrethe tė vendit, si Tiranė, Korēė, Berat dhe Gjirokastėr, ndihmon me ushqimin e mjaft njerėzve nė nevojė, personave me aftėsi tė kufizuar, tė moshuarve tė vetmuar. Ēdo vit ndihmohen rreth 200 persona dhe shumė tė sėmurė mbėshteten financiarisht pėr tė blerė ilaēe. Tė tjerė tė pastrehė ndihmohen pėr tė paguar njė pjesė tė qirasė mujore, ndihmė me materiale shkollore pėr fėmijėt etj. E kam tė freskėt nė kujtesėn time momentin e pritjes tė vėllezėrve kosovarė nė vitin 1999 nė Sarandė. Nė cilėsinė e drejtuesit tė pushtetit vendor tė rrethit, prita nė elikodromin e Sarandės ndihmėn e parė qė solli vetė kryepeshkopi Anastas pėr ta. Kujdesi i tij qė ndihmat tė shkonin sa mė shpejt dhe si duhet pranė familjeve kosovare ishte ndoshta i paimagjinueshėm pėr ditėt e sotme dhe pėr figurėn e njė kryepeshkopi. Ai sistemonte kutitė e qumėshtit sė bashku me mua te makinat qė do t’i transportonin nė vendin ku ata strehoheshin. Paralelisht Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare ka pėrkrahur njė numėr tė madh programesh, ku pėrfshihen projekte zhvillimi pėr zonat malore, pėr zhvillimin e bujqėsisė dhe blegtorisė, programi pėr edukimin shėndetėsor tė fėmijėve dhe ngritja e qendrave shėndetėsore nė fshatra. Shpėrndahen ushqime, veshmbathje dhe medikamente nė zonat e thella pėr mijėra familje nė nevojė. Janė riparuar apo ndėrtuar rishtas, me mbėshtetjen e veēantė tė kryepeshkopit Anastas, 450 godina, ku pėrfshihen ndėrtesa tė shkatėrruara universitare nė Tiranė dhe Gjirokastėr, shkolla si ajo e Ndroqit apo “Konferenca e Pezės”, kopshte fėmijėsh si ai i fshatit Muēaj, shkatėrruar nga shpėrthimet e Gėrdecit, kėnde lojėrash publike si ai i Pėrmetit etj. Ndėrhyrja nė aspektet kulturore kombėtare po ashtu kanė qenė nė fokusin e vėmendjes sė Kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptare, materializuar kjo me restaurimin e 70 kishave e manastireve – monument kulture, me njė investim deri mė sot mbi 8 milionė euro, qė janė pasuri e mirėfilltė kombėtare. Kjo qasje e saj te njerėzit ėshtė shumė mė e fortė, shumė mė e prekshme dhe solide se tė gjitha erėrat nacionaliste apo ēfarėdo qofshin, qė tentojnė t’ia lėkundin themelet kalasė sė besimit. Popujt, veēanėrisht ai shqiptar, e kanė mėsuar tashmė se tehu nacionalist ėshtė ai qė ka vrarė popujt dhe tė ardhmet e tyre nė historinė e afėrt dhe tė largėt. Nė aspiratat integruese jo vetėm tė Shqipėrisė, por tė Ballkanit nė tėrėsi, retrospektiva e dhimbshme e pasojave tė nacionalizmit, e sjellė nga Patriku Bartolomeo, ėshtė mė koherente se kurrė: “Nacionalizmi u kthye nė njė shpatė me dy tehe; nė duart e tiranėve ka qenė shkatėrrimtar – me tė vėrtetė, forca mė shkatėrruese nė historinė njerėzore, duke vrarė 75 milionė qenie njerėzore vetėm ndėrmjet viteve 1914-1945. Tashmė duhet ta pyesim veten hapur dhe ndershmėrisht: A nuk ėshtė koha t’u vihet fre ekseseve tė nacionalizmit?”.
Burimi: Panorama
Krijoni Kontakt