Close
Faqja 21 prej 27 FillimFillim ... 111920212223 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 201 deri 210 prej 267
  1. #201
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    05-03-2012
    Postime
    641
    Citim Postuar më parë nga arbereshi_niko Lexo Postimin
    Dashje pa dashje te gjitha fete, kane patur njerez patriot e jopatriot..., kjo mvaret nga njeriu dhe ku u paq si njeri!
    une i kerkova Albos te sjelle murgjit ortodokse te kene shkruar shqip te paret.

    mua me rezulton qe vetem kleriket katolike kane shkruar shqip hershem

    une jam ateist jo katolik, bile jam me background ortodoks.

  2. #202
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Perkufizimet e doktrines vlejne dhe per fene, ne fakt nga ideologjia fete nuk kane ndonje ndryshim substancial. Ne realitet, dogma dhe doktrina jane e njejta gje.
    Ndryshimi i vetem qe eshte edhe substancial qendron ne ate se fete(sipas pretendimeve te tyre) i kane rrenjet ne "boten tjeter"..ne qiell apo kudo tjeter, por jo ne tru te njeriut. Ndersa te gjitha gjerat tjera rrjedhin nga kjo bote, perfshi edhe ideologjite.. qe tentojne shpjegim logjik, pa mbeshtetje mbinatyrore.
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  3. #203
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    25-09-2011
    Postime
    329
    Eshte qesharake qe ''Albo'' akuzon te tjeret per filo komunizem por nuk heziton te pranoje historin e tyre kur i pershtatet atij: sidomos per te quajturen ''Korcen Orthodokse'''dhe shkollen e pare Shqipe!

    Avazh ore orthodoks se ato ''rilindas'' u zgjodhen nga po keto kumonista qe juve gjoja po na i shani, ka pase shkolla shume me te hershme sesa ajo e vonuara ne 'Korcen orthodokse'', fakti qe ato kumonistat nuk i njohen keto shkolla nuk do te thote se ato nuk kane ekzistuar asnjehere!

    Po qne, na dolen shkrime te murgjeve orthodoks tani qe flasin per Shqiptarizem? lol Aman o njerez mos pritni nje gje te tille nga janullatusat!Orthodoksizmi eshe i vone ne krishterizem dhe nuk ka mundesi qe te jete feja e te pareve tone apo jo?

    Shkolla e parë ishte në Shkodër

    Shkollat e para shqipe janë hapur në Shkodër e rrethinë rreth 400 vjet më parë dhe shkolla e lartë të paktën 134 vjet më parë. Shkodra ka pasur observatorin e parë astronomik në Ballkan. Gjatë qindvjeçarëve Shkodra ka qenë një metropol i qytetërimit shqiptar e madje ballkanik.
    Për disa dhjetëvjeçarë shteti komunist e pati zyrtarizuar një tezë të çuditshme, sipas së cilës e para shkollë shqipe në trojet shqiptare është hapur vetëm në vitin 1887 në Korçë. Në kujtim të kësaj ngjarjeje 7 marsi qe shpallur si dita kombëtare e mësuesit.
    Shkolla e Korçës bashkë me poezinë e Naim Frashërit që i thotë “ta paçim për jetë hua” ka atë rëndësi që ka, por të dhënat historike janë të tjera, krejt të tjera.
    Shkollat shqipe në viset veriore të Atdheut kanë gjalluar të paktën qysh prej katërqind vjetësh. At Donat Kurti në një studim të botuar te Hylli i Dritës më 1935 flet për të parën shkollë shqipe në vitin 1638. Si të parat shkolla “për sa dijm na” ai përmend “tri: shkolla e Pdhanës (lexo: Pllanës), e Blinishtit e e Shkodrës”. Për të parën thotë se është hapur më 1638. Ndërsa studiuesi amerikan Edvin Zhak (Edwin Jacques) në librin e tij të njohur “Historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditët e sotme” (The Albanians: An Ethnic History from Pre-Historic Times to the Present) i çon shkollat e para shqipe pak më përpara në kohë, në vitin 1632.
    “Shkolla e parë, e dokumentuar, në gjuhën shqipe u hap në Velë të Mirditës më 1632”, shkruan ai. Por kjo nuk ishte e vetmja. Sipas tij “Një tjetër shkollë mjaft e hershme ishte hapur në Kurbin më 1632. Përveç shkrimit e leximit aty mësohej gramatika shqipe dhe përdoreshin librat e Bardhit, Budit e Bogdanit”. Historiani E. Zhak shton se edhe të tjera u hapën “në Pllanë, një fshat afër lumit Mat, më 1638, në Troshan, më 1639, dhe në vetë qytetin e Shkodrës më 1698”. Autori përmend disa prej mësuesve që shërbyen në këto shkolla. Tërheqin vemendjen mbiemrat e tyre: Shqiptari (Gjon), Shkodrani (Filip), dhe një i tretë Dhërmiu (Dhimitër), që me sa duket është prej një krahine jugore të vendit, prej Dhërmiut.
    Më pas u çelën shumë shkolla të tjera. Derisa më 1878, pra një dhjetëvjeçar para “shkollës së parë shqipe”(!) të propagandës së diktaturës, në qytetet veriore shqiptare e deri në Durrës, siç nënvizon studiuesi amerikan, “kishte 21 shkolla të tjera fillore shqipe, që zhvillonin veprimtarinë e tyre”. Ai sqaron se secila prej këtyre shkollave kishte rreth tridhjetë nxënës, përveç asaj të Prizrenit, e cila kishte tetëdhjetë”.
    Për arsye të njohura historike këto shkolla fillimisht u hapën në rrethinë: në Shkodër dhe në përgjithësi në qytete pushtuesi kishte kontroll të fortë, të përqëndruar, dhe kjo e vështirësonte deri në pamundësi hapjen e një shkolle shqipe.
    Shkollat ishin fetare, katolike. Kjo përmasë ishte e kuptueshme për kohën, nuk mund të ishte ndryshe. Katolicizmi përfaqësonte fenë e parë të shqiptarëve. Në ato kushte sidomos, kur nëpërmjet trysnive me e ndërrue fenë pushtuesi synonte deri asimilimin, mund të thuhet se katolicizmi ishte pjesë qenësore e identitetit shqiptar. Katolicizmi përfaqësonte kulturën dhe qytetërimin perëndimor. E. Zhak citon një klerik françeskan shqiptar të quajtur Leonardo, i cili, lidhur me thelbin e këtyre shkollave, pohon: “Ne jemi më shumë misionarë të qytetërimit se sa të fesë”.
    Në këtë hulli është edhe Kuvendi i Arbërit, i mbajtur më 14-15 janar 1703, të dielën e dytë të Epifanisë, në Kishën e Shën Kollit në Mërkinjë të Lezhës. Siç dihet ai u organizua me nismën e nën kujdesin e drejtpërdrejtë të një pape të madh, Klementi XI, Albani. Studiuesit kanë vënë në dukje se nën veshjen fetare të këtij kuvendi të organizuar prej një pape me gjak shqiptar fshihej edhe synimi i madh me e mbajtë gjallë shqiptarizmën, në kushtet e pushtimit osman.
    Edhe fakti që dokumentet e këtij Kuvendi historik u botuan njëherësh në latinisht edhe në shqip, treqind vjet më parë, dëshmon qartësisht këtë synim, ashtu siç dëshmon se njerëzit që shkruanin shqip nuk ishin të pakët, pra as shkollat ku ata kishin mësuar e mësonin shqip. Sivjet ishte treqindvjetori i Kuvendit të Arbërit dhe shteti në Tiranë bëri gjumin e madh, bashkë me institucionet e veta akademike, përfshi më të rëndësishmin institucion shkencor të vendit, Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë. Vijimësi e të njëjtit qëndrim shpërfillës që u mbajt edhe për Nënën Terezë, në vitin e Lumnimit të saj. Po të mos kish bërë zhurmë shtypi, edhe aq sa u bë me këtë rast për Shenjëtoren e madhe, e që ishte shumë shumë pak, edhe aq nuk do të ishte bërë.
    Por le të kthehemi prapë te shkollat. Asnjë botim zyrtar nuk i përmend ato. Tekstet mësimore në shumë vështrime vazhdojnë me tezat e vjetra. Ndodh për mungesë përgjegjësie të institucioneve shtetërore, për padije, për ateizëm, apo sepse janë gjurmët e frymës kundërkombëtare të diktaturës, e cila e vinte “inernacionalizmin” e ideologjinë mbi interesat kombëtare? A të gjitha këto kanë gisht së bashku në këtë mbasdore?
    Përhapësimi i një mashtrimi të tillë historik e ligësisht të shëmtuar për qytetërimin e vendit tënd, duke e çuar hapjen e të parës shkollë shqipe gati treqind vjet më vonë se sa është e vërteta e dokumentuar prej studiuesve, për më tepër në mes të një Europe ku lulëzojnë universitete mijëvjeçare, është me të vërtetë diçka përbindshore. Eshtë një ndër shërbimet më të këqia që i bëhet lenies (kombit) shqiptare dhe padyshim një investim për llogari të qarqeve parake etnonacionaliste ballkanike. Të gjithë diktatorët e rroposin popullin e vet, por jo edhe qytetërimin e trashëguar, kulturën e gjuhën e tij. Ajo që ka ndodhur e pjesërisht po ndodh edhe sot Shqipëri, është e pakundshoqe në llojin e vet.
    Me sa duket ishte quajtur politikisht më e dobishme që, për inat të Shkodrës e të Veriut kundërkomunist, për urrejtje ndaj katolicizmit e qytetërimin perëndimor, le të fundohej edhe trashëgimia kulturore e qytetërimi europian i kombit.
    Me fjalë të tjera, jo nusja që kruhej me mullixhinë, por plaka shtrigë klithi: për inat të sime ré tim bir e shtifsha në dhé!

    Historiani amerikan Edvin Zhak në veprën e naltpërmendur shton se më 1877 në qytetin e Shkodrës kishte edhe një “qendër me ndikim për arsimin e lartë, Kolegja e Shën Françesk Savierit, që pajiste me arsim teknik e tregtar rreth 400 studentë”.
    Kjo shkollë e lartë ishte edhe një qendër shkencore për krejt Ballkanin, jo vetëm për Shqipërinë. Sipas këtij autori, “një risi shkencore në Kolegjin e Shën Savierit ishte Observatori Metereologjik, i themeluar aty më 1888, si i pari observator astronomik në Ballkan”. Ky observator, thekson Zhak, “i vazhdoi shërbimet e tij të vlefshme deri më 1946, kur u konfiskua nga regjimi komunist”.
    Shkodra kështu dëshmohet edhe një herë si një qendër me peshë e qytetërimit perëndimor jo vetëm në shkallë shqiptare, por edhe më gjërë, në shkallë rajonale.
    E vërteta duhet më në fund të thuhet: datat e themelimit të shkollës së parë të lartë në Shqipëri nuk lidhen me institutet që i shpalli me shumë zhurmë pushtetit komunist e që vazhdojnë edhe sot me u njohë si data zyrtare të fillimit të shkollës së lartë. Shkolla e parë e lartë shqipe daton të paktën vitin 1877, kur dokumentohet Kolegji i Shën Françesk Savierit, që pajiste me njohuri tregtare e teknike 400 studentë. Dokumentohet kjo datë, por nuk dihet: mund të ketë qenë hapur edhe më parë.
    Në studimin që e përmenda më lart At Donat Kurti jep edhe një të dhënë të mrekullueshme për marrëdhëniet e vendit tonë me atë revolucion teknologjik që e tronditi botën kulturore me fuqinë e jashtëzakonshme shtytëse që u dha botimeve dhe kulturës në tërësi: për lidhjet me shtypshkronjën. Ai thekson se shtypshkronja kishte hyrë në Obot “fill mbas të gjetunit”, domethënë fill pas shpikjes së saj nga Gutenbergu. Shtypshkronja e Obotit, shkruan At Kurti, njihet më 1493. Kjo do të thotë se ajo ishte futur në Shqipëri vetëm 38 vjet pasi Gutenbergu i dha vendit të vet dhe botës prodhimin më të famshëm të krijesës së tij: Biblën e shtypur në shtypshkronjën e vet.
    Tridhjetë e tetë vjet për atë kohë janë si tridhjetë e tetë ditë sot, ndoshta më pak. Ai përmend edhe shtypshkronjën tjetër të Shkodrës, që njihet më 1563, por nuk përjashtohet që edhe kjo të jetë më e hershme.
    Shtypshkronja, siç dihet, vlerësohet si një prej shpikjeve më të mëdha të gjithë kohëve. Studiues të ndryshëm e vendosin Gutenbergun, autorin e kësaj shpikjeje, ndër njëqind njerëzit më me ndikim në historinë e njerëzimit. Madje amerikani Majkëll Hart (Michael H. Hart), e rendit të tetin sipas këtij kriteri. Futja kaq e vrullshme, e menjëhershme, e kësaj teknologjie dëshmon se në Shkodër e rrethina lidhjet me Perëndimin ishin të drejtpërdrejta; dëshmon se aty kishte një jetë intelektuale të dendur, plot energji, aty shkruhej, krijohej, botohej, përhapej kulturë.
    Cilët libra janë botuar në ato vite të mugëta? Mjerisht gjatë zhvillimeve të mëvonshme dramatike në trojet shqiptare ato janë zhdukur. Por gjithësesi mund të shpresohet se diçka do të ketë mbetur e herëdokur do të zbulohet. Arkivat e Vatikanit e ato të Stambollit kanë ende shumë galeri të paprekura prej nesh. (Burimi: Pasqyra, VITI V - 24 DHJETOR 2003)

  4. #204
    Citim Postuar më parë nga Billy Joe Lexo Postimin
    une i kerkova Albos te sjelle murgjit ortodokse te kene shkruar shqip te paret.

    mua me rezulton qe vetem kleriket katolike kane shkruar shqip hershem

    une jam ateist jo katolik, bile jam me background ortodoks.
    Billi ti me pare shkruaj shqip e me pas behu ambasador per te tjeret...
    Ti e di fort mire qe pothuaj ne teresi dokumentet ne gjuhen shqipe u shduken e keshtu nuk ka se si ti te sjellesh argumente qe jane gjysmake..., pasi fakti keto dokumente qe ti mbeshtetesh kane preardhjen jashte territorit shqiptar, historik!
    Pra kane mbijetuar dokumente qe mund te jene pjeserisht te gjymtuara me dashje e si shpesh ndodh, me tendence, pra ato qe u ka dashur qejfi kane mbajtur te tjerat i kane 'farosur njelloj sikur turr-qit ne 500-vjet...
    Pra nuk kemi fatin te mbajme dokumente te mirefillta me asnjanesi historiko-shkencore.
    Mundet te kene shkojtur hershem ne shqip. ata kleriket katoliko-latin, por mos harro se Liturgjine Hyjnore e kane thene ne latinisht deri ne pak dhjetevjeçar te shkuara, kjo nuk i humb aspak vlerat, por qe nuk i ben me te rendesishem ne arkivin historik, pasi nuk eshte e thene fjala e fundit, te tjera dokumente jane te fshehura, e mjafton nje ndryshim aleancash politike, e shpejt dalin ne shesh...
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

  5. #205
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    05-03-2012
    Postime
    641
    Citim Postuar më parë nga arbereshi_niko Lexo Postimin
    Billi ti me pare shkruaj shqip e me pas behu ambasador per te tjeret...
    Ti e di fort mire qe pothuaj ne teresi dokumentet ne gjuhen shqipe u shduken e keshtu nuk ka se si ti te sjellesh argumente qe jane gjysmake..., pasi fakti keto dokumente qe ti mbeshtetesh kane preardhjen jashte territorit shqiptar, historik!
    Pra kane mbijetuar dokumente qe mund te jene pjeserisht te gjymtuara me dashje e si shpesh ndodh, me tendence, pra ato qe u ka dashur qejfi kane mbajtur te tjerat i kane 'farosur njelloj sikur turr-qit ne 500-vjet...
    Pra nuk kemi fatin te mbajme dokumente te mirefillta me asnjanesi historiko-shkencore.
    Mundet te kene shkojtur hershem ne shqip. ata kleriket katoliko-latin, por mos harro se Liturgjine Hyjnore e kane thene ne latinisht deri ne pak dhjetevjeçar te shkuara, kjo nuk i humb aspak vlerat, por qe nuk i ben me te rendesishem ne arkivin historik, pasi nuk eshte e thene fjala e fundit, te tjera dokumente jane te fshehura, e mjafton nje ndryshim aleancash politike, e shpejt dalin ne shesh...
    lere mer shqipen time, por thuj albos ate shqipen e murgjve ortodokse? ose ti po i pate xhanem silli

  6. #206
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin

    Shqiptari me i madh dhe me i nderuar ne bote, nese sulmon Kishen apo besimin tim, jo vetem qe nuk e quaj vella, por nuk e le as te kaloje as pragun e shtepise sime. Djajte me fytyre njeriu ne i mbajme larg.
    Ky eshte ekstremizmi me i kulluar qe mund te gjeni. Keto jane frytet qe jep drejtimi i KOASH-it prej Janullatosit.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  7. #207
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22
    Citim Postuar më parë nga Billy Joe Lexo Postimin
    flamuri jone kombetar mban emblemen pellasgjike, s'kishte lindur krishti dhe kisha akoma, as ilir konstantin sharlatani lol. pervec vulosjes se kater ungjijve ne nikea, ky diktator i poshter nga raca jone(i cili vrau dhe familjaret e vet) sigurisht mori dhe ca gjera pagane dhe ja trashegoi bizantit.
    Me keq se te mos dish eshte te kesh dije gjysmake.

    Shen Konstandini ishte perandori i pare ne historine e Romes qe ndali persekutimin e te krishtereve me Ediktin e Milanit ne shekullin e IV. Ai lindi ne Iliri me baba nje oficer te larte romak dhe nene Elenen qe ishte vajze me origjine ilire. Ai vrau gruan e tij te dyte, pasi kjo ishte romake dhe i ekzekutoi te birin e madh, duke ngritur akuza te rreme ndaj tij. E beri kete gje pasi gruaja e tij e dyte kishte nje djale i saj, te cilin donte ta shihte perandor, por rradhen e fronit e kish i biri i madh i Konstandinit, qe i lindi nga gruaja e pare. Dhe aq i madh ishte deshperimi i Konstandinit me humbjen e te birit dhe trillimet tipike pagano-romake, aqsa mendohet se kjo ishte arsyeja qe ai levizi qendren e Perandorise nga Roma ne Bizantium.

    Sa per besimin e Shen Konstandinit, ai nuk ndali jo vetem persekutimin e te krishtereve por ai dha kontribut edhe ne organizimin e Keshillit te pare Ekumenik te Kishes Orthodhokse ne Nikea. Mblodhi te gjithe peshkopet lokale te Kishes nga cdo cep i perandorise qe te afirmonin besimin e vertete e te pastronin Kishen nga herezite dhe heretiket, qe demtonin jo vetem Kishen por edhe vete Perandorine. Gjeja tjeter qe duhet te mesosh eshte qe qytetaret pagane romake ishin mesuar qe ti shihnin perandoret e vete si Zot, mbanin titullin August. Kete tradite pagane Konstandini nuk e respektoi, dhe ne moshe madhore, edhe pse ishte perandor, pranoi te pagezohet duke zgjedhur qe ti perkase Mbreterise se Qiellit, jo perandorise se tokes.

    Gojedhenat tregojne se Konstandini e pushtoi Romen me shenjen e Kryqit qe iu shfaq ne vegim ne qiell. Dhe kur profecia iu be realitet, ai dergoi nenen e tij Elena ne Token e Shenjte qe te mesonte me shume mbi "fene e kryqit". Shen Elena ishte ajo qe zbuloi Kryqin ne te cilin Krishti u kryqezua, ashtu sic ngriti edhe te gjitha kishat e manastiret e hershme qe jane ne kembe edhe sot e kesaj dite, ne vendet e shenjta ku shkeli kemba e Krishtit.

    Shen Elena e Konstandin Kisha i kujton ne 21 maj te cdo viti, dhe jane nder shenjtoret me te nderuar mes shqiptareve orthodhokse.

    Per me shume:
    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=50250

  8. #208
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    05-03-2012
    Postime
    641
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Me keq se te mos dish eshte te kesh dije gjysmake.

    Shen Konstandini ishte perandori i pare ne historine e Romes qe ndali persekutimin e te krishtereve me Ediktin e Milanit ne shekullin e IV. Ai lindi ne Iliri me baba nje oficer te larte romak dhe nene Elenen qe ishte vajze me origjine ilire. Ai vrau gruan e tij te dyte, pasi kjo ishte romake dhe i ekzekutoi te birin e madh, duke ngritur akuza te rreme ndaj tij. E beri kete gje pasi gruaja e tij e dyte kishte nje djale i saj, te cilin donte ta shihte perandor, por rradhen e fronit e kish i biri i madh i Konstandinit, qe i lindi nga gruaja e pare. Dhe aq i madh ishte deshperimi i Konstandinit me humbjen e te birit dhe trillimet tipike pagano-romake, aqsa mendohet se kjo ishte arsyeja qe ai levizi qendren e Perandorise nga Roma ne Bizantium.

    Sa per besimin e Shen Konstandinit, ai nuk ndali jo vetem persekutimin e te krishtereve por ai dha kontribut edhe ne organizimin e Keshillit te pare Ekumenik te Kishes Orthodhokse ne Nikea. Mblodhi te gjithe peshkopet lokale te Kishes nga cdo cep i perandorise qe te afirmonin besimin e vertete e te pastronin Kishen nga herezite dhe heretiket, qe demtonin jo vetem Kishen por edhe vete Perandorine. Gjeja tjeter qe duhet te mesosh eshte qe qytetaret pagane romake ishin mesuar qe ti shihnin perandoret e vete si Zot, mbanin titullin August. Kete tradite pagane Konstandini nuk e respektoi, dhe ne moshe madhore, edhe pse ishte perandor, pranoi te pagezohet duke zgjedhur qe ti perkase Mbreterise se Qiellit, jo perandorise se tokes.

    Gojedhenat tregojne se Konstandini e pushtoi Romen me shenjen e Kryqit qe iu shfaq ne vegim ne qiell. Dhe kur profecia iu be realitet, ai dergoi nenen e tij Elena ne Token e Shenjte qe te mesonte me shume mbi "fene e kryqit". Shen Elena ishte ajo qe zbuloi Kryqin ne te cilin Krishti u kryqezua, ashtu sic ngriti edhe te gjitha kishat e manastiret e hershme qe jane ne kembe edhe sot e kesaj dite, ne vendet e shenjta ku shkeli kemba e Krishtit.

    Shen Elena e Konstandin Kisha i kujton ne 21 maj te cdo viti, dhe jane nder shenjtoret me te nderuar mes shqiptareve orthodhokse.

    Per me shume:
    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=50250
    Nuk eshte aty problemi, ti njeh historine e konstantinit nga kendveshtrimi fetar, kurse une shume me gjere, keshtu qe dijet e tua jane te cunguara.


    do mundohem ta sqaroj sadopak, Konstantini ishte antar i te njejtes vellazeri babilonase ne te cilen kishin qene antare dhe Plini dhe Pisos, pra vellazeria e Comos( Como eshte nje liqen ne veri te italise, si rastesisht ketu beri takimin bilderberg group,Prince Philip, Lord Mountbatten ne 1965). legjendat e krishtera thone qe gjoja ky pa nje vizion naten me kryq(ne njeren nga betejat e tij per te mposhtur romen) ku shkruhej "me kete do pushtoj", naten tjeter gjasme pa nje vizion me jezusin ku i thote, vere kryqin ne flamur dhe mburojat e ushtareve dhe do fitosh...bullshit, menjefjale, sepse ka nje problem, ai mbeti deri ne vdekjen e tij si Pontifex Maximus i religjionit roman.
    rol te madh ne futjen e krishterimit ne perandori kishte e ema e tij Helena, bazilika e konstantinit e ndertuar ne jeruzalem eshte shembull i qarte i gjeometrise se shenjte.

    Order of Comacine eshte nje vellazeri e ndare ne dy llozha, komandohet nga grand masters me dorashka te bardha.

    dora qe futi krishterimin ne europe,( Konstantini,per fat te keq, nga etnia tone ky), po ajo thuhet se e kontrollon dhe sot...

    famozi i krishtere shen Bernardi e definon zotin si gjeresi gjatesi dhe thellesi, sepse ai kuptonte efektin e numrave dhe te gjeometrise ne fushat e energjise, Pitagora deklaroi gjithashtu qe "numri eshte gjithshka"....numrat dhe gjeometria e shenjte jane misteret e medha qe u jane mohuar turmave, i dine vetem pak vete....dikur nje nder ta ishte dhe Konstantini.

    qartesisht, konstantini dhe vellazeria e cila kontrollonte perandoret(jo vetem konstantinin, por dhe para tij) pa avantazhe politike ne mbeshtetjen e levizjes se krishtere, dhe njerezit nuk do ta kishin problem te futnin jezusin ne sistemin e tyre te besimit, sepse ishte kompatibel me zotat "diej" te asaj kohe, perfshire mithra.

    25 dhjetor, krishtlindja..., saturnale( ka nje teme ne forum per kete feste pagane) etc etc

    imagjino sa shume perpara do kish shkuar europa pa krishterim dhe aziatizma !



    dhjetra milione njerez vdiqen ne emrin e te ashtuquajturit "princi i paqes".pikerisht, konstantini vrau gruan dhe djalin e tij me te madh perpara se te udhetonte ne pallatin e tij ne Nikea ne vitin 325 per te vendosur se cfare duhet te besojne te krishteret. ai donte ti jepte fund konfliktit te paulineve(ndjekesve te palit) dhe arianeve, dhe te instalonte nje besim te vetem te krishtere.

    ai thirri 318(nje numer tjeter mistik) bishopet e tij ne nikea per te vendosur se cfare duhet te ishte besimi i tyre. argumente te hidhura shperthyen ndermjet fraksioneve qe ne fakt kishin te benin me fatet e botes....a ishte jezusi pjese e trinitetit "ati, biri, shpirti i shenjte"???


    arianet ate dite humben, diktatori romak me origjine ilire themeloi krishterimin, dhe bota shkoi ne djall per shekuj e shekuj te tere.


    ----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

    krishterimi, judaizmi, islami, jane dizenjuar te shtypin energjine femerore, lidhjen intuitive te niveleve me te larta te ndergjegjes tone shumedimensionale.

    izolim i shprehjes se dashurise, mencurise dhe njohurise( qe te treja femerore)....informacione te manipuluara bombardojne syte dhe veshet , praktikisht jeni dominuar nga niveli me i ulet i ndergjegjes.



    ps. ne 25 dhjetor, ne fakt ju festoni nje feste pagane, jo lindjen e krishtit. vellazerise babilonase te Comos ashtu i donte qejfi, ok s'ka asnje problem, dhe une zbavitem shume kur jane "krishtlindjet".

    http://www.forumishqiptar.com/showpo...6&postcount=14

    Citim Postuar më parë nga land Lexo Postimin
    Saturnalia,filloj te praktikohej si feste ne kohen e perandorit romak Domiziano,nje feste e korruptuar e Kronit(Saturni eshte ekuivalenti romak i Kronit)...fillonte me bankete te medha,sakrifica shpesh here ndodhnin dhe orgjira...pjesmaresit shkembenin urimet e saturnalias si dhe dhurata simbolike,perdornin maska,me ngjyre te kuqe kryesisht(ngjyra e zotave)...sklleverit konsideroheshin perkohesisht njerez te lire.

    Saturnalia praktikohej pas krishtit,pra krishtlindjet akoma nuk festoheshin,kjo feste u zvendesua me krishtlindjet sapo perandoria romake u be e krishtere.

    origjina e krishtlindjeve eshte tek KRONI.LIDERI I TITANEVE....i permbysur nga te bijte,zeus,hades,poseidon.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Billy Joe : 02-07-2012 më 04:09

  9. #209
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Cfare thone per kete keta simpatizantet e kishes greke?

    http://www.forumishqiptar.com/showpo...16&postcount=1
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  10. #210
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22
    Citim Postuar më parë nga iliria e para Lexo Postimin
    Cfare thone per kete keta simpatizantet e kishes greke?

    http://www.forumishqiptar.com/showpo...16&postcount=1
    Artikulli qe ti citon eshte shkruajtur nga nje person i brumosur e thinjur nen epoken e komunizmit qe nuk njeh version tjeter te historise pervec atij komunist dhe as nuk e ve kete ndonjehere ne medyshje, dhe eshte botuar ne Gazeten e Duces, qe ka qene dhe vazhdon te jete artopolanti me i madh i propagandes italiane mes shqiptareve qe nga vitet 1930 e deri me sot.

    Tani qe te mos ngelesh edhe ti pre e injorances historike:

    1. E e ke vene re, se si te gjithe "rilindasit" tane te perzgjedhur nga rregjimi komunist, asnje nuk ka patur nje vdekje natyrale por te gjithe jane "helmuar nga Kisha Orthodhokse pasi shperndanin libra ne gjuhen shqipe"? Artikulli qe ti ze ne goje, citon disa prej ketyre rilindasve orthodhokse. Kjo ishte pjese e propagandes komuniste, qe te projektonte ne trurin tend urrejtjen ndaj fese e Kishes Orthodhokse (fese ne pergjithesi), ne menyre qe ti te strukeshe ne krahet e ngrohte te Partise e Shokut Enver qe te mbronte nga Gogoli fetar. Dhe fakti qe ti reagon sot ashtu si reagon kur has ne kete propagande komuniste edhe pse komunizmi ka me shume se 20 vjet qe ka vdekur, deshmon suksesin e kesaj propagande mes shqiptareve.

    2. E ke vene re, se si historianet e kohes se Veprave te Enverit, e vene theksin gjithmone tek "vdekja e rilindasve e helmimi i tyre" dhe jo tek veprat e tyre? Nese une do te pyesja ty e shume si ty se cfare di ti per Naum Veqilharxhin, apo Theodhor Haxhifilipin, apo Petro Nini Luarasin, ti nuk di te me thuash asgje per veprat e tyre si rilindas, por di ama nje gje me siguri: "I helmuan greket dhe Kisha Orthodhokse". Kete e perforcuan edhe me mire mjetet e propagandes komuniste, filmat e Kinostudios shqiptare per keta rilindas, qe propogandonin vijen e Partise.

    3. E ke vene re, se si historianet e kohes se Veprave te Enverit, nuk kane asnje prove historike per te provuar qe keta rilindas i ka helmuar Kisha apo "greket" sic i quajne ata? Edhe pse nuk kane ne dore asnje prove historike, kjo nuk i pengon ata qe te shpifin ne menyren me te turpshme edhe sot e kesaj dite. Mire dje i shtynte frika e Partise e Shokut Enver qe te shpifnin, por sot qe jane te lire e ne demokraci kush i shtyn? Lexon ne keto artikuj fjale "flitet se u helmuan nga njerezit e Kishes e Fanarit". Kaq mjafton per ti vene vulen si prove historike e fakt te kryer nje genjeshtre.

    4. E ke vene re, se si historianet e kohes se Veprave te Enverit, nuk zene ne goje nje fakt te mirenjohur historik prej tyre, se ne kohen e ketyre rilindasve, ISHTE E NDALUAR ME LIGJ TE PORTES SE LARTE MESIMI I GJUHES SHQIPE NE CDO VILAJET TE PERANDORISE? Por ky fakt anashkalohet e lihet ne erresire, pasi shenjestra e propagandes komuniste nuk ishte perandoria e vdekur otomane, por Kisha e gjalle Orthodhokse. Anashkalojne edhe fakte te mirenjohura historike te sponsorizuara direkt apo indirekt nga Porta e Larte sic jane djegia e nje prej djepeve me te hershme te gjuhes shqipe, Voskopojes; ndjekja e burgosja e ketyre rilindasve nga administra e Portes se Larte qe bente ligjin ne keto vilajete osmane ku banonin shqiptare.

    5. E ke vene re, se si historianet e kohes se Veprave te Enverit, mundohen qe te krijojne gogolin e Kishes Orthodhokse qe vret e pret sipas qejfit? Eshte fakt i mirenjohur historik qe gjate 500 vjeteve te pushtimit osman vete Kisha Orthodhokse ishte nen tutelen e Sulltanit dhe administrates osmane, te ciles i paguanin edhe nje harac te majme vjetor. Dhe Kisha Orthodhokse jo vetem qe nuk ishte e plotfuqishme, por e gjente te ndrydhur nga pushteti osman, qe per shkakun me te vogel persekutonte Kishen dhe primatet e saj. Nese Kisha Orthodhokse mendonte se keta besimtare orthodhokse po punonin kunder Kishes, ajo nuk kish perse "i helmonte" qe eshte mekat i rende ne syte e Perendise, por thjeshte i raportonte ne administraten osmane: filani po shkel ligjin e shperndan libra ne gjuhen shqipe. Kaq mjaftonte qe keta njerez te arrestoheshin e burgoseshin nga rregjimi osman. Gjithashtu, gjeja tjeter qe duhet te mesosh eshte qe Kisha Orthodhokse dhe primatet e saj, nese besonin se nje besimtar orthodhoks po punonin kunder Kishes, sic ishte rasti i ungjillorit Petro Nini Luarasi, i ckisheronte si heretike, ne menyre qe gjithe popullsia orthodhokse e zones te merrte mesazhin qe keto veprime nuk ishin te pranueshme nga Kisha. A ekziston nje vendim i peshkopeve orthodhokse lokale per ckisherimin e Veqilharxhit, Haxhifilipit e kompani? Jo. Atehere perse shpifni kot?

    6. Nese nje qytetar grek vret nje prift shqiptar, kjo nuk do te thote se ai e beri kete akt ne emer te Kishes apo me urdher te peshkopit te zones. Po te ndiqej kjo llogjike, te gjithe kriminelet shqiptare ne evrope qe bejne krime nga me mostruozet sot, ata evropianet duhet te benin me faj komunitetet e tyre fetare qe i perkasin.

    Prandaj mos u beni viktima te propagandes komuniste edhe sot e kesaj dite.

    Albo

Faqja 21 prej 27 FillimFillim ... 111920212223 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •