Close
Faqja 3 prej 26 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 257
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962
    Citim Postuar më parë nga ☆Angie☆ Lexo Postimin
    Në fakt, ti m'duket se je abonuar ty, se ngele duke postuar foto pa kuptim. Nqs nuk e njeh, forumi, që pas aktualizimit në versionin e ri, të ofron mundësinë e ngarkimit të fotove. E gjen djathtas, sipër, te ''Profili im''. Ngarko aty fotot që të paskan lënë aq mbresa nga ndarja e tortës dhe lejoi në këtë mënyrë të tjerëve hapsirën e diskutimit. Kjo e thënë, vazhdo të ndjesh orgazmat shpirtërore të dhuruara prej tyre dhe mos e ndërprit masturbimin mendor për frikën e ''Shqipërisë së Madhe''. Ne dimë shumë mirë që është ëndrra e çdo shqiptari dhe mankthi i bashkëkombësve të tu grek apo atyre serbë. Por mos u tremb shumë, sepse kryeministri e ka vetëm strategji fushate fatkeqësisht, asin nën mëngë le të themi. Është e pamundur që këtej ti shesë det gabelogrekëve dhe këtej tu shkëpusë tokë Jo se nuk ka këllqe, mjafton të shikosh si po i bën zap shqiptarët nën demokraci për ta kuptuar aftësinë e tij mobilizuese popullore, por sepse është korrekt politikisht dhe proklamon paqen në rajon. Kështu që mos i vi re, thashetheme gazetash...
    lere psikanalizen se nuk kupton asgje. ndoshta jeton jashte.
    por ne shqiperi njerezit jane ne delir. ne kafe ne pune ne bare ne rruge ne tv. kane sjelle nje fryme te peshtire ne shoqeri. nderkohe qe ketu ka me miliona probleme per te diskutuar e per te zgjidhur.
    njerezit merren me trojet kombetare, e ketej nuk kane breke ne boothe, nuk dine te drejtat e tyre ne shoqeri, nuk dine c`eshte shteti ligjor dhe demokracia.
    dhe politikanet i vijne ketij mentaliteti sipas avazit, dhe e amplifikojne edhe me shume. ky eshte problemi qe ta kuptosh me mire situaten.
    secili ne kete vend te ngre nje flamur kuqezi dhe me kete justifikon prapambetjen ne te gjitha fushat.
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626
    Taljonet ti fusin gjume e mos ta krujne shume s*men se Shqiperia Etnike tashme eshte realitet i pakthyeshem!
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  3. #23
    Le ti lere deklaratat "patriotike" Berisha se nuk pijne uje. Mos i shesi kufirin detar grekeve ate te bej. Dhe ju qe me pershendesni Berishen, mos u beni miope. Llomotitje per kufijte e Shqiperise mbeten llomotitje. Rendesi kane faktet qe ne nje kohe qe ky klloun permend se kush eshte toke shqiptare, po i jepet haptaz kufiri detar grekut. Loje e ndyre dhe prap ne kurrizin tone .

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga Akili-A Lexo Postimin
    Agjencia e lajmeve italiane ANSA, në një shkrim të saj për festimet e 100-vjetorit të Pavarësisë, ka thënë se kryeministri Berisha po riluan me kartën e Shqipërisë së Madhe.

    “Tirana zyrtare riluan me kartën e Shqipërisë së Madhe në këtë 100-vjetor të themelimit të shtetit shqiptar”, shkruan ANSA pas një deklarate të bërë nga Berisha një ditë më parë, me rastin e inaugurimit të bustit të Adem Jasharit në Tiranë.

    “Të gjithë ne, të përfaqësuar këtu edhe nga liderët etnikë shqiptarë, duhet të përkushtohemi që të shndërrojmë në realitet idealet për të cilat martirët tanë kanë luftuar një shekull të tërë, atë të një shteti shqiptar të bashkuar në trojet e veta”, ka cituar ANSA kryeministrin Berisha.

    Por, ANSA e lidh këtë rikthim të nacionalizmit të Berishës me zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

    “Në dritën e analizës së analistëve, kjo rishfaqje e nacionalizmit më shumë se sa me një projekt real, lidhet me çështje të brendshme. Më zgjedhjet që pritet të jenë të ashpra dhe të ngushta. Kryeministri Berisha po shfrytëzon çdo shfaqje publike për të fituar pikë popullariteti përballë rivalit të opozitës, Edi Ramës, me të cilin nuk ka mundur të qëndrojë përkrah as me rastin e këtyre ceremonive zyrtare”, shkruan ANSA./tema
    Cka eshte Shqiperia e madhe konkretisht?

    Pse eshte nacionalizem te luftosh (me mjete paqesore dhe demokratike) per bashkimin vullnetar te njerezve dhe trojeve te tyre shekullore ne nje shtet te perbashket?

    Dhe nese eshte nacionalizem, atehere cili nacionalizem eshte me legjitim dhe me human: ai qe lufton (me te gjitha mjetet-edhe me dhune) te ruaj kufijte artificial te vendosur ne territore kompakte te banuara me shekuj nga nje shumice absolute e nje kombi fqinje apo ai qe lufton per bashkim ne nje shtet te perbashket (me mjete paqesore dhe demokratike) duke respektuar ne mase te madhe vullnetin e banoreve te atyre territoreve dhe te drejten nderkombetare per vetevendosje?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 28-11-2012 më 21:06

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Ansa: ‘Shqipëria etnike’ në mendjen e Berishës

    Agjencia italiane e lajmeve Ansa ka komentuar deklaratat për bashkim të kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, gjatë ditëve festive të 100 vjetorit të shtetit shqiptar.
    “Flamuri kuq e zi me shqiponjën dykrerëshe valëvitet në çdo cep të Shqipërisë, që feston sot 100-vjetorin e Pavarësisë, në një klimë politikisht të ndezur, kryeministri Sali Berisha prej ditësh ka bërë thirrje për unifikim etnik, të gjithë shqiptarëve që jetojnë në shtete të ndryshme në Ballkan, në përpjekje për të rigjallëruar nacionalizmin e fortë”, shkruan Ansa.

    Duke iu referuar deklaratës së Berishës në ceremoninë e përurimit të shtatores së Adem Jasharit, agjencia italiane shkruan se fjalët e Berishës kanë vënë në alarm fqinjët e Shqipërisë, duke përmendur vendimin e presidentit maqedonas për të refuzuar ftesën e presidentit shqiptar për të marrë pjesë në kremtimin e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

    Ne të gjithë, përfaqësues nga të gjitha territoret etnike shqiptare do të përkushtohemi për të bërë realitet idealin për të cilin martiret tanë kanë luftuar për një shekull të tërë, atë të një kombi shqiptar të bashkuar”, citon Ansa kryeministrin Berisha, i cili më pas nënvizoi se “ëndrra e bashkimit kombëtar do të bëhet së shpejti realitet në BE”.
    http://www.botasot.info/shqiperia/19...en-e-berishes/

  6. #26
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Sala e kapi edhe nji mandat tjeter. 2013-2017. bravo,politikan i zoti jo psikopat si Edvin bitha.
    Ndryshuar për herë të fundit nga murik : 29-11-2012 më 02:12

  7. #27
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Shumë mirë bën Kishte lezet të shihje të gjithë shqiptarët bashkë në podium, Salën, Edin, Ilirin! Megjithesë nuk mbështës asnjërin nga ta, m'u bë shumë qejfi se në fund të fundit shqiptarë janë, dhe për bashkim mbështes çdo shqiptar pavarësisht se kusht është!
    Me këtë rast bota le ta shohë, që të gjithë shqiptarët, si Berisha, si të tjerët, duan bashkim dhe nuk mund ta na dhunojnë më si kanë bërë deri tani!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Edvin83 : 29-11-2012 më 05:55

  8. #28
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Berisha ‘çmend’ shtypin e politikën greke..

    Berisha ‘çmend’ shtypin e politikën greke: Kryeministri: Mungesa e Avramopulos? Miqtë shkëlqejnë me mungesën e tyre

    Kryeministri Berisha ka reaguar në lidhje me refuzimin e pjesëmarrjes në festimet e 100-vjetorit të pavarësisë të ministrit të jashtëm grek Dimitris Avramopulos.

    I pyetur nga mediat në lidhje edhe këtë çështje, Berisha u përgjigj shkurt se miqtë shkëlqejnë gjithmonë me mungesën e tyre

    Gjithashtu kryeministri ka sqaruar edhe deklaratat e djeshme të tij për bashkimin kombëtar duke theksuar se motoja e shqiptarëve është “Të bashkohemi me njëri- tjetrin, të bashkohemi me Europën”.

    Por shtypi dhe politika ekstreme në Greqi është tërbuar nga deklarata e kryeministrit.

    Gazeta “Protothema” e quan atë që ndodhi një “incident diplomatik greko-shqiptar dhe përkeqësim të papritur të marrëdhënieve greko-shqiptare, të cilat janë si zhiva, ftohen lehtë dhe nxehen po aq lehtë”.

    “Berisha: Nga Preveza, në Podgoricë, Shqipëri e Madhe”, me këtë titull vjen gazeta “To Vima”, e cila shkruan se deklarata në fjalë, bëri që të anulohet vizita e ministrit Avramopulos, si shprehje e pakënaqësisë.

    “Ta Nea” shkruan: “Berisha provokon – Shqipëria e Madhe fillon nga Preveza”. Më pas botohet edhe sqarimi i zyrës së shtypit të kryeministrisë shqiptare.

    Gazeta “Efimerida” shkruan se fjalimi i Sali Berishës në përvjetorin e pavarësisë së vendit solli një përkeqësim të mëtejshëm të marrëdhënieve greko-shqiptare. Sipas kësaj gazete “në thelb, deklaratat e Berishës krijojnë pretendime territoriale të Shqipërisë ndaj Greqisë”.

    Reagime ka pasur edhe nga disa parti politike greke.

    E Majta Demokratike, DIMAR, pjesë e koalicionit qeverisës shprehet se “Deklaratat zjarrvënëse të Sali Berishës janë përtej çdo koncepti të bashkëpunimit në Ballkan, minojnë bashkëjetesën paqësore të shqiptarëve me popullin grek dhe nxitin nacionalizmin ekstrem. Ato janë të rrezikshme dhe tërësisht të dënueshme”.

    SYRIZA, partia opozitare e Aleksis Tsipras shprehet se “Zërat nacionaliste, histerike, që nuk kanë ide nga historia, nuk i shërbejnë paqes dhe bashkëpunimit midis popujve dhe qeverive në rajonin tonë. Janë deklarata të rrezikshme të papërgjegjshme nga politikanët e krahut të djathtë, që i hedhin benzinë zjarrit. Deklarata korrigjuese nuk i zbut shprehje të tilla, të cilat ushqejnë besimet obskurantiste dhe mesjetare”.

    “Agimi i Artë” deklaron: “Berisha del nga binarët, duke deklaruar se Preveza është shqiptare”.
    http://www.gazetatema.net/web/2012/1...ngesen-e-tyre/

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-10-2012
    Postime
    47
    Grekve ju djeg e verteta , nuk thone kot gjuha shkon ku dhemb dhembi ..!!

  10. #30
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928
    Citim Postuar më parë nga BLEDI_SH Lexo Postimin
    Berisha ‘çmend’ shtypin e politikën greke: Kryeministri: Mungesa e Avramopulos? Miqtë shkëlqejnë me mungesën e tyre

    Kryeministri Berisha ka reaguar në lidhje me refuzimin e pjesëmarrjes në festimet e 100-vjetorit të pavarësisë të ministrit të jashtëm grek Dimitris Avramopulos.

    I pyetur nga mediat në lidhje edhe këtë çështje, Berisha u përgjigj shkurt se miqtë shkëlqejnë gjithmonë me mungesën e tyre

    Gjithashtu kryeministri ka sqaruar edhe deklaratat e djeshme të tij për bashkimin kombëtar duke theksuar se motoja e shqiptarëve është “Të bashkohemi me njëri- tjetrin, të bashkohemi me Europën”.

    Por shtypi dhe politika ekstreme në Greqi është tërbuar nga deklarata e kryeministrit.

    Gazeta “Protothema” e quan atë që ndodhi një “incident diplomatik greko-shqiptar dhe përkeqësim të papritur të marrëdhënieve greko-shqiptare, të cilat janë si zhiva, ftohen lehtë dhe nxehen po aq lehtë”.

    “Berisha: Nga Preveza, në Podgoricë, Shqipëri e Madhe”, me këtë titull vjen gazeta “To Vima”, e cila shkruan se deklarata në fjalë, bëri që të anulohet vizita e ministrit Avramopulos, si shprehje e pakënaqësisë.

    “Ta Nea” shkruan: “Berisha provokon – Shqipëria e Madhe fillon nga Preveza”. Më pas botohet edhe sqarimi i zyrës së shtypit të kryeministrisë shqiptare.

    Gazeta “Efimerida” shkruan se fjalimi i Sali Berishës në përvjetorin e pavarësisë së vendit solli një përkeqësim të mëtejshëm të marrëdhënieve greko-shqiptare. Sipas kësaj gazete “në thelb, deklaratat e Berishës krijojnë pretendime territoriale të Shqipërisë ndaj Greqisë”.

    Reagime ka pasur edhe nga disa parti politike greke.

    E Majta Demokratike, DIMAR, pjesë e koalicionit qeverisës shprehet se “Deklaratat zjarrvënëse të Sali Berishës janë përtej çdo koncepti të bashkëpunimit në Ballkan, minojnë bashkëjetesën paqësore të shqiptarëve me popullin grek dhe nxitin nacionalizmin ekstrem. Ato janë të rrezikshme dhe tërësisht të dënueshme”.

    SYRIZA, partia opozitare e Aleksis Tsipras shprehet se “Zërat nacionaliste, histerike, që nuk kanë ide nga historia, nuk i shërbejnë paqes dhe bashkëpunimit midis popujve dhe qeverive në rajonin tonë. Janë deklarata të rrezikshme të papërgjegjshme nga politikanët e krahut të djathtë, që i hedhin benzinë zjarrit. Deklarata korrigjuese nuk i zbut shprehje të tilla, të cilat ushqejnë besimet obskurantiste dhe mesjetare”.

    “Agimi i Artë” deklaron: “Berisha del nga binarët, duke deklaruar se Preveza është shqiptare”.
    http://www.gazetatema.net/web/2012/1...ngesen-e-tyre/
    Fakti qe Greqia fillon dhe ven ne diskutim termin ''Shqiperia e Madhe'' kjo ne vetvete perben nje lajm te bujshem per Shqiptarine. E madhja mikeshe e Shqiperise '' Edith Durham'' shkruan se Greket kerkojne te marrin Camerine por kete e bejne duke kerkuar Epirin me qellim qe edhe ne mos marrshim Epirin , Cameria eshte boll. Citimi i ''Shqiperise se Madhe'' prej mediave Greke eshte nje ogur qe ja vlen te festohet prej cdo Shqiptari pasi Greket me teper se cdo popull tjeter e din se cdo te thote shprehja ''Oreksi vjen duke ngrene''
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

Faqja 3 prej 26 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •