Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 40
  1. #1
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Hapja e Lojërave Olimpike në Londër ishte skenar i masonëve !



    Nëse keni ndjekur ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike në Londër dhe keni pyetur veten se çfarë lidhje ka me sport një gjë e tillë, atëherë nuk jeni të vetmit, transmeton portali Shqipmedia.com shkrimin na research.com.

    Shumë shpejt pas përfundimit të ceremonisë ka pasur reagime nga shumë shikues të habitur me faktin se çfarë kuptimi kishin shtratet spitalore, skenat shumë të errëta, krijesa të çuditshme dhe në të vërtet çfarë kërkojnë gjëra të tilla në një ngjarje të madhe sportive?!

    Këto pyetje janë mjaft me vend, por shpjegim për ta nuk mund të japin komentues të ndryshëm sportiv në këtë çështje komentues më të mirë janë dijetarët e Biblës dhe simbolikave tjera të shoqërive dhe organizatave sekrete. Sipas teoricientëve ceremonia në Lojërat Olimpike në Londër ishte e organizuar nga lozhet masonike të illuminatit që me të duan të paraqesinë një botë të drejtë drejtpërdrejt nga selia e tyre kryesore që gjendet çuditërisht gjithashtu në Londër.

    Mirëpo nëse dikush ka marrë një mendim të gabuar, jo liderët politik, jo fuqitë botërore të politikës por një gjë të tillë kanë organizuar ata individ që janë pas tyre, udhëheqësit e vërtet – pronarët e bankave më të mëdha dhe koorporatave. Sipas teoricientëve të konspiracionit këta individ e quajnë veten pasardhës të mbretërisë Europiane të linjës së gjakut dhe oligarkët bankar të Venecias.

    Të kthehemi sërish në atë të cilët arriti audienca të shoh në ceremoninë e hapjes së lojërave olimpike. Gjithçka filloi të dukej e dyshimtë që nga pamja e Stadiumit Olimpik, gjegjësisht dritat në formën e një piramide me një kulm të theksuar që në simbolikën masonike quhet “syri që shef gjithçka” dhe faktikisht është një simbol kryesor i Masonerisë. Sipas teoricientëve të konspiracionet shenja të qarta tregojnë organizatorët e lojërave edhe jashtë vendit të ceremonisë. Për shembull fjala “Zion”, e cila sipas teorive të tyre nënkupton programin sekret politik për të krijuar Jeruzalemin e ri ose rendin e ri botëror dhe një qeveri të vetme botërore. Ku është e vendosur kjo fjalë? Mjafton të vështrohet logoja zyrtare e lojërave olimpike dhe do të bëhet e qartë. Më tej, fillimi zyrtar i Lojërave Olimpike u shënua nga një ton të lartë të që quhet zile 23 ton dhe sipas research.com një gjë e tillë paraqet fillimin e rendit të ri botëror. Më pas pasoi një skenë që u dominua nga druri në majë të një piramide, apo edhe zigurët që u shfaqën pas mbarimit të kompzimit “Nimrod” nga “Enigma e dallimit” nga Edwar Elgar. Çfarë do të thotë? Ziguratët lidhen me Babiloninë vendlindjen e feve të rreme, të magjisë së zezë dhe paganizmit, të cilën e udhëhoqi Nimrodi, diktatori i parë në histori. Në të vërtet “Rendi Botëror” rrënjët e veta i ka në Babiloni për shkak të Nimrodit i cili ka sfiduar “Zotin” dhe ka kërkuar sundim mbi të gjitha kombet e botës. Më pas ai u dënua dhe u parandalua një tentativë që në atë kohë për një rend të ri në tokë. Kjo “histori” gjendet me siguri në Bibël. Shumë prej skenave në ceremoni, si vallja me kërcime të larta që në minutat e para të ceremonisë duke kënduar këngën “Jeruzalemi” nga kori i fëmijëve, duke lexuar vargjet nga “Stuhia” e Shekspirit etj. Gjithë këto elemente lidhen ngushtë me këto shoqëri sekrete, anëtarët e të cilëve besohet se janë njerëzit më të fuqishëm në botë.

    Gjithashtu, ceremonia e hapjes së Lojërave është e bazuar kryesisht në historinë e zhvillimit të industrisë moderne, historinë e Britanisë që është transformuar përgjat revolucionit industrial. Sipas teorisë së kospiracionit mesazhi është ky: Emancipimi i grave, luftërat e shekullit të njëzet, zhvillimi i sistemit kombëtarë shëndetësor në kohën moderne, të gjitha këto u zhvilluan nën mbikqyrjen e “syrit që shef gjithçka” të vijës së gjakut të illuminatit, ata të cilët kontrollojnë forcën prapa zhvillimit të historisë sonë.
    Skena më e cekur e ceremonisë është pikërisht faza për sistemin shëndetësor, i cili shumicës së shikuesve u shkaktoi të paktën siklet. Megjithatë do të mbetet vetëm pyetja që përfshin kokën e madhe të një fëmije por pa trup dhe skenën e madhe të errët të ceremonisë. Për më tepër skena në të cilën fëmijët u persekutuan në shtretër nga të vegjëlit të errët, gjithashtu përfaqëson pjesë të qëllimshme dhe domethënëse të ceremonisë. Sidomos nëse gjithë këto detaje janë të planifikuar nga Illuminati si rend i ardhshëm botëror, që nënkupton se ata parashikojnë që gjërat e tilla të ndodhin.






    Shqipmedia
    Sui generis

  2. #2
    60+ simbolizma te nderthurura ne menyren me djallezore. Shtratet spitalore dhe piramidat ne cdo kend jane tamam garnitura e thertores qe pergatitet. 100.000 veta si fillim mjaftojne? Ketu eshte thelbi qe bazohet e gjitha. Dhe eshte njera nga kartat e lojes Illuminati (kerkojeni se e gjeni online)...

  3. #3
    In addition to the concentration of sporting talent and global media, the London Olympics will host the biggest mobilization of military and security forces seen in the UK since the second world war. More troops – around 13,500 – will be deployed than are currently at war in Afghanistan. The growing security force is being estimated at anything between 24,000 and 49,000 in total. Such is the secrecy that no one seems to know for sure.

    During the Games an aircraft carrier will dock on the Thames. Surface-to-air missile systems will scan the skies. Unmanned drones, thankfully without lethal missiles, will loiter above the gleaming stadiums and opening and closing ceremonies. RAF Typhoon Eurofighters will fly from RAF Northolt. A thousand armed US diplomatic and FBI agents and 55 dog teams will patrol an Olympic zone partitioned off from the wider city by an 11-mile, £80m, 5,000-volt electric fence.



    Lexoni kete pjesen ketu se eshte interesante. The Illum-O-lympic Prison City Rollout

  4. #4
    Ky postim ka lidhje me komentin tim te pare ne kete teme ne lidhje me Lojen me Letra te quajtur Illuminati. Sipas teoricience konspiratis, loja eshte thjesht nje planimetri e ngjarjeve qe do vijonin ne te ardhmen. E ideuar ne vitin 1981 dhe e hedhur ne treg ne korrik te vitit 1982, loja shpesh eshte konsideruar si nje harte e sakte e ngjarjeve deri ne ditet e sotme (perfshi ketu dhe olimpiaden e fundit. Ketu mund te shikoni letrat e shumeperfolura.

    Illuminati Card Game


  5. #5
    Citim Postuar më parë nga RaPSouL Lexo Postimin
    ....Sidomos nëse gjithë këto detaje janë të planifikuar nga Illuminati si rend i ardhshëm botëror, që nënkupton se ata parashikojnë që gjërat e tilla të ndodhin.
    U demaskuan sërish "illuminatët" në internet ë?
    Si s'lodhen njerëzit duke shpërndarë frikë kot më kot, krijo paranoja, demasko gjasme plane satanike masonike që së shpejti jo vetëm do bëjnë kasaphanë botën, e ku di unë se çfarë satanërirash të tjera. Tani me pas frikë me pa edhe një fëmijë me akullore me kaush në dorë, se me siguri ai kaushi ka për të dalë simbol illuminatësh.

    P.S: Që mos të harroj; mos shihni më shfaqje madhështore me stil artistik, se me siguri ka në të konspiracion; mos dëgjoni më Bach se ka qenë rosenkreuz – rrjedhimisht muzika e tij ishte nga gjemometria e shenjtë e satanait; mos bëni gabim kot kshu të shihni edhe padashje ndonjë nga tre operat më madhështore: Magic Flute, Fidelio dhe Parsifal sepse janë me rituale masonësh; mos vizitoni qytete europiane me arkitekturë të veçantë sepse janë krijuar nga masonët satanist me simbole të tyre; mos bëni gabim të shkoni në biblioteka sepse shumica e autorëve më të mëdhenj të njerëzimit kanë qenë mason – kështu që do influencoheni nga mësimet e tyre djallëzore.
    Mos përdorni "këtë" e "atë", sepse shumica prej tyre i kemi nga masonët...dhe domosdo kanë simbolet e tyre në shpikjet dhe veprat që na i kanë dhënë kështu "qofte te daja".
    E shihni sa dëm i kanë sjellur njerëzimit këta satanistat apo jo?
    Kushedi çfarë hataje na pret në vazhdim...brrrrrrrr fillova edhe unë të trembem si ata fëmijët e vegjël në krevat tek shfaqja aty.

  6. #6
    Citim Postuar më parë nga RaPSouL Lexo Postimin
    Sipas teorisë së kospiracionit mesazhi është ky: Emancipimi i grave, luftërat e shekullit të njëzet, zhvillimi i sistemit kombëtarë shëndetësor në kohën moderne, të gjitha këto u zhvilluan nën mbikqyrjen e “syrit që shef gjithçka” të vijës së gjakut të illuminatit, ata të cilët kontrollojnë forcën prapa zhvillimit të historisë sonë.
    uurrrraaaa per syrin mbikqyres

    Nuk e kuptoj se ku e shohin njerzit te keqen nga rendi i ri boterore !

    Unifikimi i kontinenteve dhe udheheqja e popujve nga nje qeveri e vetme do sillte barazi ne nje mase 90%. Do rriste mirqenjen e popujve, do ulte kriminalitetin, do sillte risi shume te medha.

    Te pakten une keshtu e shoh
    Revolution 1848

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    06-07-2012
    Postime
    109
    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin
    uurrrraaaa per syrin mbikqyres

    Nuk e kuptoj se ku e shohin njerzit te keqen nga rendi i ri boterore !

    Unifikimi i kontinenteve dhe udheheqja e popujve nga nje qeveri e vetme do sillte barazi ne nje mase 90%. Do rriste mirqenjen e popujve, do ulte kriminalitetin, do sillte risi shume te medha.

    Te pakten une keshtu e shoh
    por kur njerezit pa tru qe sja kan haberin se çfare shikojne japin mendimin e tyre normale qe edhe nje mullar me mu. do i dukej si mjalte.

  8. #8
    Epo demokraci hesapi. Kujdes me fjalorin se here tjeter te kthehem ndryshe
    Revolution 1848

  9. #9
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    60+ simbolizma te nderthurura ne menyren me djallezore. Shtratet spitalore dhe piramidat ne cdo kend jane tamam garnitura e thertores qe pergatitet. 100.000 veta si fillim mjaftojne? Ketu eshte thelbi qe bazohet e gjitha. Dhe eshte njera nga kartat e lojes Illuminati (kerkojeni se e gjeni online)...
    Darius, e ndoqa ceremonine dhe analizova gjithe ato elemente qe u shfaqe dhe mjaftonte nje shikim i detajuar tek tema qe ke hapur ti ne lidhje me ceshtjen ne fjale dhe bera kete analize te shkurter.
    Sui generis

  10. #10
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Po i ipet me shume rendesi se qe duhet ketyre gjerave . Nese vertet ka konspiraci te nivelit boterore ,ateher si ka mundesi qe gjithe njerzimi po i di sekretet e tyre ?

    Njerzit duke u marre mas ketyre gjerave (me qellim te ketyre) po largohen nga rruga e vertet qe duhet ndjekur .
    Njerzimi per mrekulli po ndjek rrugen qe jane duke e shtruar keta .

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •