Close
Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 78
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Nuk pata kohe ta perkthej,sigurisht e kuptoni .I njejte eshte edhe Janulla.

    From the very outset of the war, the Greek Orthodox Church, led by
    telegenic Archbishop Christodoulos, adopted a strong anti-Western rheto-
    ric while closely identifying with its Serbian “brethren.” The leader of the
    Greek Church not only voiced his “complete solidarity with the heroic Or-
    thodox Serb people,” he also condemned the air strikes as “a brutal violation of ideals and principles of democracy and freedom by the mighty of the
    earth that have unleashed the storm.”7

    The archbishop saw in the Western intervention in Kosovo “an attempt to eliminate the Orthodox element from every corner of Europe.”8 Repeating standard Serb propaganda claims, he claimed that Kosovo was the cradle of the Serb nation, and that NATO’s attacks, while being carried out “under the pretext of trying to impose justice,” in reality “aimed to exterminate the Serbs.”9 According to Christodoulos, the aim of NATO and the West was not only to exterminate the Serbs but also to eliminate their religious monuments. Speaking at the Saint Panteleimon Church in Athens, the archbishop referred to the “hate against Orthodoxy” that presumably motivated the NATO attacks. He then went on to state that “the target of the attacks were the Orthodox monasteries” in the region.

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Kreu i Kishës Ortodokse Autoqefale Kombëtare të Shqipërisë, At Nikolla Marku i ka bërë thirrje kryepeshkopit, Anastas Janullatos, që të mos e marrë mundimin të drejtojë meshën që do të mbahet në Katedralen e Re Ngjallja e Krishtit në Tiranë, me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

    Në një intervistë, kleriku elbasanas ka theksuar se Janullatos ka kohën e mjaftueshme të gjykojë se largimi i tij është mjaft i vonuar, pasi ai është i paligjshëm.

    “Drejtimi i meshës nga ana e tij është një fyerje jo vetëm për besimtarët ortodoksë, por për të gjithë kombin shqiptar, pasi kryepeshkopi Janullatos nuk dëshiron festën e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Anastas Janullatos kërkon që Greqia të aneksojë të ashtuquajturin Vorio-Epir dhe të rrëmbejë një pjesë të detit të Shqipërisë. Kështu që jemi në kohë për t’u bërë thirrje organeve ligj-zbatuese të vendit tonë që të mos lejojnë përdhosjen e ceremonive kushtuar 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, sikurse është përfshirja në protokollin ceremonial e kryepeshkopit Janullatos”, u shpreh At Nikolla Marku.
    Gazetaexpress

    Bashkëpunëtorë të djallit, gënjeshtar, ziliqar dhe të pangopur
    Ne disponojmë të dhëna të besueshme mbi lidhjet e Janullatosit me qeveri fantazmë Vorio epiri, dhe persona të shërbimeve sekrete që punojnë kundër Shqipërisë. Të dhëna me foto dhe video…
    Për të kthyer në kujtesën e bashkëkombësve tanë, duam të sqarojmë disa gënjeshtra të shkruara nga kryepeshkopata e Tiranës me mendjen e Janullatosit dhe dorën e një shqiptari që shpirtin e ka shitur fatkeqësisht gjetkë.
    Në reagimin e kësaj kryepeshkopate në gazeta shqiptare datë 11 gusht 2012, ka pasaktësi dhe shpifje që çdo kush nga redaksia e gazetës mund ti verifikoje në vend si dhe institucionet përkatëse.
    Bota sot

  3. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet në Bllog
    22
    Ingenous, mos lexo RD e 1992 se kush eshte Kryepeshkopi Anastas, por lexo ish-kreun e Akademise se Shkencave te Shqiperise ne ate kohe, Ylli Popen, qe shkoi e takoi Kryepeshkopin Anastas ne Athine para se ai te vinte ne Shqiperi. Eshte postuar ne forum 10 vjet me pare:

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=15496

    Nese ke deshire te mesosh mbi gjithe aktivitetin e Kryepeshkopit Anastas gjithe jeten e tij, ne Shqiperi e jashte saj, lexo temen perkatese ne forumin orthodhoks:

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=57873

    Tani per temen:

    Se kush eshte derdimeni Nikolla Marku, kete e kupton cdo shqiptar me dy fara mend, sa here qe Nikolla hap gojen e nxjerr xhevahirin e rradhes. E njeh edhe gjithe qyteti Elbasanit se kush eshte e kush ka qene para se te vetevishej prift e te pushtonte Kishen e Shen Marise ne Elbasan. Nikolla eshte nje gdhe-njeri, eshte nje njeri qe perdoret nga njerez te tjere per qellime te caktuara.

    Ai eshte rekrutuar nga SHIK i Gazidedes, kur ky ishte ne krye te SHIK, qe ta perdorte per te sulmuar KOASH dhe kryepeshkopin Anastas personalisht. Nikolla nuk do te merrte guximin qe te pushtonte me force nje Kishe ne mes te Elbasanit, nese nuk do te kish mbeshtetjen e strukturave te sherbimit sekret shqiptar. Keta e perdorin ate per ti bere presion Kryepeshkopit dhe KOASH duke e nxjerre kokeboshin neper ekrane televizionesh apo faqe gazetash sa here qe u do puna.

    Problemi i Nikolles tani eshte se Gazideden Perendia e degdisi ne vendin e origjines, ne vrimat e Turqise ku u fshe per 10 vjet pas 1997. Njeriu qe ne krye te SHIK i vuri detyre vetes perjashtimin e Kryepeshkopit Anastas nga Shqiperi, e mori ate qe kerkonte nga Perendia. Dhe kur u kthye ne Shqiperi 10 vjet me vone, nuk e pati te gjate. Ne krye te SHIK nuk ka me Gazidede dhe detyrimisht nuk ka as leke apo nevoje per Nikolla patriotin.

    Fakti qe kisha e Shen Marise ne Elbasan vazhdon ende te jete e pushtuar dhunshem nga ky derdimen qe veteshpallet e vetevishet prift, eshte nje aktakuze jo per Nikollen, eshte nje aktakuze per shtetin e drejtesine shqiptare. Prona e KOASH eshte dhunuar dhe institucioni i KOASH qe mbrohet me ligj sipas ligjit te nenshkruar te shtetit shqiptar me qeverine shqiptare ne 2008, kerkon kthimin e saj tek pronari i ligjshem, ashtu sic kerkon ndeshkimin me ligjet e atij vendi te dhunuesit. Per aq kohe sa shteti shqiptar dhe drejtesia shqiptare nuk i japin zgjidhje ketij problemi, nuk na ngelet gje tjeter te besojme se Nikolla vazhdon te paguhet nga sherbimi sekret shqiptar.

    Visho Lika ben mire te vere drejtesine ne vend, se Perendia mban vesh e nuk tjerr lesh. Kush ka guxuar te preki Kishen apo sherbetoret e thirrur te Perendise, e ka marre ate qe kerkon nga Perendia.

    Si do te ndiheshit, nese nje dite te bukur, nje komshi ne pallat te vinte t'iu zinte apartamentin ku jetoni e tu thosh qe sot e tutje kjo nuk eshte prone e juaja, eshte prone e imja?

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 21-08-2012 më 21:51

  4. #14
    shikoni disa fakte shume te shkurtra dhe te thjeshta:
    faktet qe po sjell kane te bejne me "popullaten baze etnike" qe prej nga "origjina", perbejne edhe "thelbin etnik" te shteteve te meposhtme:

    Serbia - "Shtet-Komb-Ortodoks" e cila ka bere hasha boshnjaket myslimane dhe katolike , apo Goranet ,edhe pse flasin te njejten gjuhe dhe kane te njejten origjine etnike

    Maqedonia
    - "Shtet-Komb-Ortodoks" e cila ka bere hasha popullatat myslimane me origjine maqedonase ne Shqiperi e Kosove ( si psh gollobordasit etj) dhe pse flasin te njejten gjuhe dhe kane te njejten origjine etnike, por ka pervetesuar si maqedone shqiptaret ortodokse qe jetojne ne Maqedoni

    Greqia - "Shtet-Komb-Ortodoks" e cila i kishte bere hasha cdo grek qe ishte islamizuar pergjate perandorise turke dhe kjo u duk me se tepermi kur shpalli ri-ortodoksizmin e tyre ne vitet 1870 , fill pas clirimit te greqise nga Turqia 1821, sot nuk ka grek te myslimanizuar , por kane mbetur vetem disa shenja si ne mbiemrat myslimane te grekeve te sotem etj.. mos te harrojme qe vellai i Heroit Grek(Theodhoros Kolokotronis) qe udhehoqi clirimin e Greqise nga Perendoria Turke quhej "Ali" dhe ishte i myslimanizuar. Katolikeve Greke te disa ishujve as qe nuk u eshte shpallur dite <> festa e pashkes katolike nga shteti i ortodoksuar Grek , qe edhe ne perurimin e nje qeverie te re apo nje parlamenti te ri duhet te vijne priftat ortodokse te mbajne "Meshen" e caktuar me "ligj" , edhe ne qofte se ndonje minister psh mund te jete katolik,
    eshte e njohur shprehja e shume klerikeve ortodokse: " ὁ ὀρθόδοξος ἑλληνικός λαός" qe do te thote "Populli Ortodoks Grek", duket qarte qe kleriket nuk leshojne pe , per sa i perket homogjenitetit fetar te Greqise.
    Greqia ka pervetesuar si "Greke" , shqiptaret e hershem ortodokse qe jetojne ne greqi,ose ato qe i konvertoi me force ne ortodokse, keshtu ka ndodhur edhe me popullsite Vllahe(ata konsiderohen tashme si greke)

    Mali i Zi - "Shtet-Komb-Ortodoks" , thjeshte nuk do te gjesh asnje malazez te jete mysliman, ..dihet qe malazezet identifikohen si popull ortodoks.

    dhe te vijme tani tek Shqiperia ,...jo pse me intereson mua nje informate e tille , por sepse thjeshte eshte e verteta;\

    Shqiperia - "Shtet -Komb" me permbajtje fetare Myslimane Sunite, Myslimane Bektashiane , te Krishtere Katolike , si edhe te Krishtere Ortodokse, popull qe nuk ka bere asnjehere pastrime etnike as mbi baza fetare , e as mbi baza etnike e as nuk ka bere hasha asnje nga popullata me origjine shqiptare qe ka pervetesuar fe te ndryshme si Islam, Ortodoksi , apo Katolicizem, si brenda kufijve ashtu edhe jashte , dhe popullsi minoritetesh si Goran myslimane , greke Ortodoke , Maqedone Myslimane , Serbe ortodokse etj ,jetojne ne territoret e Shqiperise dhe ato jashte Shqiperise te banuara me shumice shqiptare,

    Tani .. sipas konkluzioneve tuaja , ku ekziston toleranca fetare , ku ka demokraci dhe ku nuk ka urrejtje apo dallime fetare me shume,
    dhe pse disa njerez i mbulojne faktet me mbulesen e "demokracise se njeanshme"
    dhe n'a i paraqesin disa koncepte "fajtore" si koncepte "demokratike"

    thjesht e verteta ka goje dhe flet
    Le te shpresojme qe fqinjet tane do te bejne perpjekjet e duhura per te mposhtur dhe hedhur poshte "konceptet e tyre te gabuara " e qe jane fajtore per genocide dhe paqrejtesira te shumta .
    Eshte e sigurte qe e verteta do te mbizoteroje dhe genjeshtra do te ekzpozohet , dhe kur te ndodhe kjo ..do te jete "trishtim" per te gjithe ata qe iu permbajten genjeshtrave , duke mbjellur fanatizem , urrejtje , genocid me te padrejte, duke shpalosur "egoizmin" e tyre edhe pse ata ishin te verbuar dhe nuk e shihnin, sepse Zoti nuk ua hap syte njerezve mekatere...por kjo Bote eshte nje "Test", asgje me teper.
    Ndryshuar për herë të fundit nga bani : 22-08-2012 më 01:25
    Nuk ka perëndi tjetër përveç ZOTIT

  5. #15
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    fronezimi Anastas Janullatos... dhe derdemeni shqiptar!

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Ingenous, mos lexo RD e 1992 se kush eshte Kryepeshkopi Anastas
    Perse jo ?!

    ... fakte...

    Ne vitin 1991 me shembjen e regjimit komunist per shkak te gabimeve te renda e te pafalshme qe kreu Enver Hoxha ne luften e mbrapshte qe ai ndermori kunder institucioneve fetare, bashkesite fetare te Shqiperise mbeten pothuajse te gjitha pa koke, pa rrjet institucionesh, pa funksionare te pershtatshem te kultit dhe me shume pak faltore qe kishin shpetuar nga furia e rrenimeve te tyre.
    Te gjitha bashkesite fetare te Shqiperise – myslimane, bektashiane, katolike, ortodokse – per te rimarre veten kishin nevoje per ndihmen e miqve dhe dashamiresve te tyre qe ndodheshin jashte Shqiperise.

    Nje nga vendimet me te rendesishme ne statut eshte skalitur ne nenin 16 ku thuhet se te gjithe peshkopet, ne menyre specifike kryepeshkopi i KOASh-it, duhet te jene me kombesi dhe shtetesi shqiptare.

    Meqenese ne Shqiperi nuk kishte mbetur asnje peshkop kanonik i gjalle si duhej krijuar sinodi i shenjte kishtar?

    Ne keto rrethana kaq te zymta per zgjidhjen e problemit te Kishes Ortodokse, sugjerimi me i drejte erdhi nga shqiptaret e Amerikes. Ne nje mocion te miratuar nga Keshilli i peshkopates kishtare te Bostonit u hodh ideja qe rruga me e pershtatshme ishte te ngarkohej nga Patriarkati i Kostandinopojes nje ekzark me nje botekuptim te gjere kishtar e demokratik – nje ekzark nga nje vend qe te mos kishte interesa politike ndaj Shqiperise, pra as grek, as serb. Shkurt nje ekzark me detyre te perkohshme, i cili pasi ta rimekembte kishen e shkallmuar nga regjimi komunist, pasi te mekembte sinodin e shenjte dhe ne momentin qe sinodi te zgjidhte kryepeshkopin e KOASh-it, ai te largohej nga Shqiperia.

    Patriarkati i Kostandinopojes nuk e mori ne konsiderate. Prapaskenat qe u luajten ne ato momente shume te zymta nuk i dime. Nje gje u be shume shpejt e qarte. Qeveria e Athines, e cila vepronte si zembrek ne gjirin e Kishes Ortodokse greke, nderhyri me te shpejte: e bindi Patriarkun Bartolome qe te ngarkonte me detyren e ekzarkut Prof. Dr. Anastas Janullatosin, ne ate kohe peshkop i Andruses. etj.

    ...tani...

    Me sa i njoh une kanunet e kishes dhe shtetin e sotem shqiptar, dhe qofsha i gabuar ne te dyja, nuk ka asnje mundesi deri sa Janullatosi te vdese.

    Nga brenda rruga e vetme eshte ajo e Nolit, krijimi i nje kishe tjeter, pak e veshtire duke patur parasysh se kjo do te sillte shume probleme te tjera, midis shqiptareve orthodokse.

    Aq me shume qe sot ndjenja patriotike e shqiptarit nuk eshte ajo 1920. Sot ka shume shqiptare (orthodokse dhe jo orthodokse) qe mendojne se "keto rreziqet e grekut etj etj jane endra te disave qe ju ka mbetur ora ne vitet 1920. Kohet kane ndryshuar dhe nuk behet me fjale per luftera ballkanike apo ato civile".

    Keta harrojne lufterat e Jugosllavise qe ndodhen ne 10-20 vjecarin e fundit, por ja qe keta duke pire whisky e kafe ekspreso te Blloku nuk duan te prishin rehatine qe kane sot. Pra nuk ka perkrahje per nje gje te tille.

    Me kanunet e kishes Janullatosi eshte K/peshkop deri sa te vdese.
    Shteti qe ka ne dore po te doje mund te provoje aktivitetin antishqiptar te Janullatosit, e ta perzere si person te pa deshiruar, por ja qe nuk eshte shteti i Zogut qe perkrahu KOASHin e Nolit, megjithese se Noli ishte kundershatr i Zogut.


    E vetmja gje mbetet eshte te pritet vdekja e Janullatosit, qe dhente zoti ndodh neser, dhe ketu lind pyetja kush do ta zevendesoj ate?!

    Sipas Kanunit te Kishes zevendesimi behet nga nje nga peshkopet e Sinodit te Shenjte, dhe fillon me me te vjetrin. Ne kete pike me i vjetri eshte Peshkopi i Gjirokastres dhe Beriatit, ai qe e quajti Kosoven Jeruzalemi Serb.

    Presioni dhe lufta duhet bere qe ai dhe te tjeret e moshes se tij te mos e pranojne kete rol (kjo lejohet nga Kanuni) dhe drejtimin ta mare nje Shqiptar. I vetmi ne radhe eshte Johan Pelushi i ri ne moshe, i shkolluar dhe shqiptar (kete te fundit aq shqiptar sa mund te jete nje pjestar i Sinodit te shenjte i ngritur nga greket, por e keqja me e vogel)

    Keto jane pasojat e nje firme qe hodhi R Alia ne 1990 kur pranoj Janullatosin si eksark.
    Nje firme e thjeshte me pasoja te medha kombetare.

    Po pse kujton ti se s'paska akoma dhe sot nje klerik shqiptar qe di ti mesoje popullit shqiptar mesimet e Jezuit, u dashka te jete nje grek dhe sot pas kaq vitesh?

    Shiko, dicka absurde ngado qe ta kapesh, sado e sido qe ta vertitesh, ngelet prap ashtu. Fakti qe Janulla ka 20 vjet qe uzurpon kishen shqiptare, kishen e Nolit, nuk e ben kete dukuri normale, aq me pak te moralshme.

    Kurse fakti qe prifterinjte dhe besimtaret shqiptare nuk ngrihen ne kembe ta perzene Janullen dhe te vene nje shqiptar ne krye te tyre eshte shume domethenes per ne si shqiptare, fatkeqsisht.

    ingenuous
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  6. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet në Bllog
    22
    Ingenous, se kush eshte Kryepeshkop Anastas, kete e di gjithe bota dhe jane hapur plot tema ne forum per te ne vite. Kjo teme nuk eshte hapur per Kryepeshkopin Anastas, eshte hapur per "at" Nikolla Markun qe llap poshte e lart per KOASH dhe Kryepeshkopin. Nese nuk ke gje per te thene per Nikollen, atehere ben mire te lexosh ne heshtje se po e nxjerr temen nga shinat.

    Nje nga vendimet me te rendesishme ne statut eshte skalitur ne nenin 16 ku thuhet se te gjithe peshkopet, ne menyre specifike kryepeshkopi i KOASh-it, duhet te jene me kombesi dhe shtetesi shqiptare.
    Per cilen KOASH e ke fjalen, ate qe shkaterroi me themel e me rrenje Enver Hoxha dhe rregjimi i tij komunist? Ajo KOASH vdiq e bashke me te vdiqen edhe kleri, edhe tradita, shume nga objektet shekullore te Kishes u shkaterruan e renuan. Ajo qe nuk vdiq eshte besimi orthodhoks ne zemrat e shqiptareve te thjeshte.

    Te thuash qe Kryepeshkopi i KOASH ne Shqiperine e 1991 duhet te ishte shqiptar, ishte njesoj si te thoshe qe president i vendit ne ate kohe duhej te behej nje shqiptar me eksperience demokratike te lindur ne Shqiperi. Ne Shqiperi nuk kish shqiptare me eksperience demokratike, pasi per 50 vjet ishim te gjithe komuniste.

    Patriarkati i Kostandinopojes nuk e mori ne konsiderate. Prapaskenat qe u luajten ne ato momente shume te zymta nuk i dime. Nje gje u be shume shpejt e qarte. Qeveria e Athines, e cila vepronte si zembrek ne gjirin e Kishes Ortodokse greke, nderhyri me te shpejte: e bindi Patriarkun Bartolome qe te ngarkonte me detyren e ekzarkut Prof. Dr. Anastas Janullatosin, ne ate kohe peshkop i Andruses. etj
    Si nuk e mori parasysh Patriarkana kerkesen? A nuk dergoi ne Shqiperi nje ekzark me emrin Anastas Janullatos? Dhe ai ishte pikerisht njeriu i duhur ne kete detyre, pasi po te kishe njohur jeten e Kryepeshkopit, ai nje pjese te mire te jetes e ka kaluar larg vendit te origjines se tij, Greqise, e ka kaluar si misionar ne Afrike. Shkollimin nuk e ka bere ne Greqi, e ka bere ne Gjermani. Dhe kontributi i tij 40 vjecar ne levizjen ekumenike ishte i mirenjohur ne nje rang boteror te krishterimit qe i kalojne kufijte e botes orthodhokse.

    Vetem injorantet dhe racistet e gjykojne nje njeri jo per arritjet dhe punen e tij ne vite, por per origjinen e tij. Eshte njesoj si une te them se "ti je qen bir qeni pasi ti je shqiptar, ke lindur ne Shqiperi". Do te vinte mire? Sigurisht qe nuk do te vinte mire.

    Kryepeshkopi Anastas e mbaroi misionin e tij si ekzark, u njoh me gjendjen e Shqiperise dhe ishte gati te largohej nga vendi e te raportonte tek Patriku per situaten qe gjeti. Ishin lutjet e pergjerimet e besimtareve orthodhokse si ndaj Kryepeshkopit personalisht, si ndaj Patriarkanes, qe bene te mundur qe ai te emerohej peshkopi i pare i KOASH se re. Kryepeshkopin nuk na e ka "zgjedhur Partiarkana" ate e zgjodhi delegacioni i orthodhokseve shqiptare nga Shqiperia, qe shkuan ne Patriarkane e kerkuan nga Patriku qe te emeronte ne detyren e Kryepeshkopit, ekzarkun Anastas. Kjo eshte e verteta, por e verteta nuk u hyn ne pune ustallareve genjeshtare te mediave.

    Me sa i njoh une kanunet e kishes dhe shtetin e sotem shqiptar, dhe qofsha i gabuar ne te dyja, nuk ka asnje mundesi deri sa Janullatosi te vdese.
    Gabimi me i madh qe i nje i pafe mund te beje eshte ti futi hundet ne injorancen e tij ne punet e Perendise. Kane qene burrat me te plotfuqishem te shtetit shqiptar qe jane munduar te sulmojne Kishen dhe Kryepeshkopin dhe Perendia i ka ndeshkuar ne kete bote e ne ate boten tjeter. Me lart te dhashe shembullin e Bashkim Gazidedet. Po kryeministrian aktual Sali Berisha qe ne 1994 beri nje referendum per nje kushtetute si president i vendit, a e mban mend? Edhe sot e kesaj dite Sali Berisha nuk e di se si ai referendum deshtoi qe te marri 2/3 e votave. Nje nen i asaj kushtetute kish per qellim qe te perjashtonte Kryepeshkopin Anastas nga Shqiperia duke e bere te detyrueshem qe kreu i KOASH duhet te ishte dikush i lindur ne Shqiperi. Sali Berisha jo vetem qe e humbi referendumin por 2 vjet me vone ishte koha e tij qe te provonte terrorin e Perendise kur e gjeti veten te ngujuar ne Presidencen e vendit me nje shtet te shkaterruar dhe me nje popull qe bente me faj ate per piramidat e vendit. Dhe ne ate kohe, ishin shqiptaret e te huajt qe i kerkonin Berishes largimin nga vendi. Ai nuk u largua por largoi vetem familjen e tij.

    Keshtu qe mos u hiqni te zgjuar per gjera qe nuk i kuptoni dhe mos i fusni hundet ne punet e Perendise se kush ve dore mbi Kishen apo sherbetoret e Perendise qe punojne ne te, ndeshkimi i Perendise shkon deri ne 6 breza.

    Po pse kujton ti se s'paska akoma dhe sot nje klerik shqiptar qe di ti mesoje popullit shqiptar mesimet e Jezuit, u dashka te jete nje grek dhe sot pas kaq vitesh?
    Ceshtja nuk eshte nese ka apo jo klerike shqiptare te pergatitur. Lavdi Zotit dhe lavdi punes e sakrifices se Kryepeshkopit Anastas, Sinodi i Shenjte ka plot 5 peshkope shqiptare te lindur e rritur ne Shqiperi dhe 1 peshkop arvanitas me origjine. Ceshtja eshte se ne krye te Kishes, nuk zgjedhim ata njerez qe do ti apo do shteti shqiptar, por njerezit qe na zgjedh Perendia. Eshte Perendia ajo qe mendon per Kishen e vete dhe na bekon me njerez si Kryepeshkopi Anastas qe jane te rralle ne bote. Fale punes se tij ne vreshtin shqiptar, KOASH sot eshte me e forte, me kanonike, me e integruar ne Trupin e Kishes Orthodhokse se asnjehere ne historine e saj 75 vjecare.

    Shikoni hallet tuaja dhe leruani shqetesimet per Kishen Orthodhokse Sinodit te Shenjte dhe atyre besimtareve orthodhokse qe e kane flaken e besimit te ndezur ne zemrat e tyre. Nuk kemi nevoje te na japin mend ata qe nuk jane besimtare orthodhokse ashtu sic nuk kemi nevoje as te degjojme as denglat e pseudo-orthodhokseve qe nuk e kane shkelur ndonjehere pragun e Kishes.

    Albo

  7. #17
    Style & Substance Maska e qeveriablu
    Anëtarësuar
    16-05-2011
    Postime
    1,816
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Gabimi me i madh qe i nje i pafe mund te beje eshte ti futi hundet ne injorancen e tij ne punet e Perendise. Kane qene burrat me te plotfuqishem te shtetit shqiptar qe jane munduar te sulmojne Kishen dhe Kryepeshkopin dhe Perendia i ka ndeshkuar ne kete bote e ne ate boten tjeter. Me lart te dhashe shembullin e Bashkim Gazidedet. Po kryeministrian aktual Sali Berisha qe ne 1994 beri nje referendum per nje kushtetute si president i vendit, a e mban mend? Edhe sot e kesaj dite Sali Berisha nuk e di se si ai referendum deshtoi qe te marri 2/3 e votave. Nje nen i asaj kushtetute kish per qellim qe te perjashtonte Kryepeshkopin Anastas nga Shqiperia duke e bere te detyrueshem qe kreu i KOASH duhet te ishte dikush i lindur ne Shqiperi. Sali Berisha jo vetem qe e humbi referendumin por 2 vjet me vone ishte koha e tij qe te provonte terrorin e Perendise kur e gjeti veten te ngujuar ne Presidencen e vendit me nje shtet te shkaterruar dhe me nje popull qe bente me faj ate per piramidat e vendit.
    Keshtu qe mos u hiqni te zgjuar per gjera qe nuk i kuptoni dhe mos i fusni hundet ne punet e Perendise se kush ve dore mbi Kishen apo sherbetoret e Perendise qe punojne ne te, ndeshkimi i Perendise shkon deri ne 6 breza.
    Keni parasysh keto verejtje kur te kritikoni Janatullosin.
    Po te punoni kunder Janatullosit - perendija te dergon ne mergim dhe fiton kancerin dhe se shpejti vdes si Bashkim Gazidede !.
    Po te doni te organizoni referendum dhe midis tjerash ke nenin qe kerkon largimin e tij nga Shqiperija - perendija ta deshton referendumin dhe ta organizon `97 !.

    C`ka nuk ndegjon njeriu .... Monty pajton show nga Albo !
    Mos blej asnje prodhim qe fillon me barkodin 860 (prodhime serbe),dhe ato 520 (prodhime greke) !

  8. #18
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    ahahahahah oh god ky albo vertet ka probleme lol.
    I LOVE GOD

    j&g

  9. #19
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    ne nje vere i bini fyellit ju -jo orthodhokset. Si gjithmone ne shqiperi pergojoset njeriu i mire dhe ngrihet ne qiell hajduti e matrapazi.

    SAa per nikolla markun, nuk ka nevoje per artikuj te botuar ne shtyp se e kemi thene nje mije here ketu ne forume qe eshte nje hajdut e gjysem, ngeli duke vjedh si ne durres ashtu dhe ne kostur pergjate "studimeve" qe kryente :P Mereni me mend, as shteti nuk e njeh si prif por si ne matrapz lol
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  10. #20
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    "Po s'je ortodoks s'te takon te flasesh"

    Mua me duket e rrezikshme dhe e papranueshme qe Kryesine e Kishes Ortodokse Shqiptare ta kemi me kombesi greke sepse ajo eshte instanca me e larte fetare qe merr persiper organizimin e kishes. Dhe kjo kryesi duhet te shkoje duke u bere shqiptare dhe jo duke u kryesuar nga nje kombesi e huaj, qe nuk ka te beje me Shqiperine.

    Mendoj se ka kaluar koha kur ne duhet te shtrinim doren per ndihme sepse kleriket tane ishin zhdukur dhe se nuk kishim drejtues per te shkolluar dhe drejtuar kleriket tane. Kjo qe mund te quhet faze tranzicioni e besimeve fetare ne Shqiperi, ka kaluar.
    Fakt absolut eshte se ne asnje Kishe Ortodokse Autoqefale, apo Patriarki ne bote, nuk gjendet ndonje rast qe ato te kene ne drejtimin e tyre ndonje te huaj, duke perjashtuar K.O.A.Sh-in.

    Diku terheq vemendjen se punet e ortodokseve jane te ortodokseve, dhe ne to nuk duhet te trazohen myslimanet ose qytetare te besimeve te tjera.
    Mua si mysliman apo edhe qytetar i ketij vendi, nuk mund te me pengoje apo te me heq te drejten nje njeri qe te shfaq nje mendim, per zhvillimin e kulteve fetare ne Shqiperi, pavaresisht se cfare feje i perkas. Une mund te shfaq mendimin tim per ate cfare nuk me duket mire ose te them falenderimin tim per ate qe ecen pozitivisht.

    Dhe se fundi, perse gjithe kjo fushate sulmesh kunder Ate Nikolle Markut vetem sepse mbron pavaresine e Kishes Ortodokse te pavarur shqiptare.

    ingenuous
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •