Ndonjehere habitem... tezat dhe idete qe hedh ti ketu ne lidhje me camet ne mos te njejta jane shume afer me ato te qarqeve me antishqiptare...Ku eshte genjeshtra, qe camet preferuan te shkonin ne Turqi e jo ne Shqiperi? Apo fakti tjeter historik qe camet edhe pse kishin pushtet e benin ligjin ne oborrin e Sulltanit nuk e ndihmuan fare levizjen per pavaresi mes shqiptareve ne vilajetin e Janines? Sot te degjosh PDIU dhe camet hiqen si "nacionaliste" por atehere kur kontributi i tyre kishte vlere per ceshtjen kombetare, atehere ata nuk e dhane. E di pse? Sepse pasuria dhe ofiqet e tyre ishte e lidhur ne menyre te pandashme me administraten osmane. Dhe sa u behej vone per tokat, pasurine e ofiqet qe gezonin, nuk u behej vone per Shqiperi e shqiptare. Sa u behej vone per te mbajtur ne kembe Perandorine Otomane, nuk u behej vone per te ndertuar nje Shqiperi apo Greqi te pavarur.
Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri
Gazeta Kritika
Egoizmi primitiv i GreqisëNga Artan Mullaj
Që grekët ndaluan Marin Memën e Top-Chanel në kufi, kjo gjë krijon përshtypje të madhe, por nuk përbën aspak një befasi të rrallë. Nuk është hera e parë që autoritetet greke dëshmojnë një ndjeshmëri të shëmtuar ndaj të vërtetave që thuhen. Kjo ndjeshmëri ka rënë në sy edhe më parë si një dobësi kolektive: Dobësi për mënyrën primitive se si ata përballen me realitetin e gjërave. Sa më shumë spikatin faktet dhe të dhënat, aq më shumë shtohen përpjeket e tyre për t’i fshehur e fshirë. Prandaj grekët sot, sfidën e kanë sa me historinë, që nuk lejon të c’bëhen të bërat, aq me veten e tyre.
* * *
Para shumë vitesh, në kohën e ikjeve massive, një mbrëmje Korriku, po kaloja ilegalisht kufirin e Greqisë, pranë doganës së Kapshticës. Sapo isha dipllomuar dhe, bashkë me dy shokë shkolle, e kishim marrë vendimin e arratisë. Si shumë studentë të tjerë të Dhjetorit, mbrapa po linim Shqipërinë mes kaosit që solli rebelimi ynë kundër diktaturës. Qielli mbi mal ishte i pastër, yjet vezullonin kaq afër sa mund ti prekje me gishta. Përpara kishim premtimin e ëndrrës. Mbi kokë ndjenim magjinë vezulluese të yjeve mbërthyer në mister. Ajo cka provonim, ishte si emocionet e një dashurie të frikshme, që nuk zgjati shumë. . Ne ecnim mes shkureve cjerëse në mal, në mesnatë, kur papritur ramë në pritën e ushtarëve grekë.. U derdhën mbi ne duke thirur, duke shkrehur armë dhe duke lehur egër.(kishin qen me vete). Pastaj na lidhën dhe na cuan në postën ushtarake të Kristalopigjisë.
Kur rrezet e mëngjesit ranë në sheshin para postës, një ushtar grek, trupmadh e i pashëm, që mbante një shkop të trashë në duar, me unaza metali, u afrua. Na pyeti ku shkonim dhe i thamë, si mundëm, se ishim emigrantë shqiptarë dhe vinim për të punuar në tokën e tyre. Ju jeni vorioepirotë, na pyeti sërish dhe ne mblodhëm supet. U sul në fillim mbi mua pastaj mbi të tjerët. Na qëllonte me shkop lart e poshtë nëpër trup, xhunglërisht. Pas cdo goditje, klithnim si kobrat prej dhimbjes. Shkopi fishkëllente në ajër, me ca tinguj ulërritës, mes të cilëve shfaqej lakuriqe urrejtja. Ishim dëshmimtarë të dhimbjes sonë dhe të një paradoksi mes te cilit po humbiste shpresa për të jetuar. Sulmi fillonte në kokë, kërciste mbi këmbët e zbathura, mbi gishtërinj, ngulmonte në shpinën e gjakosur. Lodhja e njërit qëllonte mbi dhimbjen tonë, mbi ne. Dhimbja dhjetëfishohej mes nesh. Me vështirësi kuptonim se e gjitha po përfundonte në një realitet shtazarak. Nuk ishte thjesht një torturë. Përtej kufijve të krimit, ajo që ndodhte ishte një mohim absurd. Një sfidë e përzotshme. Një poshtërim i qënies përmes një mungese barbare të keqardhjes. Kur ushtari e pa të udhës të bënte një pushim, ne rrinim ende në këmbë, por nuk e njihnim më njëri-tjetrin. Të nxirë e të gjakosur nga koka te këmbët, mezi mbaheshim. Pastaj trimoshi helen mu afrua dhe më kërkoi të zgjasja para pëllëmbën. Sytë i kishin dalë nga zgavrat. I mbytur në djersë e kishte rrëmbyer amoku. E kishte ndezur, si një dem, gjaku ynë. Më qëllonte si i tërbuar me shkop në dorë, deri sa pëllëmba ime u enjt, u nxi, u fry. Një moment lekura u ca, plasi si flluskë. Në tokë rrodhi një lëng i bardhë, përzier me gjak mavi. Atëhere ushtari me shkop ndaloi. Në fakt nuk kishte ndaluar ai, kisha rënë unë përdhe, pa ndjenja.
E solla këtë detaj për të thënë se në kujtesën e cdo njeriu, mbeten përjetë dhe nuk fshihen kurrë, si tatuazhet në lëkurë, ngjarje të tilla, në të cilat vritet pafajësia. E solla edhe për të bërë një analogji me Camërinë. Camëria është një cështje dhe një “heshtje”që nuk mund të fshihet nga kujtesa e shqiptarëve. Por jo vetëm. Mbi ngjarjen në kufirin grek, doja të nxirrja në pah egoizmin primitiv të Greqisë. (Grekët duan që edhe të tjerët të besojnë se janë ata që udhëheqin planetin). Është e vërtetë që me mijëra emigrantë u torturuan kafshërisht ato kohë nga armata e ushtarëve grekë të kufirit dhe dhimbja e tyre u shua dhe harrua pa u vënë re nga askush. Në këto séanca ndëshkimi helen, ushtarët shkumëzonin mes patriotizmit të tyre, te mbjellë si me vaksinë, qysh në barkun e nënës. Patriotizëm barbar! “Ju, shqiptarë të qelbur. Ju krimba! Na keni grabitur Vorio Epirin, ë? Dashkeni dhe Camërinë,ë? E doni ë? Ju shqiptarë bythpalarë, dashkeni pronat atje?. Por si guxoni e pretendoni ndaj grekëve që përfaqësojnë origjinën e qytetërimit, origjinën e intelektit dhe origjinën e kulturës? Ju që jeni racë inferiore, shumë poshtë nesh, cobanë të pagdhendur dhe myslimanë të lindjes së largët, të ardhur këndej, dashkeni prej nesh Camërinë, në vend që të na lironi Vorio Epirin?”
Kjo ishte kënga helene për emigrantët shqiptarë, herë e thënë, herë e pathnë. Mes kësaj atmosfere e gëlltitën emigrimin djemtë shqiptarë. Si një parrullë poshtëruese, ajo ju shfaqej në cdo kthesë të ambicjeve të tyre në tokën e huaj. Shfaqej për tju kujtuar cdo moment inferioritetin e tyre dhe për t’i ndëshkuar me një racizëm brutal, të pandodhur ndoshta kurrë tjetërkund. Vazhdoi gjatë, po aq sa vazhdoi përbaltja e shqiptarëve, që qëndruan në këmbë dhe morën hak duke duruar. Por jo vetëm duke duruar. Edhe duke u lartësuar. Si kudo në Europë, shqiptarët në Greqi u rritën vit pas viti, u integruan dhe treguan se qytetërimi nuk trashëgohet vetiu, pa u përpjekur. Qytetërimi shkrihet me kohën. Krijohet dhe ruhet me vullnet të mirë, me tolerancë, me dashuri dhe dinjitet. Puna, urtësia, durimi dhe shpresa, i dhanë një dritë të epërme emigrantëve shqiptarë në Greqi. I dhanë atyre epërsi ndaj vendasve… Dhe epërsia e të huajve, nëse ekziston realisht, është edhe një mundësi për të njohur vetveten nën dritën e tjetrit. Kjo ka ndodhur. Emigrantët tanë në Greqi, nga më të fismit në planet, kanë ndricuar hapësirat greke mes sakrificave të pathëna kurrë, duke ju afruar grekëve një shans të njohin vetveten. Të kuptojnë kush janë. Sa vlejnë realisht. Si duhet të sillen me të vërtetën. Pa asnjë dyshim, emigrantët tanë, që punojnë dhe jetojnë në Greqi, janë heronj të vërtetë. Për këtë rol të përzotshëm, ata janë krenaria e brishtë e shqiptarëve. Përvec dritës së bardhë, përsosja e tyre morale në mes të racizmit ishte një mësim ndershmërie, që grekët e morrën falas dhe në mënyrë ekskluzive nga fqinjët e tyre.
* * *
Grekët kanë ngatërruar keq këmbët në kompleksitetin e tyre. Në Ballkan, helenët shihen si hapësira ku mungon modestia dhe vullneti i mirë. Asnjë shkallëzim ndjeshmërie për përmirësim të fqinjësisë. Turbullira me Turqinë, cështje me Bullgarinë, sherzën me Maqedoninë, dinakëri me Shqipërinë. Në kulmin e mizerjes që solli kriza ekonomike helene, kundër llogjikës, Greqia ka mardhënie delikate me fqinjët ballkanikë, por edhe me Europën e Amerikën. Antiamerikanizmi i grekëve është po aq i sigurtë sa egoizmi i pakuptimtë i tyre. Mënyra se si grekët orvaten të trajtojnë, minimizojnë dhe fshehin Camërinë, plagën e saj të pambyllur, në njëfarë mënyre tregon se mes problemeve të tjera, ata kanë problem edhe me ndërgjegjien e tyre.
Në përgjithësi sjellja komplekse e grekëve ndaj të vërtetës, përbën sot një cilësi kombëtare, që nuk është thjesht nacionalizëm. Kjo cilësi nuk fillon dhe nuk mbaron me Camërinë. Tepria e krenarisë i shtyn të mohojnë edhe qënien shekullore të arvanitasve atje, ndonëse, komunitete të tëra, lart e poshtë, në Veri edhe në Jug, flasin shqipen e mocme. Mohojnë hapur edhe qënien e bullgarëve dhe maqedonasve në teritorin e tyre, megjithëse në Greqinë e Veriut fshatra të tërë flasin zëulët në familje gjuhën e tyre. Atëhere, cfarë është kjo babëzi delirante e një kombi për të patur doemos të drejtën në anën e saj në cdo rast? Raporti i grekëve me të drejtën dhe të vërtetën përbën sot një vecori kombëtare që i kalon kufijtë e një nacionalizmi të sëmurë. Nacionalizmi i sëmurë mund të ishte një shpjegim për mjegullën etnike që shpërndahet lart e poshtë, ashtu si, “ ndjesia e inferioritetit kombëtar”, për shkak të “bythrënies në hendek”, në kushtet e krizës së thellë, dhe zhgënjimit të thellë, mund të japë një përgjigjie të zbehtë se përse grekët nuk e durojnë dot në axhentën e tyre të ditës Camërinë si problem, Vorioepirin si problem, emrin e Maqedonisë si problem, konfliktet e përheshme me Turqinë dhe antiamerikanizmin si problem.
Prej shumë vitesh kanë bllokuar padrejtësisht hyrjen e Maqedonisë në Nato, për shkak të emrit të saj. Rast unikal. Fjala “veto” është bërë si mbiemër i Greqisë, në vendimet e komunitetit Europian. Jo rrallë dhe jo rastësisht. Jo rastësisht Greqia e varfër quhet fëmija e përkëdhelur e Europës. Cpo ndodh me grekët dhe Greqinë? Gjithë kjo mjegull frike rreth tyre! Kush është arsyeja? Mos janë të pakënaqur me veten? Mos kanë instaluar më në fund edhe ata thellë vetëdijes së tyre, atë që besojnë popujt e tjerë, se grekërit nuk ngjajnë gjëkundi me paraardhësit e tyre brilantë të antikitetit?. Se nuk kanë asnjë lidhje me ata që ndricuan botën ndërsa këta nuk kuptojne dot as veten e tyre? Se mbas koke nuk e kanë më yllin që duhej të kishin si pasardhës të Aristotelit, Eskilit, Homerit dhe Pitagorës?
Greqia jo rrallë është treguar e padrejtë me fqinjët dhe duket sikur gabon për shkak se vuan nga prishja e raporteve të saj me të vërtetën. Nga sindroma e nje egoje të shëmtuar. Dëshmi e e mungesës së ekuilibrit dhe kësaj egoje është edhe ndalimi i turpshëm në kufi i gazetarit të Top-Chanel.
Shkrim i forte.
Absence Of Evidence Does Not Correlate To Evidence Of Absence... © Deny Ignorance © Autochthonox
Gjurmet e Civilizimeve te zhdukura Dodona pjese e trashegimise se vjedhur Fshehje te Zbulimeve Arkeologjike Shtetet Ilire Antropologjia e Ballkanit
Mesjeta Shqiptare dhe periudha e pushtimit Osman Rilindja Kombetare Illuminati ! Kulti i syrit qe sheh cdo gje Lufta Dulces Mistere Histori e Letersise Shqiptare
Bido: Greqia vijon kthimin e shqiptarëve në kufi, MPJ të ndërhyjë
Me: 11/01/2013
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet si dhe Klubi i Patriotëve të rinj kanë reaguar sot për kthimin e në kufi nga autoritet greke të shtetasve shqiptarë dhe shpalljen e tyre si persnona non-grata. Në deklaratën për shtyp thuhet:
“Autoritetet shtetërore greke vijojnë sjelljen anakronike karshi shtetasve shqiptarë, faji i vetëm i të cilëve është se dëshirojnë të promovojnë atdheun e tyre. Përpara dy ditëve në kufirin shqiptarogrek të Kakavijës, autoritetet doganore kthyen në kufi shtetasen Elida Jorgoni, koordinatore e grupimit të Pasardhësve të Rilindasve, duke e shpallur atë persona non grata. Znj. Jorgoni, e cila ka origjinën e familjes së saj nga Janina, do të vizitonte varret e paraardhësve të saj që gjenden ende në këtë qytet dhe disa të afërm të saj që janë emigrantë në Greqi. Prej disa kohësh ajo është koordinatore e një grupimi të pasardhësve të drejtpërdrejtë familjarë të rilindasve, aktiviteti i vetëm i të cilëve ka qenë vetëm promovim i patriotëve shqiptarë dhe jo sulmi ndaj kombeve të tjera. Aktiviteti i fundit i tyre ka qenë në bashkëpunim me Klubin e Patriotëve të Rinj, i titulluar “Rrugëtim në hapat e rilindasve”, ku u përkujtuan rilindasit shqiptarë në Elbasan, Pogradec, Korçë e Manastir dhe u krye dhurimi i pllakës së re të Kongresit të Manastirit. Autoritetet greke i kanë deklaruar verbalisht znj. Jorgoni se arsyeja e shpalljes së saj si persona non grata ka qenë pikërisht pjesëmarrja e saj në këtë aktivitet, që nuk kishte aspak të bënte me Greqinë.
PDIU dhe Klubi i Patriotëve të rinj i ka bërë thirrje Ministrisë së Punëve të Jashtme që të ndërhyjë për ndaljen e kësaj maskarade. “Në emër të Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet dhe Klubit të Patriotëve të Rinj denoncoj këtë akt të rëndë dhe të pashkak të autoriteteve greke, të cilat po tregojnë edhe një herë një sjellje joevropiane. Shteti grek duket se ka vendosur që të ndalojë lëvizjen e lirë të të gjithë atyre shqiptarëve që duan atdheun e tyre, duke i përfshirë të gjithë në kategorinë e personave antigrekë. Me këtë rast, Klubi i Patriotëve të Rinj dhe PDIU apelon ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme që të ndërhyjë për të ndaluar këtë maskaradë të rëndë që kryhet në dëm të bashkëkombasve tanë, pa asnjë shkak, përfundon deklarata.
Greqia ka ndaluar hyrjen në territorin e saj të shumë shtetasve shqiptarë, me origjinë çame dhe jo vetëm. Madje, person non-grata janë shpallur edhe gazetarë të cilët raportojnë dhe nuk cënojnë aspak sigurinë kombëtare të Greqisë, ashtu sikundër pretendohet nga autoritetet helene.
Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri
Gjeste te uleta keto te Greqise, vetem se eshte ne BE dhe me e forte se Shqiperia mundohet te shkel me kembe shqiptaret.
Krijoni Kontakt