Close
Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 94
  1. #1
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    Prof. Dr. Ylli Popa pėr Kryepeshkopin Anastas Janullatos

    Kur e keni njohur Kryepeshkopin aktual te Kishes Ortodokse autoqefale te Shqiperise, Anastas Janullatosin?

    Jam njohur me hiresine e tij per here te pare ne Athine. Ishte viti 1991, kur shume ish te burgosur edhe te perndjekur politik shkuan si refugjate ne Greqi. Ne kete kohe, ambasada greke ne Tirane i kerkoi Forumit per te drejtat e njeriut (une isha anetar i forumit) t'u bente nje vizite refugjateve ne Janine, Kostur, Konice, etj. Ne formuam nje ekip te perbere nga une, siperfaqesues i Forumit, nga prof. Spiro Qirko, kosta Makariadhi (deputet i minoritetit grek), Niko Bello (arsimtar ne Korce), Tahir Novi (jurist ne Gjirokaster).
    Axhenda e vizites parashikonte edhe takime me personalitete shteterore ne Athine edhe me Peshkopin Janullatos. Duke mos patur asnje informacion per problemet e Kishes Ortodokse te Shqiperise, mendova te konsultohesha me ndonje qe i njeh mire keto pune.
    Per fat, ato dite kishte ardhur nga Bostoni At Artur Liolin, te cilin e takova duke meshuar ne Kishen Ortodokse, ne ate kohe gjysem te rrenuar. I shpjegova se per cfare behej fjale edhe vendosem te takoheshim te nesermen ne Hotel Dajti, ku ai kishte zene vend.
    At Liolini me tha se ai nuk e njihte personalisht Peshkopin, por dinte se ai eshte personalitet i njohur i Kishes greke, ka botuar disa studime te rendesishme edhe se ka punuar disa vjet ne Afrike.
    At Liolini beri dy sugjerime: e para, te mos vihej ne diskutim Autoqefalia e Kishes Ortodokse Shqiptare, edhe e dyta, te respektohet kontributi i Fan Nolit ne ndertimin e Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare.


    C'pershtypje patet nga takimi me Krypeshkopin?

    Ne Athine beme shume takime edhe me ne fund na cuan ne banesen e Peshkopit. Ai sa hapi deren, hapi krahet edhe shume i gezuar tha: Lavdi Zotit, ju erdhet me kembe te mbare, pak minuta me pare, ne emisionin e lajmeve degjova se ne takimin e dy ministrave te jashtem ne Korfuz, u vendos qe une te bej nje vizite ne Tirane.
    Ai banonte vetem ne nje apartament te vogel, ku njeren dhome e kishte rregulluar qe te sherbente si kapele e vogel, per te bere lutjet e perditeshme. Gjate bisedes qe qe e ngrohte edhe e hapur, ne trajtuam edhe ceshtjen e Autoqefalise se Kishes Ortodokse Shqiptare edhe Figuren e Fan Nolit.
    Per Autoqefaline ishte i te njetit mendim me ne, ndersa per Fan Nolin tha se e vleresonte kontributin e tij, jo vetem ne ceshtjet e Kishes, por edhe ne ato letrare edhe studimore.
    Kur do te largoheshim, ai me drejtohet edhe me thote: Kur te vij ne Tirane, meqe nuk njoh njeri atje, po pata nevoje per ndonje gje, a mund t'ju telefonoj?
    Une shpreha gatishmerine time per ta ndihmuar ne rast nevoje.
    Mbas disa ditesh Peshkopi erdhi ne Tirane edhe ne u takuam ne Kishe. Ne nje mbledhje te zgjeruar te besimtareve u bene propozime nga te pranishmit per anetare te Keshillit te Kishes, por dikush nga besimtaret beri verejje, duke thene se doktori nuk ka dhene ndonje kontribut per problemet e Kishes. Peshkopi insistoi se ne Keshill duhet edhe nje njeri qe merret me problemet e shendetit. Une per veten time sugjerova qe te mos jem anetar i Keshillit, edhe per shkak te ngarkeses sime profesionale, por shpreha gatishmerine per te ndhmuar ne problemet shendetesore sa here qe te paraqitet rasti. Ne fakt, une bashke me dr. Qirkon, kemi shkuar disa here per vizita mjeksore ne plazhin e Durresit, ku pergatiteshin prifterinjte e ardhshem.



    Flitet se ju keni qene nje nga mbeshtetesit e mendimit qe Janullatos te vije ne krye te Kishes Ortodokse Autoqefale shqiptare edhe se keni ndikuar fuqimisht prane presidentit te atehershem Berisha per te pranuar emerimin e Janullatos...


    E verteta eshte se konfirmimi i Kryepeshkopit ne krye te Kishes Autoqefale Shqiptare u shoqerua me shume kontestime edhe me nderhyrje te pamatura nga disa njerez qe nuk duheshin perzier fare ne kete pune...
    [b]Tashme kane kaluar afro 10 vjet qe Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqiperise drejtohet nga Kryepeshkopi Janullatos, i cili e ringjalli ate nga pluhuri i rrenojave ku e kishte katandisur diktatura komuniste. Eshte merite e Kryepeshkopit Janullatos, qe duke rimekembur Kishen Ortodokse, ai kontribuoi shume ne rivendosjen e ekuilibrit edhe te harmonise midis besimeve fetare ne vendin tone. Nje gje e tille na intereson te gjitheve edhe me siguri do ti pelqente edhe Imzot Fan Nolit, themeluesit te Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Une nuk dua te zgjatem shume ne kete pike, por jam plotesisht i te njetit mendim me karakterizimin qe ben At Artur Liolini ne nje shkrim ne gazeten "Koha Jone", disa jave me pare.
    Persa i perket ndikimit tim ne emertimin e tij ne krye te Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare jane thene shume gjera absurde, naive apo sensacionale.
    P.sh. sapo u ktheva nga Greqia me grupin e Helsinkit, ketu qarkullonte informacioni se une kisha qene ne Korfuz edhe sebashku me Ramiz Aline kisha firmosur nje dokument qe lejonte Janullatosin te vinte ne Shqiperi edhe te merrte drejtimin e Kishes.
    Eshte kurioz fakti se shpjegimet e mia mbi te verteten e lajmit ndiqeshin me dyshim, edhe pse une ngulja kembe se s'kisha qene ndonjehere ne Korfuz! Ne gazeten e Ballit Kombetar u botua nje lajm sikur une edhe dr. Qirko kemi marre pjese ne shkarkimin e nje makine te ardhur me ndihma nga Greqia. Mbasi sqarova z. Uran Butka se kjo nuk ishte e vertete, u botua nje pergenjeshtrim.
    Ne te njeten kohe ka patur edhe ngjarje te tjera te vogla edhe artikuj ne gazeta nga te cilat kuptohej lehte se dikujt i interesonte, qe une te isha agjent i grekeve ose poliagjent!


    Ju kujtohen keto episode nga ato dite?

    Eshte e vertete qe nga bisedat tona me Berishen, kur ai ishte president i vendit, e kemi rrahur edhe problemin e Kishes edhe te Peshkopit Janullatos. Por une po ju pyes kaq: Kaq naive e dini ju Berishen sa ai te pranoje nje zgjidhje, edhe kur vete ai eshte kunder saj?
    Sipas mendimit tim, Berisha ne kete rast veproi drejt (edhe koha e tregoi kete gje). Ai kshte informacion me te madh se cdo njeri tjeter, edhe vendimi i tij, sic duket, i kalonte caqet e Kishes Ortodokse Autoqefale.



    marre nga revista Klan ne interviste me Ylli Popen, Kryetari i Akademise se Shkencave te Shqiperise
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 08-04-2003 mė 12:16

  2. #2
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Re: Prof.Dok Ylli Popa per Kryepiskopin Anastas Janullatos

    [QUOTE]Postuar mė parė nga klod
    [At Liolini beri dy sugjerime: e para, te mos vihej ne diskutim Autoqefalia e Kishes Ortodokse Shqiptare, edhe e dyta, te respektohet kontributi i Fan Nolit ne ndertimin e Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare.

    At Nikolla Markut i ėshtė shkyer portreti i at Fan Nolit qė ky e kishte varur nė mur nga Janullatosi, pra ėshtė thyer njė nga sygjerimet e At Liolinit qė juve Ylli Popa nuk i keni marrur parasysh fare.

    Per Autoqefaline ishte i te njetit mendim me ne, ndersa per Fan Nolin tha se e vleresonte kontributin e tij, jo vetem ne ceshtjet e Kishes, por edhe ne ato letrare edhe studimore.

    Kėshtu i ka thėnė Janullatosi Ylli Popės, por nė anėn tjetėr ka bėrė aktin anti-Nolian te heqjes me dhunė tė portretit tė tij nga muri i dhomės sė At Nikolla Markut.



    E verteta eshte se konfirmimi i Kryepeshkopit ne krye te Kishes Autoqefale Shqiptare u shoqerua me shume kontestime edhe me nderhyrje te pamatura nga disa njerez qe nuk duheshin perzier fare ne kete pune...

    Sipas juve ndėrhyrje tė pamatura janė mbrojtja e ligjshme e interesave kombėtare,dhe ata qė kanė mbrojtur interesat kombėtare nuk duhej pėrzier fare, sepse duhet lėnė Ylli Popėn tė shiste interesat kombėtare.

    [b]Tashme kane kaluar afro 10 vjet qe Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqiperise drejtohet nga Kryepeshkopi Janullatos, i cili e ringjalli ate nga pluhuri i rrenojave ku e kishte katandisur diktatura komuniste. Eshte merite e Kryepeshkopit Janullatos, qe duke rimekembur Kishen Ortodokse, ai kontribuoi shume ne rivendosjen e ekuilibrit edhe te harmonise midis besimeve fetare ne vendin tone.


    Po komunitetet tjera fetare si u ngritėn me shqiptare nė krye, apo vetėm komuniteti shqiptaro-ortodoks nuk do tė mund tė ngrihej me shqiptar nė krye.

    Nje gje e tille na intereson te gjitheve edhe me siguri do ti pelqente edhe Imzot Fan Nolit, themeluesit te Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare.

    Imzot Fan Noli gjithė jetėn e tij luftoi pėr tė hequr nga kthetrat e helenizimit kishėn ortodokse shqiptare, dhe pėr tė pasur shqiptar dhe vetėm shqiptar nė krye tė saj.
    Ne te njeten kohe ka patur edhe ngjarje te tjera te vogla edhe artikuj ne gazeta nga te cilat kuptohej lehte se dikujt i interesonte, qe une te isha agjent i grekeve ose poliagjent!

    Nuk ka shqiptar tė dėshiroj qė ju tė jeni agjent i huaj, por nuk ka shqiptar tė dėshiroj qė ju tė veproni kundėr interesave kombėtare apo tė shisni interesat kombėtare

    Eshte e vertete qe nga bisedat tona me Berishen, kur ai ishte president i vendit, e kemi rrahur edhe problemin e Kishes edhe te Peshkopit Janullatos. Por une po ju pyes kaq: Kaq naive e dini ju Berishen sa ai te pranoje nje zgjidhje, edhe kur vete ai eshte kunder saj?

    Shumė naiv nė kėtė rast, kjo ėshtė njė nga veprat mė naive tė Berishės, gjė qė e pranon edhe vet ai "mė mashtroi Ylli Popa"

    Sipas mendimit tim, Berisha ne kete rast veproi drejt (edhe koha e tregoi kete gje). Ai kshte informacion me te madh se cdo njeri tjeter, edhe vendimi i tij, sic duket, i kalonte caqet e Kishes Ortodokse Autoqefale.

    Sipas mendimit tuaj Berisha bėri mirė qė ju la tė shisnit interesat kombėtare nė atė kohė, edhe pse me atė akt qė deshėt tė bėnit nuk bėtė asgjė tjetėr pėrveē diskreditimit tė figurės suaj sepse shqiptarėt janė shumė tė vetdijshėm pėr pėrkatėsinė e tyre kombėtare.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e shendelli
    Anėtarėsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    hene
    Postime
    345
    NO COMENT!
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  4. #4
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Shendelli
    Patjetėr qė ska koment qėllimi i ardhjes sė Janullatosit, qėllim i dėshtuar ky sepse pikė sė pari jo vetėm Epiri i Veriut por edhe gjithė Epiri gjithmonė ka qenė shqiptar gjatė gjithė historisė dhe sė dyti ata na kanė borxh neve dhe jo ne atyre, pamvarėsisht qėllimeve tė disa qarqeve shoviniste atje , e kam fjalėn pėr tė paktėn punėn e ish-vilajetit tė Janinės.
    Por, mua mė ēudit fakti se si njė kryetar i akademisė sė shkencave shqiptare mund tė bėj gabime tė tilla, dhe pranoj njerėz tė tillė nė krye tė kishės sonė, me qėllime tė tilla tė errėta, dhe pastaj edhe se si ortodoksia shqiptare tė mos reagojė me gjithė forcėn dhe ta largoj atė.
    Pra, ortodoksia shqiptare mjaft mė tolerancės tuaj ndaj interesave tuaja kombėtare dhe hiqni njerėz tė tillė nga kisha juaj qė ju prekin sė pari interesat tuaja kombėtare por pastaj edhe gjithė kombit tonė, hapni sytė njėherė e mirė e pėrgjithmonė se nėse ju dhe ne sė bashku nuk mbrojmė interesat tona kombėtare dhe tė drejtat tona, tė huajve edhe mund tė mos ju interesoj njė gjė e tillė, bile edhe mundohen qė tė na marrin edhe atė qė e kemi.
    Prandaj edhe njėherė , stop nėpėrkėmbjes sė tė drejtave tona dhe ti mbrojmė interesat tona kombėtare, ta largojmė kėtė qelbėsirė nga kishat tona stėrgjyshore, dhe poashtu ti detyrojmė qė shqiptarėt e Ēamėrisė (si fillim) tė marrin tė drejtat kombėtare, tė kthehen edhe ata ēamė tė shpėrngulur dhunshėm, si dhe shqiptarėt e viseve tjera tė Greqisė sė sotme duke pėrfshirė edhe emigrantėt tė marrin tė drejtat kombėtare, tė drejta kėto qė ju takojnė edhe me konventa ndėrkombėtare.

    Pėrshėndetje
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  5. #5
    Zog Shqiponje Maska e Iceberg
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Larg Atdheut
    Postime
    212
    Ylli Popa eshte ndermjetesuesi i ardhjes se Anastasit ne Krye te kishes Ortodoxe Autoqefale Shqiptare. Ai ka ndermjetesuar tek Berisha qe ta ligjeronte Uzurpimin e kishes nga ai bastard...
    Shqiperi te qofsha fale, te kam Nene e me ke djale

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e shendelli
    Anėtarėsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    hene
    Postime
    345
    O dodoni une syte te hapur i kam po me duket se i duhen hapur ndonjerit ketu ne forum qe cfar fakti si kam treguar per janullatusin dhe prap se prap sdo te shohi aq sa po me detyron te mendoj se eshte i shitur.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e shendelli
    Anėtarėsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    hene
    Postime
    345
    Kjo foto tregon shpalljen e autonomis se ashtuquajturit nga greket Vorio Epir ne 1914. Vereni dy peshkop ne qender te fotos.
    NO COMENT!
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  8. #8
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    A e dini se perse nuk i jam pergjigjur Dodonit?

    Juve te gjithe nuk po beni gje tjeter, sa qe me pergjigjet tuaja, po vertetoni se armiqte e Shqiperise ne fakt paskerkan te drejte qe gerthasin neper bote:

    shqiptaret jane njerez me bisht. Faktikisht, ata duke pare nje, dy apo disa nga ju, patjeter qe do ti pergjithesojne gjerat, pasi nuk u dhemb, se nuk jane shqiptare vete, por gjithsesi, ky percaktim eshte teper i sakte persa u perket tipave si ju....

    sidomos ai zogu..(jo i shqiponjes, kurresisi) bastard i Abdi Baletes, qe goxon e fyen Kreun e Komuniteti ortodoks!

    ***************

    Dodon,

    a nuk e kupton se je duke mashtruar, nga injoranca?

    Janullatosi, jo vetem qe nuk eshte pretenduar ti kete heqe foton e Fan nolit, Nikolla Markut, por edhe sikur te ishte akuzuar ndonje here, te them une se eshte e pamundur, per arsyen e thjeshte se nuk e ka ate force fizike qe te merret me nje gangster SHIK-u si ish-llogaritari hajdut e gangester, Nikolla Marku!

    Nukolla Marku, historine me foton e ka shpikur mbi disa prifterinje ne Greqi, e jo mbi Janullatosin....

    *************

    Shendelli,

    juve nuk e keni treguar veten se jeni ortodoks. Ne internet eshte fare e lehte qe anonimisht te behesh edhe kinez, apo indion!

    1) Juve nuk keni shpenzuar ndonje kohe mbi ortodoksine ne kete forum, as nuk te dime se sa je ortodoks...pra nuk ka asnje shenje, pervec pretendimit tend se juve jeni!!!!

    2) se dyti, a nuk e vini re Shendelli, se juve, ne te gjithe keto shkrime pa pushim, jeni duke fakesuar Janullatosin mbi ate se cfare kane bere Sebastianosi, se cfare eshte bere 100 vite me pare, apo disa shekuj me pare?

    A nuk e kuptoni se edhe ato pak kritika, qe ishin ne fakt qesharake, qe ke sjelle nga At. Foti Cici, nuk qendrojne fare, edhe se edhe ne qendrofshin disi, ato nuk kane te bejne fare me kanonicitetin e Janullatosit ne ate Fron, e as me pozitivitetin e tij ne rezultatet e punes se tij?


    Te sjellesh nje liber mbi Vorio-Epirin, e te akuzosh me te Janullatosin, kjo eshte nje injorance e mirefillte!

    **********

    shendelli,

    une i shitur?

    Degjo, mendoju mire para se ta thush kete gje: po qe se je me te vertete ortodoks, e se je nga ata qe njohin brenda rrethit kishtar, po deshe ballafaqohemi....

    se mos na del se ti apo fisi yt, hani buken tek Janullatosi, e ketej shani prapa kraheve....

    se po te jete per mua, une ju kam thene kaq here:

    Student i mire kam qene ne Seminar, burse as nuk kerkova, e as nuk kam pranuar per jashte! Katekizma neper fshatra kam bere....jam lodhur, kam shpenzuar kohe te papaguar, te rrezikuar neper pasiguri te shumta....

    une jetoj jashte Kishes shqiptare e jashte shqiperie, me forcat e mia krejt.

    Po te doja, une e kisha perdor Kishen per te ardhe ketej me nje vize prej saje, por serish nuk e bera kete gje, por cdo gje e kam realizuar vete!

    Une kam perkthyer per Ortodoksit e forumit, sic e sheh forumin e Bibles, e te perkthesh serish do kohe, nerva, mund....

    Epo une nuk do ta sulmoj Janullatosin sepse doni ju, sepse mbi te gjitha juve jeni ne krahasim me mua ne kete fushe

    te paditur, pa asnje autoritet, pa asnje merite....

    po te duash Shendelli dil balle per balle!

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Feja nuk eshte derivat i nacionalizmit, nacionalizmi eshte derivat i fese.
    Qyteterimi ngrihet nga njerezit dhe njerezit moralin e marrin nga feja.

    Jam shprehur edhe njehere ne nje teme te ngjashme:

    1. Asnje shqiptar qe nuk i perket besimit orthodoks nuk ka te drejten e fjales per problemet e brendshme qe has Kisha Orthodokse Autoqefale Shqiptare.

    2. Kryepeshkopi Janullatos, kur erdhi ne Shqiperi ne 1991 mision vetes i vuri ringritjen e Kishes Autoqefale Orthodokse Shqiptare. Kete e beri duke ndertuar kisha te reja, duke restauruar kishat e vjetra, duke edukuar brezin e ri te klerikeve shqiptare, duke mbeshtetur me ndihma humanitare jo vetem shqiptaret e besimit orthodoks por edhe ata muslymane.

    3. Sot Kisha Orthodokse Autoqefale Shqiptare ka nje strukture te saj te organizuar mire ne gjithe komunitetet orthodokse shqiptare, ka me dhjetra prifterinj shqiptare qe psallin SHQIP ne kishat orthodokse kudo ne Shqiperi, ka me dhjetra kisha te reja te ngritura nga themelet dhe jane bere plot restaurime te kishave te shenjta shekullore.

    Te akuzosh kryepeshkopin Janullatos se eshte Grek me origjine kur ai gezon meritat kryesore te rimekembjes se Kishes Orthodokse Autoqefale Shqiptare, eshte njesoj si te thuash qe nuk besoj tek Jezu Krishti pasi ai ishte hebre. Mos e kerkoni fajin tek njerezit e Zotit, kerkojeni fajin tek vetvetja dhe besimi juaj i paket.

    Ju jeni te interesuar te shikoni nje "prift shqiptar" ne krye te Kishes Orthodokse Autoqefale Shqiptare, une dua te shoh nje ringjallje te besimit te komunitetit shqiptar orthodoks dhe kthim ne traditen e bukur qindra vjecare te adhurimit dhe besimit te Zotit.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e shendelli
    Anėtarėsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    hene
    Postime
    345
    Do ballafaqohemi po ja dale sa te na nxjerresh ndonje grup tjeter poliagjentesh. Ti se ke pare ndonjehere janullatusin duke e dridhur nga mellefi, as une se kam pare por te pakten kam degjuar. Une nuk jam nga ajo fare Shqiptaresh qe ham buken e Turkut dhe bejme duvan e Kaurrit. Mos u merzit sepse une vet te kam thene se nje dite mbase do te te njihemi. Une jam nga grupi i Shen Astisteve te greqis nga ai grup qe mbushnim cantat me abetare dhe bibla ne shqip sa here qe shkonim ne greqi. Sot une se bej me kete se kemi filluar ti botojme brenda ne greqi. Nga ai grup qe donte te hapte kisha per Shqiptaret e greqis por qe janullatusi na luftoi deri duke perdorur dhe dhune. Kur te vij koha qe shume fakte te dalin ne shesh besoj se do dridhesh nga temerri i fakteve. Une te kam thene nje here se une cdogje nuk e di por as ti nuk e di cdogje. Mbaje ne mendje kete.

Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ēėshtja e varrezave greke nė Shqipėri
    Nga Hyllien nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 296
    Postimi i Fundit: 28-06-2011, 10:08
  2. Kontributi i Kryepiskopit +Anastas ne ushqimin e tolerances fetare
    Nga ilia spiro nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 07-05-2011, 07:18
  3. Kryepeshkopi Anastas ende pret nėnshtetėsinė shqiptare
    Nga Arrnubi nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 07:39
  4. Kryepeshkopi Janullatos prononcohet per tolerancen fetare
    Nga Agim Bardhi nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-09-2004, 05:58
  5. Ndėrroi jetėn Haxhi Hafiz Sabri Koēi
    Nga altin55 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 28-07-2004, 15:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •