Close
Faqja 3 prej 27 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 267
  1. #21
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Citim Postuar më parë nga milanistja_el Lexo Postimin
    Persa i perket Kishes "Shen Meria" ne kalane e qytetit te Elbasanit une personalisht mendoj se At Nikolla Marku ka shume te drejte. Per ata qe nuk e dine ne Kishen Shen Meria riti ortodoks behet ne gjuhen shqipe dhe jo ne gjuhen greke.
    Oh, po ky eshte nje lajm i mrekullueshem!!
    Zoti te bekofte moterz e, bekofte edhe shqipen e embel!!
    Tu rrit'te ndera!
    Jarigas

  2. #22
    Alter ego Moderatus Maska e yllbardh
    Anëtarësuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    as vetë se di.... :)
    Postime
    808
    huazuar nga Lajmi Shqip

    At Nikolla Marku: Kisha greke, repart ushtarak për të pushtuar popuj

    Bisedoi : Esenka MELEQI

    Kisha Autoqefale Kombëtare Shqipe në Elbasan para pak kohësh ka dënuar thirrjet histerike të bëra në meshën e mbajtur në Janinë të Greqisë për çlirimin e Vorio-Epirit nga shqiptarët.Gjatë kesaj interviste prifti i kishës “Shën Mëria”, at Nikolla Marku, kërkoi një ballafaqim televiziv me peshkopin grek Anastas Janullatos. At Nikolla kërkoi reagimin e klasës politike shqiptare që vazhdon të heshtë ndaj nëpërkëmbjes që po i bëhet shqiptarëve nga kisha greke. Kleriku u shpreh se politika e shtetit grek dhe kisha ortodokse greke janë të pandara në drejtim të qëndrimeve shoviniste të shtetit dhe kishës ortodokse shqiptare.

    Cili është mendimi juaj për rolin e kishës ortodokse në shoqëri?

    Kisha ortodokse në çdo vend të botës ka një rol vendimtar me veprimtarinë e saj si nga ana shpirtërore dhe historike të përcjellë dashuri, besim e mirëqenie në shërbim të popujve, me lutje te Zoti. Rilindasit tanë dhanë një plejadë të shkëlqyer për një qëndrim të fortë ndaj çështjes kombëtare. Qëndrimi për çështje kombëtare dhe thirrjet nga kisha ortodokse është një binom i shkëlqyer që ka udhëhequr popullin shqiptar në rrugë të drejtë.

    Para pak kohësh ju keni dënuar thirrjet e bëra në meshën e mbajtur në Janinë? A po e shfrytëzon kisha greke besimin dhe fenë për qëllime shoviniste?


    Jo vetëm tani por edhe në kohë të mëparshme kisha greke ka qenë pararojë e shovinizmit që në parim përmban shovinizëm, pushtim dhe destabilizim. Kisha ortodokse ka një qëllim: Të përcjellë te popujt mesazhin e madh hyjnor që popujt të jetojnë në paqe e liri të plotë duke patur në parim dy gjëra: Paqen duke punuar dhe besimin ndaj Zotit. Por kisha Ortodokse greke ekspansioniste, me veprimet e saj, gjithmonë ka dashur që kisha ortodokse shqiptare të jetë vasale e kishës greke. Ajo asnjëherë s’e ka luajtur rolin si kishë ortodokse ndaj kishës shqiptare. Ajo s’ka njohur indipendencën e kishës ortodokse shqiptare dhe as nuk denjon ta njohë pavarësinë e kishës shqiptare. Pra roli i kishës greke përveçse i është larguar mesazhit hyjnor tashmë është kthyer në një repart ushtarak për të pushtuar popuj.

    Ju keni kërkuar reagimin e Patriarkanës së Stambollit. Çfarë kërkoni konkretisht prej tyre?

    Roli i Patriarkanës është i domosdoshëm në këto moment të vështira. Ajo duhet t’i përmbahet të vërtetës dhe jo të heshtë dhe aq më keq njërën ta mbaj si të nënës dhe tjetrën sit ë njerkës, duke parë që një kishë ortodokse devijon nga motivi hyjnor dhe bën thirrje për luftë, për çlirimin e disa krahinave në jug të Shqipërisë. Patriarkana duhet të marrë masa urgjente ndaj udhëheqësve që drejtojnë mesha të tilla që s’e kanë emrin liturgji hyjnore por luftë ndërmjet popjve në Ballkan. Me keqardhje shoh se ajo heshti dhe vetë heshtja tregon aprovim duke mos dhënë asnjë qëndrim kritik ndaj kishës greke.

    Ju thoni se ai ka bërë veprime politike brenda kishës. A e njeh kisha shqiptare ortodokse rolin si peshkop të Anastas Janullatos?

    Kisha Ortodokse e Elbasanit e Pavarur “Shën Mëria” asnjëherë s’e ka njohur autoritetin e peshkopit Janullatos, i cili me pa të drejtë ka uzurpuar fronin e kishës Autoqefale Kombëtare Shqiptare. Ai nuk është një kryepeshkop, por një agjent i shërbimeve sekrete greke, shumë i pompuar nga disa dekorata të marra në disa shtete të botës. Kur vjen në Shqipëri i tregon ato dhe thotë: “Duhet të më besoni, unë jam i caktuari i Perëndisë për grigjen shqiptare”, në një kohë kur është shkelur neni i artë i kishës Ortodokse mbarëbotërore, sipas të cilës çdo kryepeshkop, peshkop dhe të gjithë ata që mirëmbajnë kishën ortodokse duhet të jenë prej gjaku gjuhe, kombësie të atij vendi ku ligjëron. Këtu duhet të jenë shqiptarët. A e meriton ai këtë post? Kur kanë kaluar 20 vite demokraci dhe rindërtim të kishës ortodokse dhe fryrja e tij si kapedan i kishës nuk ka të mbaruar unë shtroj pyetjet kush është fajtor klasa politike, populli apo shejtani?

    Ju vetë, keni kërkuar një takim me zotin Janullatos?

    Do të ishtë mirë të ballafaqoheshim të dy në një intervistë televizive dhe aty të thotë se cilin do bëjmë me faj shpirtin e tij ogurzi apo shqiptarët e nëpërkëmbur nga kisha greke.

    Për këtë rast keni reaguar vetëm ju ndërsa politika ka heshtur. Sipas mendimit tuaj vetëm kisha duhej të mbante një qëndrim të tillë?

    I bëj thirrje politikanëve shqiptarë, deputetëve tanë, të gjithë trupave të akredituar në Shqipëri dhe u them që kanonet e krishtërimit ortodoks janë të patjetërsueshme dhe nuk e di sesi heshtin ata që jetojnë në Shqipëri. Kur ka një informacion dhe një mynxyrë kaq të madhe, deri ku do të shkojë revanshi i këtij pastori me rrobat e një kleriku, duke na mohuar si komb historinë e kishës tonë ortodokse. Si mund të quhet i ligjshëm zoti Janullatos kur me kalin e tij vazhdon të vrapojë në të gjitha kishat e Shqipërisë si hero legjendar.

    A mendoni se si qarqet politike dhe ato fetare janë bashkuar për qëllime shoviniste?

    Si politika e shtetit grek dhe kisha ortodokse greke janë të pandara në drejtim të qëndrimeve shoviniste të shtetit dhe kishës ortodokse shqiptare. Gjithmonë Greqia ka patur pretendime territoriale për Shqipërinë duke i mëshuar termit Vorio-Epir. Këto thirrje histerike që bëhen në kishën greke transformojnë mesazhin hyjnor të Zotit. Kisha është një vend ku buron dashuria e përjetshme e jo vend ku bëhen pazare tokash. Kisha ortodokse greke dhe shteti grek dalin jashtë funksionit të tyre dhe kthehen në uzurpator. Jezusi ka lënë një amanet “Që popujt e botës të punojnë, të jetojnë të kapur përdore e të bashkuar të ecin në rrugë të drejtë e në këtë mënyrë do të gabojnë shumë pak. Rrugën do ta kenë të ndriçuar e do t’u jepet mundësia të takojnë Perëndinë”.

    Çfarë roli duhet të ketë kisha në marrëdhënien midis dy popujve?

    Ne themi se në Shqipëri kemi tolerancë fetare. Kjo është pak a shumë e vërtetë, por nëse hyjmë në thellësi të saj, shohim që në gjirin e klerit kanë hyrë kuadro të tillë që e kanë devijuar rolin e kishës nga motivi hyjnor dhe e kanë kthyer atë në një pazar. Roli i kishës duhet të jetë mbi të gjitha transparent, shumë hyjnor dhe mistik. Kisha duhet të afrojë popuj në paqe të përjetshme, t’u gjendet njerëzve më probleme të vështira. Vullneti i Perëndisë është i padiskutueshëm dhe i drejtë. Në Shqipëri ka luhatje sepse ndërmjet klerit ka kuadro të huaj që nuk përputhen me traditat e besimit të popullit tonë prandaj duhet të largohen e t’ia lënë vendin shqiptarëve. Rrugën do ta kenë të ndriçuar e do t’u jepet mundësia të takojnë Perëndinë.

    Ju jeni shprehur se do të mbani një meshë për t’u lutur për pronat e çamëve të Çamërisë kjo do të jetë një kundërpërgjigje ndaj meshës të Janinës?

    Jo, Kisha “Shën Mërisë” Elbasan së shpejti do të organizojë një liturgji hyjnore me një pjesëmarrje masive pa dallim besimi për të dhënë një mesazh të madh .

    Cili është ky mesazh?

    Që ne shqiptarët në këtë mijëvjeçar të tretë duhet të qëndrojmë të bashkuar për të zënë vendin në Evropën e bashkuar, vend që na takon. Kështu kryejmë vullnetin e Perëndisë që nëpërmjet punës e besimit popujt arrijnë çdo gjë e gjithçka. Do të lutemi vazhdimisht që tokat e bekuara të Çamërisë t’i bashkohen tokës amë, toka të rrëmbyera nga shovinistët grekë.Të nderuar vëllezërit e mi shqiptarë me bekimin e Perëndisë dita jonë e gëzimit po afron Rroftë Shqipëria! Rroftë Kosova! Rroftë Çamëria. Si klerik jam për një Shqipëri etnike kështu plotësojmë amanetet e martirëve dhe u japim në dorë stafetën rinisë shqiptare.Zoti ju bekoftë në çdo troje ku ndodheni
    Ndryshuar për herë të fundit nga yllbardh : 26-05-2012 më 19:01
    Shqiptari që derdhë gjak shqiptari nuk meriton të quhet shqiptarë

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e user010
    Anëtarësuar
    21-05-2010
    Postime
    1,219
    Per mua zoti eshte ai qe eshte edhe nuk ka c'na duhen keta greke te tille ne Shqiperi. Kush do ta besoj zotin akoma dhe ne shtepi vet mund te besoje, kush do ta besoj ne kishe prap mir ben, mjafton te jet vet zot vet shkop.. jo te te vi tjetri nga i huaj ne vendin tende dhe te..

    Po do te ndihmosh dike me te vertete eshte me mir ta mesosh ti bej gjerat vete, se po ta mesosh me vepra-projekte te gatshme me se fundi per keq del.

    Nuk ka c'na duhet as nje i huaj kur nuk i ben mir vendit, zotin e gjejme vet, qoft allah, qoft krisht, le te shkojne ne vend tjeter te bejne tregeti me zotin, kush i do le ti mbaj ne shpin e tije, ne nuk ja u kemi kusurin.

  4. #24
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Citim Postuar më parë nga milanistja_el Lexo Postimin
    Persa i perket Kishes "Shen Meria" ne kalane e qytetit te Elbasanit une personalisht mendoj se At Nikolla Marku ka shume te drejte. Per ata qe nuk e dine ne Kishen Shen Meria riti ortodoks behet ne gjuhen shqipe dhe jo ne gjuhen greke.
    I keq eshte se duhet me u lut greqisht... mundesisht edhe me kerku me invadu Shqiperine atehere do na dilte shume njeri i mire
    Ndryshuar për herë të fundit nga mesia4ever : 27-05-2012 më 12:00

  5. #25
    Style & Substance Maska e qeveriablu
    Anëtarësuar
    16-05-2011
    Postime
    1,816
    Respekte per AT Nikolla Marku ,pasarrdhes i Fan Nolit dhe Visarion Xhuvani.

    AT Nikolla Marku- Shqiponje flamuri ne kishen e Shen Marise ,Elbasan
    ------------------------------------------------------------------

    Biseda me At Nikollën nisi në oborrin e Kishës. Na rrëfen se kjo kishë e vjetër në këto trajta që është sot, daton nga viti 1566. Kjo vërtetë që një e papritur për ne, sepse dimë që pushtuesit otomanë kanë qenë të egër, mirëpo pa u mbushur një shekull pushtim kishin lejuar ngritjen e një kishe brenda qytetit kala. Kjo tregonte tolerance fetare. Përballë kishës ishte një ndërtesë, e vjetër edhe kjo por e mbajtur. Kjo, thotë At Nikolla, është Mësonjëtorja e parë shqipe e Elbasanit. At Nikolla nuk puqet kurrsesi me atë mendim absurd që mësonjëtorja e parë shqipe është ajo e Korçës, kurrsesi, sepse kjo e Elbasanit shënon vitin e krijimit në 1736. Pse duhet të tregohemi kaq mospërfillës dhe sakatues të historisë sonë?! Kjo mësonjëtore që ka ardhur përmes shekullit deri tek hapja e Normales së Elbasanit, jo vetëm që ka vetë histori, por ka qenë laike, kanë mësuar fëmijët e familjeve të krishtera, por edhe ato të myslimanëve, të esnafëve dhe tregtarëve të qytetit. Këtu është kultivuar toleranca dhe dashuria në mes të shqiptarëve pa dallim feje. Kjo ka qenë shkolla ku ka dhënë mësim Kostandin Kristoforidhi, njeriu ndër më të kulturuarit e kohës së vet, gjuhëtar i madh. At Nikolla na thotë se Kristoforidhi ishte edhe psallt i kësaj kishe të moçme, madje atje ruhet edhe vendi ku ai ka qëndruar. Kjo Mësojtore u kthye më vonë në shkollë ushtrimore për mësuesit e rinj që do të dilnin nga Normalja e Elbasanit. Këshilli i Kishës së Shën Marisë ka ndërmarrë nismën për ta bere shkolle për fëmijët me te meta fizike me emrin " Zërat e jetës" sepse emrin e Kristoforidhit e ka tashmë një shkollë tjetër.
    Kthehemi me fytyrë nga muret e kishës së moçme. Ka nisur të bjerë muzgu por busti i vënë në piedestal në ballë të saj dallohet mirë. I afrohemi. Është busti i Konstandin Kristoforidhit. Një drithërimë na përshkon trupin kur Atë Nikolla na thotë se këtu pushojnë eshtrat e gjuhëtarit të madh. E varrosen këtu e jo në varreza, sepse Kristoforidhi kishte krijuar figurën e një personaliteti të madh dhe e donin të gjithë. Në të gjallë e në të vdekur e nderuan si një tribun i shqiptarizmës.....
    E pyesim At Nikollën se si ndjehet përballë sulmeve që i bëjnë, herë me gjyqe e herë me dredhi e dinakëri ofertash. Nuk më lodhin gjyqet gjegjet At Nikolla. Nuk ma bën syri terr nga këto dinakë që duan të venë dorë në Kishën e Shen Marisë që ndjek udhën e Fan Nolit. Nuk ma tronditin besimin tim në këtë ideal fanolian, sa fetar aq kombëtar, asnjë lloj oferte lakmitare, por këta uzurpatorë antishqiptarë i kanë duart e gjata. Kur e shohin se nuk ja dalin dot ballë për ballë me darovitjet e tyre qëllim mbrapshta, përdorin disa forma të tjera. Mund të them se Kisha e Shën Marisë ndodhet para një bllokimi ekonomik. Këtë mënyrë po e përdorin me qëllim për ta asfiksuar. Tërë familja ime ndodhet nën këtë presion të jashtëzakonshëm. Qëllimi i tyre është që të mbetemi edhe pa kafshatën e gojës e t'u dorëzohemi grekëve. Kjo është një luftë fort e ligë. Kjo është një dinakëri fort e madhe. Grekrit po arrijnë të ndikojnë edhe tek segmentet e shtetit, tek nëpunës të cilët nuk e kanë për gjë të më pushojnë nga puna edhe pjesëtarët e familjes.
    E megjithë këtë lufte, sa e dukshme aq e padukshme, At Nikolla me karakterin e tij të fortë arrin ta përballojë.
    Hedhim sytë lart tek kumbanorja ku At Nikolla ka vënë Flamurin Shqiptar. Kjo është një sfidë që i tërbon uzurpatorët e Kishës Autoqefale Shqiptare. Ndoshta as gjumi nuk i zë nga dëshira e egër ta shohin atë flamur të zbritur, të shqyer e përbaltur.
    At Nikolla na thotë se në këtë Kishë të vjetër sa vetë muret e kalasë, vinë jo vetëm besimtarë orthodoks, por edhe të besimeve të tjera, sepse ata qëndresën e At Nikollës e shohin edhe si qëndresën e tyre, me Atë Nikollën i bashkon atdhedashuria. Kur kemi festa fetare, thotë At Nikolla, ta zëmë Pashkët, ju them të pranishëmve në meshe të ndahen, në njërin krah besimtarët e feve të tjera, të cilëve së pari u servir vezët e kuqe. Ju shpreh mirënjohjen sepse ata vërtetë na e forcojnë besimin në qëllimin tonë kombëtar, toleranca e tyre buron nga atdhedashuria që kanë. Ne të gjithë jemi shqiptarë e vëllezër, ne të gjithë duhet të jemi të bashkuar në qëllimet kombëtare.
    Tek e dëgjon të flasë me aq pathos për atdhedashurinë, At Nikolla me përngjan aq shumë me fetarët e mëdhenj, ndër të cilët të paharruarin Papa Kristo Negovani, i cili duhej shpallur shenjtori i Kishës Orthodokse Shqiptare, po kush ta bëjë këtë, uzurpatori grek apo puthadorët e tij shqiptarë, bukëshkalët e atdheut.
    Më vjen ndërmend edhe një fakt domethënës. At Nikolla ka iniciuar që një rruge në Elbasan t'i vihet emri i studiuesit e veprimtarit arvanitas Aristidh Kolia, e kjo na e shton admirimin për këtë prift, të cilit nën rrobën fetare i rreth një zemër e madhe, shqiponjë shqiptare....

    Nga Kolec Traboini.
    Ndryshuar për herë të fundit nga qeveriablu : 27-05-2012 më 14:48
    Mos blej asnje prodhim qe fillon me barkodin 860 (prodhime serbe),dhe ato 520 (prodhime greke) !

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Kanina
    Anëtarësuar
    14-10-2010
    Postime
    542
    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Gjithsesi, po i pergjigjem temes:
    Nikolla Marku eshte nje njeri i veshur me rroba te zeza, dhe s`eshte as Prift dhe aq me pak perfaqesues i Kishes Shqiptare sikurse pretendon ai
    te gjithe prifterinjte jane thjeshte njerez te veshur me te zeza dhe ne fund prifteeinj quhen te gjithe.

    ..
    Kjo sepse Kisha Orthodhokse ka kanonet e veta dhe statutin e vet.
    po i ka kanonet dhe ligjet e veta por kreu i saj i ka vendosur ne sherbim te eladhes.....pra eshte dikush tjeter qe nuk po i respekton keto kanone ashtu sic duhet.

    pervec kesaj eshte uzurpues i Kishes se "Shen Marise"
    ,
    ky ka "uzurpuar" shen merine kurse ky tjetri ka uzurpuar gjithe kishen shqiptare



    Nuk po merrem me Kishen Greke, pasi segmente te papastra ekzistojne kudo,.
    zoteri mos e zbut kote por duhet te thuash se kisha greke punon e tera per megalomanin pra ku perfshihet dhe i ashtuquajturi vorio epir.
    ..
    por pergojosja dhe sulmi i hapur ndaj Kryepiskopit Anastas, prej ketij,..vetem se nuk iu dhe mundesia per karriere.
    nuk iu dha mundesi per karriere sepse ishte prift qe ishte kunder politikave shoviniste kishtare greke ata donin ta hiqnin dhe ky e "uzurpoi" kishen e shen merise.

    se cili eshte Kryepiskopi Anastas per Shqiperine, kjo s`ka nevoje per t`u propaganduar,
    po pikerishte e dime te gjithe nuk kemi nevoj per linket qe na tregon ti. eshte nje grek i felliqur krye antishiptar qe mendon vetem te asimiloj besimtaret ortodoks shqiptare.
    per cfare akuzohet eshte teresisht qesharake, propagande pseudonacionaliste e disa qarqeve, thjesht per pushtet dhe jo se u dhimbet vatani...
    po po i shkreti eshte aq i mire e aq i urte sa ska me. jane keta nacionalistet qe i bien ne qafe kote.
    qesharak je ti me keto qe shkruan o ilia spiro. se qe nga emri dukesh se kush je.

  7. #27
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Nikolla Marku si njeri nuk vlen nje grosh sepse e di mire se si perfiton nga kisha pasi kam njohuri te thella per te dhe vellezerit e tij sarhoshe. Por dicka eshte e vertete ne ato qe thote: Kryepeshkopi duhet te jete shqiptar.

  8. #28
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    "At" Nikolla na thotë se në këtë Kishë të vjetër sa vetë muret e kalasë, vinë jo vetëm besimtarë orthodoks, por edhe të besimeve të tjera,
    Ju bej thirrje besimtareve orthodhokse (nese ka te tille) sado pak qofshin, qe te mos shkojne tek ky nikolla per te kryer misteret(pagezim, kungim), dhe as te marrin pjese ne ndonje meshe, sepse ky njeri nuk eshte prift, mesha ose liturgjia hyjnore nuk ka fuqi prej se Larti dhe Zoti Krisht nuk zbret per t`u kthyer ne buke dhe vere.. fjala "At" eshte nje fallsitet..
    ky njeri eshte vegel qorre e satanait
    Duaje te afermin tend si veten

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024
    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Ju bej thirrje besimtareve orthodhokse (nese ka te tille) sado pak qofshin, qe te mos shkojne tek ky nikolla per te kryer misteret(pagezim, kungim), dhe as te marrin pjese ne ndonje meshe, sepse ky njeri nuk eshte prift, mesha ose liturgjia hyjnore nuk ka fuqi prej se Larti dhe Zoti Krisht nuk zbret per t`u kthyer ne buke dhe vere.. fjala "At" eshte nje fallsitet..
    ky njeri eshte vegel qorre e satanait
    Bravo, ja nje shperthim i drejte i deles se perendise, qe i acaruar se tepermi nga At'i qe na qenka veshur prapa murit dhe jo te dhomeza e te shenjteriturit ma mistere te lashta greke, vajosur me urtherin e te shenjtit, frymenxjerresi e bariu i vathes me te pikelluar katerkembeshe: Patir Janullatosit...qe allahu e ndricoi, zoti e bekoi dhe ministria e jashteme greke e pagoi/uan.......manishma cifuto bagetia.... shalom
    Ke nje guxim prej arhangjeli qe ka konsumuar barishte Lazarati kualiteti 1, QE GUZON DHE QUAN FALLCITET FJALEN "AT", duhet te jeshe me i rrepta, me sulmues dhe i mbrojtu nga uratea e pater janulles duhej qe ta mbushje kete teme me renkimin tend engjellor, bageti e pencionizim ose jeni JUerkrenarja e shpirtit pa koke dhe mbrojtesja e erresires pa dore
    each second is eternity as eternity is now,
    and now, now is forever

  10. #30
    Mire e ke Ilia. Besimtaret ortodoks nuk duhet te shkojne tek satani qe flet shqip dhe qe kerkon pavaresine e kishes shqiptare, nje kryepeshkop shqiptar e meshe ne shqip por te hidhen ne krahet e kryesatanit qe flet greqisht, qe vjen nga nje kishe e cila historikisht vetem ka luftuar kunder shqiptareve e qe jo me larg se para disa ditesh nepermjet perfaqesuesve te saj ben thirrje per pushtimin e Shqiperise se Jugut. Fale zotit jeni pakice se perndryshe do na kishte marre lumi prej kohesh.

Faqja 3 prej 27 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •