Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 48
  1. #21

  2. #22
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga shigjeta Lexo Postimin
    Amerikania që zgjedh Valbonën për të jetuar

    Katerina Bohne ka lënë kryeqytetin e Botës, New York, ka shitur biznesin dhe shtëpinë dhe ka ardhur të jetojë përgjithmonë në Valbonë. Përmes një specialeje vjen në ekran historia e pazakontë e një qytetareje amerikane, e cila prej tre vitesh ka zgjedhur të jetojë në Shqipëri.

    ABC

    http://www.youtube.com/watch?v=-48jePy1uFM
    Është e vërtetë ajo që thotë Katerina. Shumë evropianë dhe shqiptarë që kanë jetuar në SHBA për njëfarë kohe, më kanë thënë që nuk u pëlqente aq shumë jeta atje, pasi atje mendohet vetëm për punë, punë, njerëzit nuk e dinë se çfarë janë, çfarë identiteti kanë. Vetë një amerikan më ka thënë që ai vetë kishte kaluar në disa kriza identiteti, pasi nuk e dinte çfarë ishte apo çfarë donte të ishte, pasi prejardhja e tij etnike ishte e përzier, dhe më thoshte që në SHBA, ngaqë është një shtet i krijuar 250 nga përzierja masive e njerëzve, dhe njerëzit ndihen pa rrënjë në vendin ku kanë lindur. Aty s'e merr vesh i pari të dytin.

    Gjithashtu, stili i jetesës, më supermarkete gjigande, materializëm ekstrem, ushqime pa shije....
    Këto janë gjëra që Katerinës, e shumë personave nuk u pëlqejnë, dhe kur gjejnë një vend ende të painfektuar nga këto dukuri, duan të jetojnë aty dhe ta shijojnë jetën aty.

    Dhe kështu është dhe me Tiranën, mos t'ju vijë çudi. Kam një shok në Tiranë, që sa herë shkojmë në Berat, apo Kukës, më thotë që seriozisht po mendon të lëvizë në një nga këto qytetet e vogla, pasi në Tiranë e merr malli të shohë një fije bar e pak gjelbërim, e të mbushet me oksigjen e jo me tym makinash.

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga Boy Lexo Postimin
    Sa persona kane lene Tiranen per te jetuar ketej neper ferra, po s'e ka care koken njeri. Te dalim icik nga ky provincializmi, s'eshte e mundur qe ne 2012 nje lajm i tille te beje akoma "buje" ne Shqiperi. Kujt i intereson se ku shkon kjo?
    Kam pershtypjen qe kthehen vetem ata qe nuk cajne dot ne Tirane. Cfare kushtesh ofron Valbona per te rritur edukuar, kulturuar nje femije? Sa larg eshte spitali me i afert? Ka vajze ajo? Po e homeschool vajzen apo e con ne shkollen e fshatit se nuk e pashe te gjithe videon. Duhet te mendosh me shume se per qetesine tende kur ke femije mendoj une. Une vet se imagjinoj dot te leviz perseri tani qe kam familje. Jo se nuk me pelqen, por eshte veshtire te rifillosh cdo gje nga e para. Te ishte pa femije s'do me bente shume pershtypje aq shume se nje pjese e mire amerikaneve, ndryshe nga ne qe kemi dale neper bote nga e keqja, pelqejne te shetitin, eksplorojne boten para se te krijojne familje. Nuk besoj se erdhi ne Shqiperi vetem per natyren e virgjer se po qe per natyre te bukur e virgjer gjen ne USA sa te duash, sidomos ne veri. Hapersira pa fund me pyje kemi ketu, aq sa te merr malli te ndeshesh nje fushe te hapur apo shtepi, dyqane ne rruge. Amerikanet parapelqejne te kene fqinj ariun, drerin,... Amerika eshte me shume fshat. Nuk eshte e gjitha si New York, Boston, California, e disa qytete te tjera te medha.
    Ndryshuar për herë të fundit nga mia@ : 01-10-2012 më 13:39
    Feelings change - memories don't.

  4. #24
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Kjo do jete ndonje tip Julia Roberts ( eat , love and pray ) . lol
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  5. #25
    Citim Postuar më parë nga user010 Lexo Postimin
    Eh ça jeni disa prej jush emigrantëve të Amerikës.. për tu habitur!

    Nuk ju kritikoj, thjesht ça vlen për tu thënë duhet thënë, pra po deshët ma vini veshin, ndryshe mos e merrni për keq se nuk flas me qëllim të keq.

    Kaq e vështirë është të kuptoni se ka dhe gjëra të tjera përveç jetës fallco amerikane, që po na i ngulisin me ç'do kushtë???

    Jo vetëm në këtë temë, por dhe në tema të tjera, Shqiptarët e Amerikës dallohen direkt, të tjerët nuk i kupton dot se rinë në itali, greqi. suedi etj.. Idetë e tyre shpesh janë agresive, kanë mendime të anshme (biased).. disa herë tregojnë kokëfortësi, ajo që thotë televizori Amerikan e më nuk ka.. ose arrogancë, lidhur me temën.. mua Valbona nga video mu dukë shumë e bukur!

    Unë e di që këto dëgjohen si fjalë të rënda.. por vetëm për të mirë flasë, me shumicën prej jush 'njihemi' (nënkuptohet në mënyrë virtuale) mirë.

    Unë e pash videon të gjithë, ajo foli shumë saktë, për mua është një njeri që vërteton idetë e mia për jetën, një njeri që po bën më shumë për Shqipërinë sa sa bëj unë apo shumë të tjerë! Në asnjë mënyrë nuk do e lidhja atë person me drogën.. ajo foli për piktura, për libra, për natyrën, për vlerën e njeriut, për jetën Amerikane që të bën si robot, ajo tregoi kush është vlera e vërtetë e jetës.. pra unë nuk mundem vetëm se të kem respekt për të, vetëm fakti që ajo i është përkushtuar bimëve dhe kafshëve aq shumë mua më mjafton për ta vlerësuar atë shumë lartë!
    Ne fakt ky mu duk si komenti me agresiv dhe me mendime të anshme (biased) ne kete teme.

  6. #26
    Kjo ka bere nje zgjedhje personale dhe ka gjetur nje vend ne bote qe i duket si me i miri qe ekziston. Nuk mund te poergjithsohet se secili ka halle te ndryshme, kushte te ndryshme, ide te ndryshme etj etj. Dikush ka familje e dikush nuk ka.

    Jo cdo njeri qe shkon ne nje vend si Valbona eshte i cmendur. Jo cdo njeri ne Amerike eshte si robot. Ky eshte thjesht nje rast i rralle dhe me verte tregon se lumturia mund te gjehet kudo pasi eshte e ndryshme per cdo njeri.

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Endri_
    Anëtarësuar
    16-02-2011
    Vendndodhja
    Tr
    Postime
    1,165
    E keni bo ket amerikonen sikur ka shkel n'hene pa maske oksigjeni lol

    Ne ndoshta na duket cudi se vete jemi munduar gjithmone vetem te ikim nga ky vend ,dhe kur dikush vendos te jetoje ne valbone ,wowww e ka lon truni themi. lol

    Une 1 here kam qene ne valbone ,dhe sdo jetoja kurre ne ate vend ,jo per gje ,por ke frike edhe bajgen e lopes t'komshiut me shkel se t'thote marku preka dhe leka sapo ke hy zyrtarisht n'gjak me mu . Thanks but no thanks
    Ndryshuar për herë të fundit nga Endri_ : 01-10-2012 më 13:53
    Lagja shishe rruga tapa ruju qenve se t'vin mrapa.

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Endri kemi ik nga e keqja, kurse kjo nga monotonia. Megjithese e pranoj qe jeta ne USA eshte shume stresuese. Shume rregulla, ligje qe ta bejne jeten teper te veshtire. Nje ticket te marresh nga polici te rritet siguracioni i makines. Ka dhe pune qe kerkojne ta kesh rekordin e paster. No tickets. Ke frike ti flasesh femijes se te qortojne e jo me te ngaterrohesh me DCF qe ta bejne jeten ferr. Ti japesh coka cola femijes alarmohet gjithe shkolla. Nuk guxon te lesh vetem ne shtepi femijen nen 12 se komshiu qe se ke pare kurre te dali ne oborr, pergjon prapa xhamit te dritares, 'merakoset' per femijen tend dhe merr 911. Po s'pate insurance te mire do lesh qimet e kokes spitaleve. Nje zenke te besh me grushta dhe u thirr policia, te ngel ne record tere jeten. Nuk gjen pune te mire. E shume e shume te tjera strese qe ne Shqiperi nuk ekzistojne.
    Ndryshuar për herë të fundit nga mia@ : 01-10-2012 më 14:10
    Feelings change - memories don't.

  9. #29
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Valbona eshte e bukur. Ka ajer te paster. Dhe une per a change do jetoja atje. Po temporary. Eshte si tip eksperience e re. I jep jetes nje kuptim tjeter , ca me ndryshe. Se pashe videon, me cfare merret Kjo atje si Pune flas ? Atje ulesh ne ndonje livadh, delet blegerijne, zogjte kendojne, lart shtrihet qielli blu gati sa nuk pret rete me dore, lapsin ne njeren dore- atje mund te shkruash nje liber te tere - sa e bukur eshte jeta rreth nesh. Internet ka atje qe te share-sh fotot? lol
    Ndryshuar për herë të fundit nga PINK : 01-10-2012 më 14:24
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  10. #30
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga PINK Lexo Postimin
    Valbona eshte e bukur. Ka ajer te paster. Dhe une per a change do jetoja atje. Po temporary. Eshte si tip eksperience e re. I jep jetes nje kuptim tjeter , ca me ndryshe. Se pashe videon, me cfare merret Kjo atje si Pune flas ? Atje ulesh ne ndonje livadh, delet blegerijne, zogjte kendojne, lart shtrihet qielli blu gati sa nuk pret rete me dore, lapsin ne njeren dore- atje mund te shkruash nje liber te tere - sa e bukur eshte jeta rreth nesh. Internet ka atje qe te share-sh fotot? lol
    Ok, meqë nuk keni shumë informacion për Katerinën, e ky informacion nuk jepej në video. Por ka pasur shumë shkrime e video të tjera për Katerinën (Catherine në anglisht) dhe në to jepeshin dhe disa arsye se pse ndejti aty dhe se me ça merret.
    Katerina takoi një djalë të zonës, dhe ra në dashuri me të. Tani Katerina me atë djalin, Alfredin, kanë një bujtinë, dhe pothuajse të gjithë turistët që vizitojnë Valbonën, flejnë në atë bujtinë. Katerina dhe Alfredi ofrojnë dhe guida dhe shërbime të tjera turistike, prandaj mos mendoni se Katerina thjesht po rri e po shikon retë e delet atje. Ndoshta tani Katerina po fiton më shumë se një librashitëse e thjeshtë që ishte në Nju Jork.

    Ja ku keni pak më tepër informacion: http://onlytheblogknowsbrooklyn.com/...ey-to-valbona/

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •