Shkeljet e të drejtave të njeriut në vendet e BE janë dyfishuar në 5 vitet e fundit.
Kriza ekonomike dhe vonesat në zbatimin e reformave ligjore në vendet e Evropës kanë minuar të drejtat e personave të dyshuar për vepra të kryera, sipas organizatës jo-fitimprurëse “Fair Trials International”.
Raporti i fundit i organizatës është i bazuar në të dhënat mbi shkeljen e të drejtave të të akuzuarve, në qendrat e paraburgimit të policisë, në gjykata dhe burgje.
Të dhënat janë cituar nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe intervistat me avokatët. Sipas tyre, ndër shkelësit e mëdhenj të të drejtave të njeriut, janë vendet që vuajnë krizën ekonomike dhe Greqia mban vendin e parë në BE.
Sipas raportit, Greqia është kritikuar gjerësisht për abuzimin me praktikat e paraburgimit dhe kohëzgjatjen e saj. Në raport flitet për kushtet e "tmerrshme" të paraburgimit dhe për raste të "brutalitetit të policisë", të cilat nuk janë hetuar në mënyrë adekuate nga ana e autoriteteve. Raportohet gjithashtu se ndihma juridike për të akuzuarit ofrohet rrallë.
Midis 47 shteteve në Evropë, Turqia mban vendin e parë, në vend të dytë është Rusia, në vend të tretë Ukraina, kurse Greqia merr vendin e katërt.
Andora, Islanda dhe Liehtenshtejni nuk regjistrojnë asnjë shkelje gjatë vitit 2011.
Krijoni Kontakt