Ka mesuar shqipen e veriut. Tingellonte shume kendshem.
Ka mesuar shqipen e veriut. Tingellonte shume kendshem.
Absence Of Evidence Does Not Correlate To Evidence Of Absence... © Deny Ignorance © Autochthonox
Gjurmet e Civilizimeve te zhdukura Dodona pjese e trashegimise se vjedhur Fshehje te Zbulimeve Arkeologjike Shtetet Ilire Antropologjia e Ballkanit
Mesjeta Shqiptare dhe periudha e pushtimit Osman Rilindja Kombetare Illuminati ! Kulti i syrit qe sheh cdo gje Lufta Dulces Mistere Histori e Letersise Shqiptare
Është e vërtetë ajo që thotë Katerina. Shumë evropianë dhe shqiptarë që kanë jetuar në SHBA për njëfarë kohe, më kanë thënë që nuk u pëlqente aq shumë jeta atje, pasi atje mendohet vetëm për punë, punë, njerëzit nuk e dinë se çfarë janë, çfarë identiteti kanë. Vetë një amerikan më ka thënë që ai vetë kishte kaluar në disa kriza identiteti, pasi nuk e dinte çfarë ishte apo çfarë donte të ishte, pasi prejardhja e tij etnike ishte e përzier, dhe më thoshte që në SHBA, ngaqë është një shtet i krijuar 250 nga përzierja masive e njerëzve, dhe njerëzit ndihen pa rrënjë në vendin ku kanë lindur. Aty s'e merr vesh i pari të dytin.
Gjithashtu, stili i jetesës, më supermarkete gjigande, materializëm ekstrem, ushqime pa shije....
Këto janë gjëra që Katerinës, e shumë personave nuk u pëlqejnë, dhe kur gjejnë një vend ende të painfektuar nga këto dukuri, duan të jetojnë aty dhe ta shijojnë jetën aty.
Dhe kështu është dhe me Tiranën, mos t'ju vijë çudi. Kam një shok në Tiranë, që sa herë shkojmë në Berat, apo Kukës, më thotë që seriozisht po mendon të lëvizë në një nga këto qytetet e vogla, pasi në Tiranë e merr malli të shohë një fije bar e pak gjelbërim, e të mbushet me oksigjen e jo me tym makinash.
Kam pershtypjen qe kthehen vetem ata qe nuk cajne dot ne Tirane. Cfare kushtesh ofron Valbona per te rritur edukuar, kulturuar nje femije? Sa larg eshte spitali me i afert? Ka vajze ajo? Po e homeschool vajzen apo e con ne shkollen e fshatit se nuk e pashe te gjithe videon. Duhet te mendosh me shume se per qetesine tende kur ke femije mendoj une. Une vet se imagjinoj dot te leviz perseri tani qe kam familje. Jo se nuk me pelqen, por eshte veshtire te rifillosh cdo gje nga e para. Te ishte pa femije s'do me bente shume pershtypje aq shume se nje pjese e mire amerikaneve, ndryshe nga ne qe kemi dale neper bote nga e keqja, pelqejne te shetitin, eksplorojne boten para se te krijojne familje. Nuk besoj se erdhi ne Shqiperi vetem per natyren e virgjer se po qe per natyre te bukur e virgjer gjen ne USA sa te duash, sidomos ne veri. Hapersira pa fund me pyje kemi ketu, aq sa te merr malli te ndeshesh nje fushe te hapur apo shtepi, dyqane ne rruge. Amerikanet parapelqejne te kene fqinj ariun, drerin,... Amerika eshte me shume fshat. Nuk eshte e gjitha si New York, Boston, California, e disa qytete te tjera te medha.
Ndryshuar për herë të fundit nga mia@ : 01-10-2012 më 13:39
Feelings change - memories don't.
Kjo do jete ndonje tip Julia Roberts ( eat , love and pray ) . lol
Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....
Kjo ka bere nje zgjedhje personale dhe ka gjetur nje vend ne bote qe i duket si me i miri qe ekziston. Nuk mund te poergjithsohet se secili ka halle te ndryshme, kushte te ndryshme, ide te ndryshme etj etj. Dikush ka familje e dikush nuk ka.
Jo cdo njeri qe shkon ne nje vend si Valbona eshte i cmendur. Jo cdo njeri ne Amerike eshte si robot. Ky eshte thjesht nje rast i rralle dhe me verte tregon se lumturia mund te gjehet kudo pasi eshte e ndryshme per cdo njeri.
E keni bo ket amerikonen sikur ka shkel n'hene pa maske oksigjenilol
Ne ndoshta na duket cudi se vete jemi munduar gjithmone vetem te ikim nga ky vend ,dhe kur dikush vendos te jetoje ne valbone ,wowww e ka lon truni themi. lol
Une 1 here kam qene ne valbone ,dhe sdo jetoja kurre ne ate vend ,jo per gje ,por ke frike edhe bajgen e lopes t'komshiut me shkel se t'thote marku preka dhe leka sapo ke hy zyrtarisht n'gjak me mu. Thanks but no thanks
![]()
Ndryshuar për herë të fundit nga Endri_ : 01-10-2012 më 13:53
Lagja shishe rruga tapa ruju qenve se t'vin mrapa.
Endri kemi ik nga e keqja, kurse kjo nga monotonia. Megjithese e pranoj qe jeta ne USA eshte shume stresuese. Shume rregulla, ligje qe ta bejne jeten teper te veshtire. Nje ticket te marresh nga polici te rritet siguracioni i makines. Ka dhe pune qe kerkojne ta kesh rekordin e paster. No tickets. Ke frike ti flasesh femijes se te qortojne e jo me te ngaterrohesh me DCF qe ta bejne jeten ferr. Ti japesh coka cola femijes alarmohet gjithe shkolla. Nuk guxon te lesh vetem ne shtepi femijen nen 12 se komshiu qe se ke pare kurre te dali ne oborr, pergjon prapa xhamit te dritares, 'merakoset' per femijen tend dhe merr 911. Po s'pate insurance te mire do lesh qimet e kokes spitaleve. Nje zenke te besh me grushta dhe u thirr policia, te ngel ne record tere jeten. Nuk gjen pune te mire. E shume e shume te tjera strese qe ne Shqiperi nuk ekzistojne.
Ndryshuar për herë të fundit nga mia@ : 01-10-2012 më 14:10
Feelings change - memories don't.
Valbona eshte e bukur. Ka ajer te paster. Dhe une per a change do jetoja atje. Po temporary.Eshte si tip eksperience e re. I jep jetes nje kuptim tjeter , ca me ndryshe. Se pashe videon, me cfare merret Kjo atje si Pune flas ? Atje ulesh ne ndonje livadh, delet blegerijne, zogjte kendojne, lart shtrihet qielli blu gati sa nuk pret rete me dore, lapsin ne njeren dore- atje mund te shkruash nje liber te tere - sa e bukur eshte jeta rreth nesh. Internet ka atje qe te share-sh fotot? lol
Ndryshuar për herë të fundit nga PINK : 01-10-2012 më 14:24
Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....
Ok, meqë nuk keni shumë informacion për Katerinën, e ky informacion nuk jepej në video. Por ka pasur shumë shkrime e video të tjera për Katerinën (Catherine në anglisht) dhe në to jepeshin dhe disa arsye se pse ndejti aty dhe se me ça merret.
Katerina takoi një djalë të zonës, dhe ra në dashuri me të. Tani Katerina me atë djalin, Alfredin, kanë një bujtinë, dhe pothuajse të gjithë turistët që vizitojnë Valbonën, flejnë në atë bujtinë. Katerina dhe Alfredi ofrojnë dhe guida dhe shërbime të tjera turistike, prandaj mos mendoni se Katerina thjesht po rri e po shikon retë e delet atje. Ndoshta tani Katerina po fiton më shumë se një librashitëse e thjeshtë që ishte në Nju Jork.
Ja ku keni pak më tepër informacion: http://onlytheblogknowsbrooklyn.com/...ey-to-valbona/
Krijoni Kontakt