Close
Faqja 5 prej 8 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 76
  1. #41
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    06-07-2012
    Postime
    109
    nese vertet doni te dini se çfare ka ne mars apo se çfare ndodh atje shikoje kete video dhe do ta kuptoni vet.

    http://www.youtube.com/watch?gl=US&h...gHA&nomobile=1

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e Fishtani1
    Anëtarësuar
    09-12-2009
    Postime
    1,334
    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin

    Kostoja e ketij projekti eshte rreth 2 miliard dollare, shume ne te cilen perfshihen prodhimi i aparatures, hedhja ne hapesire e Roverit dhe kostoja e nevojitshme per ta menaxhuar ne 2 vjetet e ardhshem. Ky program ka qene aktiv prej 6 vjetesh pra paraja e shpenzuar nuk eshte shpenzuar ne kete moment por llogaritet per nje hark kohor prej pothuajse 10 vjetesh.
    .
    Pikerisht, i bie 200 milion dollar te shpenzuar per cdo vite. E cfare jane 200 milion dollar krahasim me shpenzimet ne fushen e ushtrise qe vetem ne vitin 2010 jane shpenzuar 683.7 miliard dollar. Pra shpenzimi i kesaj sonde nuk eshte as 0.03% e vleres se shpenzimeve qe behen ne ushtrine amerikane.

    Me mire te investohet ne Explorimin e Kosmosit se sa neper luftera.
    Tekefundit ato 2 miliard dollar jane transakcionuar si rroga ndaj punetoreve, shkenctareve dhe firmave te ndryshme dhe nuk kane shkuar asgjekundi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Fishtani1 : 09-08-2012 më 20:39

  3. #43
    Citim Postuar më parë nga mint Lexo Postimin
    nese vertet doni te dini se çfare ka ne mars apo se çfare ndodh atje shikoje kete video dhe do ta kuptoni vet.

    http://www.youtube.com/watch?gl=US&h...gHA&nomobile=1
    Seriozisht e ke ti?

  4. #44
    Shiko faqen zyrtare te NASA se me cfare e teston "Curiosity ChemCam"

    http://www.nasa.gov/mission_pages/ms.../pia15105.html

    Rastesi ???

  5. #45
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Cila eshte temperatura e planetit ?
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,062
    Citim Postuar më parë nga 2043 Lexo Postimin
    Cila eshte temperatura e planetit ?
    pashe mbreme nje dokumentar per marsit ne tring planet

    sa per jete nuk behej llaf fare te gjendej aty,por nga fotot e derguara me pare nga sondat e meparshme duke filluar qe nga sonda mariner 9 dhe deri te dy te parafundit dyshohet shume per uje ne forme akulli ne polet e ketij planeti ,por aty ne pole nuk eshte arritur te dergohet asnje sonde qe ta verifikoje nje gje te tille edhe kjo e fundit qe sapo arriti nuk ndodhet dhe nuk mund te shkoje ne pole

    kaloni mire

    përpjekjet për të eksploruar Marsin nisën në vitin 1960, Shtetet e Bashkuara, Europa, Rusia dhe Japonia kanë nisur 40 misione. Por më shumë se gjysma janë përplasur, kanë funksionuar keq ose janë zhdukur.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Darius : 10-08-2012 më 09:41

  7. #47
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    06-07-2012
    Postime
    109
    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Seriozisht e ke ti?
    pyetje serioze eshte kjo ??

  8. #48
    Shume. Dhe e di pse? Nese ka nje gje qe nuk e duroj dot ne kete nenforum eshte tallja e menderes dhe rroli i te berit Tip i Modh. Kete mbaje parasysh mire.

  9. #49
    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Disa te dhena per kete mision qe te kihen parasysh ne te ardhmen dhe te shmangim replika te kota.

    Kostoja e ketij projekti eshte rreth 2 miliard dollare, shume ne te cilen perfshihen prodhimi i aparatures, hedhja ne hapesire e Roverit dhe kostoja e nevojitshme per ta menaxhuar ne 2 vjetet e ardhshem. Ky program ka qene aktiv prej 6 vjetesh pra paraja e shpenzuar nuk eshte shpenzuar ne kete moment por llogaritet per nje hark kohor prej pothuajse 10 vjetesh.

    Roveri ka 17 kamera, pjesa me e madhe e te cilave eshte ne bardh e zi pasi duhen per tu perdorur vetem ne rast identifikimi radiacioni si dhe navigimi. Sidoqofte roveri eshte i pajisur me nje kamera te fuqishme ne HD e afte te filmoje 10 frames ne sekonde me ngjyra te plote. Kjo kamera ende nuk eshte futur ne funksionim pasi pritet pozicionimi perfundimtar i roverit. Ne javet qe vijojne do presim marrje te pamjeve filmike dhe fotografike me ngjyra dhe rezolucion te larte, perfshi ketu dhe pamje nga momenti i uljes dhe shkeputja nga mburoja e nxehtesise. Pak rendesi ka qe shume gjera nuk do publikohen. Mjaftohem me faktin me ne fund do behen publike foto me ngjyra te Marsit.
    Besoj se eshte normale qe do mbahen disa gjera sekrete, se veshtire se behet gjithe ai shpenzim dhe pastaj te behet publik cdo detaj, per te gjithe ata qe nuk kane harxhuar as edhe nje qindarke.

  10. #50
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,062
    vizionet për pushtimin e kozmosit nuk janë vetëm ide të presidentëve të SHBA-së. Ato u përshkruan edhe në shumë vepra shkencore e fantastike të autorëve të ndryshëm. Një projekt të tillë e publikoi qysh në vitin 1952 eksperti i njohur i raketave, gjermani Wernher von Braun. Këtë projekt, ai e kishte bërë në vitin 1948, pra, gati 10 vjet para se të lansohej sateliti i parë hapësinor me raketën e tipit “Sputnik 1”.

    Me 14 janar të vitit 2004, presidenti i SHBA-së George W. Bush, gjatë një fjalimi që mbajti para autoriteteve të NASA-s, shpalosi një plan të ri për pushtimin e kozmosit. Si pikë qendrore në këtë plan ishte paraparë ndërtimi i një stacioni të përhershëm me ekuipazh në Hënë, i cili do të përdorej edhe si bazë startuese për fluturime tjera kozmike, e sidomos për fluturimin e misionit me njerëz drejt Marsit, që planifikohet të zhvillohen brenda 20 vjetëve të ardhshme.

    Një ide të tillë e kishte parashtruar në fjalimin e tij edhe George Bushi (senior), president i dikurshëm dhe babai i Bushit të ri, presidentit të tashëm të SHBA-së, në 20 vjetorin e zbarkimit të njeriut të parë në Hënë, në vitin 1989. Mirëpo, për shkak të kostos shumë të lartë (500 miliardë dollarë), ky projekt u refuzua nga kongresi dhe mbeti në harresë.

    Por, vizionet për pushtimin e kozmosit nuk janë vetëm ide të presidentëve të SHBA-së. Ato u përshkruan edhe në shumë vepra shkencore e fantastike të autorëve të ndryshëm. Një projekt të tillë e publikoi qysh në vitin 1952 eksperti i njohur i raketave, gjermani Wernher von Braun. Këtë projekt, ai e kishte bërë në vitin 1948, pra, gati 10 vjet para se të lansohej sateliti i parë hapësinor me raketën e tipit “Sputnik 1”. Wernheri, si hapë të parë kishte paraparë krijimin e një stacioni hapësinor në orbitën e Tokës. Hapi tjetër, sipas tij, do të ishte dërgimi i misioneve me njerëz, së pari në Hënë, e pastaj në planetin fqinjë Marsin. Të gjitha këtë koncepte, ai i kishte paraqitur në mënyrë shumë të detajuara, duke filluar nga konstrukti raketor, ekuipazhi, fluturimi, aterimi si dhe kthimi i sërishëm në Tokë.

    Startimi i anijeve kozmike për Mars do të duhej të bëhej nga lartësia prej 1.730 km të orbitës së Tokës. Pastaj ato duhet të pozicionohen në një trajektore eliptike dhe, pas 260 ditë udhëtimi, të arrijnë në Mars. 12 astronautë, me dy anije kozmike do të duhej të fluturonin për në Mars, 9 nga të cilët do të zbarkonin në sipërfaqen e tij. Secila anije do të duhej të peshonte rreth 1.700 tonelata dhe do të duhej të ishte e pajisur me 12 mekanizma ndezës. Për aterim në sipërfaqen e Marsit astronautët do ta përdornin një fluturake me fluturim të lirë, pasi atmosfera, edhe pse e pakët e Marsit, mundëson shfrytëzimin e sistemit aerodinamik.

    Mirëpo, problem kryesor në këtë koncept paraqiste dërgimi i pjesëve për këto dy anije kozmike dhe montimi i tyre në një lartësi prej 1.730 km. Wernher, për këtë kishte paraparë ndërtimin e një rakete transportuese trishtresore me kapacitet ngarkues prej 10 tonelatash. Varianti tjetër i kësaj rakete, që ishte paraparë edhe për ekuipazh, kishte edhe një shtesë – një fluturake në majë, e cila do të mundësonte rikthimin në Tokë. Për dërgimin e të gjitha pajisjeve për të dyja anijet kozmike, ai kishte paraparë rreth 400 fluturime të tilla raketore. Koha e përgjithshme e transportit përmes të ashtuquajturit “lift hapësinor”, me nga dy fluturime në ditë, ishte paraparë të zgjasë rreth 7 muaj.


    Pas qëndrimit prej 448 ditësh në Mars, sa e kishte paraparë Wernheri, astronautët, me anijen e tyre kozmike, duke u pozicionuar përsëri në një trajektore eliptike, do të ktheheshin në Tokë. I gjithë misioni, sipas llogarive të tij, do të duhej të zhvillohej brenda 3 vjetëve.

    Përkrahës i ideve për fluturime intreplantare ishte edhe shkencëtari dhe bashkëpunëtori i NASA-s, Carl Sagan. Në shumë punime të veta ai flet, si për fantazinë ashtu edhe për nevojën e hulumtimit të gjithësisë. “Nëse ne jemi në gjendje që ta lëshojmë planetin tonë dhe ta hulumtojmë një botë tjetër, do ta kishim fatin e jashtëzakonshëm që ta përjetojmë momentin e parë të një historie të vjetër disamilionëshe”, shkruan ai. Marsi, sipas tij, na mundëson shansin për zgjerimin e kornizave të botës sonë, pasi që ai përbën kufirin tjetër pasues drejt hapësirës së pafund – gjithësisë.

    Në vitin 1990, Dr. Robert Zubrin, President i shoqatës Internationalen Mars Society e parashtroi idenë dhe projektin e tij të quajtur “Mars Direct-Project”, që u cilësua si gjenial. Gjatë studimeve të gjata për mundësinë e zbarkimit të njeriut në Mars, ai erdhi në përfundim se një mision i tillë do të ishte i realizueshëm vetëm atëherë kur të reduktohet në mënyrë drastike kostoja e transportimit. Të gjitha konceptet e deritanishme për fluturime kozmike me ekuipazh, për shkak të madhësisë dhe peshës së rëndë të tyre, kërkonin shpenzime të papërballueshme financiare, pasi ato, së pari duhej të barteshin në orbitë, e tek pastaj të niseshin drejt gjithësisë.

    Zubrini, në idenë e tij, parashihte që lënda djegëse për rikthim në Tokë të krijohej atje në Mars, duke e shfrytëzuar atmosferën e pranishme në sipërfaqen e tij. Ai supozon se me ndihmën e hidrogjenit, përmes një reaksioni kimik në lidhje me dioksid karbonin e shumtë të pranishëm në Mars, do të mund të përfitohej metani dhe uji, e përmes tyre edhe karburanti.

    Në bazë të llogarive që bëri, Zubrini mendonte se ishte e mundur që me ndihmën e vetëm një raketabartëseje, si ajo e tipit “Saturn V” që dërgoi në Hënë ekuipazhin e parë njerëzor, të dërgohej në gjithësi një anije kozmike e ndërtuar komplet në Tokë. Një koleg i tij, David Baker, krijoi në bazë të projektit të raketës “Space Shuttle” një koncept të ri raketor që mundësonte kapacitet bartës prej 130 tonelatash. Kësaj raketabartëse, që ishte e mjaftueshme për planet e Zubrinit, iu dha emri “Ares”.

    Zubrini, në projektin e tij “Mars Direct-Project”, parashikonte dërgimin e tri raketabartëseve “Ares”. Raketa e parë “Ares 1” do të poziciononte një anije rikthyese të quajtur “ERV” (Earth Return Vehicle), por pa ekuipazh njerëzor në një trajektore transferuese eliptike, përmes së cilës, brenda 6 muajsh, ajo do të arrinte në Mars. Me ERV 1 do të zbarkonin në sipërfaqe të Marsit: një fabrikë e vogël kimike, një reaktor bërthamor, gjithashtu i vogël, dhe 6 tonelata hidrogjen. Ky reaktor do ta furnizonte fabrikën kimike me energji elektrike, e cila, me ndihmën e hidrogjenit, do të fillonte të prodhojë metan dhe ujë. Nga 6 tonelatat e hidrogjenit, brenda 6 muajsh, do të krijohej një sasi e përbashkët prej 108 tonelatave – metan dhe oksigjen, që do të ishin të mjaftueshme për ta kthyer ERV 1 përsëri në Tokë.

    Dy vjet më vonë (nëse fluturimi i parë do të ishte i suksesshëm, do të startonte raketa e dytë, “Ares 2”, duke dërguar për në Mars një ERV tjetër, gjithashtu pa ekuipazh. Disa javë më vonë do të startonte edhe raketabartësja e tretë “Ares 3”, në anijen e së cilës do të gjendej ekipi prej 4 astronautëve, që Zubrin e quajti “Crew”, dhe njësia e tyre banuese e quajtur “Habitat”. Ky model cilindrik dykatësh, në të cilin do të gjendej edhe një “rover i Marsit”, do t’u mundësonte astronautëve hapësirë të mjaftueshme për banim dhe punë shkencore. Pas gjashtë muajsh fluturimi, edhe ERV 3 do të arrinte në Mars, dhe do të duhej të ateronte, mundësisht pranë ERV 1. Ndryshe nga projektet tjera, Zubrin në projektin e vet kishte paraparë që të gjithë astronautët të zbrisnin në sipërfaqen e Marsit. Anija e dytë, edhe pse kishte startuar disa javë më parë, ajo qëllimisht ishte vendosur në një shteg më të gjatë fluturues, për të arritur në Mars pak më vonë. Ky planifikim ishte bërë qëllimisht, që në rast nevoje, nëse ERV 3 e gabon cakun dhe ateron mbi 1000 km më larg se ERV 1, atëherë edhe ERV 2, të aterojë pranë saj. Nëse astronautët, gjatë aterimit, e gabojnë cakun e ERV 1 për më pak se 1000 km, atëherë, ata, me ndihmën e roverit, do të mund të shkonin pa problem atje.

    Nëse gjithçka do të shkonte si ishte paraparë, ERV 2, pas zbarkimit, sikurse edhe ERV 1, do të duhej të fillonte me prodhimin e metanit dhe oksigjenit për ekuipazhin e dytë. Pas një qëndrimi 500 ditësh, përmes ERV 1, ekuipazhi prej 4 astronautëve, do të kthehej përsëri në Tokë. Duke llogaritur edhe kthimin, i cili do të duhej të zgjasë rreth 6 muaj, astronautët e parë do t’i kalonin në hapësirë, gjithsej 860 ditë.

    Me aplikimin e programit “Discovery”, më 1993, NASA arriti t’i reduktojë në mënyrë drastike shpenzimet për hulumtimin e kozmosit. Dhe, pas suksesit të madh që pati me sondën Mars Pathfinder, e cila ateroi në Mars në korrik të vitit 1997, ajo, një vit më vonë, publikoi versionin e programit të vet për Marsin, “Reference Mission”. Me ndihmën e raketabartësve “Magnum”, të cilët, sikurse dhe te projekti i Zubrinit, do të krijoheshin nga komponentët e raketës “Space Shuttle”, dhe përmes sistemit termonuklear, NASA, në këtë program planifikon dërgimin e dy anijeve kozmike për Mars, por pa ekuipazh. Fluturimi deri në Mars duhej të zgjaste rreth 180 ditë. Njëra anije (ERV – Earth Return Vehicle), që do të bartte një fluturake kthyese, do të pozicionohej në një orbitë të caktuar të Marsit, ndërsa anija tjetër (AV – Ascent Vehicle), e cila do të bartte: një mjet fluturues shkallor (modul ngritës), i cili do të mundësonte bartjen e ekuipazhit deri në fluturaken kthyese, një fabrikë kimike dhe një reaktor të vogël bërthamor, do të zbarkonte në sipërfaqen e tij. Edhe këtu, NASA i qaset konceptit të Zubrinit. Fabrika kimike do të prodhonte metan dhe oksigjen të mjaftueshëm për kthimin e astronautëve, që planifikohej të dërgoheshin atje dy vjet më vonë; natyrisht, nëse gjithçka do të shkonte në rregull. Pas një qëndrimi prej 500 ditësh, astronautët, me ndihmën e modulit ngritës, do të fluturonin deri te fluturakja kthyese e cila do të gjendej e pozicionuar në orbitën e Marsit, dhe me ndihmën e saj, pas 200 ditësh fluturimi, do të riktheheshin përsëri në Tokë.

    Me këtë, edhe në mënyrë zyrtare, NASA konfirmoi planet e saj për dërgimin e njeriut në planetin fqinjë, Mars, dhe për herë të parë krijoi programin kontinuitiv për hulumtimin e tij. Për të ruajtur këtë kontinuitet, NASA planifikonte që brenda çdo periudhe trivjeçare të dërgonte, së paku, një mision drejt Marsit. Ajo, tri vjet pas Mars Pathfinderit, në dhjetor 1998, lansoi drejt Marsit sondën Mars Climate Orbiter dhe në janar 1999 sondën Mars Polar Lander. Në vitin 2001, sondën Mars Odyssey dhe në vitin 2003, dy sondat “Zbarkuese”, sondën Spirit dhe Opportunity që u tregun shumë të suksesshme.

    Në gusht të vitit 2005, NASA lansoi drejt Marsit sondën “Qarkore”- Mars Reconnaissance Orbiter, e cila u pozicionua në një orbitë optimale të tij, në mars të vitit 2006. Nga ky moment e deri në vitin 2010, përveç eksperimenteve shkencore, kjo sondë do ta luajë edhe rolin e një releje të fuqishme për misionet pasuese, por edhe për ato aktuale. Ajo, gjithashtu do t’i zëvendësonte edhe sondat, tani të “moshuara”, Mars Global Surveyor dhe atë Mars Odyssey.

    Deri ne vitin 2010, NASA planifikon që ta dërgojë në Mars një laborator të madh shkencor që do të jetë mobil, i cili do të disponojë hapësirë shumë më të madhe vepruese dhe do të ketë një jetëzgjatje më të madhe se sondat e deritanishme. Veç kësaj, NASA planifikon të aplikojë edhe një formë të re projektuese të quajtur “Scout Mission”, e që është fjala për “Zbarkues” të vegjël ose diç që do të ngjante me “fluturake të Marsit”.


    Në dekadën pasuese, NASA planifikon projektimin e mëtejmë të “Qarkorëve”, “Zbarkuesve” dhe “Roverëve” të ndryshëm, të cilët do të mund të shpojnë më thellë sipërfaqen e Marsit dhe të sjellin në Tokë lëndën e saj. Në JPL të Pasadenas, veç është duke u eksperimentuar me katër prototipa roverësh që janë të pajisur me funksione të eskavatorit. Ata, edhe pse shumë të vegjël, me një peshë prej 3.6 kg, janë në gjendje, përmes një lopate, që të gropojnë, ta ngarkojnë atë material dhe prapë ta shkarkojnë në vendin e caktuar. Udhëheqësi i grupit punues për mjetet robotike, Brain Wilcox, sheh mundësinë e shumanshme aplikuese të tyre. “Nëse në Mars zbulohen rezerva të çfarëdo forme të ujit, këta roverë janë në gjendje që këtë vend ta gjurmojnë shtresë pas shtrese, mu sikurse njeriu gjatë gërmimeve arkeologjike” thotë ai. Një mision i tillë parashihet të startojë mes viteve 2014 dhe 2016 edhe pse ka gjasa që kjo të ndodhë në vitin 2011.

    Dhe, mes viteve 2018 – 2020, NASA planifikon aplikimin e programit “Refernece Mission”, ku parasheh fluturimin e ekuipazhit të parë njerëzor drejt planetit të kuq – Marsit. Pra, 50 vjet më pas, që kur këmba e njeriut shkeli për herë të parë mbi sipërfaqen e satelitit të vet, Hënës, ajo të prek edhe sipërfaqen e planetit, kaq shumë të përfolur e misterik, Marsit.

    Jo vetëm NASA, por edhe ESA planifikon pushtimin e Marsit. Edhe pse nën hijen e NASA-s, sidomos pas dështimit të “Zbarkuesit”, Beagle 2, ajo, në janar të vitit 2002 paraqiti programin e vet të quajtur “Aurora”, në të cilin parasheh, veç tjerash, edhe dërgimin e misioneve njerëzore për në Mars deri në vitin 2030. Në këtë mision, ESA, përveç hulumtimit të Marsit, planifikon edhe hulumtimin e Hënës, asteroideve dhe trupave tjerë qiellorë.

    ESA, në fillim parasheh katër misione me sonda hapësinore: dy sondat e para, me një teknologji ndërtuese më të thjeshtë, do të shërbenin për minimizimin e rreziqeve për dy sondat pasuese, ndërsa dy sondat tjera, me një teknologji të përsosur, do të shërbenin si parapërgatitje për misionet e ardhshme njerëzore.

    Sonda e misionit të parë, “Earth re-entry vehicle/capsule-Mission”, duhej që në vitin 2007 ta dërgonte në një orbitë të fuqishme eliptike të Tokës, një satelit të vogël, dhe të kthehej përsëri në Tokë (që nuk u realizua). Ky mision do të duhej të shërbente kryesisht për testimin e rezistueshmërisë së kapsulës gjatë kthimit të saj për në Tokë, nga rezultatet e së cilës do të merreshin edhe veprimet e nevojshme për misionet kthyese nga Marsi.

    Sonda e misionit të dytë, “Mars aerocapture demonstrator-Mission”, duhej të shërbente si testim për hulumtimin e teknologjisë, e cila do të ishte e domosdoshme, që një sondë hapësinore, duke pasur parasysh atmosferën e epërme të Marsit, ta pozicionojë në orbitën e caktuar të tij. Ky është një proces shumë i rëndësishëm për misionet e ardhshme njerëzore.

    Dy sondat tjera do ta bënin hulumtimin e kushteve biologjike në Mars dhe gjurmimin e jetës atje, para se të pasonin misionet tjera.

    Sonda e tretë, “ExoMars-Mission”, do të duhej, që në vitin 2010, përmes ndihmës së parashutës dhe frenimeve ajrore, ta zbarkojë një rover, nga një orbitë e caktuar e Marsit në sipërfaqen të tij. Furnizimi me energji i këtij roveri do të bëhej nga solarë të zakonshëm, me të cilën ai do të mund të lëvizte disa dhjetëra kilometra. Me ndihmën e një freze, ai do të merrte prova nga sipërfaqja e Marsit dhe do t’i analizonte ato.

    Sonda e katër, “Mars Sample Return Mission”, parashihej që, më së voni deri në vitin 2014, ta transportonte për në Tokë një shtresë nga sipërfaqja e Marsit. Kjo sondë, që do të përbëhej nga disa njësi, së pari do të pozicionohej në një orbitë të caktuar të Marsit. Një “Zbarkues” do të ateronte në sipërfaqen të tij, do të mblidhte prova sipërfaqësore dhe, me ndihmën e një moduli ngritës, ai do të bashkohej me anijen bazë në orbitë, përmes së cilës do të rikthehej në Tokë. Kjo mënyrë manovruese është e ngjashme me misionet me ekuipazh njerëzor – Apollo, që ateruan me sukses disa herë në Hënë.

    Dhe, nëse gjithçka do të kalonte sipas planifikimeve të ESA-s, në vitin 2015, duhet të përcaktohet koha e dërgimit të misioneve pasuese me njerëz në Hënë dhe në Mars. Viti 2024 mund të jetë viti kur do të startojë misioni i parë evropian me njerëz për në Hënë, ndërsa startimi i misionit me njerëz në Mars do të mund të ndodhë në vitin 2030. Këto projekte do të mund të realizohen vetëm nëse do të ketë buxhet të mjaftueshëm financiar. Të gjitha vendet anëtare të BE-së nuk janë gjithnjë të mendimit të njëjtë, dhe plani financiar i tyre kufizohet në çdo pesëvjeçar. Kështu, secili vend, në momentin e caktuar, mund të përcaktohet për ose kundër financimin të mëtejmë të programeve të ESA-s.

Faqja 5 prej 8 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •