Manastiri "Shën Biguri" Dibër, është i shqiptarëve
Branko Panov është historian i Maqedonisë i cili e ka shkruar Historinë Mesjetare të Maqedonisë dhe ai vetë duke u bazuar në dokummentet arkivale vërteton se Blazhja dhe maqedonët e tij kur erdhën në Ballkan e pranuan krishterizmin nga shqiptarët (Arbërit) dhe më vonë, shqiptarëve ua uzurpuan edhe kishat, sepse këta erdhën nga Karpatet si egërsira, paganë dhe të pa fe. Pasi është djegur e shkatërruar nga sllavët, Shën Biguri është rindërtruar në vitin 1018, përsëri nga arbërit në kohën kur Kisha e Krishterë ishte ndarë në ate të Perëndimit me qendër në Romë dhe të Lindjes më qendër në Konstantinopol. Ky ka qenë kapërcimi i sh.X-XI kur trevat shqiptare ishin nën juridiksionin kishtar të tri kryepeshkopatave: Naupaktit, Durrësit dhe Ohrit. Kjo e fundit edhe e përmbëlidhte numrin më të madh të peshkopatave shqiptare dhe kishte nën vete edhe selitë peshkopale të Prizrenit,Shkupit, Dibrës, Kërçovës, Përlepit, Devollit, Kolonjës Manastiritt etj.
Ndarja përfundimtare dhe zyrtare e kishës (1054) në Katolike dhe Ortodokse i detyroi shqiptarët të ndahen në mes të këtyre dy qendrave të mëdha të botës së krishterë. Duke u nisur nga kufinjtë e dioqezës së Tivarit, Kisha Katolike depërtoi në thellsi, në drejtim të Lindjes( Dardanisë) dhe të Jugut (Principata e Arbërit). Në vitin 1204 burimet historike flasin për ekzistencën e selive peshkopale katolike në Prizren, Shkup e Dibër. Shtrirja e ritit katolik në viset e Dardanisë me kryeqytet Shkupin (kufiri I të cilës shtrihej deri në malin Bukovik mes Gostivarit e Kërçovës), toka të banuara këto kryesisht nga popullatë shqiptare, përkonë me kalimin e tyre nga sundimi bizantin nën sundimin e shtetit serb, politika e të cilit synonte që Kisha Ortodokse serbe, që prej vitit 1219, të zinte në këto hapsira vendin e kishës bizantine të Konstantinopojës.
Themelimi dhe kthimi i një sërë kishash e manastiresh në teritorin, Kosovë e Maqedoni e sotme, si dhe zhvendosja në Pejë e selisë së Patrikanës Serbe, i shërbenin pikërisht këtij qëllimi. Për të shmangur ballafaqimin me shqiptarët, që ishin në përgjithësi të ritit katolik, dhe me botën katolike përtej detit Adriatik, (Itali) mbretërit e parë serbë të dinastisë Nemanja, ua njohën për ca kohë shqiptarëve autonominë kishtare. Mirëpo kur serbet u shfaqën në viset e Kosovës, Pollogut e rrethinat e Dibrave, fillojnë edhe persekutimet e zhupanit të madh” (Veliki Zhupan)1173, si dhe ankthet dhe vuajtjet e shqiptarëve katolikë të robëruar nga sërbia 1199. Politika antishqiptare dhe antikatolike u kristalizua me ardhjen e Stevan Uroshoit II, (1282-1321), Uroshit III, (1322-1331) dhe Stevan Dushanit (1331-1355). Kjo është koha kur Sërbia arrin kulmin e fuqisë, dhe plotësisht i prish marëdhëniet edhe me papatin po edhe me botën katolike si që ishte Hungaria dhe Anzhuinët fracez. “Sveti Jovan” është emri i Gjon Kastriotit (i shënuar në dokumentet slave si Jovan Kastrioti ) dhe ky emër ka filluar te përdoret në shënjë respekti, sepse i dhuroi pasuri të madhe këtij manastiri. Edhe te Kisha e Hilandarit në Atos (Greqi) një pirg e mban emrin e Gjon Kastriotit,poashtu për nderë të dhuratave që ai i dha kësajë kishe. Ky eshte llogaritur si “Ktitor” I ketyre kishave. Se “Shën Biguri” ka qenë e ndertuar nga arbërit e vërteton edhe Teofilakti i Ohrit ku thotë se sllavët i shkatërruan deri në themel “Shtëpitë e Zotit” (Bozhjite Hramovi) dhe ilirikët, përsëri i rindërtuan.
(Ilmi Veliu , Kercove)
Krijoni Kontakt