Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    AK: Qeveria e Berishës paguan një nga drejtuesit e Agimit të Artë

    SKANDALI/ AK: Qeveria e Berishës paguan një nga drejtuesit e Agimit të Artë








    Kryetari i AK tregoi provat që janë dorëzuar në Prokurorinë e Përgjithshme se këshilltari i Ministrit të Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera, është drejtues i “Lëvizjes për pavarësinë e Vorio Epirit”. Spahiu tha se ndërsa në Greqi janë në opozitë, në Shqipëri Agimi i Artë është në pushtet

    Aleanca Kuq e Zi ka vendosur nëpërmjet Departamentit Juridik dhe ekspertëve ligjorë të saj t’i drejtohet Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, duke i dorëzuar fakte dhe prova mbi kryerjen e veprave penale dhe krimeve kundër integritetit dhe sovranitetit shtetëror të Republikës së Shqipërisë, në ngarkim të ministrit të Punëve dhe Çështjeve Sociale Spiro Ksera.

    Kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, publikoi përpara opinionit publik fakte dhe dokumente që lidhen me pagesa dhe shpërblime të qeverisë shqiptare në favor të drejtuesve të “Agimit të Artë” në Shqipëri dhe Greqi, posaçërisht kreut të “Lëvizjes për pavarësinë e Vorio Epirit dhe Greqinë e madhe”, Theofan Kaliviotis.

    “Prej disa vitesh kreu i kësaj organizate për pavarësinë e Vorio Epirit, Theofan Kaliviotis ka drejtuar protesta ekstremiste, radikale dhe të dhunshme në Athinë kundër shtetit shqiptar, fakt ky që është i provuar nga fotot që i janë bashkangjitur dokumentacionit që do t’i dërgojmë Prokurorisë së Përgjithshme”, deklaroi Spahiu në konferencën për shtyp.

    “Prej disa vitesh ministri i qeverisë së shtetasit Sali Berisha ka financuar nga buxheti i shtetit shqiptar, me paratë e taksapaguesve shqiptarë, kreun e organizatës për pavarësinë e Vorio Epirit dhe së bashku ata kanë hartuar planin dhe kthyer në realitet hapjen e degës së “Agimit të Artë” në Shqipëri. Vlen për t’u theksuar së “Agimi i Artë” ka mbetur në opozitë në Greqi, por në Shqipëri rezulton në pushtet dhe instancat më të larta qeveritare. Ndonëse Theofan Kaliviotis ka jetuar më shumë në Athinë se sa në Shqipëri, dhe pavarësisht se nuk është paraqitur asnjë ditë në punë në ministrinë ku ai paguhet, ai rezulton që të jetë një nga zyrtarët e lartë, një nga këshilltarët më të afërt të qeverisë së shtetasit Sali Berisha”, deklaroi Spahiu.

    Duke vijuar më tej më zbardhjen e fakteve zyrtare për këtë skandal të paprecedentë Kreshnik Spahiu deklaroi: “Nga fletë-borderoja e pagave të njërës nga ministritë e kabinetit qeveritar të shtetasit Sali Berisha dhe urdhra të tjerë të shërbimit rezulton se Theofan Kaliviotis është paguar në mënyrë sistematike, pavarësisht mosparaqitjes në punë, por për rrjedhojë të angazhimit të tij antishqiptar është shpërblyer dhe paguar për të ngritur degën naziste të “Agimit të Artë” në Shqipëri”.

    “Aleanca Kuq e Zi i kërkon Prokurorit të Përgjithshëm të nisë sa më parë hetimin zyrtarë dhe procedimin penal për kriminelët e “Agimit të Artë” dhe zyrtarët e qeverisë së shtetasit Berisha të implikuar në afera që cenojnë integritetin dhe sovranitetin e Republikës së Shqipërisë dhe kombit shqiptar, dhe që abuzojnë me taksat e qytetarëve shqiptarë për të rrënuar integritetin territorial të Republikës së Shqipërisë”, tha Spahiu.

    “Aleanca Kuq e Zi deklaron se kjo është dosja e parë që i adresohet Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë për krimet e qeveritarëve shqiptarë dhe në kuadër të fushatës të AK “Fytyrat e Krimit”, në vijim do të dorëzohen disa dosje dhe dokumente më të rënda që hedhin dritë mbi krimet e ministrave të shtetasit Sali Berisha”.

    FAKSIMILE E PAGESES PER THEOFAN KALIVIOTIS
    http://www.gazetatema.net/web/wp-con...3/02/pagat.pdf
    http://www.gazetatema.net/web/2013/0...gimit-te-arte/
    Ndryshuar për herë të fundit nga BLEDI_SH : 06-02-2013 më 06:50

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991

    Për: SKANDALI/ AK: Qeveria e Berishës paguan një nga drejtuesit e Agimit të Artë

    E me se dihet boterisht dhe publikisht , tani mooo , qe Berisha eshte antishqiptari me i eger dhe me cinik i te gjithe kohrave ...!
    E keni pa qe tani , permendet fare rralle Esat Pashe Toptani si "etalon" i tradhetise dhe antishqiptarizmez ? Kjo ndodh se krahasuar me Berishen , Esat Toptani ka fillu me u duk me shume si "patriot jo dhe aq i keq" !

  3. #3

    Për: AK: Qeveria e Berishës paguan një nga drejtuesit e Agimit të Artë

    Rrogat e atyre te tjerve qe s'kane lidhje me muhabetin nuk mund ti fshinin?

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Për: AK: Qeveria e Berishës paguan një nga drejtuesit e Agimit të Artë

    Le te shohim se cfar faktesh ka Kreshnik LeshKuqi.

    Po kam bindje se Kreshnuki mbas shpifjeve qe publikon me porosi te Edvin Dokles do ta bej si Tau Balli qe nuku ja mban guzica te shkoj ne Gjykate.


    ........................

    Djali i Berishës: Edi Rama urdhëroi Ballën të mos paraqitet në gjykatë
    7




    Lajmi i Fundite Mërkurë, 6 Shkurt, 2013 | 17:08 pm


    Shkëlzen Berisha

    Djali i kryeministrit, Sali Berisha, Shkëlzen Berisha ka akuzuar sot kreun e Partisë Socialiste Edi Rama se, me urdhër të tij, deputeti Taulant Balla nuk është paraqitur sot në seancë gjyqësore.

    “Sot me dt 06.02.2013 në Gjykatën e Tiranës u zhvillua seanca e parë e cështjes civile për padinë që unë kam ngritur ndaj shpifjeve që z Rama ka hedhur kundër meje përmes z. Taluant Balla. Ashtu sikunder dhe pritej, pavarësisht kërkesës së përsëritur dhe njoftimit të rregullt të Gjykatës, z. Balla me urdhër të z. Rama, ju fsheh përballjes me drejtësinë duke mos u paraqitur në seancë as vetë personalisht dhe as me përfaqësues ligjor”, thuhet në një njoftim për shtyp të djalit të kryeministrit.

    Ai i është drejtuar publikisht kreut socialist që të mos pengojë proesin gjyqësor, duke lejuar deputetin Balla që të paraqitet në gjykatë.

    “I bëj thirrje publike z. Rama të mos pengojë procesin gjyqësor, dhe ta lejojë përfaqësuesin e vet të paraqitet në gjykatë për të përcjellë aty provat mbi të cilat ka ngritur shpifjet e tij. E ftoj atë të mos i shmanget detyrimit ligjor si një frikacak, që shpif e ndodhet përherë e kudo, përveçse aty, ku i duhet të provoje me fakte dhe argumente ato që thotë”.


    panorama

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Për: AK: Qeveria e Berishës paguan një nga drejtuesit e Agimit të Artë

    o brar po clidhje ka shkelzeni mor injorant me temen??por cfar shpifjesh or tej,ai ka fakte ti tregon dhe te tregon se ku merr pjes ai,pra me pak fjal nga kabineti i berishes paguhet nje njeri i cili eshte luftetar i zjarrt qe do shkeputjen e jugut te shqiperise
    Ndryshuar për herë të fundit nga BLEDI_SH : 06-02-2013 më 13:47

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,967
    Postimet në Bllog
    22

    Për: AK: Qeveria e Berishës paguan një nga drejtuesit e Agimit të Artë

    Po rrogen e Kreshnik Spahiut dhe per ato udhetimet, flamujte, autobuzet, ushqimin e reklamat famoze, kush paguan?

    Nese Shqiperia do te kish nje sherbim informativ qe mbronte interesat e vendit, Kreshnik Spahiu sot do te ishte ne pranga me akuzen e tradhetise kombetare duke punuar per interesat e nje vendi te huaj. Dhe per kete nuk duhet te besh padi ne gjykate apo te germosh shume: mjafton te ndjekesh se nga vijne leket qe sponsorizojne fushaten e miresponsporizuar te Spahiut prej me shume se 1 viti.

    Pyeteni Spahine qe desh te behej Kreshnik, kur te dali neser prape ne televizor. Pyeteni edhe nese do te jete i pranishem ne nenshkrimin e mareveshjes se TAP ne Athine, mes Shqiperise - Italise - Greqise, e cfare mendon punedhenesi i tij per kete mareveshje? A do ta sulmojne sic sulmuan mareveshjen e kufirit detar apo jo?

    Albo

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Për: AK: Qeveria e Berishës paguan një nga drejtuesit e Agimit të Artë

    boll o Albo se na e shpife,per temen ke per te thene gje?pse citon me kunderpergjigje?nqs spahin dhe cdo spahi e paguajne te huajt te dalin dokumentat dhe te gjykohen,e kuptoni se cthote lajmi apo jo?mua nuk me interreson se kush e ben denoncimin,por me intereson denoncimi.

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,967
    Postimet në Bllog
    22

    Për: AK: Qeveria e Berishës paguan një nga drejtuesit e Agimit të Artë

    Noka: Agimi i Artë nuk ka degë në Shqipëri

    Ministri i Brendshëm Flamur Noka deklaroi dje, gjatë raportimit në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, se lajmi i hapjes së degës së partisë ekstremiste greke, “Agimi i Artë” në Sarandë, është i pavërtetë. Noka iu përgjigj dje interesit të deputetëve të opozitës, të cilët kërkuan informacion lidhur me shtimin e retorikës nacionaliste dhe depërtimit të mundshëm të neonazistëve grekë në Shqipëri. Ministri i Brendshëm theksoi se po kryhen hetime për këtë çështje, duke e quajtur këtë lajm një përrallë. Ministri shtoi më tej se politikanët nuk duhet të bien viktimë e intrigave të tilla dhe të krijojnë një debat të paqenë.
    “Nuk ka asnjë lidhje Agimi i Artë me territorin e Republikës së Shqipërisë apo me qytetarët e Republikës së Shqipërisë. Mund t’ju them që nuk ka bazë fare dhe që është e gjitha sajesë. Ka organe që po merren me këtë çështje dhe po ju them që është e gjitha sajesë. Nuk ka asnjë të vërtetë në lidhje me Agimin e Artë dhe strukturat e tij në Shqipëri. E gjitha është një përrallë”, theksoi Noka. Ministri i Brendshëm theksoi më tej se bashkëpunimi me Prokurorinë e drejtuar nga Ina Rama ka qenë shumë deficitar. “Bashkëpunimi me Prokurorinë në bazë të trak-rekordit rezulton se Prokuroria ka qenë deficitare në raport me Policinë e Shtetit. Prokuroria ka marrë dhe ka shqyrtuar disa çështje, ose ka mbyllur disa dosje, disa të tjera nuk i ka hapur fare, disa i ka kthyer pas. Ky ka qenë një nga ngërçet që kemi pasur me Prokurorinë. Sot ka një frymë tjetër bashkëpunimi me Prokurorinë”, theksoi Noka.

    Armët
    Gjatë debatit në Komision, deputeti i PS-së, Ben Blushi, theksoi dje se kriminaliteti në vend është rritur edhe për shkak të dështimit të tentativave për të sekuestruar armët e shpërndara në trazirat e vitit ’97. Blushi cilësoi si absurd projektligjin e ri të qeverisë për të pajisur me armë zyrtarët e lartë. “Sigurisht që ne jemi kundër këtij ligji. Ju do të mbani armë, zoti ministër? Në qoftë se po, për çfarë ju duhet arma juve? Për t’u mbrojtur apo për të sulmuar?”, ka ironizuar Blushi. Gjatë përgjigjes, ministri i Brendshëm theksoi se ligji synon të zvogëlojë listën e personave që do të pajisen me armë. “Ne kemi pasqyruar në këtë ligj shkurtim të listës së personave që mund të pajisen me armë dhe që mund të mbajnë armë. Kjo është e vërteta dhe nuk ka shtim. Pra, unë e kam pasur këtë të drejtë dhe ju zoti Blushi, por as e kam mbajtur as kam ndërmend ta mbaj ndonjëherë”, theksoi Noka.
    Debati në Komisionin e Sigurisë
    Ilir Gjoni: Lidhur me rritjen e retorikës nacionaliste, këto ditë kemi lexuar që Agimi i Artë ka hapur degë në Sarandë, ju jeni të ndërgjegjshëm për një veprimtari të tillë, po e ndiqni dhe a keni marrë masa që kjo gjë të parandalohet, qoftë atyre nga jashtë qoftë atyre nga brenda.
    Flamur Noka: Jo çdo gjë që shkruhet nëpër media është e vërtetë. Nuk ka asnjë lidhje Agimi i Artë me territorin e Republikës së Shqipërisë apo me qytetarët e Republikës së Shqipërisë.
    Ilir Gjoni: Është e paqenë, e ka sajuar media?
    Flamur Noka: Ka organe që po merren me këtë çështje dhe po ju them që është e gjitha sajesë. Nuk ka asnjë të vërtetë në lidhje me Agimin e Artë dhe strukturat e tij në Shqipëri. E gjitha është një përrallë e stisur mbase me kujdes, por mund të them që është përrallë.
    Ben Blushi: Ju keni sjellë në Parlament një ligj për armët dhe mua më bëri çudi që ky ligj parashikon që numri i personave që mund të mbajnë armë të rritet dhe parashikon që armë të marrin ministrat, deputetët, kryetarë komunash, prefektë, në përgjithësi zyrtarë të lartë. Sigurisht që ne jemi kundër kësaj. Jeni dhe ministër dhe deputet, në qoftë se ky ligj do të miratohet vetëm me votat tuaja, ju do të mbani armë zoti ministër? Në qoftë se po, për çfarë ju duhet arma juve, për t’u mbrojtur apo për të sulmuar?
    Flamur Noka: Ne kemi pasqyruar në këtë ligj shkurtim të listës së personave që mund të pajisen me armë dhe që mund të mbajnë armë. Kjo është e vërteta dhe nuk ka shtim. Pra, unë e kam pasur këtë drejtë dhe ju zoti Blushi, por as e kam mbajtur, as kam ndërmend ta mbaj ndonjëherë.


    Burimi: Panorama

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •