Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1

    Gripi në Nju Jork, shpallet gjendje e urgjencës sanitare

    NJU JORK - Guvernatori i Nju Jorkut shpalli gjendjen e urgjencës sanitare për shkak të epidemisë së gripit që ka prekur më shumë se 19 000 persona në këtë shtet dhe nga ky fakt ai ka autorizuar farmacistët të vaksinojnë bebet dhe fëmijët.

    Kjo iniciativë e guvernatorit, Andrew Cuomo ndodhi ndërkohë që epidemia është përhapur në të gjithë vendin dhe mund të zgjasë për disa javë.

    Të paktën 28 747 raste gripi janë regjistruar në SHBA këtë dimër dhe 20 fëmijë kanë humbur jetës si pasojë e kësaj epidemie, sipas Qendrës federale të kontrollit dhe parandalimit të sëmundjeve (CDC).

    Por shifrat janë akoma më të larta sepse numri i të sëmurëve nuk njoftohet nga mjekët. Me shpresën për të parandaluar përhapjen e një virusi potencialisht vdekjeprurës, guvernatori Cuomo theksoi se ishte shumë i rëndësishëm pezullimi, për 30 ditët e ardhshme, i rregullit që autorizon farmacistët nju jorkezë të vaksinojnë vetëm pacientë të moshës 18 vjeç e lart.

    "Ne po përballemi me epideminë më të rëndë të gripit që prej vitit 2009, dhe virusi është aktiv në të gjithë shtetin e Nju Jorkut, me raste të regjistruara në 57 qarqe dhe pesë lagje të qytetit të Nju Jorkut'', deklaroi Cuomo në një komunikatë duke shpjeguar arsyen e vendosjes së gjendjes së jashtëzakonshme në shtetin e tij. Ai u bëri thirrje njujorkezëve të vaksinohen menjëherë.

    (er.nu/BalkanWeb)
    Revolution 1848

  2. #2
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624

    Për: Gripi në Nju Jork, shpallet gjendje e urgjencës sanitare

    Ka dalë dhe kjo shprehja tani.
    Të hëngërt gripi i pulave ishalla.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Gripi në Nju Jork, shpallet gjendje e urgjencës sanitare

    ca jane keto mashtrime
    s`ka grip ketu

  4. #4
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Për: Gripi në Nju Jork, shpallet gjendje e urgjencës sanitare

    Bera vaksinen kunder gripit sot.Ishin tre lloj vaksinash,njera vaksine ishte
    me ngarkese mikrobike jo aktive,nje vaksine tjeter ishte live me ngarkese mikrobesh te gjalla
    te gripit dhe nje vaksine ne doze te larte mikrobesh.
    Para se te bente vaksinen infermierja pyeti
    A te shkakton veza ndonje reaksion alergji, kur e han?
    JO i thashe.
    Kush ka probleme alergjie,reaksioni me vezet nuk duhet ta
    beje vaksinen kunder gripit pasi shkakton reaksion shume te keq.
    Sipas infermieres vaksina te mbron nga gripi per 1 vit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 14-01-2013 më 23:44
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  5. #5

    Për: Gripi në Nju Jork, shpallet gjendje e urgjencës sanitare

    un se kam ber ndonjer per vete

  6. #6

    Për: Gripi në Nju Jork, shpallet gjendje e urgjencës sanitare

    .................................................. .................................................. .

  7. #7
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657

    Për: Gripi në Nju Jork, shpallet gjendje e urgjencës sanitare

    As une nuk e bej ndonjehere. What for???!!! lol
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •