
Postuar mė parė nga
DYDRINAS
Mos harro gjelin, zoti ambasador!!!
16 Qershor, 2012 | Postuar nė: Opinion | Shkruar nga: TemA Online
Share121
Nga Brizida Gjikondi
Shqipėria ėshtė njė tragjedi progresive, ku vdekjen mund ta hasėsh kudo, nė rrugėt pa siguri, pa mure mbajtės, pa sinjalistikė, ku derri, njeriu, lopa, makina Hummer dhe autobusi i skaduar ecin bashkarisht pa problem, pasi ne udhėhiqemi nga filozofia instiktive, tė rrojė kush tė rrojė
Vdekjen mund ta hasėsh dhe nė spital ku logjikisht ti nuk shkon pėr tė vdekur dhe as i vdekur, vdekjen mund ta hash dhe me plumb burrecash mbrapa koke kur je duke mbledhur lule veē se kushėriri yt i 700 ka hyrė nė gjak me gjakprishur tė tjerė, vdekjen kėtu nė Shqipėri e ke ēdo sekondė mbi krye, dhe kėtu nė kėtė xhungėl kriminale veē perėndia dhe instikti mund tė tė shpėtojė frymėn pėr ēdo ditė si tė ish e para.
Kėtu ku Lazarati ėshtė Kolumbi dhe shtetit me dy standarde i dridhen leqet e kėmbėve thjesht kur ia kujton emrin, ndėrkohė qė fshatrat e tjerė i fut nė karantinė terrori dhe varfėrie ekstreme. Kėtu ku polici rrugor ėshtė dhe xhepisti mė trimosh dhe kapedan i drejtorit pėrkatės, kėtu ku gjykata tė fut dhe shndėrron nė gjaks, skizofren tė verbėr nga marazi, ku burgun e bėjnė veē xhepshpuarit ordinerė, ndėrkohė krerėt e mafies kanė imunitet, kėtu ku gėnjeshtra ėshtė virtyt dhe korrupsioni vlerė e trashėgueshme, kėtu ku haptas nė ditėt me diell tė gjitha rrugėt dhe autostradat u shqyen dhe u deformuan qė veē tė tė ēojnė nė TEG-un e kupolės sė varrit tė shtetit, kėtu ku armikun vėllavrasės si askund tjetėr nė dynja e ke pėrherė pas shpine
por ndėrkohė ai ka makiazhin e shpifur tė televizioneve qeveritare, tė derrave meskinė me pushtet, ka makiazhin e poshtėrsisė sė aleatėve tė pushtetit dhe apatinė idiote tė opozitės, ai ėshtė shqiptar si dhe ne, ai jemi ne.
Dhe nė fund veē njė pyetje pėr zotin Arvizu. Ju zoti Zeusi Arvizu, si pėrfaqėsues i qeverisė Obama, a keni njohje tė thelle tė mendėsisė dhe historisė shqiptare, mė ndje qė Ju pyes por doja tė dija dhe diēka, po kolegėt e tu ambasadorė nėpėr Ballkan dhe Evropė Lindore kaq VIP-a mediatikė sa ty janė, kur do na e japėsh njė recetė se si e bėni gjelin e detit ditėn e falenderimeve, po njė recetė se si heshtet dhe respektohet njė vend sovran kur do na e japėsh?!!!
Krijoni Kontakt