Close
Faqja 0 prej 12 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 111
  1. #1

    Lëndë fetare në shkolla, Tafaj pranon kërkesën e klerikëve

    Absurditeti i rradhes i Ministrise se Arsimit, nje kerkese qe as nuk duhet te ishte marre ne konsiderate...

    ****

    Lëndë fetare në shkolla, Tafaj pranon kërkesën e klerikëve

    Propozimi i bërë njëzëri nga pesë komunitetet fetare në vend për futjen e një lënde religjioze në shkollat e arsimit parauniversitar ka sjellë përplasjet e para në radhët e specialistëve dhe politikanëve. Ndonëse për momentin propozimi është thjesht një ide që kërkon kohë për t’u zbatuar në praktikë, ai është mbështetur nga kreu i Ministrisë së Arsimit, Myqerem Tafaj, i cili ka deklaruar dje se është e rëndësishme që nxënësit të marrin edhe njohuri për fenë. “Është e rëndësishme, mendoj unë, që nxënësit të marrin njohuritë për fenë. Ne kemi edhe mësues që studiojnë për Filozofi dhe Pedagogji. Përvoja e mjaft vendeve të tjera është e tillë, që një lëndë e tillë është në grupin e lëndëve me zgjedhje”, – deklaroi ministri Tafaj. Sipas kreut të Arsimit, gjithçka mbetet për t’u diskutuar gjatë kohës që projekti është në komision. Por, një qëndrim krejt të kundërt me të ka ish-ministri i Arsimit, E’them Ruka, njëherësh edhe kreu i komisionit kuvendor të Shëndetësisë, Punës dhe Çështjeve Sociale, sipas të cilit, kërkesa e klerikëve, por dhe qëndrimi i ministrit janë antikushtetues. “Kushtetuta e Shqipërisë nuk e lejon një gjë të tillë. Shkolla ka karakter laik dhe laik do të thotë që nuk mund të zhvillohen mësime fetare në shkolla. Ka institucione të tjera ku mund ta shprehin identitetin e tyre fetar”, – u shpreh Ruka. Ndërkohë që edhe më i ashpër është mendimi i historianit Pëllumb Xhufi. Duke u bërë apel klerikëve të distancohen nga veprime të tilla, Xhufi deklaron se hyrja e fesë në shkolla do të vinte në rrezik shtetin shqiptar, i cili ndër shekuj ka qenë i ndarë dhe i pavarur nga feja. “Po të mos jetë laik shteti shqiptar, sigurisht do të mund të krijoheshin probleme të cilat na drithërojnë dhe na trembin kur shohim se ç’ndodh sot në Liban. Ta kthesh edhe shkollën në parcelizim shpirtëror, atëherë kjo mua më duket krejtësisht e papranueshme. Është antikushtetuese, antihistorike. Do kisha kërkesë nga ana ime që t’i kthehen vetes në radhë të parë dhe mundësisht të ngatërrohen sa më pak ose hiç fare, siç i mëson Bibla dhe Kurani, me politikë”, – pohon historiani. Nga ana tjetër përfaqësues të Ministrisë së Arsimit shpjegojnë se lënda fetare në shkolla është thjesht një ide e komuniteteve që, nëse pranohet, nga kërkon ndryshimin e kurrikulave shkollore për t’u bërë pjesë e lëndëve që nxënësit do të mësojnë me dëshirë në shkollë. Për këtë, thonë specialistët, duhet shumë punë dhe kohë. Dy ditë më parë, përfaqësues të komuniteteve fetare, të pranishëm në mbledhjen e komisionit të Edukimit ku prej gati dy javësh po diskutohet projektligji i ri “Për arsimin parauniversitar”, kërkuan që në shkollat publike të futet një lëndë për kulturën fetare. Përpos kësaj kërkese, drejtues të Komunitetit Mysliman risollën në vëmendje kërkesën e bërë në mënyrë sistematike që të lejohen në shkolla publike vajzat me shami, si një e drejtë e çdokujt që të mbajë veshjen sipas besimit që predikon.

    Qëndrimet

    Myqerem Tafaj

    “Është e rëndësishme, mendoj unë, që nxënësit të marrin njohuritë për fenë. Ne kemi edhe mësues që studiojnë për Filozofi dhe Pedagogji. Përvoja e mjaft vendeve të tjera është e tillë që një lëndë e tillë është në grupin e lëndëve me zgjedhje”.

    E’them Ruka

    “Kushtetuta e Shqipërisë nuk e lejon një gjë të tillë. Shkolla ka karakter laik dhe laik do të thotë që nuk mund të zhvillohen mësime fetare në shkolla. Ka institucione të tjera ku mund ta shprehin identitetin e tyre fetar”.

    Pëllumb Xhufi

    “Po të mos jetë laik shteti shqiptar, sigurisht do të mund të krijoheshin probleme të cilat na drithërojnë dhe na trembin kur shohim se ç’ndodh sot në Liban. Ta kthesh edhe shkollën në parcelizim shpirtëror, atëherë kjo mua më duket krejtësisht e papranueshme. Është antikushtetuese, antihistorike. Do kisha kërkesë nga ana ime që t’i kthehen vetes në radhë të parë dhe mundësisht të ngatërrohen sa më pak ose hiç fare, siç i mëson Bibla dhe Kurani, me politikë.

    Jonida Tashi - MAPO
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e safinator
    Anëtarësuar
    29-06-2011
    Postime
    711
    Mos te lutem.
    Edhe ne Shqiperi na mungonin gjera te tilla!

  3. #3

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    do ti kene bere shantazh se nuk arrij ta besoj te kete ik per lesh ky palla qe e quan veten minister.

    Uroj te jete nje nga ato deklaratat pa lidhje per tu bere qefin fetareve e per te fituar ndonje vote.

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    05-03-2012
    Postime
    641
    Bute bute, shqiperise po i vjen fundi, s'do jete kurre sic ka qene. ve bast qe pas ketij hapit te kthimit te shkollave publike ne medrese, pas disa vjetesh do nderrohet alfabeti latin me ato kerrabat arabe.
    flamuj palestineze ne shkup.
    vellezer me turqit, azeret a ku di tjeter une ca i pjell mendja kryeministrit.

    ndoshta jemi brezi i fundit i shqiptareve te paarabizuar.

  6. #6
    i/e larguar Maska e Gordon Freeman
    Anëtarësuar
    03-05-2009
    Vendndodhja
    .
    Postime
    2,895
    kam menduar qe PD eshte me konzervatore...

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    05-03-2012
    Postime
    641
    Citim Postuar më parë nga xfiles Lexo Postimin
    do ti kene bere shantazh se nuk arrij ta besoj te kete ik per lesh ky palla qe e quan veten minister.

    Uroj te jete nje nga ato deklaratat pa lidhje per tu bere qefin fetareve e per te fituar ndonje vote.
    nuk eshte pune votash, dihet qe fetaret jane akoma pakice, per me teper nuk eshte kohe zgjedhjesh.

    eshte strategji, qe shkalle shkalle te fetarizohen te gjithe, me hir apo me pahir, nuk eshte e zorshme hic dhe te ndryshosh kushtetuten, ta besh republike islamike, nuk ishte e zorshme fare as kur u antaresuam ne konferencen islamike.

  8. #8
    Tani u zgjidh dhe problemi i injorancës dhe analfabetizmit tonë...
    "Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-08-2009
    Postime
    16
    Bash ide e mire, ju nevojitet popullit shqipetar nje lende fetare ne shkolla, nuk eshte prapambeturi, lenden fetare e kane shtetet me te forta se ne si Suedia, Norvegjia, Anglia me perjashtim disa rajoneve te Frances e gjihe Evropa ka lend fetare, duke mos radhitur ketu Shqiperine, sepse edhe ne Kosove mesohet lenda fetare neper shkollat publike ku mesojn serbet dhe pagat e prifterinjeve paguhen nga ministria e arsimit te Kosoves , kurse nxensit shqipetar nuk mesojne lende fetare.
    Pse eshte e dobishme lenda fetare:
    1. Nxenesit fitojne nje etike dhe ndergjegje, psh. neper teste dhe provime te ndryshme nuk kopjojn, fitojn etike profesionale, psh. kur fillojne punen neper institucione te ndryshme e kryjn me nder dhe pergjegjsi, mungesa e lendes fetare na ka kushtu shume, kete jemi duke e pare edhe tani kur Shqiperin edhe Kosoven e udheheqin njerez te cilet kane diploma te mirnjohura mirpo jane shume te mirnjohure edhe per korrupcion, i cili vjen si munges e nje besimi, pavarsisht cili besim.
    2. Lenda fetare duhet te jete me planprogram gjitheperfshires edhe per fete tjera jo vetem per Islamin dhe Krishterimin , por edhe per hinduizmin, judaizmin, brahamizmin, budizmin etj. Pse? Sepse kjo do te ndihmonte shqipetaret per pak kohe te pushtojne boten, normalisht me biznes, te jene ne dijeni per kulturat e vendeve te ndryshme sepse eshte shume qesharake te krijosh nje rrjet biznesi psh. te mishit te lopes ne Indi !!?? Kjo do te ndihmonte kur nje i ri shqipetar do te shkonte ne Kine ose vende te tjera te kete njohuri mbi kulturen e atij vendi dhe rrjedhimisht do te krijonte miqesi me te gjitha kulturat.
    - Nje qeshtje qesharake eshte kur behet betimi i presideteve ose kryministrave e deputeteve, apo edhe ne gjykata. E dijme se presidenti Barack Obama ose udheheqsit e tjer kur te jepin betimin, betohen ne Bibel ose udhehqsi musliman ne Kuran. Kjo i bene qe te jene me te ndergjegjshem ndaj detyres, e kunderta ndodhe kur nuk betohesh ne asgje , ateher asgjeja nuk te ndalon te besh pune te keqija. Edhe ne Shqiperi e Kosove duhet te behet praktike qe udheheqsit ne varesi te ciles fe jane te betohen ne Zot .
    In the end, it's not the years in your life that count. It's the life in your years.

  10. #10
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Po mire e zeme se e futen religion si klase neper shkollat publike. Por cilen do mesojne ?? Muslim, catholic, orthodox ? Se nuk mund ti bejne te gjitha . lol

Faqja 0 prej 12 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •