Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 53
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e JuliusB
    Anėtarėsuar
    06-08-2012
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    620

    21 Dhjetori 2012 ? Cfare mendoni?

    Mund te mos jete vendi i duhur per postimin po jam shum kureshtar te di mendimin Tuaj rreth kesaj date.
    Po e postoj ketu dukeqenese duke lexuar Studimet e hedhura ketu kryesisht nga Darius (ka bere nje pune te shkelqyer) mund te te japin nje ide se cfare mund te jete duke ndodhur me Token dhe se cfare mund te ndodhe ne te ardhmen cka sjell qe lexuesit e ktij nenforumi mund te japin pergjigjje te larmishme.
    Sipas jush 21.12.2012 :
    1. Shkaterrime dhe katastrofa te ardhura nga natyra.
    2. Nje Lufte e 3-te Boterore? (Bazuar tek profecite e Nostradamusit)
    3. Nje date e caktuar nga "Drejtuesit" e Tokes per te nxjerre ne drite prapaskenat e organizuara nga ata vete dhe per te bere realitet Rendin e ri Boteror. (Illuminati)
    4. Nje budallellik me thes mbeshtetur ne nje date te nxjerre nga nje kalendar "Parahistorik".
    5. Dicka tjeter?

    Jam shume i interesuar te di se cfare mendojne njerezit ne pergjithesi rreth kesaj date.

  2. #2

  3. #3
    yep Maska e Izadora
    Anėtarėsuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    5. Dicka tjeter : Psh Do iki energjia e korendit per nje dite ne te gjithe rruzullin toksore .
    Pika dy bie kategorikisht , e shoh te pamundur nje lufte botrore .
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  4. #4
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,462
    Postimet nė Bllog
    1
    Nuk besoj qe ne kete date te ndodhe ndonje gje e vecante.
    Por, (nese Dariusi lejon pak religjion ne kete forum), nga Profetet dhe Shenjtoret si Shen Kozmai, At Paisio i Malit te Shenjte, etj., parashikohet nje lufte boterore e cila nuk eshte larg, ku do te vdesin me shume se nje e treta e banoreve te tokes dhe do te kete shkaterrime te medha.
    Eshte profetizuar gjithashtu ardhja e antikrishtit, ku microcheep-i eshte nga shenjat e para. Deri diku me piken 3 jam dakord..ky rend i ri i antikrishtit do te zgjase 7 vjet...por nuk eshte e thene qe keto gjera te ndodhin pikerisht me 21.12.2012

    Shkaterrim te pergjithshem ose ashtuquajtur fund i botes..nuk do te kete
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ilia spiro : 14-08-2012 mė 07:50
    Duaje te afermin tend si veten

  5. #5
    Ne te gjitha religjionet (jo vetem ato te institucionalizuara, por edhe pagane) eshte nje parashikim i perbashket per fundin e botes, qofte kjo nepermjet nje lufte apo fatkeqesi natyrore. Kjo per mendimin tim eshte thjesht nje riciklim i asaj qe mund te kete ndodhur ne te kaluren e larget dhe qe njerezimi vazhdon ta ruaje ne memorien kolektive por jo ne memorie individuale. Kercenimi per fundin e botes eshte nje frike racionale njerezore per luften per ekzistence. Te pakten ky eshte aspekti social i gjithe kesaj histerie mbi 2012.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-07-2005
    Postime
    10
    Shume gjera mund te ndodhin deri ne kete date. Me e frikshmja eshte nje lufte midis Iranit dhe Izraelit. Te pakten kjo duket ne horizont. Ndoshta Elita mund te vendose te thelloje krisen globale, ku i dihet. E rendesishme eshte te jemi racional ne te menduar dhe te mos harrojme se ka shume gjera qe Elita nuk jua thote masave.

  7. #7
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Citim Postuar mė parė nga Darius Lexo Postimin
    Ne te gjitha religjionet (jo vetem ato te institucionalizuara, por edhe pagane) eshte nje parashikim i perbashket per fundin e botes, qofte kjo nepermjet nje lufte apo fatkeqesi natyrore. Kjo per mendimin tim eshte thjesht nje riciklim i asaj qe mund te kete ndodhur ne te kaluren e larget dhe qe njerezimi vazhdon ta ruaje ne memorien kolektive por jo ne memorie individuale. Kercenimi per fundin e botes eshte nje frike racionale njerezore per luften per ekzistence. Te pakten ky eshte aspekti social i gjithe kesaj histerie mbi 2012.
    E kuptoj konceptin tėnd dhe mėnyrėn se si i logjikon gjėrat. Ke tė drejtė me atė qė thua pjesėrisht jo plotėsisht. Ndoshta nė tė kaluarėn ka ndodhur diēka dhe njerėzimit vazhdon ti ngel nė memorje, por vetė jeta nuk ėshtė e pėrhershme, pse mendon se bota do tė jetė e pėrhershme? Nuk po pėrqendrohem nė njė kohė tė afėrt mund edhe pas mijėra ose miliona viteve tė vij fundi, por tė mohosh njėkohėsisht edhe tė pohosh me siguri se nuk do tė ndodh ose kohėn se kur do tė ndodhė ėshtė absurde apo jo Darius?

    Ndėrsa sa i pėrket temės, janė teori tė bazuara nė thashethėme jo nė fakte, andaj gjepura ske pėr ēfarė debaton nė lidhje me atė. Ta jap un njė pėrgjigje me 21 Dhjetor 2012 do tė jetė ditė me rreshje shiu zakonisht pjesėt e Europės ndoshta diku edhe pak borė do tė ketė, kjo ėshtė e gjitha.
    Sui generis

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991
    Nga pjesa dermuese e njerezimit , askush , nuk eshte ne gjendje te precizoje ndonje nga eventet qe mundet te ndodhe me 21.12.2012 ! Ndoshta eshte nje date e zakonshme e nje ekuinoksi dimeror ! Ndoshta per ta bere "misterioze" eshte gjetur si date meqnese ka 1-shin dhe 2-shin te vendosur ne menyre te tille dhe per rrjedhim meqenese korrespondon me ekuinoksin dimeror sherben si nje mjet per te futur panik dhe frike ....... ! Sigurisht , ne rast se eshte nje genjeshter katastrofa , nuk eshte sajuar rastesisht !

    Une nuk e harroj kur isha ne Shqiperi dhe mediat folen per nje katastrofe gjate nje eklipsi , te gjithe njerezit , megjithese e kishin mesuar qe ne tetevjecare se cfare eshte eklipsi , u zhduken nga rruget e qyteteve dhe u mbyllen neper shtepia ! Me qesharakja ishte se ndonjehere nxirrnin koken ne dritare per te pare eklipsin dhe futeshin menjehere brenda ! Une ne ate kohe e quaja turp dhe media duhet te kerkonte te faluar per ate tallje qe i beri popullates ! Por kjo eshte nje ceshtje tjeter ....

    Une gjykoj duke u nisur nga disa fakte natyrore se teoria e levizjes dhe ndryshimit te boshtit te tokes duhet te jete e vertete ! Kete e them sepse e ashtuquajtura "ngrohja globale" , sipas mendimit tim nuk eshte e mundur te jete shkaktuar nga dora e njeriut ! Per mua njeriu eshte shume i pafuqishem perpara forcave te natyres dhe gjithmone do te jete ! Si nje nga forcat e natyres , ai nuk mundet kurre te jete rezultantja vendimtare e ketyre forcave !

    Per rrjedhim , mendja ime , "ngrohjen globale" e beson si dicka te levizjes se boshtit te tokes duke pas sjelle edhe ngrohjen e zonave qe deri dje kane qene relativisht te ftohta , per shkak te ekzpozimit me nje kend tjeter ndaj diellit ! Edhe carjen e shtrese se ozonit une rrekem ta shpjegoj po me kete fenomen , pasi vete levizja e boshtit te tokes , normalisht duhet te ndikoje edhe ne fushen manjetike te saj .......

    Ne rast se kjo menyre te menduari rezulton racionale , atehere shtrohet pyetja : "Perse mbahen te fshehta te dhena te tilla dhe perse kerkohet t'i faturohet njeriut prishja e ekuilibrit te klimes ne Toke ? Ata qe lancojne levizje te tilla publike , valle vertete besojne se njerezit e thjeshte mundet te realizojne "ndryshimin" kur nuk jane ata qe e kane sjelle ndryshimin ? etj. etj. "

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Une eci me nje llogjike te thjeshte ne lidhje me 21 dhjetorin 2012, ne ndodhte apo nuk ndodhte diēka nuk besoj se do kem fuqine per ta ndaluar, keshtu qe ne vend sa te shqetesohem se ēfare do te ndodhe ne te ardhmen qe nuk mund ta parashikoj thjesht do vazhdoj jeten normale dhe me date 21 do te festoj solsticin dimeror duke pritur daten 25 per te festuar fitoren e drites nga erresira, dhe pak rendesi ka se ēfare ndodh per sa kohe do jem ne shtepine time prane familjes.

    Ajo qe mund te thuhet me nje fare sigurie eshte se fundi eshte thjesht kalendarik, nuk eshte aspak koinēidence qe data eshte 21 dhjetor, nje ngjarje astronomike qe sherben si kufi natyror kalendarik, fundi i nje cikli dhe fillimi i nje tjetri.

  10. #10
    Enraged Maska e Scion
    Anėtarėsuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296
    Une kam nje pyetje,
    Perse me 21 e jo me 22 apo 20, ose Perse me 2012 e jo me 2120, 2222, 2210 ? :P
    What can be asserted without evidence, can be dismissed without evidence

  11. #11
    Sepse me 21 dhjetor eshte Solstici dimeror. Majat kane qene te njohur per percaktimet kalendarike sipas ekuinokseve, solsticeve dhe levizjeve kozmologjike.

  12. #12
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-04-2008
    Postime
    496

    Kjo me pelqeu shume ne menyren si e analizonte 2012, perfshire 21 dhjetorin dhe shkurtin e '13 deri ne '14.
    Darius, tani kam postuar seriozisht mbi temen!!!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Darius : 15-08-2012 mė 15:42

  13. #13
    Citim Postuar mė parė nga Darius Lexo Postimin
    Te gjitha bashke (qe ndryshe i bie dhe asnjera) lol


    Sa durim ke edhe ti o burr
    Revolution 1848

  14. #14
    Ekuiliber shpirteror Maska e ARKIA
    Anėtarėsuar
    29-07-2006
    Postime
    1,068
    Keta astro-psyco-socio-ufo-studiuesit te heqin trurin.
    Lexojeni kete kendimin ketu
    http://www.amazon.com/exec/obidos/AS...der_0939680386
    Uji: H2O
    Rakia: H2 OOOOO HO HOOOO

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Tipiku
    Anėtarėsuar
    08-08-2005
    Postime
    3,950
    Citim Postuar mė parė nga Izadora Lexo Postimin
    5. Dicka tjeter : Psh Do iki energjia e korendit per nje dite ne te gjithe rruzullin toksore .
    Pika dy bie kategorikisht , e shoh te pamundur nje lufte botrore .
    Mos ji kaq e sigurt Izadora Konflikti midis Turqis dhe Sirise nuk eshte pak.

    Une personalisht mendoje qe fundi eshte afruar shume por jo me date te sakte,
    Shume cregullime atmosferike faktori ngrohjes globale, levizja e pllakave tektonike, ndryshimi i boshtit apo levizja e tij, shkrirja e akullnajave ne pole aq sa nuk jan shkrire per mijera vjet, asteroidet, e ne fund luftrat.

    Stjerner er dom som lyser i Mųrke

  16. #16
    Djalė Drenice Maska e Lexuesi_
    Anėtarėsuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014
    Diēka ka me ndodh kjo eshte shume e vertete sepse ne ēdo date pa pas ndonje ndodhi eshte e pa mundur. Gjithēka mund te ndodh por jo shkaterrimi i tokes.

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,931
    OGUR BARDHA DITE
    AVASH DHE PA FJALE

    PLOT ME NUR DHE DRITE
    ERDHI PER BOTEN MBARE


    21 dhjetor 2012

    planeti toke po kalon nje moment te vecante evolutiv, planeti jone eshte vetem nje nder miliona planetet te shumte ne univers, por gjendet ne fundin e nje cikli evolutiv dhe po ben nje hedhje, nje kercim kuantik,nje kalim te ri vibracional

    toka eshte nje sistem energjitik dhe po hyn ne nje vibracion te ri me superior se ky i tanishmi,dhe ky kalim i ri i i korespondon edhe nje niveli te ri me te larte koshience dhe vetedijeje superiore,dhe kjo ben qe gjithe sistemi yne diellor dhe planetar te arrije nje ekuiliber te ri dhe te beje nje hap tjeter te madh ne evolucionin e koshiences se vet

    ashtu si gjithe universi edhe planeti yne eshte perbere nga nga vibracione energjitike,edhe nje qenie njerzore eshte nje sistem energjitik me frekuencat e veta te vecanta dhe unike,dhe qenia njerzore ben hedhje dhe kapercime te cilat i japin mundesine te zgjeroje ne menyre te dukshme nivelin e e koshences se vet individuale, ne praktiken shpirterore ky quhet nje fillim i ri nje jete e re

    ky kalim ky tranzicion epokash eshte parashikuar edhe nga civilizimet e lashta ,ne te kaluaren ka pasur kalime dhe hedhje ne epoka te reja si ky qe po kalojme ne tani (i cili ndodh njehere ne 26,000 vjet afersisht) qe ndodh ne mbarim te procesit te ekuinoksit

    nuk behet fjale per fundin e botes,edhe civilizimi maja nuk ka folur kurre per nje gje te tille,POR VETEM PER MBARIMIN NJE NIVELI TE VJETER KOSHIENCE,DHE KALIMIN NE NJE NIVEL TE RI ME SUPERIOR VETEDIJEJE KU SPIRITUALITETI ESHTE NE QENDER

    nga kendveshtrimi kozmik i mendjes kozmike behet fjale per nje ngadalesim momental ne lumin e pafund te jetes qe rrjedh ne pafundesi,ose me sakte nje tentative per ta ndaluar por qe eshte e kote.....ky problem ne vetevete nuk ka ekzistuar dhe nuk ka per ekzistuar kurre

    nga kendveshtrimi i koshiences individuale dhe te sferes se saj kohore jemi perballe mundesise qe miliarda shpirtra te (ri)misheruar ne kete planet sidomos ato me te rinj te mos jene ne gjendje dhe te mos jene gati te bejne kete hedhje ose kete kalim te ri kuantik,dhe keshtu te ngelen ne kurthin e iluzionit dhe keshtu te pesojne vonese te madhe ne miliona vjet ne kursin e koshiences evolutive

    e thene ndryshe me fjale te tjera njerzit-personat qe nuk jane gati dhe nuk kane bere ndryshimin e duhur te frekuences se vet vibracionale ne momentin e kalimit ne nivelin e ri me superior se ky i tanishmi - keta persona nuk do jene ne gjendje te ndjekin planetin ne kalimin e ri vibracional ne frekuencen e re, ne epoken e re, keta persona nuk do munden te jene ne sintoni me planetin ku jetojne

    frekuencat e ketyre personave do te jete akoma e polarizuar ne personalitetin e tyre dhe ne egon e tyre ndarese,dhe keshtu nuk do te hyjne ne sintoni me frekuencat e reja me te larta superiore te planetit, ne kete menyre do te ndodhi nje proces seleksionimi fizik natyral, dhe ky seleksionim nuk do jete i tipit moral e drejte-e gabuar,apo e mire-e keqe

    askush kushdoqofte ai nuk mund ta ndaloje kete ndryshim frekuence vibracionale te planetit i cili po hyn ne epoken e arte te spiritualitetit
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ATMAN : 07-10-2012 mė 06:15

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    pėrjashtuar
    Postime
    1,008
    Citim Postuar mė parė nga ATMAN Lexo Postimin

    ky kalim ky tranzicion epokash eshte parashikuar edhe nga civilizimet e lashta ,ne te kaluaren ka pasur kalime dhe hedhje ne epoka te reja si ky qe po kalojme ne tani (i cili ndodh njehere ne 26,000 vjet afersisht) qe ndodh ne mbarim te procesit te ekuinoksit


    M'u duk interesant i gjithe teksti. Megjithate une e shkeputa vetemse kete pjese.
    Per 26 000 vite zgjat cikli komplet i rrugetimit te yllesise sone, kurse ndryshimi i epokave ndodhe afersisht per cdo 2150 vite. Pra, per afro 26 000 vite sistemi yne diellor kalon neper konstelacionet e zodiakut. Sot kemi te bejme me konstelacionet e Peshqve dhe Ujarit. Qe prej vitit 0 (zero) ne kemi qene ne epoken e Peshqve qe d.t.th. se ne kemi qene te ndikuar nga energjite e Peshqve. Mirepo, duke filluar nga viti 1625 keto energji kane filluar te zbuten. Kurse, qe nga viti 1675 kane filluar te ndikojne energjite e Ujarit.
    Ne ditet e sotme ne kemi nje barazim te ketyre energjive, megjithese ende mbisundojne energjite e Peshqve. Por, megjithate mund te thuhet se ne vecme kemi hyre ne epoken e Ujarit.
    Kjo deshmohet edhe me gjendjen e sotme te njerezimit, i cili eshte i ndare ne dy pjese: konzervativet dhe progresivet. Ata qe duan ta ruajne te vjetren dhe ata qe e duan te renė. Te gjitha sistemet jane ne shkaterrim e siper: sistemet politike, fetare, sociale, kulturore...te cilat, ne nje te ardhme (ndoshta jo aq te larget) do te zevendesohen me te rejat.


    Kjo qe thash me lart nuk ka te beje me prognoza/parathenie, qofshin ato religjioze a astrologjike, porse me gjendjen e vertete qe kemi sot. Kjo qe permenda rreth pozites se sistemit diellor ka te beje me astronomi (jo astrologji, sepse shumekush eshte duke i ngaterruar keto te dyja) mund te provohet ne cdo observator.

    Kjo gjithashtu domethene se nuk luan kurrfare roli ndonje date e caktuar me kete rast, sic eshte 21 dhjetori i ketij viti. Ne, pra, deshem o nuk deshem, jemi ne tranzicion. Ne fund te nje epokeje te vjeter dhe fillim te nje epokeje te re.


    *

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,931
    Popujt antikė kanė patur dije astronomike shumė tė pėrparuara dhe sipas disave, i kanė pėrdorur kėto pėr tė na transferuar ne informacione si nė rastin e Precedentit tė Ekuinokseve, qė me sa duket kanė menduar se do tė ishte i pashmangshėm zbulimi i tyre nga ana jonė. Pėr tė kuptuar se ēfarė ėshtė Precedenti i Ekuinokseve, duhet tė bėjmė njė hap prapa dhe tė kuptojmė, se cilat janė lėvizjet qė kryen toka gjatė rrotullimit tė saj nėpėr hapėsirė. Ēfarė ndodh? Dimė tė gjithė qė kemi njė rruzull tokėsor, qė i vjen vėrdallė Diellit dhe nė tė njėjtėn kohė rrotullohet pėrreth boshtit tė vet. Kjo lėvizje rrotulluese pėrcakton njė precedent, domethėnė njė parathėnie tė ekuinoksit, krahasuar ky me pozicionin gjatė vitit pararendės. Pasoja e parė ėshtė se ndryshojnė pikat e referimit. Pra, nėse Toka rrotullohet pėrreth boshtit tė saj, pra boshti polar, i cili ėshtė i drejtuar pėr nga ylli polar, ajo ēfarė ndodh ėshtė se, duke ndryshuar boshti i rrotullimit i Tokės, ndryshojnė edhe pikat e referimit dhe kėshtu pas 12 mijė vitesh, ylli polar qė ėshtė sot referimi i boshtit tė Tokės nuk do tė jetė mė i njėjti. Nė mėnyrė shumė tė ngadaltė, Dielli spostohet pėrgjatė tė 12 konstelacioneve tė Zodiakut. Atij i duhen afro 2160 vite pėr tė pėrshkuar secilin konstelacion. Nė fakt duket sikur yjet lėvizin me njė gradė pėr ēdo 72 vjet. Pėr tė kryer tė gjithė ciklin e 360 gradėve janė tė domosdoshėm 25 mijė e 920 vite. Pra, Precedenti i Ekuinokseve ėshtė e vetmja mėnyrė e matjes sė kohės pa patur lidhje me konvencionet njerėzore.

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,931
    Ēfarė do tė ndodhe nė dhjetor 2012?

    Shumė njerėz kanė dijeni pėr kalendarin e fisit Maja, por jo tė gjithė e kuptojnė se ēfarė do tė thotė ai ose si funksionon. Ky kalendar pėrfundon mė 21 dhjetor 2012. Ēfarė do tė thotė kjo? Ata qė i njohin majatė dhe saktėsinė e tyre tė habitshme nė parashikimin e gjėrave, kanė arsye tė tremben.

    Majat kishin njė mėnyrė shumė tė saktė tė tė kuptuarit tė sistemit diellor, mėnyrėn se si rrotullohet dhe se si kėto cikle ndikojnė nė botėn tonė shpirtėrore. Mė domethėnėsi nga kėto cikle ėshtė ai qė ka lidhje me profecitė e vitit 2012. Mė poshtė ne do tė shpjegojmė detajet kryesore tė profecisė dhe tranzicionin e vitit 2012.

    Majat dinin qė dielli, ose Kinich-Ahau si e quanin ata, sinkronizohet me qendrėn e galaksisė. Nga kjo qendėr e galaksisė, dielli merr njė “shkėndijė” drite qė e bėn tė shndrisė me mė shumė intensitet, duke prodhuar atė qė shkencėtarėt e quajnė “shpėrthim diellor” qė ndryshon edhe fushėn magnetike tė diellit. Majat thonė se kjo ndodh ēdo 5125 vjet dhe shkakton njė zhvendosje tė rrotullimit tė tokės.

    Majat mendojnė se procese universale, si “frymėmarrja” e galaksisė, janė cikle qė nuk ndryshojnė asnjė herė. Ajo qė ndryshon ėshtė vetėdija e njerėzve qė kalojnė pėrmes kėsaj, gjithmonė nė njė proces nė kėrkim tė perfeksionit. Bazuar nė vėzhgimet e tyre, Majat, parashikuan qė nga data e nisjes sė civilizimit tė tyre qė ėshtė viti 3113 Para Krishtit, njė cikėl do tė pėrfundonte pas 5125 vitesh. Llogaritė tregojnė se data do tė jetė 21 dhjetor 2012. Nė kėtė datė dielli do tė marrė njė rreze tė fortė nga qendra e galaksisė. Do tė ndėrrojė polaritet duke prodhuar njė ngjarje kozmike.

    Civilizimi maja ishte nė ciklin e pestė tė diellit dhe besonte se para tyre kishin qenė edhe katėr civilizime tė tjera, tė cilat u shkatėrruan nga katastrofa tė mėdha natyrore. Ata besonin se ēdo cikėl ishte thjesht njė nivel nė vetėdijen kolektive tė njerėzimit. Nė kataklizmin e fundit tė Majave, civilizimi u shkatėrrua nga njė pėrmbytje e madhe e cila la shumė pak tė mbijetuar. Kėta tė mbijetuar ishin paraardhėsit e tyre. Ata besonin se duke njohur fundin e ciklit tė tyre njerėzimi do tė pėrgatitej pėr atė qė do tė ndodhte nė tė ardhmen dhe pėr kėtė do tė ruajnė speciet dominuese qė tė vazhdojnė racėn njerėzore. Ata mendojnė se ndryshimet qė do tė vijnė do tė lejojnė njerėzit qė tė kėrcejnė njė kuant mė shumė nė rrugėn e evolucionit e vetėdijes pėr tė krijuar njė civilizim tė ri qė do tė tregojė harmoni dhe madhe dhe dhembshuri pėr tė gjithė njerėzimin.

    Profecia e parė flet pėr “Kohėn e jo-kohės”, njė periudhė prej 20 vitesh, tė cilėt janė 20 vitet e fundit tė ciklit prej 5125 vitesh tė diellit. Kjo periudhė ėshtė nga vitit 1992 deri nė 2012 dhe ata e quajnė Kat..n. Majat kanė parashikuar qė gjatė kėtyre viteve erėrat diellore do tė bėhen mė tė forta dhe do tė shihen nė diell. Kjo do tė jetė njė kohė e arritjeve tė mėdha dhe shanseve tė shumta pėr njerėzimin. Sipas Majave, kėto ndryshime do tė ndodhin nė mėnyrė qė njerėzimi tė kuptojė si funksionon universi nė mėnyrė qė tė ngrihet nė njė nivel superior duke lėnė pas materializmin sipėrfaqėsor dhe tė ēlirojė veten nga vuajtjet.

    Majat thonė se shtatė vjet pas nisjes sė Kat..n, pra nė 1999, ne do tė hyjmė nė kohėn e errėsirės e cila do tė na detyrojė tė konfrontohemi me sjelljen tonė. Profecitė e Majave thonė se nisja e kėsaj periudhe do tė shėnohet nga njė eklips diellor mė 11 gusht 1999. Kjo do tė pėrkojė edhe me rreshtimin e paprecedent tė tė gjithė planetėve nė njė linjė dhe ėshtė nisja e periudhės 13 vjeēare, e cila ėshtė edhe mundėsia e fundit pėr njerėzimin tė kuptojė ndryshimet qė po vijnė nė njė moment pėr rigjenerimit shpirtėror. (Tė mendosh qė majatė e kishin parashikuar saktėsisht eklipsin e 11 gushtit 1999 qė 5 mijė vjet mė parė, kjo nuk ėshtė pak)

    Pėr Majat ēdo gjė ėshtė e numėruar dhe koha e 13 numrave tė shenjtė nisi nė gusht 1999. Ata parashikuan se bashkė me eklipsin, forcat e natyrės do tė vepronin si katalizatorė tė ngjarjeve duke i pėrshpejtuar me njė forcė aq tė madhe sa njerėzimi do tė ndihet i pafuqishėm pėrpara tyre. Gjithashtu, teknologjia ku ne besojmė aq shumė do tė nisė tė dėshtojė. Ne nuk do tė jemi mė tė aftė tė mėsojmė nga civilizimi ynė nė mėnyrėn se si jemi organizuar nė shoqėri. Ata thonė se zhvillimet tona tė brendshme shpirtėrore do tė kėrkojnė njė vend dhe mėnyrė mė tė mirė pėr tė vepruar.

    Profecitė e para janė marrė nga studimi i diellit. Majat zbuluan se i gjithė sistemi diellor lėvizte, se edhe universi ynė ka ciklet e tij, pėrsėritet nė periudha qė nisin dhe mbarojnė si dita dhe nata. Sipas Majave, dielli ynė dhe tė gjitha planetėt rrotullohen nė cikle drejt qendrės sė galaksisė, dritės qendrore tė galaksisė. Njė sistemi diellor i duhen 25.625 vjet qė tė bėj njė cikėl tė plotė tė elipsit dhe kjo quhet njė ditė galaktike.

    Cikli ėshtė i ndarė nė dy gjysma, tė ngjashme me natėn dhe ditėn. Pjesa nė gjysmėn mė pranė dritės qendrore ėshtė dita e sistemit tonė diellor dhe pjesa tjetėr ėshtė nata. Secila ditė e secila natė zgjasin nga 12800 vjet.

    Majat zbuluan se ēdo cikėl i madh ka ciklet e vogla qė mbajnė karakteristika tė veēanta. Njė ditė galaktike ndahet nė pesė cikle me nga 5125 vjet secili.

    Profecitė e Majave thonė qė nė vitin 1999 ne nisėm tė dalim nga fundi i ciklit tė pestė, i cili filloi nė vitin 3113 Para Krishtit dhe ne gjejmė veten tonė nė mėngjesin e ditės galaktike. Nė kėtė pikė ne dalim nga errėsira dhe jemi gati pėr tė hyrė nė dritėn e galaksisė nė vitin 2012. Ata thonė qė nė fillim dhe nė fund tė kėtyre ditėve, pra ēdo 5125 vjet, drita qendrore e galaksisė lėshon njė reze tė fortė dhe tė shndritshme. Dhe nga ky shpėrthim drite sinkronizohen tė gjitha planetėt me diellin. Majat e krahasojnė kėtė shpėrthim me pulsin e universit, i cili rreh ēdo 5125 vjet, ky puls shėnon fundin e njė cikli dhe fillim e njė cikli tjetėr. Pulsi zgjat 20 vjet dhe kėtu kthehemi tek “Koha e jo kohės”. Ėshtė njė periudhė zhvillimi, e shkurtėr por shumė intensive, brenda cikleve tė mėdha ku ne na jepen mundėsi tė mėdha por edhe hidhemi nė erėn e re tė evoluimit si individė dhe si njerėzim.

    Kalendari i majave ėshtė i pėrpiktė. Ndaj misteri i madh majave pėrmblidhet nė pyetjen: Pse ata e kanė ndėrprerė kalendarin e tyre nė dhjetor 2012?

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •